Tag: holandez

  • Manchester United rikthen në ekipin e parë mbrojtësin holandez, që nga vera stërvitej me U-21

    Manchester United rikthen në ekipin e parë mbrojtësin holandez, që nga vera stërvitej me U-21

    30 Shtator 2025

    12:52

    Telesport

    Anësori Tyrell Malacia është riintegruar në ekipin e parë të Manchester United nën drejtimin e Ruben Amorim dhe do të kthehet në stërvitje me skuadrën.
    “Sky Sports News” raportoi gjatë gjithë afatit të transferimeve të verës se Malacia po shqyrtonte një largim nga Old Trafford, gjë që në fund nuk u realizua.
    26-vjeçari, që atëherë ka kaluar kohë me ekipin nën-21 të United, duke rifituar formën fizike.
    Mbrojtësi holandez humbi pjesën më të madhe të sezonit 2023/24 për shkak të një dëmtimi dhe qëndroi jashtë fushave për një periudhë të zgjatur para se të kthehej në fund të vitit 2024.
    Malacia kaloi një pjesë të sezonit të kaluar i huazuar te PSV, ku vazhdoi të ndërtonte formën fizike dhe të rifitonte mprehtësinë pas pushimit të tij afatgjatë – duke ndihmuar klubin të fitonte titullin e Eredivisie.

  • Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

    Turisti holandez rrëfen tmerrin në Shqipëri: Më mbajtën 10 ditë në qeli sepse gërvishta makinën e një politikani

    Pushimet në Shqipëri për çiftin holandez Perry dhe Annelies u kthye në një përvojë të tensionuar ligjore, pas një përplasjeje të vogël me makinën me qira.
    Sipas rrëfimit të Perry për Detelegraaf, gjatë parkimit pranë hotelit në Gjirokastër, ai përplasi një makinë tjetër. Fillimisht incidenti dukej i vogël, por situata u përshkallëzua kur policia mbërriti dhe rruga u bllokua. Edhe pse testi i frymëmarrjes rezultoi 0.0, Perry u detyrua të shkonte në komisariat.
    Situata u komplikuar më tej sepse, sipas turistit, makina që goditi i përkiste një politikanit të lartë lokal. Perry përfundoi duke qëndruar 10 ditë në qeli, ku kushtet ishin të vështira, me dritat e ndezura gjatë gjithë ditës dhe komunikim të kufizuar me familjen. Ambasada holandeze ndërhyri për të ofruar ndihmë konsullore.
    Gjykata vendosi që 10 ditë burg të ishin të mjaftueshme, me një garanci prej 5,000 eurosh. Përveç dënimit, Perry duhej të paguante shpenzimet e avokatit, shpenzimet spitalore të palës tjetër dhe dëmet e makinës.
    Çifti paralajmëron turistët e tjerë që të jenë të kujdesshëm kur udhëtojnë në Shqipëri, veçanërisht ata që përdorin makina me qira. Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës thekson se incidentet në trafik mund të përshkallëzohen shpejt dhe policia mund të mbajë shoferët në paraburgim deri në gjykim

  • U rrëzua në greminë teksa po eksploronte Valbonën, gjendet pas disa orësh kërkime trupi i turistit holandez

    U rrëzua në greminë teksa po eksploronte Valbonën, gjendet pas disa orësh kërkime trupi i turistit holandez

    Kronikë E Mërkurë, 17 Shtator 2025 09:48
    Pas një operacioni të gjatë kërkim-shpëtimi, është gjetur trupi i pajetë i një turisti holandez, i cili kishte humbur kontaktet mbrëmjen e djeshme teksa eksploronte zonën malore të Qafës së Valbonës në Tropojë.
    Turisti, F. D., 27 vjeç, ishte duke lëvizur në një grup me turistë të tjerë kur dyshohet se ka rënë nga një terren i thepisur malor.

    Njoftimi i Policisë: 

    Salla Operative e Komisariatit të Policisë Tropojë ka marrë njoftim mbrëmjen e djeshme, se një turist holandez, duke eksploruar zonën me disa turistë të tjerë, në vendin e quajtur “Qafa e Valbonës”, kishte rënë nga një terren i thepisur malor.

    Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor të spitalit të Tropojës dhe ekipet e kërkim-shpëtimit të Valbonës dhe të Kosovës, janë nisur bashkë me helikopterin e ushtrisë, drejt adresës së dhënë.
    Pas disa orësh kërkime, shërbimet e Policisë ndërprenë punën për shkak të errësirës. Kërkimet vijuan më pas në orët e para të mëngjesit, së bashku me ekipet e kërkim-shpëtimit.
    Rreth orës 05:30, nga ekipi i kërkim-shpëtimit dhe shërbimet e Policisë është bërë e mundur gjetja dhe nxjerrja e trupit të pajetë të shtetasit holandez F. D., 27 vjeç, i cili do të transportohet me helikopter, drejt morgut.

  • Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez

    Vdiq aksidentalisht në Alpe, nxirret nga humnera trupi i turistit holandez

    Ekipet e kërkim shpëtimit nga Kosova dhe Shqipëria, të ndihmuar dhe nga banorë vendas kanë mundur të nxjerrin nga humnera trupin e turistit holandez që humbi jetën mbrëmjen e së martës.
    Ngjarja tragjike ndodhi në zonën e Alpeve dhe pikërisht në shtegun që lidh Thethin dhe Valbonën.
    Sipas raportimeve, grupi i turistëve nuk kishte marrë një guidë të licencuar dhe po kalonte në këtë rrugë të vështirë, kur njëri prej tyre rrëshqiti dhe ra nga një lartësi tepër e madhe.
    Miqtë e tij gjithashtu turistë të huaj, të tronditur nga ngjarja, njoftuan menjëherë shërbimet e emergjencës, të cilët shkuan menjëherë në vendngjarje.
    Po ashtu, për shkak të situatës në zonë u dërgua dhe një helikopter.
    Vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, pas një përpjekjeje të gjatë u bë e mundur nxjerrja e trupit të pajetë nga humnera ku kishte rënë turisti.
    Autoritetet shqiptare kanë nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë i turistit ndodhet në morgun e spitalit të Shkodrës.

  • Aksidentohet turisti holandez në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

    Aksidentohet turisti holandez në shtegun Theth-Valbonë, ekipet e kërkim-shpëtimit në vendngjarje

    Një turist holandez që po kalonte shtegun mes Thethit dhe Valbonës është aksidentuar për vdekje, duke rënë në një humnerë në zonën e Qafës së Valbonës.

    Top Channel

  • Barcelona dhe Real Madrid nisin që tani betejën për të siguruar “Van Dijk-un e ri”

    Barcelona dhe Real Madrid nisin që tani betejën për të siguruar “Van Dijk-un e ri”

    13 Shtator 2025

    21:55

    Telesport

    Përveç transferimit të emrave të mëdhenj, Barcelona dhe Real Madrid nuk heqin dorë nga strategjia e tyre për t’u besuar talenteve të reja.
    Objektivi i fundit i dy ekipeve kryesore të Spanjës, është Aaron Bouwman, qendermbëojtësi holandez i Ajax, që këtë sezon është pjesë e ekipit të parë.
    18-vjeçari i konsideruar si “Virgil van Dijk” i ri ka ngjallur interesin e disa klubeve të njohura dhe sidmos Barcelonës dhe Real Madrid.
    Skautët e seculit prej tyre do e kenë në monitorim të plotë talentin holandez këtë sezon dhe në rast se ata do binden prej tij, nuk do jetë aspak çudi nëse sezonin e ardhshëm do të shohim në La Liga Bouwman.

  • Leverkusen po zhgënjen në kampionat, tjetër shkarkim në horizont për Ten Hag

    Leverkusen po zhgënjen në kampionat, tjetër shkarkim në horizont për Ten Hag

    1 Shtator 2025

    10:14

    Telesport

    Duket se aventura e trajnerit holandez Erik ten Hag te skuadra e Bayer Leverkusen është drejt fundit. Një aventurë që duket se do të zgjasë shumë pak, vetëm 2 muaj.
    I ardhur me shumë bujë këtë verë pas largimit të Xabi Alonso, trajneri holandez nuk po bind në stol. Një humbje e një barazim në dy javët e para në Bundesliga janë shumë pak.
    Pozitat e Ten Hag janë të lukundura që tani, kur sapo ka nisur sezoni, ndërkohë që edhe disa rezultate zhgënjyese në fazën përgatitore duket se po ndikojnë.
    Klubi për momentin nuk ka marrë asnjë vendim dhe është duke shqyrtuar situatën rreth trajnerit. Fakt është se mjaft kampionë janë larguar këtë verë bashkë me trajnerin dhe për Ten Hag nuk është e lehtë.
    Në rast se ndodh shkarkimi për trajnerin holandez, ky do të jetë i dyti për të në harkun kohor të një viti, las lamtumirës së parakohshme vjet nga Manchester United.

  • Muzeu ‘Van Gogh’ në Holandë rrezikon të mbyllet

    Muzeu ‘Van Gogh’ në Holandë rrezikon të mbyllet

    Muzeu Van Gogh në Amsterdam paralajmëroi të mërkurën se përballet me mbyllje nëse nuk merr fonde shtetërore, duke thënë se një rinovim prej 104 milionë eurosh ishte jetik për të mbrojtur kryeveprat e tij.

    Muzeu i cili mban koleksionin më të madh në botë të veprave të artistit tha se projekti nuk mund të vazhdonte nëse shteti holandez nuk do të respektonte një marrëveshje të vitit 1962 me nipin e Vincent van Gogh duke siguruar fondet e nevojshme.

    Ministria holandeze e kulturës e hodhi poshtë paralajmërimin, duke thënë se muzeu tashmë kishte marrë një subvencion sipas Aktit të Trashëgimisë Holandez që ishte i mjaftueshëm për të mbuluar mirëmbajtjen.

    Muzeu strehon më shumë se 200 piktura të artistit të torturuar holandez, 500 vizatime të tij dhe pothuajse të gjitha letrat e tij.

    Vincent van Gogh, i cili vdiq në vitin 1890 në moshën 37 vjeç, krijoi më shumë se 800 piktura dhe konsiderohet si një nga figurat më me ndikim në artin perëndimor.

    Muzeu Van Gogh është një nga institucionet kulturore më të njohura të Holandës.

  • Ish-trajneri i Tiranës jep lajmin e rëndësishëm, do të drejtojë në klubin holandez

    Ish-trajneri i Tiranës jep lajmin e rëndësishëm, do të drejtojë në klubin holandez

    Erbim Fagu do të jetë trajneri i ekipit U19 të të ADO Den Hagës. Ish-trajneri i Tiranës ka njoftuar përmes llogarisë së tij në “Facebook” se do të jetë në krye të pankinës së klubit holandez në sezonin e ardhshëm. Fagu ka shprehur mirënjohjen e tij për dhënien e kësaj mundësie, të cilën po e pret me padurim.
    “Sezoni i ri fillon këtë fundjavë dhe unë jam i lumtur të njoftoj se do të marr rolin e trajnerit të parë për ADO Den Hag U19-n në sezonin e ardhshëm. Kjo mundësi ofron një rrugë të rëndësishme për të punuar me lojtarët e rinj të talentuar dhe për të kontribuar në zhvillimin e në suksesin e tyre. Dua të shpreh mirënjohjen time për mbështetjen që kam marrë deri më tani dhe me zor po pres të nisem në këtë rrugëtim të ri”, ka njoftuar Erbim Fagu./Sport Ekspres/

  • Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar(Emri)

    Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë 56-vjeçari shqiptar(Emri)

    Një 56-vjeçar shqiptar, i identifikuar si Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë.
    Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë.
    Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale.
    “Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze.
    Ky shtetas rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet e shtetit holandez, pasi, bazuar në urdhrin e arrestit europian dhe ndërkombëtar (EAW/IAW), duhet të vazhdojë vuajtjen e dënimit prej 686 ditësh burgim të mbetura, lidhur me veprën penale të ‘hkeljes së aktit për drogat’ (trafikim të lëndëve narkotike), të parashikuar nga Kodi Penal Holandez, në lidhje me transportin e 250 kg kokainë në shtetin holandez.”– njofton policia.