Tag: holanda

  • VIDEO/ Holanda nuk ndal ritmin, goleadë ndaj Finlandës në kualifikueset e botërorit

    VIDEO/ Holanda nuk ndal ritmin, goleadë ndaj Finlandës në kualifikueset e botërorit

    Holanda nuk ndal ritmin, teksa në shtëpi, në ndeshjen kualifikuese të botërorit, fitoi 4-0 ndaj Finlandës.
    “Tulipanët” shënuan 3 herë në pjesën e parë, me anë të autorëve të ndryshëm. Malen, Van Dijk dhe Depay vendosën ndeshjen në “shinat” e duhura që në fraksionin e parë.

    Në pjesën e dytë, Gakpo vendosi emrin në listën e golashënuesve. Ekipi i Koeman renditet në vendin e parë të grupit G me 16 pikë.
     
     
    © BalkanWeb

  • KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    KUALIFIKUESET: Holanda e sigurt drejt Botërorit, Ishujt Faroe befasojnë Rep. Çeke

    12 Tetor 2025

    19:50

    Telesport

    Holanda vazhdon e sigurt rrugën drejt Botërorit. “Tulipanët” mundën 4-0 Finlandën në “Johan Cruijff Arena” në Amsterdam. Protagonisti kryesor i ndeshjes Memphis Depay, me dy asiste dhe një gol nga pika e bardhë e penalltisë.
    Golat e tjerë për Holandën u shënuan nga Malen, Van Dijk dhe Cody Gapko. Pas kësaj fitoreje, Holanda kryeson grupin G me 16 pikë me 6 ndeshje, Polonia dhe Finlanda renditet në vendin e dytë dhe të tretë me nga 10 pikë.
    Në “Torshavn”, pas Malit të Zi, Ishujt Faroe kanë mundur 2-1 edhe Rep. Çeke. Golat u shënuan të gjithë në pjesën e dytë. Në grupin L, kryeson Kroacia me 13 pikë, e dyta Rep. Çeke me 13 pikë dhe Ishujt Faroe të tretët me 11 pikë. Kroatët kanë dy ndeshje më pak.
    Në grupin C, Skocia ka bërë detyrën në Glasgoë duke mundur 2-0 Biellorusinë. Golat për vendasit u shënuan nga Che Adams dhe Scot McTominay. Skocia mban momentalisht vendin e parë në grupin C me 10 pikë, Danimarka e dyta me 7 pikë, e cila përballet në mbrëmje me Greqinë.

  • Kualifikuese Botërori/ Danimarkë- Greqi sfidë kryesore, Holanda pret Finlandën

    Kualifikuese Botërori/ Danimarkë- Greqi sfidë kryesore, Holanda pret Finlandën

    Të tjera ndeshje kualifikuese në grupet e UEFA-s për Botërorin 2026. Ato nisin në orën 15:00, tre të tjera në 18:00 dhe katër të fundit në orarin e zakonshëm 20:45.

    Spiaksin takimet Danimarkë- Greqi apo Rumani-Austri. Holanda takohet me Finlandën në orën 18:00 për llogari të Grupit G.

    Programi për sot:

    San Marino-Qipro 15:00

    Holandë- Finlandë 18:00

    Skoci- Bjellorusi 18:00

    Ishujt Faroe- Çeki 18:00

    20:45

    Kroaci- Gjibraltar

    Danimarkë- Greqi

    Lituani- Poloni

    Rumani- Austri /Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Austria e Holanda me fitore të thella në Kualifikueset e Botërorit, Mali i Zi surprizohet nga Ishujt Faroe

    Rikthehen kualifikueset e botërorit, teksa këtë të enjte u luajtën disa ndeshje që prodhuan rezultate interesante. Asnjë problem për Austrinë, me të besuarit e Ragnick që mundën pastër 10-0 modestët e San Marinos, duke bërë kështu që të jenë në krye të klasifikimit në grupin H.  Në këtë grup, barazim 2-2 mes Bosnje-Hercegovinës dhe Qipros.
    Në grupin L, spikat humbja 4-0 e Malit të Zi ndaj Ishujve Faroe, ndërsa Çeki-Kroaci u mbyll pa gola në Pragë.

    Në grupin G, Holanda argëtohet në Maltë dhe merr një sukses 0-4. Ia del edhe Finlanda, në Helsinki triumfon me përmbysje 2-1 ndaj Lituanisë.
    Img 7648
    © BalkanWeb

  • Holanda, kombi që lëviz mbi dy rrota: Biçikleta si mënyrë jetese dhe identitet kombëtar

    Holanda, kombi që lëviz mbi dy rrota: Biçikleta si mënyrë jetese dhe identitet kombëtar

    Kombi që lëviz mbi dy rrota

    Nëse ka një vend ku biçikleta është më shumë se mjet transporti, ai është Holanda. Me rreth 23 milionë biçikleta për vetëm 17 milionë banorë, ky vend ka më shumë biçikleta sesa njerëz! Qytetet holandeze janë projektuar që të përqafojnë lëvizjen e qëndrueshme – dhe biçikleta është pjesë e identitetit kombëtar.

    Një kulturë që fillon që në fëmijëri

    Në Holandë, fëmijët mësojnë të ngasin biçikletën para se të mësojnë të ngasin makinë. Shkollat, zyrat dhe tregjet kanë gjithmonë hapësira të dedikuara për çiklistët, ndërsa autostradat e biçikletave lidhin qytetet njësoj si rrugët për makinat. Për shumë banorë, biçikleta nuk është zgjedhje – është mënyra më e natyrshme për të lëvizur.

    Infrastrukturë që frymëzon botën

    Holandezët kanë ndërtuar një parajsë për çiklistët:

    Rrugë të ndara nga trafiku i makinave, me ndriçim natën dhe sinjalistikë të dedikuar.

    Parkingje nëntokësore gjigante, si ajo pranë stacionit të Amsterdamit, që mund të strehojë mbi 12.000 biçikleta.

    Programe publike riparimi, ndarje biçikletash dhe edhe semaforë që u japin përparësi çiklistëve.

    Biçikleta si filozofi jete

    Në Holandë, biçikleta nuk është trend ekologjik – është filozofi e jetesës. Ajo simbolizon lirinë, përulësinë dhe lidhjen me mjedisin. Çdo ditë, mbi 60% e popullsisë shkon në punë, në shkollë apo për blerje me biçikletë, duke kursyer karburant, ndotje dhe stres.

    Holanda është shembulli më i bukur se si një vend mund të ndërtojë mirëqenie përmes thjeshtësisë. Aty ku rrugët janë për biçikleta, jo për bllokime trafiku, njerëzit marrin frymë më lirshëm – dhe ndoshta edhe jetojnë më gjatë. Në fund të fundit, lumturia ndoshta ka dy rrota dhe një tingull zileje.

  • Edhe Holanda rrezikon të tërhiqet nga Eurovisioni për shkak të Izraelit

    Edhe Holanda rrezikon të tërhiqet nga Eurovisioni për shkak të Izraelit

    Holanda i është bashkuar Irlandës në një qëndrim të përbashkët kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Festivalin e Këngës Eurovision 2026, duke paralajmëruar se nuk do të marrin pjesë në ngjarje nëse Izraeli konfirmohet pjesëmarrës. Lajmin e bëri të ditur të premten transmetuesi publik holandez AvroTros, duke iu referuar situatës humanitare në Rripin e Gazës.
    Një ditë më parë, transmetuesi publik irlandez RTE kishte deklaruar se pjesëmarrja izraelite është “e paarsyeshme” duke pasur parasysh “humbjen e tmerrshme të jetës në Gaza”. AvroTros tha se vendimi i saj u bazua edhe në numrin e lartë të gazetarëve të vrarë në enklavën bregdetare, duke e konsideruar të papranueshme pjesëmarrjen e Izraelit në garën e vitit të ardhshëm. Eurovision 2025 u ndoq nga 166 milionë njerëz në mbarë botën, duke e bërë vendimin të pashembullt në historinë e festivalit.
    Nga ana e saj, Izraeli mohon se ka synuar të shënjestrojë gazetarët në Gaza dhe e konsideron pjesëmarrjen në Eurovision si të ndarë nga çështjet politike.
    Unioni Evropian i Transmetimeve (EBU), organizatori i festivalit, deklaroi të enjten se e kupton shqetësimin e disa anëtarëve dhe po konsultohet me të gjithë transmetuesit pjesëmarrës për të gjetur një zgjidhje.
    Vendimi i Holandës dhe Irlandës tregon tensionet që mund të ndikojnë në pjesëmarrjen e vendeve në ngjarje ndërkombëtare kulturore, duke ngjallur debate mbi ndarjen e politikës dhe artit.

  • Koeman: Rrezikuam humbjen, do të ishte turpëruese dhe katastrofike për ne

    Koeman: Rrezikuam humbjen, do të ishte turpëruese dhe katastrofike për ne

    8 Shtator 2025

    9:15

    Telesport

    Holanda fitoi me vështirës 3-2 ndaj Lituaninsë, në një ndeshje që “tulipanët” e nisën mirë, por më pas rrezikuan shumë. Pas avantazhit 2-0, me golat e Depay dhe Timber, Holanda u përgjum dhe vfnasit barazuan shifrat.
    Ishte sërish Depay ai që i dha fitoren Holandës, që ndan kreun e renditjes së Grupit G bashkë me Poloninë, me pikë të barabarta. “Për fat të mirë fituam dhe nuk lamë pikë, përndryshe, mund të kishte qenë një katastrofë”, tha Ronald Koeman.
    “Është e çuditshme që ndodhi kështu, sepse fillon mirë dhe shënon dy gola. Nuk ka asgjë të keqe me këtë. Ky është një mësim si e luan pjesën tjetër të ndeshjes dhe si zvogëlohet epërsia kur je duke udhëhequr 2-0“, shtoi trajneri holandez.
    “Sheh gjëra që ndodhin dhe mendon: Si është e mundur kjo? Na mungoi komunikimi. Kjo nuk duhet të ndodhë kurrë kur ke kaq shumë probleme. Kishte shumë momente të rrezikshme. Nëse nuk e bën mirë, nuk fiton asgjë“, tha Koeman.

  • Holanda sytë nga armët amerikane për të ndihmuar Ukrainën, ndan 500 milionë euro për t’i blerë 

    Holanda sytë nga armët amerikane për të ndihmuar Ukrainën, ndan 500 milionë euro për t’i blerë 

    Holanda njoftoi të hënën se do të kontribuojë me 500 milionë euro për të blerë pajisje ushtarake amerikane për Ukrainën, duke u bërë vendi i parë i NATO-s që kontribuon në një mekanizëm të ri për ta furnizuar Kievin me armë amerikane.

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha muajin e kaluar se SHBA-ja do ta furnizojë armë Ukrainën, të paguara nga aleatët evropianë, por nuk dha hollësi se si do të funksiononte kjo.
    “Si aleati i parë i NATO-s, Holanda do ta dorëzojë një paketë prej 500 milionë eurosh me sisteme armësh amerikane (duke përfshirë pjesë dhe raketa Patriot)”, tha ministri i Mbrojtjes i Holandës, Ruben Brekelmans, në një postim në X.
    Shefi i NATO-s, Mark Rutte, ish-kryeministër holandez, mirëpriti njoftimin dhe tha se ka inkurajuar edhe anëtarët e tjerë të aleancës të marrin pjesë në mekanizmin e ri, të quajtur Nisma e NATO-s për Listën e Kërkesave të Prioritizuara të Ukrainës (PURL).
    “Kjo është për t’i dhënë Ukrainës pajisjet që i nevojiten urgjentisht tani për t’u mbrojtur nga agresioni rus”, tha Rutte në një deklaratë.
    “U kam shkruar të gjithë aleatëve të NATO-s, duke i nxitur të kontribuojnë në këtë nismë për ndarjen e barrës, dhe pres njoftime të tjera të rëndësishme nga aleatë të tjerë së shpejti”, shtoi ai.
    Ambasadori i SHBA në NATO, Matthew Whitaker, i tha Reuters të hënën se ai priste që shumë më tepër vende të njoftojnë gjatë javëve në vijim se do të marrin pjesë.
    “Po lëvizim sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Whitaker në një intervistë në selinë e NATO-s në Bruksel.
    I pyetur për një afat kohor për dërgimin e armëve amerikane në Ukrainë përmes mekanizmit të ri, ai tha: “Mendoj se do të shohim përparim shumë të shpejtë, me siguri në javët në vijim, por mbase edhe më herët”.
    “Holandezët janë vetëm të parët nga shumë të tjerë. Do të shihni një seri njoftimesh në javët në vijim”, shtoi ai.
    NATO-ja tha se do ta koordinojë nismën e re, e cila financohet nga anëtarët evropianë të aleancës dhe nga Kanadaja, dhe do të ndahet në paketa me vlerë afërsisht 500 milionë dollarë secila.
    Kievi mirëpriti vendimin e Holandës.
    “Ukraina, dhe kështu e gjithë Evropa, do të jenë më mirë të mbrojtur nga terrori rus”, shkroi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, në X.
    “Jam sinqerisht mirënjohës ndaj Holandës për kontributin e saj të konsiderueshëm në forcimin e mburojës ajrore të Ukrainës”, shtoi ai./ REL

    Top Channel

  • Qëndrimet ndaj luftës në Gazë, Holanda u ndalon hyrjen në vend dy ministrave izraelitë

    Qëndrimet ndaj luftës në Gazë, Holanda u ndalon hyrjen në vend dy ministrave izraelitë

    Holanda i ka ndaluar hyrjen në vend dy ministrave izraelit, Ministrit të Financave të ekstremit të djathtë, Bezalel Smotrich, dhe Ministrit të Sigurisë Kombëtare, Itamar Ben Gvir, si pjesë e një sërë masash për të ushtruar presion mbi Izraelin lidhur me krizën humanitare në Gazë.
    Në një letër drejtuar ligjvënësve holandezë, ministri i Jashtëm i Holandës, Caspar Valdekamp, thotë se masa kundër Smotrich dhe Ben Gvir “është për shkak se ata kanë nxitur vazhdimisht dhunë nga kolonët kundër popullsisë palestineze dhe… kanë bërë thirrje për spastrim etnik në Rripin e Gazës”.
    Duke iu përgjigjur njoftimit, Smotrich dhe Ben Gvir akuzuan qeverinë holandeze se po mban anën e forcave ekstremiste dhe aluduan në historinë e antisemitizmit në Evropë.
    Smotrich akuzoi qeverinë e Holandës se iu dorëzua “gënjeshtrave të Islamit radikal”. Ai shkroi në një reagim në lidhje me Evropën se “hebrenjtë nuk do të jenë në gjendje të jetojnë atje të sigurt as në të ardhmen”, ashtu siç nuk ishin në gjendje në të kaluarën.
    “Ajo që nuk e kuptojnë në Holandë dhe në vendet e tjera evropiane është se, shumë më tepër sesa ka rëndësi për mua të hyj në Holandë, ka rëndësi për mua që fëmijët e mi, nipërit dhe mbesat e stërnipërit e mbesat, dhe ata të të gjithë hebrenjve në botë, të mund të jetojnë në Shtetin e Izraelit në siguri për dekada dhe shekuj që do të vijnë”, shkroi Smotrich në X.
    Duke iu përgjigjur ndalimit kundër tij, Ben Gvir shkruan se “Edhe nëse më ndalohet hyrja në të gjithë Evropën, do të vazhdoj të punoj për vendin tonë dhe të kërkoj që të rrëzojmë Hamasin dhe të mbështesim luftëtarët tanë. Armiqtë tanë janë përdhunues të dhunshëm dhe vrasës. Por në Evropë… ai që kalon në ofensivë është fajtor. Në një vend ku terrorizmi tolerohet dhe terroristët janë të mirëpritur, një ministër hebre nga Izraeli është i padëshiruar. Terroristët janë të lirë dhe hebrenjtë bojkotohen.”, reagoi ai në X.
    Ndalimi i hyrjes së Ben Gvir dhe Smotrich vjen pasi kryeministri holandez Dick Schoof njoftoi se qeveria e tij po shqyrtonte marrjen e masave kombëtare kundër Izraelit, përveç mbështetjes së një propozimi të Bashkimit Evropian për të pezulluar pjesërisht fondet për studiuesit izraelitë.
    Holanda është vendi i dytë i BE-së që ndalon hyrjen e Smotrich dhe Ben Gvir, pasi Sllovenia njoftoi ndalimin e saj më herët në korrik. Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja, Australia, Zelanda e Re dhe Norvegjia gjithashtu ndaluan hyrjen e ministrave muajin e kaluar.
    Ben Gvir, i cili kryeson partinë Otzma Yehudit, dhe Smotrich, i cili kryeson Sionizmin Fetar, kanë marrë kritika të forta ndërkombëtare për qëndrimet e tyre të ashpra ndaj luftës në Gazë, si dhe për komentet dhe politikat e tyre në Bregun Perëndimor.

  • Holanda u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend për shkak të luftës në Gaza

    Holanda u ndalon dy ministrave izraelitë hyrjen në vend për shkak të luftës në Gaza

    Qeveria holandeze ka shpallur masa kundër Izraelit, përfshirë ndalimin e hyrjes për dy ministra të ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir dhe Bezalel Smotrich, për shkak të thirrjeve të tyre për dhunë dhe spastrim etnik në Gaza. Ministri i Jashtëm Caspar Veldkamp i quajti ata “persona non grata” dhe e cilësoi situatën në Gaza si “të patolerueshme dhe të pajustifikueshme”.

    Veldkamp thirri ambasadorin izraelit në Holandë dhe kërkoi që Izraeli të respektojë të drejtën ndërkombëtare humanitare. Gjithashtu, u njoftuan kufizime të reja për eksportet e armëve dhe rishikim i kontratave ekzistuese. Kontratat e reja me Izraelin janë praktikisht të pezulluara.
    Holanda do të rrisë gjithashtu ndihmën humanitare me 4.5 milionë euro shtesë për Gaza.

    Kryeministri i përkohshëm Dick Schoff tha se Holanda mbështet masat e mundshme të BE-së ndaj Izraelit, përfshirë kufizime në programin “Horizonti Europian” dhe sektorin e tregtisë. Presidenti izraelit Isaac Herzog reagoi duke e cilësuar vendimin holandez si “një gabim i madh”.
    /vizionplus.tv