Tag: hoeness

  • Uli Hoeness del kundër tifozëve: Drejtues nuk mund të jenë ata

    Uli Hoeness del kundër tifozëve: Drejtues nuk mund të jenë ata

    1 Dhjetor 2025

    20:01

    Telesport

    Uli Hoeness ka këmbëngulur me një deklaratë të dytë duke theksuar se ka ardhur koha që futbolli gjerman të ndryshojë.
    Para pak ditësh, legjenda e Bayern dhe aktualisht njeriu më me impakt te rekordmenët e Bundesligës u shpreh se rregulli “50+1” duhet të ndryshojë, në mënyrë që futbolli gjerman të arrijë nivelet e Premier League.
    “Nuk ka më kuptim që të mos lejohen investitorë për të blerë më shumë se 50% të një klubi. Historia moderne po tregon se investimet janë të domosdoshme për të qenë rivalë të denjë në futbollin europian”, u shpreh Hoeness.
    Tifozët i dolën kundër menjëherë duke mbajtur qëndrimet e tyre nëpërmjet banderolave në stadium. Hoeness, megjithatë, nuk ndryshon mendim.
    “Kam respekt për tifozët. Ata janë arsyeja kryesore pse ekziston ky sport, por… nuk janë ata drejtues. Jam i mendimit që drejtuesit duhet të jenë njerëzit që dinë të marrin vendime financiare dhe jo thjesht tifozë”.

  • Uli Hoeness “fut hundët” sërish! Nëse largohet Upamecano, ai ka gjetur pasuesin

    Uli Hoeness “fut hundët” sërish! Nëse largohet Upamecano, ai ka gjetur pasuesin

    30 Nëntor 2025

    9:43

    Telesport

    Uli Hoeness mund të jetë ndikuesi numër 1 në merkaton e mbrojtjes për Bayern në merkaton e verës.
    Sipas gazetës Bild, ai është një tifoz i madh i Nico Schlotterbeck dhe e ka pëlqyer qysh kur mbrojtësi gjerman ishte te Freiburg. Hoeneß vlerëson mentalitetin tipik gjerman të Nico.
    Schlotterbeck ka disa anëtarë të familjes tifozë të Bayern, të cilët do të donin ta shihnin në Mynih. Problemi është Upamecano. Bayern nuk do të shpenzojë më shumë para, nëse francezi pranon rinovimin.
    Nëse ndodh e kundërta dhe Upamecano zgjedh të largohet, atëherë Schloterbeck do të jetë objektiv absolut. Ai nuk kushton më shumë se 30 mln euro, sepse kontrata e tij skadon në 2027.

  • “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    “Endrra e Uli Hoeness!” Legjenda Matthaus paralajmëron blerjen e re të Bayern

    Lothar Matthaus ka paralajmëruar transferimin e ardhshëm të Bayern.
    Sipas legjendës së futbollit gjerman, do të jetë Nico Schlotterbeck. Qendërmbrojtësi i Borussia Dortmund ka edhe një vit e gjysmë kontratë në “Signal Iduna Park” dhe nuk do të rinovojë.
    “Eshtë e qartë se Bayern po e ndjek me vëmendje. Afërmendsh, bavarezët jo vetëm duan të forcojnë mbrojtjen, por edhe të dobësojnë kundërshtarin. Jam i sigurt se Bayern do ta transferojë atë”.
    “Schlotterbeck është gjerman. A nuk ka qenë gjithmonë ëndrra e Uli Hoeness, që Bayern të bëhet ekip thuajse totalisht gjerman? Ai dhe Tah janë gjermanë dhe titullarë të kombëtares. Do të ishte zgjedhja perfekte”, ka deklaruar ish-kampioni i botës.
    Bayern vërtet ka mjaft gjermanë në ekip: Neuer, Tah, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Bischof, Musiala, Karl dhe Gnabry. Ata janë baza e skuadrës. Në verë Bayern tentoi edhe dy gjermanë të tjerë, edhe pse pa sukses, Woltemade dhe Wirtz.
    Imagjinoni nëse do të ishin blerë. Thuajse gjithë formacioni do të ishte gjerman: Neuer – Davies, Schlotterbeck, Tah, Laimer – Kimmich, Pavlovic – Wirtz, Musiala, Olise – Woltemade. Pra, 8 nga 11 titullarë, gjermanë!

  • Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    Kur do të largohet përfundimisht nga Bayern? Legjenda Uli Hoeness jep përgjigjen finale

    18 Tetor 2025

    16:51

    Telesport

    Kur do të largohet Uli Hoeness përfundimisht nga Bayern? Kjo është pyetja që bëjnë të gjithë në Gjermani.
    Vetë ai ka dhënë një përgjigje për mediat.
    “Gjithmonë thuhet se Rummenigge dhe unë ndërhyjmë te klubi, por jo. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Në momentin që ndiejmë se Bayern po ecën ashtu siç e imagjinojmë, nuk ndërhyjmë aspak. Kur do të iki? Nuk mund ta bëj dot”.
    “Kohët e fundit u thashë drejtuesve: ‘nëse e shihni të arsyeshme, më tregoni nëse duhet të largohem’. Pastaj do të shkoj qetësisht në malin tim në Tegernsee”, është shprehur Hoeness.

  • Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

    Uli Hoeness: “Jackson nuk do blihet, sepse s’ka shans të luajë 40 ndeshje”

    7 Shtator 2025

    13:12

    Telesport

    Pronari “de facto” i Bayern, Uli Hoeness, ka shpjeguar detajet e huazimit të Nicolas Jackson, një nga ngjarjet më të bujshme të merkatos së verës, e cila u kthye gati-gati në një telenovelë.
    Hoeness ka saktësuar detajet e marrëveshjes, duke theksuar se shifrat janë ndryshe nga sa thuhet në media.
    “Nuk është huazim për 16,5 mln euro, por më pak. Agjenti dhe lojtari kanë pranuar ulje pagash dhe komisioni, gjithsej 3 mln euro, që do të thotë se huazimi është kryer për 13,5 mln euro”.
    “Së dyti, nuk është blerje përfundimtare, sepse Jackson duhet të luajë 40 ndeshje si titullar. Kjo nuk ka shans të ndodhë, kështu që ai nuk do të blihet”.

  • “Unë nuk do kisha pranuar të isha drejtor sportiv te Bayern”

    “Unë nuk do kisha pranuar të isha drejtor sportiv te Bayern”

    25 Gusht 2025

    16:14

    Telesport

    Legjenda e Bayern, Hermann Gerland, i cili ka punuar për dekada në role të ndryshme në klub, ka dhënë larg e larg një kritikë për drejtuesit e klubit.
    Ai ka mbështetur drejtorin sportiv Max Eberl, duke u shprehur se nuk do të kishte dashur kurrë të ishte në vendin e tij.
    “Max Eberl po punon mirë, me aq sa janë mundësitë. I kërkohet të rinovojë kontratat me Musiala-Davies, por gjithashtu të ulë sa më shumë pagat. Nuk do ta kisha pranuar si detyrë”.
    “Hoeness? Po, ai fut hundët. Gjithmonë ka ndodhur kështu. Kur shkon te Bayern, e kupton se Hoeness do të vijë një ditë dhe do të heqë dikë nga puna”.

  • “Miku im Uli Hoeness duhet të largohet totalisht nga Bayern”

    “Miku im Uli Hoeness duhet të largohet totalisht nga Bayern”

    21 Gusht 2025

    15:14

    Telesport

    Sipas legjendës së trajningut, Felix Magath, Bayern ka një problem shumë serioz. Sipas tij, problemi është lidershipi.
    “Nuk kuptohen detyrat që kanë drejtuesit. Pra, personi X çfarë roli ka? Po personi tjetër? Po tjetri? Nuk kuptohet asgjë. Kjo është krizë strukturale. Bayern ka nevojë për një lidership të qartë”, ka deklaruar Magath.
    “Kam një këshillë për mikun tim Uli Hoeness. Duhet të largohet përfundimisht nga Bayern. Nuk ka rrugë tjetër”.

  • Hoeness shtrohet urgjentisht në spital, frikë për presidentin e nderit të Bayern Munich

    Hoeness shtrohet urgjentisht në spital, frikë për presidentin e nderit të Bayern Munich

    Uli Hoeness, presidenti nderi i Bayern Munich, është shtruar me urgjencë në spital pas një shqetësimi të papritur shëndetësor, gjatë një turneu bamirësie në golf. Ish-futbollisti 73-vjeçar është jashtë rrezikut.
    Kampioni i Europës në vitin 1972 dhe kampion bote me Gjermaninë Perëndimore në vitin 1974 u dërgua dje në spital, gjatë një eventi bamirësie në fushën e golfit në kështjellën e Miel-it, rreth 430 kilometra nga Mynihu. Hoeness pësoi çarje të një ene gjaku dhe u ndihmua menjëherë nga stafi mjekësor.
    Ai u nxor nga spitali disa orë më vonë, por kishte nevojë për kujdes të menjëhershëm mjekësor dhe më pas u transportua me urgjencë në spital gjatë ngjarjes, e organizuar nga CEO i “Telekom”, Timotheus Höttges, i cili pritet të rinovojë kontratën e sponsorizimit me klubin bavarez. Sipas gazetës gjermane “Bild”, Hoeness është lënë i lirë në mbrëmje, pasi ka marrë trajtimin e nevojshëm, dhe tashmë është në gjendje të mirë.
    Hoeness është një nga figurat më të rëndësishme në historinë e Bayern Munich. Ai ka veshur fanellën e klubit nga viti 1970 deri më 1979 në 329 ndeshje, ka fituar tri herë Bundesligën dhe tri Liga të Kampionëve, si dhe Kupën e Botës më 1974 me Gjermaninë Perëndimore.
    Pas mbylljes së karrierës si futbollist, Hoeness u bë drejtues, fillimisht si menaxher i përgjithshëm e më pas si president i klubit bavarez nga viti 2009 deri më 2019. Në vitin 2014, ai pranoi fajësinë për evazion fiskal prej 28 milionë eurosh dhe u dënua me 3 vite e 6 muaj burg.
    Pas kësaj, ai dha dorëheqjen nga të gjitha pozicionet në klub, por u lirua pas 21 muajsh dhe u rizgjodh president i Bayernit. Aktualisht mban titullin e presidentit të nderit, pasi ia dorëzoi presidencën Herbert Hainer në nëntor 2019, ndërsa vijon të jetë pjesë e këshillit drejtues të klubit.
     

  • A ka faj Uli Hoeness që Bayern humbi futbollistin më të mirë gjerman, Florian Wirtz?

    A ka faj Uli Hoeness që Bayern humbi futbollistin më të mirë gjerman, Florian Wirtz?

    20 Korrik 2025

    14:31

    Telesport

    A kishte faj Uli Hoeness, që Bayern dështoi për blerjen e Florian Wirtz? Në Gjermani ka disa që mendojnë se po, ka disa që mendojnë se jo.
    Michael Reschke, ish-drejtor sportiv i bavarezëve, ka dhënë një mendim sesi funksiononin gjërat kur ai punonte në Mynih.
    “Hoeness dhe Rummenigge ishin njerëzit kryesorë që kishin kontaktet e tyre për transferimet. Nuk ishte puna e tyre të dinin tregun e lojtarëve, patjetër. Nëse u prezantoje një ide dhe një plan biznesi, duke shtuar video dhe raporte, ata të mbështesnin. Nuk ishin kurrë pengesë”.
    “Hoeness u përfshi për Wirtz, por ishte diçka me kuptim. Ai ka karizëm, njihte babain e lojtarit. Fakti që nuk funksionoi nuk do të thotë gjë. Mbaj mend kur transferuam Kimmich dhe Coman. Hoeness dhe Rummenigge nuk i njihnin, por prezantimi në mbledhje i bindi”.

  • Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin

    Babai i Wirtz zbulon prapaskenat: Bayern insistoi për të, por zgjodhi Liverpoolin

    Babai i Florian Wirtz, Hans-Joachim, foli për Der Spiegel rreth sagës së fundit të transferimeve, me lojtarin që iu bashkua Liverpool.
    Hans zbuloi se për Wirtz kishte shumë oferta, por në fund zgjodhi The Reds.

    “Kishte disa klube, por Bayern Munich dhe Liverpool ishin të vetmet që ishin seriozisht të interesuara për të”, shpjegoi ai.
    “Situata me Bayernin ishte e vështirë sepse Uli Hoeneß dhe Karl-Heinz Rummenigge bënë përpjekje të jashtëzakonshme për të nënshkruar me të. Kam respektin maksimal për Uli Hoeneß dhe sukseset që ai ka arritur. Pas këputjes së ligamentit të kryqëzuar të Florianit në vitin 2022, ai na ndihmoi për të siguruar operacionin. Kjo është arsyeja pse telefonata e fundit me Uli Hoeneß ishte shumë e vështirë për mua.”