Tag: hodhi

  • Video/ Vrasja brutale e 58-vjeçarit grek, i riu shqiptar: Nuk doja t’i merrja jetën, por më zuri rrugën dhe më hodhi sprej djegës në fytyrë

    Video/ Vrasja brutale e 58-vjeçarit grek, i riu shqiptar: Nuk doja t’i merrja jetën, por më zuri rrugën dhe më hodhi sprej djegës në fytyrë

    “Nuk doja ta vrasja, por u zumë se më pengoi rrugën me makinë dhe me hodhi spraj dregës në fytyrë”, kështu shprehet i riu shqiptar që akuzohet për dhunimin me vdekje të  58-vjeçar në Neo Kosmo të Athinës.

    Nga kamerat e sigurisë u identifikua shqiptari Igli Shano, 29 vjeç, nga Bilishti, ndërsa bashkë me dy shokët e tij grekë iu afruan dhe dhunuan shtetasin grek, pas konfliktit që kishte lindur më parë për çështje parakalimi.
    Sipas një dëshmie në dispozicion të autoriteteve, autori dyshohet se e ka kapur burrin nga koka dhe e ka goditur vazhdimisht në timon duke i shkaktuar dëme të rënda, të cilat i morën jetën.
    Siç raportuan burimet policore, makina e viktimës ishte e mbuluar me gjak, ndërsa xhami i përparmë ishte i thyer”.

     
     

    Top Channel

  • Hodhi benzinë brenda dyqanit në Kukës, policia jep detaje për ngjarjen

    Hodhi benzinë brenda dyqanit në Kukës, policia jep detaje për ngjarjen

    Policia e Kukësit ka dhënë detaje të reja lidhur me incidentin e ndodhur brenda një dyqani ku u hodh  një sasi benzine. Sipas policisë autori 49-vjeçari K.SH., është arrestuar dhe po hetohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
    Gjithashtu, njofton policia, dyshohet se autori vuan nga probleme të shëndetit mendor.
    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për shtetasin K. Sh., 49 vjeç, banues në Kukës, i cili dyshohet se hodhi një sasi benzine në dyqanin e një kompanie celulare, bëjmë me dije se specialistët për Hetimin e Krimeve kryen veprimet procedurale për arrestimin për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”, të 49-vjeçarit, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor”, thuhet në njoftimin e policisë.
    Ngjarja ndodhi një ditë më parë në lagjen nr.2 të Kukësit, ku 49-vjeçari ka derdhur një sasi benzine brenda dyqanit dhe u ka bërë thirrje punonjësve dhe klientëve të pranishëm të dalin jashtë, duke krijuar një situatë të tensionuar dhe potencialisht të rrezikshme.

  • Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor

    Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor

    Irani hodhi sot poshtë sanksionet e OKB-së ndaj programit të tij bërthamor, pasi ato u rivendosën nga Gjermania, Franca dhe Britania, duke i cilësuar si të paligjshme dhe “të pavlefshme”.
    “Masat e marra nga tre vendet evropiane janë të gabuara nga pikëpamja ligjore dhe procedurale, prandaj janë të pavlefshme”, shkroi ministri i Jashtëm Abbas Araghchi në një letër drejtuar sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, të publikuar në platformën X.

    Ai theksoi se hyrja në fuqi e sanksioneve përbën “një abuzim të qartë” të marrëveshjes bërthamore të vitit 2015, duke e quajtur atë moralisht dhe politikisht të pajustifikueshme.

    Araghchi kërkoi nga Guterres që të mos lejojë tre vendet evropiane dhe SHBA-në të “shfrytëzojnë OKB-në për qëllime politike”.

    Sanksionet u rikthyen në fuqi gjatë natës, pasi Gjermania, Franca dhe Britania – bashkënënshkruese të marrëveshjes historike për parandalimin e prodhimit të armëve bërthamore nga Irani, aktivizuan mekanizmin e njohur si “snapback”.
    Perëndimi druhet se Irani po përpiqet të zhvillojë një bombë bërthamore, megjithëse Teherani këmbëngul se programi i tij ka vetëm qëllime civile. Megjithatë, tre fuqitë evropiane e akuzojnë vendin për pasurim uraniumi shumë përtej niveleve të nevojshme për përdorim civil.
    Rivendosja e inspektimeve nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (IAEA) ishte gjithashtu një kërkesë kyçe. Por, pavarësisht përpjekjeve të fundit diplomatike, nuk u arrit asnjë marrëveshje me udhëheqësit iranianë, gjë që çoi në rikthimin e regjimit të sanksioneve që ishte në fuqi midis viteve 2006–2010.
    Masat përfshijnë një embargo të plotë armësh, ndalim të pasurimit të uraniumit dhe ngrirje globale të pasurive të individëve dhe institucioneve iraniane të lidhura me programet bërthamore apo raketore.
    Ndërsa sanksionet pritet të godasin më tej ekonominë tashmë të dobësuar të Iranit, e cila po përballet edhe me masa të njëanshme nga SHBA-ja, ndikimi i plotë i “snapback”-ut të OKB-së mbetet ende i paqartë.

  • Hodhi lëndë piroteknike gjatë ndeshjes/ Nisin hetimet për të riun nga Vlora

    Hodhi lëndë piroteknike gjatë ndeshjes/ Nisin hetimet për të riun nga Vlora

    Një 18-vjeçar do të hetohet në gjendje të lirë pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Flamurtari”, hodhi lëndë piroteknike në fushë.
    Ngjarja u regjistrua një ditë më parë në në stadiumin “Adush Muça”, në Ballsh.
    Njoftimi i Policisë:
    “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin G. K., 18 vjeç, banues në Vlorë, pasi dyshohet se gjatë ndeshjes së futbollit “Bylis-Flamurtari”, ka hedhur lëndë piroteknike në fushë”.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

  • Hodhi helm për dhelprat, por ‘vret’ qentë e komshiut- Konflikti që çoi në polici dy banorët e Çiflikut

    Hodhi helm për dhelprat, por ‘vret’ qentë e komshiut- Konflikti që çoi në polici dy banorët e Çiflikut

    Një ngjarje është regjistruar në fshatin Çiflik, bashkia Konispol, ku një konflikt mes fqinjëve ka marrë përmasa të papritura.

    65 vjeçari me emrin real Behar Zeneli, por nga puna që ka bërë në Greqi e ka ndërruar në Aristidh Papa, me pretendimin se kishte shqetësim nga dheiprat për gjënë e tij të gjallë, hodhi helm për t’i ngordhur ato.

    Por helmi ngordhi jo vetëm dhelprat, por edhe 3 qen të komshiut, Sokol Emini. Qentë ndodheshin në baçen e tij, thotë Sokoli. Komshiu dyshoj se ka hedhur helm për të ngordhur qentë e mi.

    Nisur nga kjo Sokoli tepër i shqetësuar për çfarë i ndodhi bëri denoncim në Stacionin e Policisë në Shkallë.

    Pas hetimit për 65 vjeçarin Behar Zeneli alias Aristidh Papa, ka nisur proçedimi penal

    Njoftimi i Policisë 

    Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Shkallë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. P., 65 vjeç, banues në këtë fshat. Procedimi erdhi pas kallëzimit të bërë nga shtetasi S. E., i cili denoncoi se fqinji i tij kishte vendosur ushqim të helmuar me qëllim eliminimin e dhelprave, por ky helm u konsumua nga dy qentë e tij.

    Fatkeqësisht, kafshët nuk arritën të mbijetonin dhe ngordhën si pasojë e helmimit. 

    Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë  për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

    FOTO GALERI: 

  • Masakra para fëmijëve – Vajza 18-vjeçare rrëfen si i ati vrau me thikë nënën: E goditi, e tërhoqi zvarrë, e hodhi përtokë…

    Masakra para fëmijëve – Vajza 18-vjeçare rrëfen si i ati vrau me thikë nënën: E goditi, e tërhoqi zvarrë, e hodhi përtokë…

    Ngjarja tragjike në Greqi, ku 40-vjeçari shqiptar vrau me thikë bashkëshorten e tij Marjola Nakoleci, po zbardhet dita-ditës nga dëshmitë rrëqethëse të familjarëve. Vajza e çiftit, vetëm 18 vjeçe, ka treguar për mediat greke se ka qenë dëshmitare e çdo momenti, ndërsa i ati godiste për vdekje nënën e saj, përpara syve të saj dhe të vëllait 13-vjeçar.

    Sipas saj, gjithçka nisi pas një grindjeje të zakonshme, ku nëna i kërkoi babait të ndahej prej saj. Por xhelozia e tepruar dhe dyshimet për tradhti, çuan në krimin e rëndë.

    “U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz. Ata janë grindur edhe më parë, por jo kështu. Kohët e fundit punonte normalisht, ishte i qetë. Nuk pinte, nuk bërtiste, por nisi të bëhej obsesiv nga xhelozia,” rrëfeu vajza.

    E mitura shtoi se nëna e saj bërtiste “ndihmë, ndihmë” teksa përpiqej të shpëtonte, por 40-vjeçari e goditi me thikë, e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë.

    “Pashë gjithçka… edhe kur e goditi me thikë dhe kur e hodhi përtokë. Ishim unë dhe vëllai im 13 vjeç. Nëna ime i tha ‘më mirë të ndahemi’, dhe që aty gjithçka shpërtheu,”  dëshmon vajza.

    Intervista e vajzës 18-vjeçare për mediat greke:

    Vajza: U grindën sepse babai im ishte shumë xheloz.

    Nuk janë grindur më parë?

    Vajza: Janë grindur por jo kështu. Ishim mirë. Kohët e fundit kishte filluar punën. Punonte normalisht, ishte normal. Nuk bërtiste, nuk pinte, asgjë nga këto. Thjesht filloi nga xhelozia dhe për këtë arsye e bëri.

    Ishe aty?

    Vajza: Po. Nëna ime bërtiste ‘ndihmë ndihmë’, ai veproi shpejt dhe iku. Pashë gjithçka, edhe kur ai e goditi me thikë dhe ajo po bërtiste, edhe kur e tërhoqi nga flokët dhe e hodhi përtokë. Ata ishin në dhomë, po bërtisnin. Nuk i kushtova shumë vëmendje, po flija.

    Pastaj mami filloi të thoshte ‘Do të më vrasësh’? Pastaj filloi të vraponte. Ishim unë dhe vëllai im, ai është 13 vjeç. Nuk di çfarë të them. Ishte e papritur. Nuk di çfarë të mendoj. U grindën për këtë dhe mami i tha ‘më mirë të ndahemi’. Ai iku njëherë për dy ditë, nuk e nxorri jashtë mami, iku vetë dhe pastaj u kthye dy ditë më vonë dhe na thoshte më vjen keq, por ne e besuam. Nuk dua ta shoh më.

    A kishte tentuar ndonjëherë vetëvrasjen?

    Vajza: Po një herë, këtë vit në fakt. Për të njëjtën arsye.

    A ja mori celularin mamit për të kontrolluar mesazhet?

    Vajza: Po, po.

  • Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, pranga 30-vjeçarit në Fier

    Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, pranga 30-vjeçarit në Fier

    Policia e Fierit ka arrestuar në flagrancë një 30-vjeçar, i dyshuar për shpërndarje të lëndëve narkotike.
    Në pranga ka rënë shtetasi Ardit Tafa, banues në Fier, i cili u konstatua nga shërbimet e policisë në lagjen “Konferenca e Pezës”, ku ai hodhi në tokë dozat e kokainës dhe tentoi të largohej, por u kap dhe u arrestua nga efektivët.
    Policia sekuestroi 13 doza kokaine, të cilat u hodhën në tokë nga 30-vjeçari.
    Njoftimi i Policisë:
    Fier
    Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari.
    Sekuestrohen 13 doza kokaine të cilat ky shtetas i hodhi në tokë, në momentin që u konstatua nga punonjësit e Policisë.
    Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë policore për një shtetas që shiste lëndë narkotike, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e tij. Si rezultat, u identifikua dhe u arrestua në flagrancë shtetasi:
    A. T., 30 vjeç, banues në Fier.
    Ky shtetas, kur është konstatuar nga punonjësit e Policisë, në lagjen “Konferenca e Pezës”, ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë, në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes nga punonjësit e Policisë.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, prangoset në ndjekje 30-vjeçari në Fier

    Hodhi 13 doza kokainë në tokë kur pa agjentët, prangoset në ndjekje 30-vjeçari në Fier

    Shiste kokainë në doza, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 30-vjeçari i dyshuar. Sekuestrohen edhe 13 doza me lëndë narkotike që i hodhi në tokë në momentin që u konstatua nga efektivët.
    I arrestuari është Ardit Tafa, banues në Fier.
    Aksioni u krye nga shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe shërbimet e Forcës Operacionale Fier, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative.
    “I dyshuari është konstatuar nga punonjësit e Policisë në lagjen “Konferenca e Pezës”, teksa ka hedhur dozat e lëndës narkotike kokainë në tokë, dhe ka tentuar të largohet, por është kapur dhe vënë në pranga pas ndjekjes”, bëri me dije policia vendore.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • “Nëse doni të jemi pak pervers, e humbi Serinë A ndaj Juventusit”! Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat 

    “Nëse doni të jemi pak pervers, e humbi Serinë A ndaj Juventusit”! Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat 

    Interi nuk ka arritur dot të fitojë titullin kampion në Serinë A, teksa barazoi ndaj Lacios në javën e parafundit, duke humbur shansin e artë të përfitimit nga gabimi i Napolit ndaj Parmës. Në javën e fundit, Napoli nuk mund të gabonte duke fituar 2-0 dhe duke ngritur lartë titullin. 
    Drejtori i Tuttosport, Guido Vaciago ka bërë një analizë të veçantë për Interin. “Po, është e vërtetë. Napoli e donte shumë titullin, gjithmonë, Interi e hodhi titullin. E hodhi në Bolonjë, e hodhi në Parma, por edhe kundër Milanit dhe Romës, ose nëse duam të jemi pervers, kundër Juventusit në San Siro, kur ajo ndeshje e cmendur rrëshqiti nga një 5-2 e mundshme në një 4-4 për vetëm disa minuta me Yildiz.  
    Inzaghi është trajner i frikshëm dhe do të ishte cmenduri të flisnim për cilësitë e tij, edhe nëse do ta mbyllte sezonin pa titull, por është kampionati i dytë që ka humbur, i pari me Milanin në 2022 dhe kjo nuk është një provë, por të paktën një shenjë se Inzaghi është trajner për të fituar Kupa, jo kampionat”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/