Tag: hoffenheim

  • VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    VIDEO/ Triumfi i dytë radhazi në Bundesligë, Dortmund mund Hoffenheim

    Dortmund merr fitoren e dytë radhazi në kampionat, teksa kaloi me shifrat 2-0 pengesën e Hoffenheim. Nga një gol për secilën pjesë mjaftuan për të besuarit e Kovac, për të marrë këtë sukses në shtëpi.Pjesa e parë u vendos nga një gol i Brandt, në minutën e 43-të. Goli i dytë mban firmën e Schlotterbeck, në minutën e 60-të.
    Verdhezinjtë e vendit të 3-të do të përballen në ndeshjen tjetër ndaj Freiburg. Hoffenheim i vendit të pestë pret Hamburgun.

  • Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    Tre dardanë në fushë, Dortmund bën detyrën ndaj Hoffenheim por shumë larg Bayern (video)

    7 Dhjetor 2025

    19:47

    Telesport

    Borussia Dortmund ka fituar 2-0 ndaj Hoffenheim në “Signal Iduna Park”, ndeshje e vlefshme për javën e 13-të në Bundesligë. Verdhezinjtë gjetën avantazhin në fund të pjesës së parë me Julian Brandt, i cili e kishte të lehtë të shtynte topin në rrjetë, pas kombinimit perfekt mes Adeyemi dhe Couto, ky i fundit pasoi në zonë.
    Në minutën e 60-të ishte Nico Schlotterbeck, i cili në rrëshkitje e sipër, dërgoi topin në rrjetë. Rezultati final 2-0. Pas kësaj fitoreje, Dortmund ngjitet në vendin e tretë me 28 pikë, 9 pikë larg ndaj Bayernit të vendit të parë dhe vetëm 1 pikë larg ndaj Leipzig të vendit të dytë.
    Për Hoffenheim lujatën titullarë si zakonisht këtë sezon tre yjet e Kosovës: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnik Asllani.
    SHIKOGOLAT

  • Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    Dortmund nuk ka dyshime për talentin e tij, futet në garë për transferimin e yllit të Kosovës

    25 Nëntor 2025

    20:24

    Telesport

    Listës së ekipeve të interesuara për sulmuesin e Kosovës, Fisnik Asllani, i është shtuar së fundmi edhe Borussia Dortmund, sipas asaj që raporton “Bild”. 23-vjeçari po shkëlqen te Hoffenheim në sezonin e tij të parë në Bundesligë, ku deri tani ka shënuar gjashtë gola dhe ka dhënë 3 asiste.
    Drejtuesit e klubit verdhezi e shohin Asllanin si zëvendësuesin ideal të Serhou Guirassy, ku 29-vjeçari pritet të largohet drejt Arabisë Saudite gjatë merkatos së janarit ose verës së ardhshme.
    Përveç Dortmundit, për Asllanin ka interes konkret edhe nga Bayern Munich dhe Barcelona, por bavarezët duken më të avantazhuar. Largimi i Asllanit nga Hoffenheim në fund të këtij sezoni është thuajse 100% i sigurt, ndërkohë që klauzola e largimit të tij është 30 milionë euro.

  • Kosova luan sot ndaj Zvicrës, vjen urimi i veçantë nga Gjermania (foto)

    Kosova luan sot ndaj Zvicrës, vjen urimi i veçantë nga Gjermania (foto)

    18 Nëntor 2025

    19:01

    Telesport

    Kosova do të ndeshet sot në mbrëmje me Zvicrën në “Fadil Vokrri”, në sfidën e fundit kualifikuese për Kupën e Botës 2026. Zvicra mban vendin e parë në grup, dardanët të dytin.
    Kosova do të ngjitej në krye vetëm në rast se fiton em 6 gola diferencë, gjë shumë e vështirë për të ndodhur. Por, Kosova ka arritur objektivin e saj për këto kualifikuese, duke u renditur e dyta dhe do të marrë pjesë në play-offin e muajit mars, rruga e vetme e mbetur për biletat e fundit për në Botëror.
    Pak para ndeshjes, Kosova ka marrë një urim të bukur nga klubi i Bundesligës, Hoffenheim, aty ku luajnë tre dardanë: Albian Hajdari, Leon Avdullahu dhe Fisnkik Asllani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoffenheim iu uron fat tre lojtarëve nga Kosova.
    “Fat të mbarë, djema”, shkruhet në postimin zyrtar të Hoffenheim.

  • Hoffenheim uron dardanët për kualifikimin në Play Off: Ëndrra është gjallë

    Hoffenheim uron dardanët për kualifikimin në Play Off: Ëndrra është gjallë

    Kosova siguroi një biletë për në Play off të Botërorit, pas triumfit 0-2 ndaj Sllovenisë. Klubi gjerman Hoffenheim ka uruar dardanët, përfaqësuese në të cilën luajnë lojtarë si Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
    “Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon. Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkroi ndër të tjera klubi gjerman.

     

  • “Endrra e tyre po vazhdon”, klubi gjerman feston fitoren e Kosovës me tre lojtarët e tij

    “Endrra e tyre po vazhdon”, klubi gjerman feston fitoren e Kosovës me tre lojtarët e tij

    16 Nëntor 2025

    11:58

    Telesport

    Klubi i Hoffenheim-it ka uruar Kosovën, skuadër e cila mbrëmë siguroi play-off e Kampionatit Botëror 2026, një arritje historike për Dardanët tanë vëllezër.
    Klubi gjerman, me një postim emocionues në rrjetin social “Facebook”, ka publikuar një foto të lojtarëve të Kosovës, ku në qendër janë tre yjet e skuadrës së Hoffenheim, Fisnik Asllani, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari.
    “Ëndrra e Kupës së Botës së tyre po vazhdon. Fis, Leon dhe Albi siguruan biletën për në play-offin e Kupës së Botës. Numri 11 i ynë e nisi këtë fitore me gol për ta bërë rezultatin 1-0 ndaj Sllovenisë”, shkruhet në postim. Sa bukur!

  • Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Turpërohet keq portieri shqiptar në Bundesligë, pëson 6 gola. Mbrojtësi i Kosovës gjen golin e parë (video)

    Bayer Leverkusen ka marrë një fitore tejet bindëse 6-0 ndaj Heidenheim, për javën e 10-të në Bundesligë. Ekipi i “Aspirinave” shënoi 6 gola në portën e mbrojtur nga shqiptari Diant Ramaj, i cili bëri një paraqitje tejet zhgënjyese dhe ishte fajtor sidomos në golin e tretë, ku bëri një dalje komplet të gabuar dhe nuk u kuptua me mbrojtësin e tij. Po ashtu pati edhe pjesën e vetë të fajit në golat e tjerë.
    Golat për Leverkusen u shënuan nga Patrik Schick 2′, 22′, Jonas Hofmann 16′, Ernest Poku 27′ dhe Ibrahim Mazza 45+1 dhe 53′. Pas kësaj fitoreje, Leverkusn ngjitet në vendin e katërt me 20 pikë, ndërsa Heidenheim mbyll renditjen me vetëm 5 pikë.
    Hoffenheim merr fitoren e katërt rresht, këtë herë duke mundur në shtëpi 3-1 Leipzig. Mbrojtësi i Kosovës, Albian Hajdari shënon golin e parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim. Fisnik Asllani i futur në pjesën e dytë, asistoi në golin e tretë të Grischa Promel që vulosi fitoren 3-1. Titullar për Hoffenheim ishte edhe ylli tjetër i Kosovës, mesfushori Leon Avdullahu.
    Pas kësaj fitoreje, Hoffenheim mban vendin e pestë me 19 pikë, Leipzig renditet i treti me 22 pikë.
    https://wSHIKOGOLATnline/search/label/Bundesliga

  • E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    E BUJSHME NGA GJERMANIA: Zëvendësuesi i Harry Kane te Bayern mund të jetë një shqiptar

    27 Tetor 2025

    20:06

    Telesport

    Në sezonin e tij të parë në Bundesligë me fanellën e Hoffenheim, Fisnik Asllani po shkëlqen duke shënuar 5 gola dhe ka dhënë 1 asist në 9 ndeshjet e para.
    Forma e mirë e sulmuesit të Kosovës ka ngjallur interesimin e shumë klubeve për të. Prej ditësh përflitet për një interes të Barcelonës, ndërsa pak minuta më parë, Florian Plettenberg për Sky Sport Germany, raporton se Bayern ka shtuar në listën e merkatos së ardhshme verore emrin e Fisnik Asllanit.
    Klubi bavarez e sheh Asllanin si një zëvendues të mundshëm për Harry Kane. Sipas raportimit në fjalë, Bayern është informuar për klauzolën e largimit të sulmuesit dardan dhe mund të arrijë marrëveshjen para verës.
    Një gjë mund të thuhet me plot gojën, me formën e treguar deri tani, largimi i Asllanit nga Hoffenheim drejt një ekipi të madh gjatë verës së ardhshme është i sigurt.

  • VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

    VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

    Bayern nuk ndal hapin në Bundesligë, teksa merr triumfin e radhës. Ndaj Hoffenheim, kampionët e Gjermanisë fituan pastër 1-4.
    Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli, falë Harry Kane. Sulmuesi anglez kompetoi tripletën, me dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

    Coufal shënoi për vendasit por asgjë për t’u shqetësuar për bavarezët, që mbyllën llogaritë një herë e mirë me Gnabryn. Ekipi i Kompany ka grumbulluar 12 pikë pas 4 ndeshjesh.
    Ndeshja e radhës për Bayern është ndaj Ëerderit në shtëpi, takim ky i programuar të luhet pas disa ditësh.
     
     

     
     
     
    © BalkanWeb

  • Harry Kane i jashtëzakonshëm, Bayern Munich me fitore bindëse ndaj Hoffenheim (video)

    Harry Kane i jashtëzakonshëm, Bayern Munich me fitore bindëse ndaj Hoffenheim (video)

    Bayern Munich ka marrë fitoren e katërt rresht në Bundesligë, duke fituar 1-4 në transfertë ndaj Hoffenheim. Protagonisti kryesor i ndeshjes, Harry Kane me 3 gola të shënuar.
    Goli i parë i bavarezëve erdhi në fund të pjesës së parë pas një skeme fantastike, Lennart Karl, pason ultas nga goditja e këndit, Harry Kane dërgon topin në rrjetë me një goditje të fuqishme.
    Në fillim të pjesës së dytë, goditja e Sacha Boey ndalet me dorë brenda zonë snga lojtari kundërshtar. Harry Kane tregohet i saktë nga 11-metrat. Në minutën e 69-të, Kim Min-Jae dëmtohet dhe në vend të tij dutet Dayot Upamecano.
    Në minutën e 75-të, Olise pengohet brenda zonës, arbitri pasi sheh pamjet në ekran, jep sërish penallti për bavarezët. Sërish harry Kane tregohet i saktë.
    Vladimir Coufal shënon golin e nderit për vendasit në minutën e 82-të, pas ekzekutimit perfekt të goditjes së dënimit. Dyshja e Kosovës, Leon Avdullahu dhe Fisnk Asllani e nisën si titullar dhe u zëvendësuan në 10 minutat e fundit. Serge Gnabry vulosi fitoren 1-4 për Bayern me golin e tij në minutën e fundit shtesë.
    SHIKOGOLAT
    Në sfidat e tjera, Augsburg-Mainz 1-4, Hamburger-Heidenheim 2-1, Werder Bremen-Freiburg 0-3.