Tag: historik

  • “Ore po të kërkojnë këta të Gardës”/ Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës

    “Ore po të kërkojnë këta të Gardës”/ Braçe kujton momentin kur Fatos Nano i shkoi në shtëpi për lindjen e vajzës

    Ndarja nga jeta e liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i ka lënë të trishtuar jo vetëm familjarët e miqtë e ngushtë, por të gjitha ata që e njohën dhe bashkëpunuan me të ndër vite.
    Një prej tyre është deputeti i PS Erion Braçe i cili në një intervistë për gazetarin e Top Channel Muhamet Veliu, ka rrëfyer shumë nga historitë me Nanon, apo bashkëpunimin me të.
    Por cili është një kujtim që Braçe e veçon në aspektin njerëzor me ish-kryeministrin?
    “Në plan personal, më njerëzor është kur u bëra me vajzë, Fatos Nano habiti gjithë lagjen time… kërkonin nëpër lagje ‘ku e ka shpinë ai’.
    Një komshiu im i ra derës dhe më tha ‘ore po të kërkojnë këta të Gardës’. ‘Garda mua?’ i thash… një nga ato oficerët më tha ‘po vjen kryeministri, është bashkë me zonjën’. Dhe më erdhi në shtëpi”, rrëfeu ai.
    Braçe ka deklaruar se Nano është udhëheqësi historik i PS-së, teksa shtoi se ata janë produkt i shkollës së tij politike.
    Ndër të tjera Braçe u ndal edhe tek diskutimet që ka pasur me të ndjerin, gjatë kohës që ishin bashkë në politikë.
    “Fatos Nano është udhëheqësi historik i PS-së. Nga rrënojat e Partisë së Punës ndërtoi një gjë komplet të re me bashkëpunëtorë, një forcë politike që i mbijetoi kohës. Mbi të gjitha, forcë politike ekuilibruese në Shqipëri.
    Kijeni parasysh që nuk ka qenë e lehtë fare, se midis dy periudhave ishte burgu në mes dhe dhunë ekstreme sa here që ai mundohej të sillte në politikë qetësi, kulturë dhe dialog. Ne jemi produkt i asaj shkolle që Fatos Nano solli në PS dhe politikë”, u shpreh Braçe.

  • Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

    Vdekja e Fatos Nanos/ Rama ndan një videokartolinë për liderin historik të PS-së

    Kryeministri Edi Rama ka në nëpërmjet një videoje në Facebook, një kolazh nga kujtimet e ish-kryeministrit Fatos Nanos, të përmbledhura me jetën e tij në politikë, por dhe atë private.
    Nano u nda nga jeta më 31 tetor, pas 24 ditësh në reanimacion.
    “MIRËMËNGJES dhe me këtë videokartolinë lamtumire për liderin historik të socialistëve, mikun tim të dikurshëm e të rigjetur sërish, Fatos Nanon, i cili u nda nga jeta pas një lufte sfilitëse me sëmundjen, por që nuk do të ndahet asnjëherë nga kujtimet tona e nga vendi i nderit në historinë e familjes sonë të madhe, u përcjell të gjithë atyre që e patën kryetar, shok e mik, ngushëllimet e mia vëllazërore”, shprehet Rama.

  • “Drejtues historik i PS”/ Ambasada italiane mesazh ngushëllimi për Nanon

    “Drejtues historik i PS”/ Ambasada italiane mesazh ngushëllimi për Nanon

    Ambasada e Italisë në Shqipëri ka reaguar për shuarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kryetarit të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
    Në një postim të bërë, ambasada shpreh ngushëllimet për familjen, miqtë dhe bashkëpunëtorët politikë të Nanos.
    Ambasada shkruan se Nano u angazhua në modernizimin e Shqipërisë dhe dha një kontribut për avancimin e marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Italisë.
    “Ka ndërruar jetë sot Fatos Nano, ekonomist, drejtues historik i Partisë Socialiste të Shqipërisë, disa herë Kryeministër dhe mik i Italisë. Duke kujtuar angazhimin e tij në modernizimin e Shqipërisë dhe kontributin e dhënë në çuarjen përpara të marrëdhënieve dypalëshe, Ambasada u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë atyre që e kanë shoqëruar në jetën e tij politike”, shkruan ambasada.

  • Rekord historik, PSG publikon të ardhurat, përfitime marramendëse

    Rekord historik, PSG publikon të ardhurat, përfitime marramendëse

    Paris Saint-Germain është kthyer një nga klubet më të suksesshme në botë, jo vetëm në aspektin sportiv, por edhe financiar. Me anë të një deklarate për mediat, klubi i PSG bëri publike bilancet financiare të sezonit të fundit, 2024-2025 me të ardhura që arrijnë në 837 milionë euro, një rekord historik që thekson epokën e artë që po përjeton vitet e fundit, veçanërisht që nga ardhja e Luis Enrique.
    Pavarësisht të ardhurave të kufizuara nga kampionati kombëtar, të cilat kanë rënë në nivele historike, PSG ka përfituar 367 milionë euro nga të ardhurat tregtare dhe 175 milionë euro nga fitimet për çdo ndeshje të luajtur. Paris Saint-Germain shprehet me krenari se “kjo përfaqëson një moment historik financiar, pavarësisht vështirësive kombëtare krahasuar me ligat e tjera.” PSG ka rritur të ardhurat e tij nëntëfish, një rekord në Francë. Asnjë skuadër franceze, madje as vetë PSG, nuk ka përjetuar ndonjëherë një periudhë të tillë financiare.

    Një nga çelësat e këtij përparimi financiar qëndron në uljen drastike të shpenzimeve për pagat e lojtarëve. Më parë, PSG tërhiqte lojtarët më të mirë në botë me paga marramendëse që tejkalonin të ardhurat e zakonshme deri në 111%. Me ardhjen e Luis Enrique dhe mbi të gjitha me ndryshimin e modelit të klubit, tani pagat përbëjnë më pak se 65% të ardhurave aktuale.
    Përcaktues në këto të ardhura rekord ka të bëjë edhe fakti se për 170 ndeshje radhazi brenda në shtëpi klubi ka shitur të gjithë biletat, ndërsa shitja e fanellave është rritur me 210%.
    ()

  • Rikthimi historik i Kate Middleton: kurora e rrallë e Mbretëreshës Nënë

    Rikthimi historik i Kate Middleton: kurora e rrallë e Mbretëreshës Nënë

    Kate Middleton bëri një rikthim mbresëlënës në historinë mbretërore duke veshur kurorën e rrallë Strathmore Rose, një thesar që nuk ishte përdorur në publik për gati një shekull. Princesha e Uellsit, 43 vjeç, mbushi me elegancë një moment historik gjatë banketit shtetëror në Buckingham Palace, për vizitën e Koresë së Jugut.
    Kjo kokore delikate, me pesë trëndafila diamanti të vendosur në një bandë lulesh, i përkiste fillimisht Mbretëreshës Nënë, e cila e kishte marrë si dhuratë martese nga babai i saj, Earl i Strathmore dhe Kinghorne, në vitin 1923. Që atëherë, tiara ishte veshur rrallëherë dhe u fotografua për herë të fundit në vitet 1930.
    Rikthimi i saj nga Kate u pa si një nderim i veçantë për Mbretin Charles, i cili ishte shumë i afërt me gjyshen e tij. Ekspertët e modës dhe historianët mbretëror e konsideruan këtë moment jo vetëm një deklaratë stili, por edhe një simbol të vazhdimësisë së trashëgimisë mbretërore. Lauren Kiehna nga Court Jeweller theksoi se veshja e tiarës shpreh lidhjen ndërbrezat dhe aspiratën e Kate për të ndjekur shembullin e Mbretëreshës Nënë.
    Edhe Bethan Holt, drejtoreshë mode në The Daily Telegraph, e përshkroi kurorën si një “thesar të humbur” që tani merr jetë të re. Përveç aspektit historik, ky aksesor ka treguar se Princesha Kate është e aftë të bashkojë elegancën bashkëkohore me respektin për traditën mbretërore, duke e bërë këtë një nga momentet më të paharrueshme të saj në skenën publike.

  • Xhamia e Plumbit, monumenti historik që la pas të shkuarën e përmbytjes dhe sot shkëlqen në madhështinë e besimit

    Xhamia e Plumbit, monumenti historik që la pas të shkuarën e përmbytjes dhe sot shkëlqen në madhështinë e besimit

    Kryeministri Edi Rama ka ndarë me publikun në rrjetet sociale një fotogaleri të veçantë, duke sjellë në vëmendje një nga thesaret më të çmuara të Shkodrës dhe të Shqipërisë: Xhaminë e Plumbit, një ndër monumentet më të vjetra dhe më të bukura të vendit, ndërtuar nga Mehmet Pashë Bushati.
    Ky monument historik, i njohur për arkitekturën e tij madhështore dhe rëndësinë shpirtërore, dikur përmbytej çdo vit nga reshjet e dendura, duke rrezikuar integritetin e tij dhe qetësinë e vizitorëve. Fotogaleri krahasuese e publikuar nga Kryeministri tregon ndryshimin dramatik: më parë Xhamia e Plumbit ishte nën kërcënimin e ujit, ndërsa sot, pas një restaurimi të thellë dhe rikualifikimi urban të territorit përreth, ajo qëndron e sigurtë, duke ruajtur vlerat historike dhe arkitekturore pa u cënuar nga elementet e natyrës.

    Restaurimi nuk ka rikthyer vetëm bukurinë vizuale të xhamisë, por ka ringjallur edhe jetën shpirtërore dhe vizitorët në këtë vend të shenjtë të Shkodrës. Tani, hapësirat përreth janë të aksesueshme dhe të sigurta, duke e kthyer Xhaminë e Plumbit në një destinacion ku trashëgimia kulturore dhe besimi harmonizohen në mënyrë të përsosur.

    Kjo ndërhyrje është një shembull i qartë i kujdesit për trashëgiminë kulturore shqiptare, duke treguar se me planifikim dhe përkushtim, monumentet historike mund të ruajnë integritetin e tyre dhe të vazhdojnë të shërbejnë si pika referimi për komunitetin dhe vizitorët e ardhshëm.
    Fotot e postuara nga Rama shfaqin jo vetëm transformimin fizik, por edhe rritjen e sigurisë dhe funksionalitetit, duke konfirmuar se investimet në trashëgimi nuk janë thjesht restaurime estetike, por rikthime të jetës dhe historisë në hapësirat publike.
    Xhamia e Plumbit sot nuk është vetëm një monument për të admiruar, por një dëshmi e angazhimit të Shqipërisë për të ruajtur dhe promovuar identitetin e saj historik dhe shpirtëror.
    Albert Vataj

  • “Një hap drejt pajtimit historik”/ Mbreti Charles vizitë në Vatikan, pritet takimi me Papa Leonin

    “Një hap drejt pajtimit historik”/ Mbreti Charles vizitë në Vatikan, pritet takimi me Papa Leonin

    Mbreti Çarls III dhe Mbretëresha Kamila kanë mbërritur në Vatikan për një takim historik me Papa Leonin, në vizitën e parë të këtij lloji nga një monark britanik që prej Reformimit në shekullin e 16-të.

    Sipas Pallatit të Buckinghamit, vizita do të shërbejë si një simbol pajtimi dhe bashkimi ndërfetar midis Kishës Katolike dhe Kishës së Anglisë, marrëdhëniet e të cilave janë historikisht të ndara që nga sundimi i Henri VIII.
    Kulmi i vizitës do të jetë një shërbesë e përbashkët lutjeje në Kapelën Sistine, ku klerikë dhe kore nga të dyja kishat do të marrin pjesë.
    Mbreti, si guvernator suprem i Kishës së Anglisë, do të lutet së bashku me Papën, një gjest me domethënie të thellë historike dhe shpirtërore.
    Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Sean Coughlan, raportoi nga Vatikani se kjo ceremoni “shënon një moment të paprecedent bashkimi dhe respekti të ndërsjellë midis dy besimeve më të mëdha të krishtera në botë”.
    Në një deklaratë nga zëdhënësi i Mbretit, u tha se marrëdhënia e forcuar mes Kishës Katolike dhe asaj Anglikane është “një mbrojtje kundër atyre që nxisin konfliktin, përçarjen dhe tiraninë”.
    Burime nga Pallati i Buckinghamit thanë se Mbreti Çarls dëshiron të theksojë rolin e besimit si urë bashkimi në një botë të ndarë nga tensionet dhe ekstremizmi.
    Kjo është hera e parë që një monark britanik lutet me një Papë që nga ndarja e kishës në vitet 1530.
    Ekspertët fetarë e kanë cilësuar vizitën si “një hap drejt pajtimit historik”, duke theksuar se ajo ndodh në një kohë kur dialogu ndërfetar është më i nevojshëm se kurrë.

    Top Channel

  • “Një hap drejt pajtimit historik”/ Mbreti Charles vizitë në Vatikan, pritet takimi historik me Papa Leonin

    “Një hap drejt pajtimit historik”/ Mbreti Charles vizitë në Vatikan, pritet takimi historik me Papa Leonin

    Mbreti Çarls III dhe Mbretëresha Kamila kanë mbërritur në Vatikan për një takim historik me Papa Leonin, në vizitën e parë të këtij lloji nga një monark britanik që prej Reformimit në shekullin e 16-të.

    Sipas Pallatit të Buckinghamit, vizita do të shërbejë si një simbol pajtimi dhe bashkimi ndërfetar midis Kishës Katolike dhe Kishës së Anglisë, marrëdhëniet e të cilave janë historikisht të ndara që nga sundimi i Henri VIII.
    Kulmi i vizitës do të jetë një shërbesë e përbashkët lutjeje në Kapelën Sistine, ku klerikë dhe kore nga të dyja kishat do të marrin pjesë.
    Mbreti, si guvernator suprem i Kishës së Anglisë, do të lutet së bashku me Papën, një gjest me domethënie të thellë historike dhe shpirtërore.
    Korrespondenti mbretëror i BBC-së, Sean Coughlan, raportoi nga Vatikani se kjo ceremoni “shënon një moment të paprecedent bashkimi dhe respekti të ndërsjellë midis dy besimeve më të mëdha të krishtera në botë”.
    Në një deklaratë nga zëdhënësi i Mbretit, u tha se marrëdhënia e forcuar mes Kishës Katolike dhe asaj Anglikane është “një mbrojtje kundër atyre që nxisin konfliktin, përçarjen dhe tiraninë”.
    Burime nga Pallati i Buckinghamit thanë se Mbreti Çarls dëshiron të theksojë rolin e besimit si urë bashkimi në një botë të ndarë nga tensionet dhe ekstremizmi.
    Kjo është hera e parë që një monark britanik lutet me një Papë që nga ndarja e kishës në vitet 1530.
    Ekspertët fetarë e kanë cilësuar vizitën si “një hap drejt pajtimit historik”, duke theksuar se ajo ndodh në një kohë kur dialogu ndërfetar është më i nevojshëm se kurrë.

    Top Channel

  • Renditja e FIFA-S/ Shqipëria rritet me 5 pozicione, Kosova vendos rekord historik

    Renditja e FIFA-S/ Shqipëria rritet me 5 pozicione, Kosova vendos rekord historik

    Shqipëria dhe Kosova pësojnë rritje në klasifikimin e përgjithshëm të FIFA-s pas sukseseve në sfidat e muajit tetor.
    FIFA ka përditësuar këtë të premte renditjen e re të saj. Ashtu siç pritej, pas fitoreve të tetorit Shqipëria është pozicionuar në vendin e 61-të. Një ngjitje prej pesë vendesh nga hera e fundit.
    Kosova  gjtihashtu ka rritje krahasuar me më parë, me dardanët që kanë vendosur rekord historik. Me shtatë pozicionet e përmirësuara, tashmë ata mbajnë vendin e 84-t.
    Ky përditësim i renditjes nga institucioni më  lartë u futbollit botëror, pritet që të ndikojë edhe në pozicionimin e dy kombëtareve shqiptare në vazot për fazën e play off, gjithmonë nëse pas përfundimit të fushatës kualifikuese për Kupën e Botës 2026, Shqipëria dhe Kosova do të renditjen të dytat në grupet respektive.