Tag: holandeze

  • Pediatërit në Holandë paralajmërojnë për rritje alarmante të numrit të fëmijëve obezë

    Pediatërit në Holandë paralajmërojnë për rritje alarmante të numrit të fëmijëve obezë

    Pediatërit holandezë kanë paralajmëruar për një rritje alarmante të numrit të fëmijëve obezë në vend, duke vënë në dukje se pothuajse 400,000 fëmijë holandezë janë mbipeshë, dhe një e katërta e tyre janë obezë, sipas portalit NL Times.

    “Pyetja është se sa më keq duhet të përkeqësohet situata përpara se politikanët të ndërhyjnë”, tha Lisi de Ridder, presidente e Shoqatës Holandeze të Pediatërve (NVK).Për shkak të rritjes së numrit të fëmijëve obezë, sasia e barnave të përdorura për të trajtuar obezitetin u pesëfishua midis viteve 2020 dhe 2024, dhe listat e pritjes u dyfishuan.

    Pediatërit holandezë paralajmërojnë se obeziteti shkakton probleme serioze shëndetësore, të tilla si mëlçia yndyrore, dhimbje të kyçeve dhe diabeti i tipit 2.

    NVK dhe organizata “Gjenerata e Shëndetshme” u bënë thirrje urgjente autoriteteve të nisin një politikë për të parandaluar obezitetin tek fëmijët.

  • Monolog ‘Droga’

    Monolog ‘Droga’

    Nga Rezart Veleshnja për Piranjat

    ‘Gjërat që nuk thashë kur isha në ‘majë’’
    (ton i qetë, reflektues)
    Unë jam Rezart Veleshnja.Sot, pas kaq kohësh larg ekranit, mendoj se ka ardhur koha t’ju tregoj diçka që s’e kam thënë dot më parë. Unë kam qenë viktimë e suksesit tim.E di që tingëllon si justifikim, por nuk është. Është e vërteta.Ata që e kanë provuar e dinë: pesha e famës është e rëndë. Sidomos kur je i ri. Euforia të merr me vete — njerëzit të flasin në rrugë, të ndalojnë, duan foto, duan të ulesh nëpër tavolina me ta. Dhe ty të pëlqen. Të pëlqen kur të adhurojnë.Por ajo që nuk kupton në atë moment është se kur je në televizor… disa njerëz duan të të përdorin.Jo të gjithë — por disa. Sidomos ata që merren me botën e drogës. Ata kanë interes të përfshijnë njerëz të artit, të sportit, të politikës. Jo se u duhen këta njerëz… por u duhet fama e tyre. U duhet për ta shitur jetën e tyre si ‘normale’. Për t’i thënë rinisë: ja, kështu jetojnë të gjithë.Dhe ti e beson. Pa e kuptuar.Të thonë: ‘Kështu është jeta e artistit, jeta e showbizit, jeta e televizionit. Të gjithë marrin. Edhe filani… edhe filania.’Dhe ti bie brenda. Sepse atëherë nuk e shikon dot që këta njerëz nuk të duan ty—duan të reklamojnë veten e tyre përmes teje.
    (pauzë)Kam kaluar disa vite në Hollandë. E dini që Hollanda është një nga pikat kryesore të hyrjes së drogës në Europë? Roterdami. Vetëm se rinia holandeze nuk është e varur nga droga si rinia shqiptare. E kam pyetur veten shpesh: pse?Edhe porti i Durrësit sot nuk ngelet pas Rotterdamit…Por ne nuk kemi prindërit holandezë. As shkollat holandeze. As mundësitë holandeze.Çfarë po i ofrohet rinisë shqiptare?Çfarë mundësish ka një i ri që të mos e mbysë depresionin me drogë?Që të mos i mbajë gjallë ëndrrat me pluhur të bardhë?Kostot e famës janë të mëdha. Morale, familjare, personale.Dhe kur ikën nga ekrani, ata njerëz që dikur të merrnin për krahu, që thonin ‘je i yni’, zhduken. Nuk u duhesh më. Nuk të kërkon njeri. Sepse nuk të kanë dashur ty — kanë dashur statusin tënd.Dhe kur statusi fiket… ti sheh se e vetmja gjë që mbetet është familja.
    Shpesh, familja është e vetmja gjë që të mban.Kam një mesazh për artistët që sot janë në atë rrugë ku isha unë, të brezin tim apo të rinj që sapo nisin.Kur ngrihesh vetë, kur e prek famën, do shohësh shumë njerëz që duan të përfitojnë prej teje. Do të të thonë që ‘kështu është jeta’, ‘kështu bëjnë artistët’. Mos u beso.Sepse nesër mund të jesh edhe ti ai që do ta tregojnë me gisht. Siç më treguan mua.
    Vetëm se unë vendosa ta them vetë.Sepse më mirë e vërteta ime — sesa versionet e tyre për mua. /Piranjat – Syri.net/ 

  • Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre

    Alarmi i dronëve të panjohur në Europë, Holanda blen 100 radarë për zbulimin e tyre

    Ministria Holandeze e Mbrojtjes njoftoi sot se do të sigurojë 100 radarë për të zbuluar dronë, disa ditë pasi spikatjes së disa dronëve që shkaktuan alarm në Aeroportin e Eindhovenit dhe Bazën Ajrore Volkel.

    Këto janë sisteme të teknologjisë së përparuar, të prodhuara nga kompania holandeze Robin Radar.
    “100 radarët nuk do të dorëzohen të gjithë në të njëjtën kohë”, sqaroi Ministria Holandeze e Mbrojtjes. Të parët do të dorëzohen nesër dhe pjesa tjetër do të dorëzohet gradualisht, deri në fund të vitit 2026.
    Javën e kaluar, aeroporti i Eindhovenit u mbyll për disa orë pasi u vunë re dronë në zonë. Forcat e armatosura holandeze përdorën sisteme armësh kundër dronëve që iu afruan bazës ajrore Volkel, e cila ndodhet 40 kilometra nga Eindhoven.
    Ndërhyrjet me dronë me origjinë të panjohur kanë shkaktuar trazira në disa vende evropiane në muajt e fundit. Zyrtarët europianë ia kanë atribuar këto incidente “luftës hibride” nga Rusia, e cila ka mohuar çdo përfshirje.

    Top Channel

  • Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve që fluturojnë mbi bazën e Forcave Ajrore

    Ushtria holandeze hap zjarr ndaj dronëve që fluturojnë mbi bazën e Forcave Ajrore

    Ushtria holandeze përdori armë kundër dronëve që u vunë re mbi një bazë ajrore në Holandën juglindore mbrëmë, tha ministria e mbrojtjes e vendit.

    Personeli i sigurisë në bazën ajrore Volkel, pranë kufirit me Gjermaninë, i vuri re dronët rreth orës 7:00 dhe 9:00 sipas orës lokale, tha ministria.
    “Personeli i forcave ajrore përdori armë nga toka për të rrëzuar dronët”, shtoi deklarata. ” Dronët u larguan dhe nuk u gjetën.” Ministria holandeze e mbrojtjes tha se nuk ishte e qartë pse dronët po fluturonin në zona ku nuk lejoheshin.
    Policia ushtarake tha se kishte nisur një hetim.

    Top Channel

  • Rama për gazetën holandeze: Shqipëria nuk kërkon veto e as komisioner për anëtarësimin në BE

    Rama për gazetën holandeze: Shqipëria nuk kërkon veto e as komisioner për anëtarësimin në BE

    Kryeministri i vendit, Edi Rama, ka dhënë sot, 19 nëntor, një intervistë për gazetën holandeze De Volkskrant, pas vizitës së tij në Hagë dhe takimit me homologun e tij Dick Schoof. Kreu i qeverisë ka folur perspektivën e vendit tonë në Bashkimin Evropian dhe sfidat që kanë penguar integrimin e Ballkanit Perëndimor.
    Rama ka theksuar se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut duhet të heqin dorë nga e drejta e vetos, pasi kjo jo vetëm që pengon anëtarësimin, por mund të kërcënojë edhe unitetin e BE-së.
    Sipas tij, vendi ynë nuk ka qëllim të bllokojë vendime, nuk kërkon komisioner të vetin dhe është i gatshëm të bëjë kompromis për të forcuar Bashkimin Evropian.
    “Në vend që të largohemi, duhet më shumë Evropë”, ka thënë ai, duke shtuar se Shqipëria dëshiron të bëhet pjesë e një Evrope më të fortë dhe të bashkuar përballë sfidave globale dhe gjeopolitike.
    Rama është ndalur edhe te roli i Holandës duke kujtuar bllokadën e dikurshme që i kishte vënë anëtarësimit të Shqipërisë dhe Malit të Zi, duke theksuar se tani situata ka ndryshuar.
    Mark Rutte-n e ka cilësuar një politikan të shkëlqyer, edhe pse më herët kanë pasur mospajtime në disa çështje.
    Një pjesë tjetër e intervistës së tij është fokusuar te lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në Shqipëri.
    Rama ka pranuar se këto janë probleme serioze, por se vendi ynë po përparon me reforma, duke përdorur teknologjinë dhe digjitalizimin.
    Si shembull, ai ka përmendur krijimin e ministres së prokurimeve “Diella”, që tashmë merr pjesë në mbledhjet qeveritare dhe që vitin e ardhshëm do të jetë e disponueshme edhe për intervista live, si pjesë e përpjekjeve për një administratë të ndershme dhe transparente.
    Kryeministri ka theksuar se Shqipëria është tani një nga vendet kandidate më premtuese për anëtarësim në BE, së bashku me Malin e Zi, dhe se përparimi në këtë drejtim është bërë më i mundur pas sfidave gjeopolitike të fundit dhe rritjes së ndërgjegjësimit të Evropës për rëndësinë e stabilitetit në Ballkan.

  • Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

    Europa mes SHBA dhe Kinës, rasti që nxjerr në pah rrezikun nga të dyja

    Rasti i kompanisë holandeze të mikroçipave Nexperia po tregon se si Europa po gjendet gjithnjë e më shumë e shtypur mes rivalitetit teknologjik të SHBA-ve dhe Kinës. E themeluar në Nijmegen, kompania prodhon mikroçipa që përdoren gjerësisht në sistemet elektronike të makinave si ato të Volkswagen, Stellantis apo Honda-s. Edhe pse çipat e saj nuk janë ndër më të avancuarit në botë, ato janë të pazëvendësueshëm për industrinë automobilistike, pasi gjenden në qindra komponentë të çdo modeli modern.
    Sipas agjencisë Reuters, kompania mëmë e Nexperia-s njoftoi dje se do të ndërpresë furnizimin me wafer, shtresa të holla silikoni, për fabrikën e saj në Kinë, duke ndezur edhe më tej tensionet tregtare. Konflikti nisi pas vendimit të Shtëpisë së Bardhë, e cila në fund të shtatorit shpalli të ashtuquajturën “rregullin e 50%-shit”, që ndalon shitjen e teknologjive të avancuara për çdo kompani që kontrollohet të paktën në gjysmën e kapitalit nga entitete kineze. Si pasojë, Nexperia, që prej vitit 2019 është në pronësi të grupit shtetëror kinez Wingtech Technology, u prek drejtpërdrejt nga sanksionet amerikane.
    Në vijim, qeveria holandeze ndërhyri duke shkarkuar drejtorin e saj kinez Zhang Xuezheng dhe vendosi drejtues të emëruar publikisht, duke u justifikuar me “menaxhim të dobët”. Por në fakt, vendimi shihet si pasojë e presionit amerikan. Reagimi i Kinës nuk vonoi. Fabrika e Nexperia-s në Dongguan ndaloi furnizimet për klientët perëndimorë, duke shkaktuar vonesa serioze në zinxhirët e prodhimit të automjeteve. Honda, Volkswagen dhe Stellantis raportuan probleme në prodhim për shkak të mungesës së çipave.
    Europa ndodhet tashmë në një bllokim të vërtetë. Qeveria holandeze është mes dy zjarresh. Nga njëra anë presioni i SHBA-ve për të kufizuar ndikimin kinez dhe nga ana tjetër varësia e industrisë evropiane nga furnizimet e Nexperia-s. Edhe pse presidenti Trump ka sinjalizuar një zbutje të përkohshme të kufizimeve, vendet evropiane rrezikojnë që mungesa e çipave të paralizojë prodhimin e miliona automjeteve, duke vënë në pikëpyetje sovranitetin teknologjik të kontinentit.

  • Rezultat “historik” në Hollandë, Rob Jetten pritet të jetë kryeministri më i ri në historinë e vendit!

    Rezultat “historik” në Hollandë, Rob Jetten pritet të jetë kryeministri më i ri në historinë e vendit!

    Rob Jetten

    HOLLANDË- Udhëheqësi liberal i qendrës, Rob Jetten, ka shpallur fitoren në zgjedhjet e ashpra holandeze të së mërkurës, pasi analiza e votave tregoi se partia e tij nuk mund të mposhtet nga populisti anti-islamik, Geert Wilders.
    Partia D66 e Jetten aktualisht ka një epërsi të ngushtë prej 15,000 votash ndaj Partisë së Lirisë të Wilders, dhe agjencia holandeze e lajmeve ANP thotë se edhe pse numërimi i votave nuk është i plotë, Wilders nuk mund të fitojë më.
    “Ne jemi partia më e madhe në Holandë! Tani do të fillojmë të punojmë për të gjithë holandezët”, postoi Jetten në X.
    Wilders tha se ishte këshilli zgjedhor, jo një agjenci lajmesh, që vendosi rezultatin: “Çfarë arrogance të mos presësh për këtë.”
    Parashikimet nga rreth 99% e votave i vendosin të dyja partitë në 26 vende në parlamentin me 150 vende – por ANP thotë se centristët e Jetten mund të fitojnë një vend të 27-të.
    Jetten, 38 vjeç, u tha gazetarëve se ishte “shumë krenar për këtë rezultat historik” dhe tani ndiente një përgjegjësi të madhe për të formuar një qeveri të qëndrueshme dhe ambicioze.
    Wilders kryesonte sondazhet e opinionit para zgjedhjeve të së mërkurës, por Rob Jetten arriti të fitonte në disa nga qytetet kryesore holandeze, përfshirë Roterdamin, Hagën dhe Utrechtin, me një fushatë pozitive duke përdorur sloganin “Po, ne mundemi”.
    Asnjë garë zgjedhore holandeze nuk ka qenë ndonjëherë kaq e ngushtë, dhe nëse Jetten bëhet kryeministër, ai do të jetë më i riu në historinë e Holandës.
    Deri më tani, Jetten ishte i kujdesshëm të mos shpallte fitoren derisa të mblidheshin të gjitha votat, por ANP tha se bazuar në shifrat e votuesve me postë jashtë vendit, ai tani mund të shpallej fitues.
    Wilders tha se edhe nëse D66 do të bëhej partia më e madhe, Partia e tij e Lirisë (PVV) “nuk do të lejonte që Holanda të shpërbëhej nga Jetten dhe populli i tij”.

  • Nga “Gjoka” te “fantazma” turke, si Balluku ndryshoi fituesin e tenderit 140 milionë eurosh të Llogarasë

    Nga “Gjoka” te “fantazma” turke, si Balluku ndryshoi fituesin e tenderit 140 milionë eurosh të Llogarasë

    Belinda Balluku është marrë sot zyrtarisht e pandehur nga Prokuroria e Posaçme në lidhje me veprimet si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, për Tunelin e Llogarasë.
    Emisioni “Në Shënjestër” me autore gazetaren Klodiana Lalën, trajtoi historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.
    Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, për tenderin për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.
    “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.
    Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.
    Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anullua.
    Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.
    Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.
    Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anullimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.
    Anullimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.
    Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.
    Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.
    Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.
    Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarte të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.
    Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.
    Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.
    Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.
    Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarres në këtë procedurë prokurimi.’
    Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.
    “Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”, është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.
    ‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikqyrje.
    Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’.

  • Blackberry i Evis Berberit zbuloi aferën e tunelit të Llogarasë/ Si e orientoi ish-kreu i ARRSH shtetasin grek të futej në tender me ortakun e tij

    Blackberry i Evis Berberit zbuloi aferën e tunelit të Llogarasë/ Si e orientoi ish-kreu i ARRSH shtetasin grek të futej në tender me ortakun e tij

    Emisioni “Në Shënjestër”, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.

    Një prej tyre, denoncimi i PD më 12 Gusht 2024, tenderi për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë në aksin Orikum- Himarë, si pjesë e autostradës Vlorë-Sarandë, një nga më të kushtueshmit sot në vend.

     “Në Shënjestër” publikoi detaje nga dosja hetimore e një prej bashkëpunëtorëve të ngushtë të Ballukut, ish-kreu i ARRSH-së, Evis Berberi, të cilat kanë çuar hetuesit drejt zv/kryeministres.

    Tender me vlerë fondi limit 190 milion euro, punime me afat realizimi 37 muaj nga lidhja e kontratës ku data e fundit e dorëzimit të ofertave, e mbajtjes dhe shpalljes së fituesit të tenderit duhet të ishte data 12 Shkurt 2021.

    Por që çuditërisht ky tender edhe pse kishte 6 ofertues, ku oferta më e ulët ishte ajo kompanisë ‘Gjoka Construksion’ në vlerën 140 milion euro, u anulua.

    Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e drejtuar nga Belinda Balluku, i cilësoi ofertat si të papërshtatshme.

    Arsye kjo për të shpallur edhe njëherë procesin e tenderimit i cili nga sa shikohet nuk vonoi.

    Pasi më 26 qershor 2021, jo më larg se katër muaj nga anulimi i tenderit të parë, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës rihap edhe njëherë garën për ndërtimin e Tunelit e Llogarasë.

    Anulimi i tenderit të parë dhe rihapja e procedurave për herë të dytë që nga sa vihet re në vazhdim është vetëm një manovër për t’i hapur rrugë një kompanie turke, e cila del se u shpik vetëm për atë që do të ishte tenderi i radhës.

    Kompani e cila rezulton se kishte një kapital qesharak, prej vetëm 1 mijë lekë të reja dhe që do të shërbente në vazhdim si një prestanome për të mbuluar kompaninë ‘Gjoka Construksion’ e cila në të vërtetë ishte ajo që kryen punimet si nënkontraktore në ‘Tunelin e Llogarasë’.

    Gjë që vihet re edhe nga makinat e tonazhit të rëndë si dhe punonjësit që mbajnë të loguar emrin e kësaj kompanie.

    Garë e cila u mbyll më datë 28 Korrik 2021.

    Tender ku morën pjesë 5 kompani. Ajo çfarë hetimet kanë zbuluar janë “kriteret e vendosura tek dokumentet standarde të tenderit janë përgatitur nga përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ shtetasi grek Ioannis Kirkinezis.

    Shoqëri që ka marrë pjesë në këtë procedurë prokurimi si Bashkim Operatorësh Ekonomikë ‘Hill International N.V’ dhe ‘Net Group’ shpk.

    Ku pas emërimit në këtë post Evis Berberi i kishte shitur Valter Begaj, për 1.7 milion euro aksionet e tij te kompania ‘DAAM’. Aksione që Berberi i kishte blerë për vetëm 800 euro. Ndërkohë që ortakëria midis tyre u pa të shëndoshej edhe në vazhdim.

    Nga ku rezulton se ‘Evis Berberi ka qenë personi që ka orientuar shtetasin grek Ioannis Kirkinezis, që të bashkëpunojnë me administratorin e shoqërisë shqiptare ‘Net group’ Valter Begaj për të krijuar marrëveshje bashkëpunimi, për të marrë pjesë si bashkim operatorësh në këtë porocedurë prokurimi.’.

    Shoqëria pjesëmarrëse në këtë procedurë prokurimi ‘Hill Internacional N.V’ rezulton se nuk ka plotësuar kriterin për punët/shërbimet, që të jenë realizuar nga kjo shoqëri, në kufirin e parashkuar në dokumentet standarde të tenderit. Nga ana e shoqërisë ‘Hill Internacional N.V’ për të vërtetuar këtë kriter janë paraqitur si dokumentacion provues fatura për kontrata të realizuara nga dy shoqëri të tjera të huaja, të cilët nuk mund të konsiderohen si punë/shërbim i realizuar nga shoqëria holandeze ‘Hill International N.V, pjesëmarrës në këtë procedurë prokurimi.’

    Kjo gjë është pranuar gjatë dëshmisë së tij dhënë përpara prokurorëve të SPAK, edhe nga vetë Ioannis Kirkinezis, përfaqësuesi i shoqërisë holandeze ‘Hill International H. V’ i cili pohoi se ishin marrë dokumente nga kompani të tjera simotra, për t’i paraqitur më pas si punë të kryera nga kjo kompani.

    “Kriteret e këtij tenderi ishin shumë të vështira për tu plotësuar. Në këto kushte kam folur me departamentin propozues të shoqërisë holandeze ‘Hill International N.V’ në mënyrë që të kërkonin dokumentacionin edhe të shoqërive të tjera ‘Hill International’ nëpër botë, në mënyrë që të plotësoheshin këto kritere. Shoqëria holandeze ‘Hill International N.V’ nuk i plotësonte dot kriteret dhe për këtë arsye janë depozituar edhe punë të shoqërisë amerikane ‘Hill International INC”,  është shprehur para hetuesve Ioannis Kirkinezis.

    ‘Shoqëria ‘Net Group’ shpk e Valter Begaj për të plotësuar kriterin e punëve të ngjashme, ka depozituar disa kontrata supervizimi apo mbikëqyrje.

    Këto punë përgjithësisht konsistojnë në mbikqyrje dhe kolaudime të ndërtimit të veprave të ndryshme (supervizime dhe mbikëqyrje të 45 kontratave në vlera të vogla). Por, konstatohet se nuk janë punë te ngjashme me punime në tunele autostradash, hekurudhash apo metrosh, pra nuk mund të konsiderohen si punë të ngjashme me objektin e prokurimit’./ BW.

  • “Zbulimi i Blackberry-t të Berberit nxjerr në dritë aferën e tunelit të Llogarasë”, Lala zbardh dosjen e SPAK:Si hyri..

    “Zbulimi i Blackberry-t të Berberit nxjerr në dritë aferën e tunelit të Llogarasë”, Lala zbardh dosjen e SPAK:Si hyri..

    Klodiana Lalën, trajtoi këtë të martë historikun e rrugëtimit politik të zv/kryeministres, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila është sot person në hetim nga SPAK për disa kallëzime penale të depozituara nga opozita.