Tag: holandez

  • Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë gati në ditët në vijim

    Zelensky: Garancitë e sigurisë për Ukrainën do të jenë gati në ditët në vijim

    Volodymyr Zelensky foli me kryeministrin holandez Dick Schoff të shtunën (23/8). Në postimin e tij, Zelensky e falënderoi kryeministrin holandez për “fjalët e tij të ngrohta mbështetëse” dhe theksoi vlerën e ndihmës dhe solidaritetit holandez për popullin ukrainas.

    Presidenti ukrainas vuri në dukje se në bisedime u diskutuan iniciativat aktuale diplomatike, kontaktet me Uashingtonin, si dhe perspektiva e përfundimit të luftës. Siç theksoi ai, Ukraina është e gatshme të ndërmarrë “hapa konstruktivë për paqen”, por Rusia “nuk tregon asnjë prirje” dhe vazhdon të bombardojë qytetet ukrainase.
    “Ne i interpretojmë të gjitha sinjalet që vijnë nga Moska në të njëjtën mënyrë. Nevojitet presion për të ndryshuar qëndrimin e saj, si dhe një takim në nivelin më të lartë për të diskutuar të gjitha çështjet”, tha Zelensky.

    I spoke with @MinPres, Dick Schoof.
    Today is a very special day in Ukraine – National Flag Day. Thank you, Dick, for your important and warm words of support to our people, to all Ukrainians. We greatly value the assistance of the Netherlands and the solidarity of the Dutch… pic.twitter.com/rjXWAD3gIw
    — Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) August 23, 2025

    Tema kryesore e bisedës ishin garancitë e sigurisë për Ukrainën. Sipas Zelensky, ekipet e Ukrainës, Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve evropianë tashmë po punojnë për formimin e “arkitekturës” përkatëse, e cila do të jetë gati në ditët në vijim.
    Në të njëjtën kohë, investimet e përbashkëta në industrinë e mbrojtjes ishin gjithashtu në qendër të diskutimit, me Zelensky që njoftoi marrëveshje të rëndësishme dhe një takim të ardhshëm me palën holandeze.

    Top Channel

  • Tjetër rast nga Ksamili! FI Bank “zhvat” edhe turistin holandez, tërhoqi 500€ i mbajti 94€ komision

    Tjetër rast nga Ksamili! FI Bank “zhvat” edhe turistin holandez, tërhoqi 500€ i mbajti 94€ komision

    fatura

    KSAMIL-Rasti i turistit gjerman në Ksamil, i cili u përball me tarifë të majme komisioni gjatë një transaksioni të thjeshtë në një ATM të FI Bank, duket se nuk është i vetmi. Turisti ka kryer një tërheqje prej 400 eurosh në një ATM të FI Bank, por me një komision prej 75.80 eurosh, ose rreth 19% të shumës së tërhequr.

    Situata duket se është kthyer në një përditshmëri shqetësuese për bizneset vendase, të cilat po përballen me pakënaqësi të vazhdueshme nga turistët. Një hotelier në Ksamil ka reaguar pas rastit të bujshëm të qytetarit gjerman, i cili denoncoi komisionet e larta të ATM-ve në zonë. Hoteli ka ndarë një faturë të datës 20 korrik 2025, e lëshuar nga FI Bank, që tregon një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra nga një turist holandez, për të cilën janë mbajtur 94 euro për konvertim dhe 800 lekë të tjera si komision shtesë.
    “Pashë rastin e atij gjermanit në Ksamil. Unë kam një hotel në Ksamil dhe çdo ditë përballem me raste të tilla. Dhe po na dëmtojnë shumë turizmin këto ATM, për shkak të komisioneve të frikshme që mbajnë. Kjo është një faturë e FI Bank, e një prej klientëve të mi, datë 20 korrik sivjet. Për një tërheqje prej 500 mijë lekësh të vjetra, i kanë mbajtur 94 € konvertim + 800 lekë komision. Ky klient ka ikur nga hoteli tashmë ka dy javë, por nga ankesa që bëri për bankomatet, i bëra një foto faturës që ta kisha, sepse i kemi raste të përditshme. Klienti ishte holandez. Duke parë postimin, mora shkas që t’ju shkruaja.” – shkruan denoncuesi për JOQ.

    Marrë shkas nga denoncimet ZËRI ka kontaktuar me Fi Bank në lidhje me rastin e turistit gjerman, me çfarë komisioni aplikon banka, si dhe në lidhje me mënyrën se si mund të informohen klientët për këto tarifa paraprakisht. Por ende nuk ka një përgjigje nga FiBank. ZËRI do iu përditësojë në vijim.

  • ‘Telegraaf’: Pamje shokuese, holandezi dhunon vajzën e tij në Korçë

    ‘Telegraaf’: Pamje shokuese, holandezi dhunon vajzën e tij në Korçë

    Foto ilustruese

    KORÇË- Policia në qytetin e Korçës në Shqipëri ka nisur një hetim ndaj një burri holandez, i cili dhunoi dhe tërhoqi të bijën nga flokët në rrugë. Shtetasi holandez u gjurmua dhe u mor në pyetje. Që atëherë ai është vendosur në pranga, pasi akuzohet për abuzim me fëmijët.
    Sipas mediave holandeze, burri shihet duke e zvarritur vajzën nga flokët poshtë rrugës për një kohë të konsiderueshme. Një grua, ndoshta nëna e fëmijës, ecën pranë tij, duke mos thënë asgjë dhe duke mos ndërhyrë. Pamjet shqetësuese u shpërndanë fillimisht në rrjetet sociale, gjë që e vendosi ngjarjen në vëmendjen e Policisë.
    Më pas, burri, i cili rezultoi të ishte babai i vajzës u thirr në komisariat për të dhënë shpjegime lidhur me sjelljen e tij brutale. Gjatë marrjes në pyetje, u konfirmua se burri është babai biologjik i vajzës së mitur. Ai është identifikuar si M.U., një shtetas holandez 33-vjeçar. Nuk është bërë e ditur pse ata ndodheshin në Shqipëri, por ka dyshime se mund të kenë ardhur për pushime. Pas marrjes në pyetje fillestare, dosja iu dërgua Prokurorisë Publike në Gjykatën e Shkallës së Parë të Korçës.
    Tashmë, Policia vazhdon hetimet për të kuptuar plotësisht sfondin e incidentit të ndodhur që ka shkaktuar bujë deri në Holandë./ZËRI

  • Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin

    Tërhoqi nga flokët vajzën e tij në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin

    Policia ka nisur hetimet për një 33-vjeçar holandez pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij. Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante.
    Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.
    Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj.  Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.
    Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
    Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

  • Kapte me forcë dhe tërhiqte nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis procedimi penal për 33-vjeçarin holandez

    Kapte me forcë dhe tërhiqte nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis procedimi penal për 33-vjeçarin holandez

    Disa pamje shqetësuese të publikuara në rrjetet sociale kanë nxitur reagimin e menjëhershëm të Policisë së Korçës, pasi në to shihet një burrë që kap dhe tërheq për flokësh një vajzë të mitur në rrugë, në prani të një gruaje tjetër.

    Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Korçës dhe pas publikimit të videos, shërbimet e Komisariatit të Policisë ndërhynë menjëherë duke bërë të mundur identifikimin dhe shoqërimin e dy personave të shfaqur në pamje në ambientet e komisariatit.
    Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj biologjik. Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.
    Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
    Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

    Top Channel

  • Kapi me forcë dhe e tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin holandez

    Kapi me forcë dhe e tërhoqi nga flokët vajzën e tij të mitur në rrugët e Korçës, nis hetimi për 33-vjeçarin holandez

    Policia ka nisur hetimet për një 33-vjeçar holandez pasi u filmua në zonën e Pazarit të Ri në Korçë duke dhunuar vajzën e tij. Ai shihet teksa kap të miturën dhe e tërheq për flokësh, teksa vogëlushja qante.
    Vajza mbahej për dore nga nëna e saj, e cila nuk reagoi në asnjë moment të dhunës së ushtruar nga i shoqi ndaj të miturës, ndërsa vazhdojnë rrugën.
    Nga deklarimet e para dhënë para oficerëve të policisë gjyqësore, u konstatua se burri që ushtroi dhunë ndaj vajzës së mitur është babai i saj.  Ai është identifikuar si M. U., 33 vjeç, shtetas holandez.
    Në përfundim të veprimeve hetimore paraprake, materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë. Ndaj shtetasit M. U. është nisur procedim penal për veprën “Keqtrajtimi i të miturit”.
    Policia vijon hetimet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe apelon qytetarët që të denoncojnë çdo rast dhune apo keqtrajtimi ndaj fëmijëve.

  • Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit te londinezët. Ja detajet

    Xavi Simons i “jep duart” Leipzig-ut, holandezi drejt transferimit te londinezët. Ja detajet

    20 Korrik 2025

    13:26

    Telesport

    Edhe pse Leipzig bleu përfundimisht kartonin e Xavi Simons për 50 milionë euro në merkaton e janarit të këtij viti, holandezi ka vendosur të largohet përfundimisht nga klubi i Bundesligës. Arseyja kryesore e këtij vendimi është fakti që Leizig mbeti jashtë Kupave të Europës për sezonin e ri, ndaj Xavi Simons ka vendosur të largohet.
    Për 22-vjeçarin holandez ka pasur interes nga disa ekipe të mëdha si Bayern e Barcelona, por sipas BILD, lojtari ka kërkuar nga agjenti i tij Ali Barat, të nisë negociatat me Chelsea-n. Edhe pse deri më sot, të paktën publikisht nuk ka pasur interes konkret nga “Blutë” për yllin holandez, ai është i bindur që do jetë pjesë e rëndsishme për londinezët, ndaj ka kërkuar transferimin te ky klub.
    Sipas raportimit në fjalë, Leipzig është i vendosur për të lejuar largimin e yllit holandez, vetëm për shifrën 80 milionë euro. Pikërisht kjo shifër e kërkuar nga klubi i Bundesligës largoi Bayern dhe Barcelonën nga interesi për anësorin 22-vjeçar, i cili mund të luajë edhe si mesfushor sulmues.

  • Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë

    Xavi Simons nuk do vijë te Barcelona, ylli holandez ndryshon mendje dhe merr vendimin surprizë

    19 Korrik 2025

    9:06

    Telesport

    Ditët e fundit është përfolur shumë për një rikthim të Xavi Simons te Barcelona. Madje, ka pasur një takim mes Deco-s dhe përfaqësuesve të lojtarit. Por, rikthimi i mundshëm i Xavi Simons te Barcelona nuk do të ndodhë, të paktën këtë verë.
    Fabrizio Romano raporton se 22-vjeçari ka vendosur përfundimisht të largohet nga Leipzig këtë verë, por dëshiron të transferohet në Premier League. Edhe pse ende nuk ka asnjë ofertë konkrete nga klubet e mëdha angleze, Xavi Simons mendon se Chelsea ose Arsenal do ishite destinacioni i duhur për të. Për lojtarin ka pasur interes edhe nga Bayern, por ai ka vendosur të vazhdojë karrierën vetëm në Angli.
    Duke qenë se Leipzig nuk do luajë në kompeticionet europiane në sezonin e ri, kjo është arsyeja kryesore pse Xavi Simons të largohet nga klubi i Bundesligës. Në 76 ndeshje me Leipzig, holandezi shënoi 22 gola.
    Kontrata aktuale me Leipzig skadon në qershorin e vitit 2027 dhe klubi gjerman ka vendosur një shifër 70-75 milionë euro për të lënë të lirë yllin holandez. Kujtojmë se Leipzig bleu përfundimisht kartonin e lojtarit nga PSG gjatë merkatos së janarit për 50 milionë euro.

  • “Thirreni Baba”… Darka mbretërore me ton, mish e tortë, ndyshoi sjelljen e Trump në Samitin e NATO-s

    “Thirreni Baba”… Darka mbretërore me ton, mish e tortë, ndyshoi sjelljen e Trump në Samitin e NATO-s

    pamje nga darka

    HOLANDË-Në Hagë u zhvillua samiti i NATO-s. Darka filloi në pallatin Huis Den Bosch me çiftin mbretëror holandez si pritës. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump u shfaq sërish me një kostum në nuanca blu por më të çelëta. Trump u prit me nderime mbretërore nga mbreti dhe mbretëresha e Holandës dhe nga Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i aleancës, i quajtur edhe ‘përshpëritësi i Trump-it’.
    Një deklaratë përfundimtare e samitit, me një gjest të qartë ndaj Uashingtonit, pohonte se anëtarët më në fund do të angazhoheshin të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen – një kërkesë e hershme e Trump-it. Por çfarë ndodhi para arritjes së marrëveshjes, kur të gjithë prisnin përplasje?
    The Times në një artikull të publikuar së fusnmi ka dhënë detaje nga prapaskenat e samitit nga udhëtimi i Trump drejt Holandës deri tek lehtësimi për udhëheqësit evropianë. 
    Nuk kishte dyshim: mbijetesa e aleancës 75-vjeçare ishte në rrezik. Por me Iranin që qëllonte me raketa mbi bazat amerikane dhe Evropën sërish të përçarë për shpenzimet e mbrojtjes, a do të paraqitej presidenti i Shteteve të Bashkuara?
    Por në fund të javës, në NATO po e quanin Donald Trump-in “baba”.
    Përfundimi i një samiti që shumëkush kishte frikë se do të përfundonte me përplasje dhe fyerje, në fakt solli lehtësim për udhëheqësit evropianë. “Nuk doli jashtë kontrollit,” tha Dick Schoof, kryeministri i Holandës, duke përshkruar një “përzierje lehtësimi dhe gëzimi”.
    Një diplomat shkoi edhe më tej: “Ia dolëm të kalonim nëpër një fushë me mina. Kishte aq shumë që mund të shkonte keq, duke filluar me faktin nëse do të vinte apo jo. Nuk pati përplasje, marrëveshja u arrit dhe atmosfera ishte e mirë – edhe pse ndoshta paksa e ekzagjeruar për shijet më të ndjeshme.”
    Temat e ndarjes ishin të shumta – sidomos ngurrimi i Evropës për të mbështetur bombardimet e SHBA-së ndaj objekteve bërthamore të Iranit, veprime që presidenti francez Macron dhe të tjerë i cilësuan si të paligjshme. Pastaj kishte edhe çështje më afër shtëpisë: spanjollët, nën udhëheqjen e kryeministrit të dobësuar Pedro Sánchez, po ngulmonin për të mos rritur shpenzimet për mbrojtjen. Një deklaratë përfundimtare e samitit, me një gjest të qartë ndaj Uashingtonit, pohonte se anëtarët më në fund do të angazhoheshin të shpenzonin 5% të PBB-së për mbrojtjen – një kërkesë e hershme e Trump-it.
    Sánchez, i tronditur nga një skandal korrupsioni në vend dhe vazhdimisht në titujt e mediave për arsye negative, dukej i vendosur të tregonte sovranitetin spanjoll duke i rezistuar Trump-it. Mund të dukej mirë për opinionin publik spanjoll, por për NATO-n ishte problematike.
    Ankthi u shtua ndërkohë që armëpushimi në Lindjen e Mesme rrezikonte të shpërbëhej. Pastaj ndodhi edhe një rrjedhje informacioni kur një kanal televiziv raportoi se Trump do të qëndronte gjatë natës si mysafir i mbretit holandez. Nuk ishte si skandali i Watergate-it, por çdo siklet duhej shmangur.
    “A do të vijë? Derisa ta shoh në tapetin e kuq, nuk e besoj,” tha një zyrtar. “Jam vërtet i tmerruar.”
    Mark Rutte, sekretari i përgjithshëm i NATO-s dhe shpesh i quajtur “fluisteraar” apo “përshpëritësi i Trump-it”, nuk po linte asgjë në dorë të rastësisë. “Urime dhe faleminderit për veprimin tuaj vendimtar në Iran,” i shkroi Trump-it para se ky të hipte në Air Force One. “Tani po fluturoni drejt një tjetër suksesi të madh në Hagë,” shtoi ai, ndërkohë që vetë po përballej me kritika për faktin se praktikisht po i jepte mbështetjen e NATO-s veprimeve të Trump-it në Lindjen e Mesme. Mesazhi përfundonte me një premtim: “Evropa do të paguajë SHUMË, ashtu siç duhet, dhe ky do të jetë suksesi juaj!”
    Trump po vinte, por ishte në humor të keq. “Ata nuk dinë çfarë dreqin po bëjnë,” tha ai për Izraelin dhe Iranin kur u nis nga Shtëpia e Bardhë për në Hagë. Dhe u bë edhe më keq: gjatë fluturimit transatlantik, ai vuri në dyshim nëse SHBA do të ndërhynte automatikisht për të ndihmuar aleatët evropianë si Spanja, në kuadër të nenit 5 të NATO-s për mbrojtjen e ndërsjellë. “Varet nga përkufizimi juaj,” tha ai.
    Por holandezët, ashtu si kombet e tjera që ende kanë familje mbretërore, kishin një “armë sekrete”. Pas zbritjes nga avioni presidencial me kapele të bardhë “MAGA”, Trump u dërgua menjëherë për t’u pritur me ceremoni të plota nga mbreti Willem-Alexander. Në sallën e portokalltë të pallatit Huis ten Bosch u shtrua një darkë me ton të pjekur, mish viçi dhe tortë çokollate.
    Trump u ul mes mbretit dhe Giorgia Meloni-t, kryeministres italiane populiste dhe një nga të paktat admiruese evropiane të presidentit. Ai po e shijonte momentin. Kishte një marrëveshje armëpushimi mes Izraelit dhe Iranit për të festuar. “Kisha një pamje të mirë,” tha Schoof. “Presidenti ishte shumë i gjallë në bisedë, atmosfera ishte e çlirët.”
    Një atmosferë edhe më e qetë e priste Trump-in aty ku do kalonte natën.Ai kishte marrë një ftesë të paprecedentë nga çifti mbretëror holandez për të kaluar natën në pallatin e tyre të shekullit të 17-të, të vendosur mes pyjeve të gjelbërta në Hagë.Të nesërmen në mëngjes, Trump pati mëngjes me mbretin Willem-Alexander dhe mbretëreshën Maxima, të cilët i përshkroi si “njerëz të bukur dhe spektakolarë”. I ftuar të fliste me superlativa për Trump-in, mbreti holandez u përgjigj shkurt: “Çfarë ndodh në pallat, mbetet në pallat.”
    Pastaj erdhi momenti që për shumë njerëz do të përkufizonte vizitën e Trump-it në Holandë. Duke folur krah për krah me Rutte-n, Trump po diskutonte se si fuqitë e Lindjes së Mesme po silleshin “si dy fëmijë në oborrin e shkollës”. “Babi ndonjëherë duhet të përdorë gjuhë të ashpër,” ndërhyri Rutte, duke iu referuar përdorimit të fjalës “fuck” nga Trump më parë. Trump u entuziazmua dhe kamerat e filmuan sekretarin amerikan të shtetit Marco Rubio duke tundur kokën me mosbesim dhe duke qeshur.
    Paprítur, Trump u bë shumë i gjallë dhe atmosfera u përmirësua. Sánchez hoqi dorë nga kundërshtimet dhe vendosi të mos përmendë objektivat e shpenzimeve, por të flasë për kontributin e rëndësishëm ushtarak të Spanjës në aleancë, duke premtuar përmbushjen e objektivave operacionale. Shumë udhëheqës, përfshirë edhe Sir Keir Starmer, theksuan blerjet ushtarake nga SHBA, si avionët luftarakë F-35 dhe sistemet mbrojtëse Patriot.
    Rutte, megjithatë, do të përballej me kritika për qasjen e tij nënshtruese ndaj Trump-it. Ai pranoi se komenti i tij ishte “pak çështje shijeje”. Por presidenti nuk kishte ndonjë ankesë. “Ai më pëlqen,” tha Trump për holandezin. “Dhe nëse nuk më pëlqen, do kthehem dhe do e godas fort. Ai e tha me shumë dashuri. Ti je babi im.” Për shumë njerëz që punonin pas skenës, kjo ishte tepër. “Na thanë që Rutte ishte një ‘përshpëritës i Trump-it’, por kjo është e pahijshme,” tha një diplomat.
    Schoof, si organizator i samitit, e përshkroi mbledhjen e NATO-s si “historike”, por ishte më pak i sigurt se si historia do ta gjykojë këtë lavdërim të tepruar. “Nuk e di,” pranoi ai. “Për ne, samiti duhej të ishte i suksesshëm. Bën gjithçka për t’i qetësuar udhëheqësit. Disa më shumë se të tjerët.”
    Nuk ishte vetëm fakti që evropianët po paguanin më shumë që e gëzonte Trump-in. Edhe nofka e re e gëzonte. Shtëpia e Bardhë publikoi një video ku presidenti përshëndet liderët e ndryshëm të aleancës, e shoqëruar me një këngë të Usher-it, ku ai këndon: “so all my ladies, say, ‘Hey, hey, hey, daddy’.”
    Pas këngës, doli në shitje edhe “TRUMP DADDY shirt” zyrtar – një bluzë që shitet nga Komiteti Kombëtar i Trump-it, një mjet për mbledhjen e fondeve, ku 77% e të ardhurave shkojnë për fushatën “Never Surrender” të Trump-it, që përdoret për shpenzime ligjore, konsulenca, udhëtime, staf dhe për mbështetjen e kandidatëve.
    Me një donacion minimal prej 35 dollarësh, mund të blesh një bluzë portokalli me fytyrën e Trump-it dhe fjalën e vetme “DADDY” me shkronja të mëdha të zeza. Ngjyra e bluzës ndoshta është zgjedhur për të nderuar vendin e origjinës së Rutte-s.
    “Kur Biden ishte president, na TALLNIN në skenën botërore,” shkroi Trump në një email për mbështetësit. “Por falë presidentit tuaj të preferuar (MUA!) na respektojnë sërish. Pak më parë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, më quajti DADDY në skenën botërore. Sa bukur! Kështu që për një kohë të kufizuar, dua që JU të keni bluzën zyrtare TRUMP DADDY!”

  • Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

    Propozohet kulla e re në mes të Tiranës, arkitekti holandez: Duhen aventura të reja

    Foto ilustruese

    TIRANË- Arkitekti holandez Vini Mass, i njohur për projektimin e disa prej kullave më ikonike në Tiranë, ka prezantuar një tjetër ide të tijën, tashmë për një tjetër kullë në qendër të kryeqytetit.
    Gjatë festivalit ndërkombëtar të arkitekturës “Bukë dhe Zemër”, Mass prezantoi projektin e tij më të fundit, pjesë e platformës “Albania 2.1”, ku përfshihet ndërtimi i një kulle të re pas godinës me formën e kokës së Skënderbeut. Sipas planit të ekspozuar shkurtimisht, ndërtimi i ri parashikohet në truallin pranë ose mbi pallatin ku dikur kanë jetuar shkrimtarët e njohur Ismail Kadare dhe Dritëro Agolli.
    “Kjo mund të kthehet në një aventurë të re urbane. Duhet të shtojmë eksperienca të reja në koleksionin e qytetit,”- u shpreh Mass në prezantimin e mbajtur përpara një salle të mbushur me arkitektë ndërkombëtarë dhe në prani të vetë kryeministrit Rama.
    Pallati i përmendur mbart një vlerë të veçantë simbolike për qytetin, pasi lidhet me figurat më të rëndësishme të letërsisë shqipe, por aktualisht ai ndodhet i rrethuar nga ndërtesa të larta. Ende nuk është bërë e qartë nëse projekti i Mass parashikon shembjen e godinës ekzistuese.
    Vetëm një moment i shkurtër i prezantimit vizual të projektit u transmetua në ekran, por mjaftoi për të rikthyer debatin mbi fatin e trashëgimisë urbane në Tiranë dhe përplasjen mes kujtesës kulturore dhe zhvillimit agresiv.
    Mass është autor i kullës DownTown One, si dhe i Kullës së Skënderbeut pranë Hotel Tiranës, ku silueta e heroit kombëtar është përdorur si element identifikues i ndërtesës. Tashmë, me propozimin për ndërtim në një tjetër zonë me simbolikë të fortë, arkitekti shton një tjetër ndërhyrje në peizazhin e Tiranës./skyweb.al