Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike rezultatet e një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.
Prezent në konferencën e mbajtur ishte edhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës, i cili fjalën e tij e nisi me një falenderim për SPAK dhe të gjithë kolegët në Shqipëri, pas operacionit të përbashkët antidrogë.
Ai theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.
“Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.
Tag: holanda
-

Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda
-

“10 shqiptarë të dënuar në Finlandë”/ Detaje nga operacioni i përbashkët: Bashkëvepronin 4 grupe, droga me postë
“Transporti nga Holanda në Finlandë me kamion me targa dhe shofer polak. Konsumimi i amfetaminës është i lartë në Finlandë duke qenë se vendi i origjinës është Holanda. Kanabisi trafikohej nga Spanja në drejtim të Finlandës. Nga 55 të dënuarit në Finlandë, 10 prej tyre janë me shtetësi shqiptare, ose me prejardhje shqiptare”.
“4 grupet bashkëpunonin me njëra tjetrën. Një grup tjetër nga shqiptarë vepronte vetëm në Finlandë. Ndërsa një grup tjetër, i drejtuar po nga shtetas shqiptarë, kishte si detyrë organizmin e trafikut të marijuandës nga Spanja në Finlandë me postë. Pas kthimit në Shqipëri e kanë vazhduar aktivitetin nga Shqipëria”.Top Channel
-

Operacioni i përbashkët, Prokurori finlandez: “Kokat” e rrjetit, shqiptarë. Droga trafikohej nga Spanja e Holanda
Drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës, në konferencën e përbashkët me kreun e Strukturës së Posaçme AntiKorrupsion, Altin Dumani.
Fjalën e tij e nisi me një falenderim për SPAK dhe të gjithë kolegët në Shqipëri, pas operacionit të përbashkët antidrogë.
Ai theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.
“Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 10 kg kokainë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.
Sipas tij, nga hetimet ka rezultuar se drejtuesit kryesorë të këtij rrjeti trafikimi ishin shtetas shqiptarë.
Më herët, Dumani deklaroi se se ky operacion është dëshmi e qartë se krimi ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. -

UNICEF: Holanda, vendi më i mirë në botë për rritjen e fëmijëve
Holanda është renditur si vendi më i mirë për rritjen dhe mirëqenien e fëmijëve ndër 43 shtete të anketuara, në një raport të publikuar së fundmi nga UNICEF.
Sipas raportit, ky vend ofron kushtet më të larta për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, shëndetin mendor dhe fizik, arritjet akademike dhe përgatitjen për të ardhmen.
Pas Holandës, në renditje ndjekin Danimarka, Franca, Portugalia dhe Irlanda, vende që gjithashtu ofrojnë mbështetje të fortë për zhvillimin e fëmijëve.
Në anën tjetër të spektrit, vendet me përqindjet më të larta të fëmijëve që hasin vështirësi në lexim, shkrim dhe aritmetikë janë Bullgaria, Kolumbia, Kosta Rika, Qipro dhe Meksika. Për sa i përket aftësive akademike, Japonia, Koreja e Jugut dhe Sllovenia janë ndër vendet që kryesojnë listën.
Raporti thekson gjithashtu se gjatë 25 viteve të fundit janë bërë përmirësime të dukshme lidhur me rënien e vdekshmërisë foshnjore, uljen e vetëvrasjeve te adoleshentët dhe rritjen e përqindjes së përfundimit të shkollës. Megjithatë, sfidat mbeten.
Fëmijët e sotëm përballen me një botë gjithnjë e më të ndërlikuar, të shënuar nga pandemia COVID-19, konflikte, ndryshime klimatike dhe përparime të shpejta teknologjike që ndikojnë në jetën dhe zhvillimin e tyre. Mbylljet e shkollave të shkaktuara nga pandemia COVID-19 patën një ndikim të konsiderueshëm në aftësitë akademike të fëmijëve.
10 vendet më të mira për fëmijët:
1: Holanda
2: Danimarka
3: Franca
4: Portugalia
5: Irlanda
6: Zvicër
7: Spanjë
8: Kroacia
9: Italia
10: Suedia -

Turistët preferojnë artizanët! Pazari i Krujës mes sfidës për të shtuar produktet e për të ruajtur traditën
Pazari i Krujës është një nga destinacionet turistike më të vizituara në vend.
Gjatë gjithë vitit, ai tërheq një numër të madh vizitorësh, vendas e të huaj.
“Jam nga Kina. Është shumë bukur këtu. Më pëlqejnë malet, qyteti i vjetër dhe kalaja. Do të qëndrojmë në Shqipëri 9 ditë”, shprehet një turiste nga Kina.
“Jam nga Holanda. Sapo kemi mbërritur dhe vizituam Pazarin e Krujës, është autentik”, thotë një turiste nga Holanda.
“Jemi me pushime dhe po e shijojmë. Vend shumë i këndshëm, natyra, fshatrat, njerëzit. Jemi vërtet të kënaqur”, tregon një tjetër turist.
“Është dita jonë e parë në Shqipëri, ma rekomanduan 2 kolegë të mi qe kanë qenë në Shqipëri vitin e kaluar”, thotë një turist nga Holanda.
Në dyqanet karakteristike prej druri, gjen një shumëllojshmëri produktesh artizanale të punuara me dorë, por edhe mallra industriale. Artizanët që kanë mbetur përpiqen të ruajnë dhe të përcjellin traditën, por sfidat janë të shumta.
“Në Pazar ka ende artizanë të vjetër, por të rinjtë nuk vijnë. Motrat e mia bëjnë qilima leshi, ndërsa unë punoj me tezgjah, qëndis kostume popullore dhe mbulesa tavoline”, rrëfen artizania Makbule Kaçiu.
“Këto janë prodhime të qytetit tonë. Prodhohen në shtëpi dhe dikur bëheshin te ndërmarrja Artistike. Tani bëhen vetëm në shtëpi nga artizanët e Krujës. Ka interes për to, pasi është instrumenti ynë popullor”, thotë Bardhyl Vena, ish-punonjës i Artistikes Krujë.
Edhe pse interesi i turistëve për punimet tradicionale është në rritje, shqetësimi i artizanëve lidhet me te ardhmen e këtyre mjeshtërive që rrezikojnë të shuhen.
“Ky është një byzylyk floriri. Nuk ka zanat më të bukur se ky. Ja kjo bluzë, me copë të hershme të nënave tona, qëndisur me shumë detaje”, shton Makbule Kaçiu.
“Do të ishte mirë që shteti të na ndihmonte. Do të kishte vlerë nëse artizanët prodhonin këtu në dyqan, jo në shtëpi. Kur turistët i shohin duke punuar, i vlerësojnë edhe më shumë”, thotë Bardhyl Vena.
Në këtë situatë, artizanët e Krujës kërkojnë më shumë mbështetje nga shteti për të ruajtur dhe zhvilluar zanatet tradicionale.Top Channel
-

‘U importua nga Holanda’, RASFF: Në Shqipëri është shitur sheqer palme i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin e lejuar!
Pas skandaleve të një pas njëshme që tregojnë pasigurinë e ushqimit në vendin tonë, një tjetër produkt që konsumojmë çdo ditë rezulton një risk serioz për shëndetin tonë. Mësohet se në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar.
Njoftimi është bërë i ditur nga sistemi evropian Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin, RASFF me datë 10 prill. Produkti bëhet me dije se tregohet me emrin Palmsugar slices TD bg 200g.
Sipas njoftimit produkti është prodhuar në Tajlandë. Në Shqipëri ka ardhur pasi është importuar nga Holanda nga një kompani emri i të cilës nuk bëhet i ditur nga AKU. E gjithë sasia e sheqerit prej 24 kg është shitur.
“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.