Irlanda, Spanja dhe Holanda kanë njoftuar se do të bojkotojnë Festivalin Evropian të Këngës Eurovision të vitit të ardhshëm, pasi është konfirmuar se Izraeli do të lejohet të marrë pjesë në garë.
Të tre vendet ishin mes atyre që kërkuan përjashtimin e Izraelit, duke iu referuar pasojave humanitare të luftës në Gaza dhe akuzave për praktika të padrejta votimi.
Pavarësisht thirrjeve që çështja të hidhej në votim, transmetuesit pjesëmarrës vendosën të mos e diskutojnë këtë pikë. Në vend të kësaj, ata miratuan një set të ri rregullash të dizajnuara për të mbrojtur integritetin e konkursit, shkruan BBC.
Në një deklaratë zyrtare, transmetuesi holandez Avrotros u shpreh se “pjesëmarrja në rrethanat aktuale është e papajtueshme me vlerat publike që janë thelbësore për ne”.
Edhe transmetuesi spanjoll RTVE konfirmoi vendimin: “Bordi drejtues i RTVE ka vendosur që nëse Izraeli është pjesë e Eurovisionit, Spanja do të tërhiqet nga konkursi.”
Sipas RTVE, bojkotimi nënkupton gjithashtu se televizioni spanjoll nuk do të transmetojë finalen e Eurovision 2026 dhe as gjysmëfinalet paraprake.
Përveç Spanjës dhe Holandës, edhe vende të tjera, mes tyre Sllovenia dhe Islanda, pritet të shpallin tërheqjen nga edicioni i vitit të ardhshëm, duke shtuar valën e pakënaqësive pas vendimit për lejimin e Izraelit në garë.
Tag: holanda
-

Bojkotojnë “Eurovision 2026” Spanja, Holanda dhe Irlanda, zbulohet arsyeja
-

Holanda ndalon përdorimin e fishekzjarrëve, të dëmshme për qytetarët dhe ambientin
Nga 1 janari 2026, në Holandë nuk do të jetë më e mundur të blihen dhe përdoren fishekzjarrëve për përdorim privat.
Kështu ka vendosur Senati, i cili ka votuar pro ndalimit në nivel kombëtar.
Megjithatë, kohët janë të shkurtra dhe për këtë shumë njerëz janë skeptikë se ndalimi do të mund të zbatohet vërtet që nga viti i ardhshëm.
Për të hyrë në fuqi, ligji duhet që më parë të shoqërohet nga një Rregullore e Përgjithshme Administrative, e cila do të hartohet nga nënsekretari i Shtetit Thierry Aartsen (VVD), përgjegjës për Infrastrukturën dhe Menaxhimin e Ujërave. -

Kualifikueset / Gjermania dhe Holanda në Botëror, Sllovakia dhe Polonia në “play off”
Gjermania dhe Holanda sigurojnë pjesëmarrjen në Kupën e Botës 2026, pasi konfirmohet matematikisht kualifikimi i tyre. Gjermania fitoi 6-0 ndaj Sllovakisë në Leipzig dhe e mbylli grupin A në krye me 15 pikë, falë golave të Woltemade (18’), Gnabry (29’), Sané (36’, 41’), Baku (67’) dhe Ouedraogo (79’). Sllovakia (12 pikë) shkon në “play off”, ashtu si Irlanda e Veriut, që fitoi 1-0 ndaj Luksemburgut me penalltinë e Donley (44’).
Në grupin G, Holanda triumfoi 4-0 ndaj Lituanisë dhe arriti kuotën 20 pikë. Reijnders (16’), Gakpo (58’ pen.), Xavi Simons (60’) dhe Malen (62’) firmosën suksesin. Polonia, megjithë fitoren 3-2 ndaj Maltës, me golat e Lewandowski (32’), Wszolek (59’) dhe Zielinski (85’), ndalet në vendin e dytë me 17 pikë dhe shkon në “play off”.
Në grupin L, Kroacia, tashmë e kualifikuar, përmbysi 3-2 Malin e Zi falë Perisic (37’ pen.), Jakic (73’) dhe Vlasic (87’). Çekia fitoi 6-0 ndaj Gjibraltarit, ndërsa Ishujt Faroe e mbyllin në vendin e tretë.
-

Gjermania “keqtrajton” Sllovakinë dhe “fluturon” në Botëror, OK edhe Holanda
Ndeshjet kualifikuese të botërorit dhuruan emocione të mëdha.Gjermania shkon direkt në botëror, pasi në ndeshjen direkte mundi pastër 6-0 skuadrën e Sllovakisë. Gjithçka u zgjidh që në pjesën e parë, me panzerat që shënuan me Woltemade dhe Gnabry. Spikati edhe Sane me dopietë.
Në pjesën e dytë, Baku dhe Ouedraogo vendosën emrat në listën e golashënuesve.
Në grupin G, Holanda kaloi 4-0 Lituaninë dhe shkon në botëror. Në këtë grup në Play Off shkon Polonia. -

Gjermani- Sllovaki, sfida e vendit të parë, Holanda për konfirmimin
Sot kualifiueset e Botërorit zona UFEA ecën me 6 ndeshje. Për të tjera konfirmime. Ato mbyllën nesër me sfidat e fundit në grupet kualifikuese të Europës.
Programi për sot:
20:45
Republika Çeke- Gjibraltar
Gjermani- Sllovaki
Maltë- Poloni
Mali i Zi- Kroaci
Holandë-Lituani
Irlandë e Veriut- Luksemburg/Sportiim.al/
Vazhdo leximin
-

Vijojnë kualifikueset e Kupës së Botës 2026, dy ekipe mund të rezervojnë vendet e tyre që sonte
Dy skuadra mund të sigurojnë sonte Kupën e Botës 2026.
Holanda ka një shans të madh për ta arritur kualifikimin duke qenë se gjithçka është në duart e tyre. “Tulipanët” përballen me Poloninë në Varshavë, një ndeshje e arbitruar nga italiani Mauricio Mariani nga Roma. Ekipi i Ronald Koman mund të pajtohet edhe me një barazim, duke pasur parasysh se do ta luajnë ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi kundër Lituanisë modeste.
Grupi G
Finlandë – Maltë (18:00)Poloni – Holandë (20:45)
KLASIFIKIMI
Holanda 16 (6 ndeshje të luajtura)Polonia 13 (6)Finlanda 10 (7)Lituania 3 (7)Malta 2 (6) Kroacisë do t’i duhet vetëm një barazim sonte për të siguruar pjesëmarrjen e saj të shtatë në Kupën e Botës. Ky është një rezultat mbresëlënës për një vend me më pak se 4 milionë banorë, i cili që nga pavarësia e tij ka humbur vetëm Kupën e Botës 2010. Kundërshtarët janë Ishujt Faroe, të sapoardhur nga tre fitore radhazi, përfshirë një fitore të jashtëzakonshme 4-0 ndaj Republikës Çeke.
Grupi L
Kroacia – Ishujt Faroe (20:45)Gjibraltari – Mali i Zi (20:45) -

Holanda i merr kryesimin Zvicrës
Investitori më i madh i huaj në Shqipëri në mesin e këtij viti ishte Holanda, me një stok total investimi prej 2.6 miliardë eurosh. Krahasuar me mesin e vitit 2020, investimet holandeze në Shqipëri janë rritur me 96%.Megjithatë, pavarësisht tablosë që japin statistikat, investitorët e mirëfilltë holandezë në Shqipëri janë të paktë. Më i rëndësishmi mes tyre ka qenë kompania Shell, që realizoi inv…
-

Holanda do t’i kthejë Egjiptit një skulpturë 3500-vjeçare, raportohet se është vjedhur 14 vjet më parë
Një skulpturë 3.500-vjeçare do t’i kthehet Egjiptit nga Holanda, njoftoi kryeministri holandez, Dick Soub, gjatë një takimi me Abdel Fattah al-Sisi.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për një skulpturë që paraqet një zyrtar të lartë nga periudha e faraonit Thutmose III (1479-1425 p.e.s.).Mendohet se ky artefakt është vjedhur dhe është nxjerrë jashtë vendit në mënyrë të paligjshme, ndoshta gjatë trazirave të Pranverës Arabe në 2011, para se të shfaqej në tregun e artit.
“Ky objekt historik kulturor u sekuestrua gjatë një ekspozite arti në Maastricht në vitin 2022”, tha Soub, pas një informimi anonim për autoritetet mbi origjinën e paligjshme të tij.
Hetimet e autoriteteve holandeze konfirmuan se skulptura ishte plaçkitur dhe larguar në mënyrë të paligjshme nga Egjipti. Tregtari që e kishte objektin e dorëzoi vullnetarisht pas hetimeve.
Skulptura pritet të dorëzohet te ambasadori egjiptian në Holandë deri në fund të vitit. Lajmi bëhet publik një ditë pas hapjes së Muzeut të Madh Egjiptian, i cili ruan thesaret e vendit. -

Cili është vendi më i sigurt në botë për udhëtarët? Amerikanët thonë se gjysma e 10 vendeve të para janë në Evropë
Evropa ka ruajtur reputacionin e saj si një kontinent i sigurt për udhëtime, sipas raportit më të ri të Berkshire Hathaway Travel Protection, por fituesja e vitit të kaluar, Islanda, ka humbur fronin. Raporti zbulon se vendi më i sigurt në botë për udhëtarët në vitin 2026 është Holanda, e cila ka fituar pikët më të larta në Indeksin Global të Paqes dhe në vlerësimet e Numbeo-s.
Sipas të dhënave të mbledhura nga Global Peace Index, Numbeo dhe GeoSure Global, bashkuar me një anketë të udhëtarëve amerikanë, Holanda u vlerësua për sigurinë publike, shërbimet shëndetësore dhe mbrojtjen që ofron për femrat, komunitetin LGBTQIA+ dhe njerëzit me ngjyrë. Ekspertët megjithatë paralajmërojnë vizitorët të kenë kujdes nga korsitë e biçikletave, të cilat janë të shumta në qytetet holandeze dhe mund të përbëjnë rrezik për këmbësorët.
Në listën e këtij viti, Australia renditet e dyta, e ndjekur nga Austria, Islanda, Kanadaja dhe Zelanda e Re. Nga dhjetë vendet më të sigurta në botë, gjysma ndodhen në Evropë, duke konfirmuar pozicionin e kontinentit si destinacioni më i besueshëm për turistët.
Islanda, e cila mbajti vendin e parë vitin e kaluar, ka rënë në vendin e katërt pas shpërthimeve të vazhdueshme vullkanike në Gadishullin Reykjanes, të cilat kanë ndikuar në infrastrukturën dhe udhëtimet në vend. Megjithatë, ajo ka vazhduar të presë miliona turistë gjatë vitit 2025, pavarësisht sfidave natyrore.
Ndërkohë, Mbretëria e Bashkuar ka rënë nga vendi i 13-të në të 14-tin, për shkak të rritjes së krimeve të vogla si vjedhjet, megjithëse vazhdon të konsiderohet një destinacion i sigurt krahasuar me shumë qytete amerikane. Ekspertët këshillojnë udhëtarët të shmangin rrjetet publike Wi-Fi dhe faqet e pasigurta për të evituar krimet kibernetike.
Raporti thekson se renditjet e sigurisë janë dinamike dhe mund të ndryshojnë me shpejtësi, pasi faktorët mjedisorë, natyrorë dhe politikë ndikojnë drejtpërdrejt në to. “Pavarësisht se sa i sigurt konsiderohet një vend, turistët duhet të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të informuar për çdo rrezik të mundshëm,” theksohet në raport.
Renditja e 10 vendeve më të sigurta për udhëtarët në 2026:
1. Holanda
2. Australi
3. Austri
4. Islandë
5. Kanada
6. Zelanda e Re
7. Emiratet e Bashkuara Arabe
8. Zvicër
9. Japoni
10. Irlandë