Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, deklaroi se takimi që zhvilloi në Vatikan me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, mund të rezultojë historik, nëse arrihet përfundimi i luftës, temë për të cilën ata diskutuan.
“Takim i mirë. Ballë për ballë, arritëm të diskutojmë shumë gjëra. Shpresojmë për një rezultat nga gjithçka që u diskutua,” shkroi Zelensky në një postim të tij.
Ai tha se temat e diskutimit përfshinin “mbrojtjen e jetës së popullit tonë, një armëpushim të plotë dhe pa kushte, si dhe një paqe të besueshme dhe të qëndrueshme që do të parandalojë përsëritjen e luftës.”
Zelensky shtoi: “Ishte një takim shumë simbolik që ka potencialin të bëhet historik nëse arrijmë rezultate të përbashkëta. Faleminderit, President Donald Trump!”
Takimi 15-minutësh
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, dhe udhëheqësi ukrainas, Volodymyr Zelensky, u takuan për rreth 15 minuta në Bazilikën e Shën Pjetrit në Vatikan.
Fotot e publikuara nga zyra e Zelensky-t tregojnë të dy liderët të ulur përballë njëri-tjetrit në mes të një salle mermeri. “Ata patën një bisedë produktive,” deklaroi më herët një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë.
Një tjetër fotografi e publikuar tregon Trump-in dhe Zelensky-n duke qëndruar në të njëjtin vend bashkë me kryeministrin britanik Keir Starmer dhe presidentin francez Emmanuel Macron.
Pas funeralit të Papa Françeskut dhe bisedës me liderin ukrainas, Trump u largua nga Roma për t’u kthyer në Shtetet e Bashkuara.
Presidenca franceze e përshkroi takimin mes Trump, Zelensky, Starmer dhe Macron si “pozitiv”.
Tag: historik
-

Takimi kokë më kokë me Trump, Zelensky: Mund të jetë historik, nëse arrihet fundi i luftës
-

“Zogu më dëgjon, zemra a më ndjek”, Rama batuta me të riun në Belsh: S’e kishte mendjen se po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka!
Kryesocialisti Edi Rama pati një tjetër moment pikant, apo “sy të keq” e “hudhër” siç i pëlqen t’i quajë gjatë fjalimeve të tij.
Teksa fliste para të rinjve socialistë në zonën e Belshit, ai i tërhoqi vëmendjen një të riu përballë që nuk e kishte mendjen.Rama iu drejtua si “zogu”, duke i kujtuar se nuk e kishte mendjen se “po i fliste një zoçke aty pranë”.
Kryeministri vuri theksin te gjenerata e re që ka fatin historik për një ngjarje të madhe, si anëtarësimi i Shqipërisë në BE, një ëndërr e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
“Kisha dëshirë të takohesha me ju, jeni pararoja këtu, që punoni me PS-në, punoni çdo ditë mesazhin tonë dhe për të arritur më 11 maj për një fitore, jo për mua, apo deputetët e qeverinë, por fitore të rëndësishme për të përmbushur një mision historik, që nuk është i yni, por pjesë e të cilës jemi, i gjeneratave të tëra.
Zemra më dëgjon, zogu, më ndjek, më dëgjon? Tani po… Ka dhe momente të tilla kur unë i them zogu sepse ai po dëgjonte çfarë po i thoshte zoçka. Por është e rëndësishme që zogjsht dhe zockat të jenë së bashku, sepse ka rëndësi për gjeneratën tuaj”, tha Rama para të rinjve.
Më tej ai shpjegoi edhe momentin historik të zgjedhjeve të 11 majit, teksa iu drejtua përsëri të riut të cilit i kishte tërhequr vëmendjen më parë nëse e kuptonte diskursin politik që kryesocialisti po ligjëronte.
“Prindërit tuaj, gjyshërit tuaj, stërgjyshërit tuaj dhe fusni ç’të doni në historinë tuaj, flas për zemrën, e kanë të pamundur ta gjejnë, e kupton ti? Unë të shof ty, ti shef andej! Është gjë shumë serioze, nuk ka më serioze se kjo, s’të vjen çdo ditë, çdo vit, një histori si kjo që po i vjen vendit tënde”, vijoi Rama. -

Zgjedhjet e 11 majit/ Rama për votën e diasporës: Moment historik, duhet një shumicë përtej fanellës së partive
Kryeministri Edi Rama bëri thirrje që emigrantët shqiptarë të votojnë masivisht në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjithashtu nënvizoi se zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej, duke nënvizuar se vota duhet të shkojë për numrin 5 për Shqipërinë në BE.
“Zarfet e KQZ po shpërndahen gjithandej. Procedura është e thjeshtë , standarde, por megjithatë duhet parë me vëmendje udhëzimi. Kini parasysh vendoset një shënim brenda kuadratit ku shkruhet numri 5. Në çdo kuti tjetër vota juaj është juridikisht e vlefshme, por politikisht e pavlefshme. Në këtë moment historik duhet të jetë një shumicë përtej fanellës së partive. Udhëzimi i KQZ duhet ndjekur me shumë kujdes”, tha Rama. -

Turisti britanik vdes në Spanjë pasi ra në ujësjellësin historik të Segovias
Një turist britanik 63-vjeçar vdiq të shtunën pasdite (12/4) në qytetin Segovia në Spanjën qendrore kur u rrëzua nga ujësjellësi historik romak, sipas autoriteteve lokale.
Burri, mbajtës i një pasaporte britanike, kishte mbërritur në qytet të enjten së bashku me dy persona të tjerë, sipas një deklarate nga autoritetet lokale. Sipas të dhënave fillestare të hetimit, ai ishte ulur në kangjellat e shkallëve që të çonin në pikën e vëzhgimit, kur humbi ekuilibrin dhe u rrëzua mbrapsht, sipas Guardian.
Aksidenti ka ndodhur pak pas orës 13:00. ora lokale në pikën e njohur si Postigo del Consuelo, një kullë e vogël vëzhgimi e ndërtuar në muret e mbetura mesjetare të qytetit, e cila është një vend popullor për turistët dhe banorët për shkak të pamjeve panoramike të qytetit dhe ujësjellësit. Burri fatkeq ka rënë nga një lartësi e konsiderueshme dhe me gjithë përpjekjet e ekipeve të shpëtimit që kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, nuk është bërë e mundur kthimi i tij në jetë.
Autoritetet gjyqësore në Spanjë kanë nisur një hetim, duke mbledhur dëshmi dhe prova për të sqaruar shkaqet e sakta të tragjedisë.
Ujësjellësi romak i Segovisë, një nga më të mirët e ruajtur nga antikiteti, besohet të jetë ndërtuar rreth vitit 50 pas Krishtit dhe u përdor deri në vitet 1970 për të kulluar ujin nga malet përreth në qytet. Në vitin 1985 ajo u caktua si një sit i trashëgimisë botërore nga UNESCO.Top Channel
-

Muzeu Historik Kombëtar me ekspozitën me fotografi pjesë e “Muse-X”
Festivali “Muse-X” vijoi në Tiranë me aktivitete të ndryshme. Në ditën e tretë të ekspozitës “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” (pjesë e Muse-X ExpoFest) vizitorë shqiptarë e të huaj shprehën interes për artefaktet e Muzeut Historik Kombëtar. Një ndër thesaret e treguara është Diadema e gjetur në Selcën e Poshtme në Pogradec. Kjo stoli prej ari, që mendohet se i përkiste një aristokrateje ilire rreth shek IV para Krishtit, është një dëshmi e shkëlqyer e mjeshtërisë së artizanëve të lashtësisë. Përveç këtyre thesareve, në koleksionin e muzeut, gjenden dhe shumë instrumente muzikorë.
Ndër to Oboe e Fan Nolit, Violina e Qemal Stafës, Piano e Tefta Tashko Koços. Ekspozita “Thesare të Muzeut Historik Kombëtar” përmban 25 stenda me fotografi të artefakteve më përfaqësuese, arkeologjike, mesjetare dhe ikonografike. Me mbështetjen e fotografit Fation Plaku, janë realizuar fotot e vendeve ku janë zbuluar objektet e paraqitura në ekspozitë. Edicioni i parë i EkspoFest “Muse-X” u zhvillua nga data 11 – 13 prill në sheshin “Italia”. Ky event ndërthuri muzikën, industrinë kreative dhe promovimin e kulturës.
Në ceremoninë për këtë festival ishin të pranishëm ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi, zëvendësministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Lira Pipa, drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative në Bashkinë Tiranë, Jonid Jorgji, përfaqësuesja e “Muse-X” në Mbretërinë e Bashkuar, Emina Curic, përfaqësues të industrisë muzikore, artistët këngëtarë dhe të ftuar të tjerë të linjës. “Muse-X”, ekspofestivali i parë i Muzikës dhe Arteve Kreative në Shqipëri dhe në Ballkan bëri bashkë kompani prestigjioze dhe profesionistë të ndryshëm të industrisë së muzikës dhe arteve nga e gjithë Evropa, Mbretëria e Bashkuar, si dhe nga rajoni. -

Rama në takimin me diasporën e Milanos: Këto zgjedhje janë një akt historik për Shqipërinë në BE
Rama: Keni zgjedhur të vini këtu për këtë mikpritje të jashtëzakonshme. U jam falënderues të gjithëve. Hera e parë në historinë tonë të zgjedhjeve që edhe ju edhe të gjithë shqiptarët jashtë kufijve do kenë mundësi të zgjedhin pa pasur nevojë të vinë në Shqipërisë. Në vend se ju të vini në Shqipëri, jemi ne që vijmë tek ju. Më vjen mirë që edhe këtë siç zotuam e bëmë realitet. Tani çdo shqiptar që do shprehet me votën e vet për drejtimin e vendit, ka mundësi ta bëjë pa lëvizur. Ishte e thënë që në të parat zgjedhje ku shqiptarët marrin pjesë fati ynë të na sillte në një zgjedhje si një përballje përfundimtare me historinë tonë. Duke na dhënë ne shansin që me një votë tja ndryshojmë përgjithmonë rrjedhën historisë. Vetëm me një votë, për të bërë historinë, një votë për të ndryshuar kahjen e historisë për të shënuar veten në histori.
Këto zgjedhje janë si udhëkryq mes një votimi, votim politik për partinë që do qeverisë 4 vite dhe një votim historik për Shqipërinë që në 4 vite mund ta bëjmë zonjë anëtare të familjes së bashkuar europiane. Për herë të parë kemi në dorë vetë fatin europian të Shqipërisë sepse për herë të parë nuk jemi vetëm ne që duam të hymë që në ditën e parë të lirisë, por janë vendet europiane që duan të na fusin. Kjo është e përpjeta e fundit. E Shqipërisë drejt Europës dhe fundi i historisë sonë jashtë Europës.
-

Recitali ‘Pasaporta’/ Rama del nga strofkulla e Sy m S’y: Kemi shansin historik drejt Evropës…
Partia Socialiste çeli sot zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, nën sloganin “Shqipëria 2030 në BE”.
Me një skenë ku në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE-së, eventi elektoral nisi me prezantimin e kandidatëve për deputetë në 12 qarqe, shoqëruar me performancën me këngë e valle tradicionale.
Një tallave e përzier me aromë zyrtarësh që janë nën hetim për korrupsion dhe vepra të tjera penale u paraqit sot ne shesh me shumë si një konkurs arti se sa si nje prezantim fushate për shqiptarët.
Ne fjalimin e tij, kryeministri Edi Rama theksoi se Shqipëria ka shansin historik që më 11 maj të niset drejt fatit të saj për t’u ulur si zonjë në familjen evropiane. Nuk i la gjë mangut fjalimeve të idhullit të tij Hoxha. “Tu qepemi maleve dhe kodrave….”, tha ai.
Nuk ndalet fare. Edhe pse të gjithë përfaqësuest evropiane kërkojnë standardet e plotësimin e kushteve që janë shumë larg për tu bërë realitet Rama vijon me recitalin “Pasaporta”.
-

Ylli Manjani: Ben Blushi, koncentrat i informacionit historik në letërsinë e sotme
Nga Ylli Manjani
Ben Blushi është koncentrat i informacionit historik në letërsinë e sotme. Në pak rrjeshta, që gjithmonë i ka të shkruar me stil dhe ritëm aq sa harron të bësh çdo gjë deri në mbarim të leximit, ti merr informacion historik për të cilin janë shkruar faqe të tëra.Në fakt këtë bën edhe Inteligjenca Artificiale, shpikja e kohës. Ben Blushi e jetëzon mjeshtërisht Inteligjencën Artificiale.Vetëm Beni mund të lidhë mjeshtrisht në një triller të rrjedhshëm “qimen e Muhamedit”, me shuarjen e punës fizike dhe vetë zotit madje. E gjitha kjo ndodh në krevatin e “kënaqesisë” me dashnoren. Aty shpiket një luftë për të kënaqur të sotmen dhe ndërtohet një parajsë e së ardhmes, inteligjenca artificiale.Shkrimi i Benit nuk të bezdis, por të josh.Po të më dëgjoni e lexoni këtë libër. Këto kohë veçanërisht, ku flitet për delire e budallëqe, letërsia e stilit Ben Blushi është zgjidhja për të mbajtur trurin në higjenë.Big bravo për Parajsën Artificiale! -

Emery sfidon PSG: Moment historik për Aston Villa, do të shfrytëzojmë çdo mundësi për t’i mundur
9 Prill 2025
10:17
Telesport
Skuadra angleze e Aston Villa mbetet surpriza e këtij edicioni në Champions League, duke shkuar në fazën çerekfinale. Të besuarit e trajnerit Unai Emery do të përballen sot me PSG, në një përballje aspak të lehtë me kampionët e Francës.
Trajneri i Aston Villa, Unai Emery, në prag të ndeshjes tha: “I yni është një klub historik dhe kur mbërrita këtu e dija historinë e tyre. Kjo e sotmja do të jetë një ndeshje shumë e veçantë për të gjithë ata që mbështesin Villa”.
“Do të jetë një sfidë e madhe për mua dhe lojtarët e mi, por ne kemi besim. Do të përpiqemi të shfrytëzojmë maksimumin nga të gjitha mundësitë tona“, shtoi më tej Emery.
Ai foli edhe për të kaluarën e tij në Paris: “Kam kaluar dy vjet në Paris, ndihem mirë që jam kthyer. Është hera e parë që kthehem”.
“Është shumë e veçantë për mua dhe jam shumë krenar për mënyrën se si po kthehem këtu, duke luajtur me Villa në Champions League. Do të përpiqem ta shijoj këtë çerekfinale”, tha Emery. -

“Dasma e Lunxhërisë” në 1874 shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri
Muzeu Historik Kombëtar me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Teatrit, përkujtoi fillimet artistike të teatrit në Shqipëri. Shfaqja e parë teatrore e dokumentuar në Shqipëri është “Dasma e Lunxhërisë” në vitin 1874 e shkruar nga Koto Hoxhi. Në materialin e Muzeut Historik Kombëtar thuhet se ajo u vu në skenë nga nxënësit e shkollës normale “Zografia” të fshatit Qestorat në Gjirokastër. “Krijimet e para dhe shfaqja e parë teatrore përkojnë me Periudhën e Rilindjes Kombëtare. E para dramë shqiptare me strukturë të mirëfilltë artistike është “Emira” e arbëreshit Françesk Anton Santori (1814-1894), e shkruar më 1885, e cila u botua nga De Rada në gazetën “Fjamuri i Arbrit””, thuhet nga Muzeu Historik Kombëtar.
Drama shqipe arriti nivele më të larta me autorë të tjerë siç janë: Andon Zako Çajupi, me komedinë “Katërmbëdhjetë vjeç dhëndërr” (1902), Gjergj Fishta me melodramën “Shën Françesku i Asizit” (1909), Fan. S. Noli, me dramën “Israelitë e Filistinë” (1907), Mihal Grameno, me komedinë në tre akte “Mallkimi i gjuhës shqipe” (1905) dhe tragjedinë në vargje “Vdekja e Pirros“ (1906), etj. Muzeu Historik Kombëtar vijon më tej se teatri i parë profesionist në Shqipëri është Teatri Popullor, i cili u inaugurua më 17 maj të vitit 1945 në Tiranë. “Teatri Popullor dhe më vonë pas viteve ’90, i njohur si Teatri Kombëtar”, thuhet në materialin e Muzeut Historik Kombëtar (MHK). Shfaqja e parë e Teatrit Popullor, është komedia “Topazi” nga Marcel Pagnol, me regjinë e Sokrat Mios.