Tag: hodhën

  • Mbretëria e Bashkuar: 4 të arrestuar pasi hodhën krem pastiçerie mbi Bizhuteritë e Kurorës

    Mbretëria e Bashkuar: 4 të arrestuar pasi hodhën krem pastiçerie mbi Bizhuteritë e Kurorës

    Bota E Shtunë, 6 Dhjetor 2025 17:57
    Katër protestues u arrestuan të shtunën pasi hodhën krem pastiçerie dhe një ëmbëlsirë me mollë mbi vitrinën që përmbante Bizhuteritë e Kurorës në Kullën e Londrës, njoftoi policia. Përgjegjësinë për incidentin e mori “Take Back Power”, një organizatë që e përshkruan veten si një grup i rezistencës civile.
    Grupi postoi pamjet e incidentit në mediat sociale. “Demokracia është shkatërruar!”, bërtiti një grua e re, ndërsa një burrë shtoi: “Britania është e thyer”. “Kemi ardhur këtu, te bizhuteritë e kombit, për të rimarrë pushtetin,” shtoi ai.

    Në një deklaratë, “Take Back Power” tha se i bën thirrje qeverisë të krijojë një “Dhomë të Përhershme të Popullit” që ka fuqinë të taksojë pasurinë ekstreme dhe të rregullojë Britaninë. Pas incidentit, Shtëpia e Bizhuterive në Kullën e Londrës u mbyll përkohësisht për publikun.

    Policia tha se protestuesit u arrestuan nën dyshimin për dëmtim kriminal. Megjithatë, Bizhuteritë e paçmueshme të Kurorës së Britanisë, të cilat janë një atraksion i madh turistik, nuk u dëmtuan, sipas “Historic Royal Palaces”, organizata e pavarur bamirëse që kujdeset për kullën.

    Incidenti në Kullën e Londrës, një nga atraksionet më të njohura turistike të kryeqytetit britanik, është demonstrata e dytë e pretenduar nga grupi “Take Back Power” në ditët e fundit. Të mërkurën, tre protestues hodhën thasë me pleh organik poshtë pemës së Krishtlindjeve në hotelin “The Ritz”.
    Bizhuteritë e Kurorës janë thesaret më të çmuara të Britanisë, duke përmbajtur 2,868 diamante, 17 safirë, 11 smeraldë, katër rubinë dhe 269 perla. “Historic Royal Palaces” e përshkruan kurorën si “të paçmueshme, me vlerë të pallogaritshme kulturore, historike dhe simbolike”.
    Përveç kurorëzimeve, kurora e paçmueshme nxirret vetëm për raste formale, siç është Hapja Shtetërore e Parlamentit, dhe ruhet në Shtëpinë e Bizhuterive të Kullës së Londrës kur nuk është në përdorim. Ajo u krijua për kurorëzimin e gjyshit të Mbretit Charles III, Mbretit George VI, në vitin 1937.

  • Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë dy deputetët e PD-së

    Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, përjashtohen për 10 ditë dy deputetët e PD-së

    Janë përjashtuar për 10 ditë nga pjesëmarrja në seancat parlamentare dy deputetët e Partisë Demokratike, Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka..
    Përjashtimi vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës.
    Përplasjet në Kuvend nisën kur kreu i qeverisë ndërpreu fjalën e tij, për të lidhur me sistemin e sallës një video të ministres digjitale Diella.

  • Mbytën dhe hodhën në liqen Renis Dobrën, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    Mbytën dhe hodhën në liqen Renis Dobrën, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 09:15
    Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.
    Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.

    Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

    Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

    Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • E mbytën më pas e hodhën në liqen, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    E mbytën më pas e hodhën në liqen, arrestohen dy autorët që ishin në kërkim

    Kronikë E Premte, 19 Shtator 2025 09:15
    Aleksandër Bushgjoka dhe Krist Bushgjoka, të shpallur në kërkim prej 16 korrikut, janë vënë në pranga.
    Dy vëllezërit akuzohen për rrëmbimin dhe ekzekutimin e 23-vjeçarit Renis Dobra. Sipas dosjes hetimore, ata e morën peng, e dhunuan brutalisht dhe më pas e mbytën me litar.

    Pas krimit makabër, trupi i pajetë u hodh bashkë me makinën e tij në liqenin e Shkopetit, ku u gjet pas disa ditësh kërkimesh.

    Më herët, për këtë ngjarje të rëndë janë arrestuar edhe Petrit Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, të cilët dyshohet se kanë pasur rol aktiv në organizimin dhe zbatimin e planit kriminal.

    Arrestimi i tyre u konsiderua hapi i parë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

  • Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

    Hodhën rregulloren e Kuvendit drejt Ramës, socialistët kërkojnë ndëshkimin e deputetëve të PD

    Deputetët e Partisë Socialiste kanë nënshkruar kërkesë për marrjen e masave disiplinore ndaj disa deputetëve të Partisë Demokratike.
    Kërkesa për masë disiplinore është depozituar në Kryesinë e Kuvendit dhe pritet të shqyrtohet në ditët në vijim nga organet përkatëse.
    Kërkesa vjen pas tensioneve në Kuvend, ku opozita bllokoi foltoren e Kuvendit dhe hodhi në drejtim të kryeministrit Rama, kryetarit të Kuvendit Niko Peleshi dhe ministrave, Rregulloren dhe rendin e ditës.
    Kujtojmë që deputët që hodhën disa herë Kushtetutën në drejtim të kabinetit janë Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka. Ndërsa Klevis Balliu bllokoi foltoren duke mos lejuar mbajtimin e fjalimit te kryeministrit Rama.

  • Ana Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua…

    Ana Ahmatova: Kaq shumë gurë hodhën përmbi mua…

    Poezi nga Anna Ahmatova

    Kaq shumë gurë hodhën përmbi muaSa sot asnjë prej tyre s’më frigonMe ta një kullë e hijshme u ndërtuaM’e lartë se çdo kullë ajo qëndron.Ndërtuesit e saj falënderojPaçka se e ndërtuan me nxitim.Prej saj më shpejt agimin e shijojDhe diellin shikoj me gjatë në perëndim.Dhe në dritaren time ditë për ditëFryn erë deti më flladit.Në dorën time vjen pëllumbi haPa në mos mund të shkruaj më diçkaNjë ditë, e perëndishme, krahëlehtë,Do vijë muza për ta shkruar vetë.

    Përktheu: Petraq Kolevica

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANA AHMATOVA: PREMTO QË NË ËNDËRR TË VISH…

    Ndarjen tonë të ftohtë e të nxirë,Si dhe ty, do ta mbart unë rish.Përse qan? Nëma dorën më mirëDhe premto që në ëndërr të vish.

    Jam me ty si një gjëmë me një gjëmë…Më për ne s’ka në botë takim.Vetëm n’orë mesnate ti bëmëPërmes yjeve një ngjatjetim.

    Përktheu Aurel Plasari

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    ANA AHMATOVA: KËNGA E TAKIMIT TË FUNDIT

    Lexo edhe:

    RRËFEHET BASHKËSHORTJA E PETRAQ KOLEVICËS: SI MË KËRCËNUAN SIGURIMSAT NË ZYRË! DO TË DEGDISIM…

    Konstruktorja e ndërtimit të shumë objekteve industriale dhe shoqërore në gjithë Shqipërinë rrëfehet për kapitullin profesional në jetën e saj. Pesha e përgjegjësive, mandej martesa me arkitektin e mirënjohur, Petraq Kolevica, do e lëkundte jo pak jetën e saj familjare.

    Akuzat direkte politike ndaj të shoqit dhe si ai i shpëtoi burgimit. Survejimet e shpeshta të Sigurimit të Shtetit në zyrën e saj të punës apo tentativat e akuzave për sabotim në spitalin e Përmetit janë vetëm një pjesë e eksperiencës jetësore të gjermanoshqiptares, Edith Logoreci Kolevica.

    TEKSTIN E PLOTË MUND TA GJENI KËTU

  • E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Apeli lë në burg dy autorët, akuzohen për vrasjen e Denis Dobrës

    E mbytën dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit/ Apeli lë në burg dy autorët, akuzohen për vrasjen e Denis Dobrës

    Gjykata e Apelit me juridiksion të përgjithshëm ka lënë në fuqi masat e sigurimit “arrest në burg” për Fatjon Bushgjokën dhe Petrit Çakrrin.

    Ata dyshohet për vrasjen e 23 vjeçarit Renis Dobra mbrëmjen e 8 korrikut, ku vetëm një ditë me pas trupi i të riut u gjet në afërsi të liqenit të Shkopetit.
    Gjatë zhvillimit të seancës avokatët Arber Qehaja, Fred Gjoni, dhe Halit Zhuka, kanë zhvilluar debate të ashpra me prokurorin Etien Kapo. Po ashtu debat kanë bërë me prokurorin edhe dy të dyshuarit sa i takon provave që hedhin dyshime se ata janë të përfshirë në krim.
    Avokatët kanë kërkuar të cilësohet i paligjshëm arrestimi dhe lirimi i menjëhershëm i dy të dyshuarve. Në përfundim të seancës gjykata miratoi kërkesën e prokurorisë duke lënë në burg të dyshuarit dhe i caktoi afat që të grumbullohen prova të tjera shtesë për të provuar akuzën.
    Në kërkim për këtë ngjarje janë edhe Kristi dhe Aleksandër Bushgjokaj. Sipas hetimeve autorët e kanë ndjekur të riun që nga qyteti i Burrelit dhe rrugës duke shkuar për në banesën e tij ata e kanë dhunuar dhe mbytur.
    Më pas për të fshehur krimin automjetin e tij e hodhën në liqenin e Shkopetit bashke me trupin e pajetë brenda. Të dyshuarit e rrëmbyen e mbytën me litarë 23 vjeçarin dhe tentuan që të fshehin kufomën por dështuan pasi trupi u gjet në beg të liqenit të Shkopetit.

    Top Channel

  • I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

    I hodhën makinën në erë pas plagosjes në Sarandë, arrestohet i kërkuari Klaus Jaçaj

    31-vjeçari Klaus Jaçaj, të cilët i hodhën makinën në erë me eksploziv pas përfshirjes në plagosjen e dyfishtë në Sarandë, është arrestuar nga policia e qytetit bregdetar.
    Jaçaj ishte shpallur në kërkim pasi akuzohet për veprat penale përkrahje e autorit të krimit dhe moskallëzimi, akuza që lidhen me ngjarjen e 17 Korrikut në Sarandë, ku mbetën të plagosur me armë dy persona nga Kamza, Gëzim Hajdaraj dhe Ernest Lama.
    “Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe të Komisariatit të Policisë Sarandë vijojnë punën për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për ekzekutimin e vendimeve gjyqësore ndaj shtetasve në hetim apo të dënuar. Në këtë kuadër, u ndalua K. J., 31 vjeç, banues në Sarandë, ndaj të cilit Prokuroria e Sarandës ka lëshuar urdhër ndalimi, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit” dhe “Moskallëzimi i krimit”, lidhur me ngjarjen e ndodhur më datë 17.07.2025, në Sarandë, ku u plagosën me armë zjarri dy shtetas”, njofton policia.
    Blutë e akuzojnë Jaçajn se ka përkrahur Ramadan Canajn, i cili akuzohet si personi që qëlloi me armë ndaj dy të plagosurve.
    Katër ditë pas kësaj ngjarje, më 22 Korrik, Klaus Jaçajt i hodhën makinën në erë me eksploziv. Video më poshtë tregon edhe momentin në flakë të automjetit tip BMW, pak sekonda pas shpërthimit të tritolit në automjetin e parkuar.

  • E rrëmbyen, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, këta janë dy nga katër autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës

    E rrëmbyen, e mbytën me litar dhe e hodhën në liqen, këta janë dy nga katër autorët e dyshuar të vrasjes së Renis Dobrës

    Një javë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Matin, ku disa persona morën peng 23-vjeçarin Renis Dobra, dhe pasi e torturuan e mbytën me litar dhe e hodhën në liqenin e Shkopetit, policia ka arritur të zbardhë totalisht ngjarjen dhe të vërë në pranga dy nga autorët e dyshuar.

    Sipas policisë, autorët janë Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Fatjon, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj.
    Në pranga është vënë Çakrri dhe Fatjon Bushgjoka, ndërsa dy vëllezërit e këtij të fundit, Kristi e Aleksandër Bushgjokaj janë shpallur në kërkim.

    Fatjon Bushgjoka, i arrestuar
    Kristi Bushgjoka, në kërkim

    Gjithçka dyshohet se ka nisur në Gjermani ku 23-vjeçari Dobra ka jetuar për disa kohë.
    Dyshohet se ai është përfshirë në shtetin gjerman në punë të paligjshme. Sipas dosjes hetimore, babai i 23-vjeçarit, Rufat Dobra, ka deklaruar se djali i kishte shprehur shqetësimin se e kishin kërcënuar pasi gjatë kohës që punonte atje si shpërndarës i kishte humbur një sasi droge.
    Viktima Renis Dobra
    Pikërisht kjo dyshohet se është zanafilla e ngjarjes pasi Petrit Çakrri dhe tre vëllezërit Bushgjokaj dyshonin se i riu nga fshati Zenisht i Matit ju kishte bërë “gol”.
    Mbrëmjen e 9 Korrikut katër personat i zunë pritë 23 vjeçarit Renis Dobra rreth orës 21 e 30 minuta në afërsi të banesës së tij. Ata e rrëmbyen bashkë me automjetin e babait dhe përdorën rrugën e vjetër Burrel-Skuraj.
    Dyshohet se gjatë rrugës ata e kanë dhunuar rëndë dhe në tentativë për ta bërë të flasë e kanë mbytur me litar. Më pas ata e hodhën bashkë me automjetin e tij në liqenin e Shkopetit por gjatë rrokullisjes së mjetit tip “Benz” trupi i 23-vjeçarit mbeti pak metra pa rënë në ujë./vizionplus.tv

  • Shqiponja i vihet pas ‘Audi Q8’, përplasen 3 makina! Miku i ‘Sanços’ në pranga, tjetri ikën, armën e hodhën

    Shqiponja i vihet pas ‘Audi Q8’, përplasen 3 makina! Miku i ‘Sanços’ në pranga, tjetri ikën, armën e hodhën

    PAMJE NGA NGJARJA

    TIRANË-Një aksion i ‘Shqiponjave’ në ndjekje të një personi të armatosur ka shkaktuar edhe përplasjen e tre automjetve. Dy të rinjtë nuk iu bindën urdhrit të Policisë, përplasën 3 automjete gjatë tentativës për t’u larguar, braktisën automjetin dhe hodhën në rrugë një armë zjarri. Konkretisht Policia i është vënë pas mjetit tip ‘Audi Q8’në rrugën “Myslym Shyr”. 
    Skerdi Sina, shok i Aleksandër Sadikajt i vrarë në vitin 2022 u arrestua, ndërsa personi jetër në makinë arriti t’ia mbathte. 29-vjeçarut gjatë kontrollit fizik, iu gjet një krehër dhe municion.
    Emri i Skerdi Sinës figuron edhe në një ngjarje në zonën e Astirit, në janar të këtij viti, teksa një e re u mbajt e mbyllur në apartament nga i dashuri dhe disa persona të tjerë

    Njoftimi i policisë:
    Rreth orës 16:30, në zonën e “Vasil Shantos”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” i bënë shenjë ndalimi një automjeti tip “Audi Q8”, në të cilin ndodheshin dy persona, pasi kishin dyshime të arsyeshme se personat në automjet mund të ishin të armatosur. Drejtuesi nuk iu bind urdhrit të Policisë, vijoi lëvizjen me shpejtësi, përplasi tre automjete dhe më pas, së bashku me pasagjerin, braktisi automjetin në rrugën “Moskat”. Gjatë largimit, dyshohet se këta shtetas hodhën në tokë një armë zjarri pistoletë, e cila u sekuestrua dhe do të dërgohet për ekzaminime të mëtejshme. Si rezultat i ndjekjes nga shërbimet e Policisë, u bë e mundur kapja dhe shoqërimi në ambientet e DVP Tiranë i pasagjerit në automjet, S. S., 29 vjeç, të cilit, gjatë kontrollit fizik, iu gjetën një krehër dhe municion.
    Po vijon hetimi për zbardhjen e plotë të veprimtarisë së personit të arrestuar./ZËRI