Kryeministri Edi Rama ka në plan që të ndërtojë një kullë mbi pallatin ku kanë banuar dy prej shkrimtarëve më të mëdhenj shqiptarë, Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Gjatë festivalit po kështu gjatë festivalit ndërkombëtar të arkitekturës, arkitekti holandez Winy Maas, mik i afërt i kryeministrit Edi Rama, zbuloi planet për ndërtimin e një hoteli mbi kanionin e Gjipesë në jug të vendit. Bëhet fjalë për një pronë 224 mijë katrorë të cilën Kryeministri Rama po e kalon në emër të familjes së tij nëpërmjet korruptimit të vartësve dhe pa asnjë dokument të ligjshëm.
Nga SYRI TV
Në festivalin ndërkombëtar të arkitekturës (6 qershor 2025) të emërtuar “Bukë dhe Zemër”, arkitekti holandez Winy Maas, mik i afërt i kryeministrit Edi Rama dhe autor i disa projekteve në Tiranë, prezantoi për publikun një seri idesh të reja urbane.
Në njërën prej këtyre ideve parashikohet ndërtimi I një kulle shumëkatëshe pas kullës së krijuar sipas bustit të Skënderbeut, në truallin që ndodhet pranë ose mbi pallatin ku kanë jetuar dikur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli. Miku i Ramës e cilësoi “aventurë të re urbane” këtë projekt i cili pritet të ngrihet mbi pallatin ku kanë jetuar 2 kolosët e letërsisë shqipe.
Ti shtojmë kësaj aventure. Të imagjinojmë që pas Skënderbeut të bëjmë një vepër që kremton këtë bust dhe bashkon ato që janë miq të kohës tonë. Kjo do të thotë që duhet të gjejmë vende brenda këtij koleksioni. Hapi tjetër është të imagjinojmë, të shtojmë këtë aventurë… kështu që kjo mund të kthehet gradualisht në diçka në këtë cep”, tha Winy Maas.
Vetëm se në atë “cep” siç e quan arkitekti mik I Ramës, ndodhet pallati me shtëpitë ku kanë jetuar Dritëro Agolli dhe Ismail Kadare. Megjithatë organizatorët e festivalit u kujdesën që fotoja me kullën e re të shfaqet vetëm në një fraksion sekonde gjatë prezantimit.
Më tej, arkitekti holandez Maas zbuloi një tjetër projekt kontravers i cili pritet të shoqërohet me debate të forta në të ardhmen dhe u jep përgjigje shumë pyetjeve të ngritura mbi interesat personale të Kryeministrit Edi Rama në zonën e Gjipesë në jug të vendit. Bëhet fjalë për një hotel që do të ngrihet mbi kanionin e Gjipesë, në një pozicion tepër të ndjeshëm ekologjikisht, për të cilin ai vetë pranoi se kishte ngurruar në fillim.
“Kur më kërkuan të bëja një hotel atje — në atë vend — mendova: ‘Nuk mund ta bësh këtë.’ Duhej ta ngrinim sipër kanionit, për ta lënë të lirë poshtë” Winy Maas
Gjipeja është një zonë e mbrojtur dhe një nga perlat natyrore të bregdetit shqiptar, por opozita ka akuzuar kryeministrin Rama se nëpërmjet korruptimit të vartësve të tij po e kalon pronën në emër të familjarëve të tij. Bëhet fjalë për 224 mijë metra katror për të cilat opozita ka akuzuar Edi Rama se po i përvetëson pa asnjë dokument të ligjshëm.



