Tag: historia

  • Konfirmuan dashurinë në Ferma VIP, Keisi: Historia Alba-Limi qesharake!

    Konfirmuan dashurinë në Ferma VIP, Keisi: Historia Alba-Limi qesharake!

    Keisi dhe Andueli janë shprehur në spektaklin e kësaj të premte në Ferma VIP se historia e dashurisë mes Albës dhe Limit është qesharake.
    Keisi tha se beson Limin, por jo Albën. Të njëtin mendim ndau edhe Andueli.
    Ndërsa Big Basta u shpreh se as Limi dhe as Alba nuk kanë pse të japin shpjegime për ndjenjat e tyre.

    Pjesë nga biseda:
    Keisi: Më duket shumë funny e gjithë situata. Unë dje kam shkuar dhe i thashë Limit që Alba më dhimbsej. Pastaj thashë se mu duk shumë fake. Sigurisht që Limin do ta mbroja, se e kam vëlla.
    Anduel: Unë e mora si sfidë nga Agai, sepse për Albën nuk kisha kënduar kurrë. Më erdhi keq për Limin.
    Big Basta: Nuk ka asgjë të keqe, edhe nëse është lojë, por as nëse është e vërtetë. As Limi, as Alba nuk kanë pse japin shpjegime askujt. Por nëse i themi dikujt “vëlla”, duhet ta pranojmë edhe me të mirat, edhe me të këqijat, edhe kur s’na pëlqen.
    Limi: Nganjëherë jemi mirë, ndonjëherë keq. Unë e vlerësoj shumë Albën. Më pëlqen shumë. Të japim më shumë për njëri-tjetrin dhe t’i japim më shumë kohë.
    /vizionplus.tv

  • “Fëmija me flatra”, historia drithëruese e Danelës për vëllain “dragua”, misteri që ka rrënjë në mitologjinë shqiptare

    “Fëmija me flatra”, historia drithëruese e Danelës për vëllain “dragua”, misteri që ka rrënjë në mitologjinë shqiptare

    Në një nga rrëfimet më të ndjera që kanë prekur publikun gjatë programit Ferma VIP, Danela ndau një pjesë të errët dhe njëkohësisht misterioze të historisë së saj familjare – një histori që për shumë shqiptarë nuk është e panjohur, por e rrëfyer prej brezave si një legjendë e pazakontë: “fëmija me flatra”.
    Sipas Danelës, një vit para se ajo të vinte në jetë, nëna e saj humbi një djalë, vëllain e saj të madh, për të cilin thuhej se kishte lindur me flatra. “Dragua”, siç e quanin, ishte një fëmijë që familja e ruante me fanatizëm nga sytë e të tjerëve. Thuhej se askush nuk duhej t’ia shihte krahët, ndryshe do ta pësonte keq – një frikë që, në fund, u konkretizua tragjikisht: ai humbi jetën në një aksident. Emrin Danela e mori pikërisht nga ai, që sipas nënës, i ishte shfaqur në ëndërr për ta njoftuar se do të lindte një vajzë.
    Kjo histori nuk është e vetme. Në fakt, në rrjetet sociale, flitet shpesh mbi këtë temë dhe histori të ndryshme që njerëzit kanë dëgjuar, kryesisht nga gjyshërit.

    Miti i dragoit në folklorin shqiptarNë traditën shqiptare, dragoi përfaqëson forcën mbrojtëse, të mirën, dhe shpesh paraqitet si kundërshtari i përbetuar i kuçedrës, përfaqësueses së së keqes. Në disa zona, sidomos në jug të Shqipërisë, besohet se një fëmijë që lind “me këmishë” (me një shtresë të hollë lëkure apo pendë nën sqetull) është në fakt dragua i lindur. Në këto mite, këta fëmijë kanë aftësi të mbinatyrshme dhe mund të luftojnë forcat e errëta.
    Madje, ka edhe shprehje të rrënjosura në këtë besim, si “t’u thafshin krahët” – që, nëse i thuhet një dragoi, besohet se i sjell vdekjen.
    At Shtjefën Gjeçovi, studiuesi i madh i folklorit shqiptar, shpjegon se ata që lindin me flatra të arta nën sqetull janë të zgjedhurit, luftëtarët e së mirës. Në letërsinë kombëtare, si në veprat e Gjergj Fishtës, dragoi është një figurë madhështore që simbolizon guximin, mbrojtjen dhe fuqinë e pastër shpirtërore.

    A është ky thjesht mit apo ekziston një bazë shkencore?Pavarësisht natyrës mistike të këtyre tregimeve, disa studiues besojnë se këto mund të jenë interpretime popullore të anomalisë së rrallë gjenetike.
    Në vitin 2015, historia e një foshnje me sindromën Congenital Melanocytic Naevi u bë virale – shenja të mëdha në shpinë, që formonin një pamje të ngjashme me flatra. Në media u përshkrua si “foshnja-engjëll”. Raste të tjera të ngjashme janë raportuar në vite, përfshirë deformime që duken si sqep, ose pjesë të trupit me formë të pazakontë.
    Kjo i bën shumë të mendojnë se legjenda e “fëmijës me flatra” mund të jetë një përpjekje e hershme për të shpjeguar biologjikisht të pashpjegueshmen, në një kohë kur mjekësia ishte e pamundur dhe çdo gjë e pazakontë lidhej me forca hyjnore ose demonike.
    Historia e Danelës sjell në vëmendje një copëz të pasur të kulturës sonë shpirtërore – aty ku dhimbja personale, misteri dhe miti ndërthuren. Ajo nuk është thjesht një rrëfim për një vëlla të humbur, por një ftesë për të reflektuar mbi mënyrën sesi kultura shqiptare i ka përjetuar dhe ruajtur këto figura të jashtëzakonshme: dragoin, mbrojtësin e së mirës, lindur ndonjëherë si një fëmijë me flatra.
    /vizionplus.tv

  • Berisha takohet me Kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

    Berisha takohet me Kryepeshkopin Joan: U munduan ta fshijnë dhe pluralizmin, por sot ai është i fortë, edhe pse kaloi prova të mëdha

    Kreu i PD, Sali Berisha zhvilloi një takim me Kryepeshkopin Joan pas vizitës në Kishën Ortodokse.

    Berisha: Punën e madhe të çmuar që bëni në vazhdim të veprës së pavdekshme të Imzot Janullatos, i cili punoi me një përkushtim të jashtëzakonshëm dhe ngriti nga rrënojat.
    Historia e Krishtit Mbret, është ripërsëritur në Shqipëri, sepse edhe këtu u mendua që ta rrafshonin fenë dhe besimin fetar, por ju u ngritët nga hiri, e ngritët dhe sot është perfomancë të shkëlqyer, me një mbështetje të gjerë të besimtarëve, me të gjitha institucionet.
    Në Shqipëri, përpoqën ta fshijnë dhe pluralizmin, por morën dhe do të marrin atë që meritojnë.
    Sot pluralizmi është i fortë, kaloi prova të mëdha dhe kam besim të madh që shpresa, optimizmi dhe e ardhmja do të jenë ajo që meritojnë dhe do kenë shqiptarët.
    Më pas ai dha edhe një deklaratë jashtë kishës.
     Berisha: U përpoqën ta fshijnë dhe opozitën, por u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare
    Urimet më të përzemërta, nderimin më të madh Fortlumturisë së Tij, Joani dhe të gjithë klerit ortodoks shqiptar, të gjithë besimtarëve ortodoks të Shqipërisë, këtë ditë ringjallje.
    Ringjallja, në një farë mënyre, të duket se ka një djep edhe në Shqipëri.
    Ringjallja e Krishtit është ngjarja më e madhe në historinë e qytetërimit perëndimor.
    Por edhe ringjallja e besimeve fetare nga këta burra të përkushtuar pafundësisht që i ngritën ato nga shkrumbi, nga hiri i diktaturës dhe i shndërruan sot në institucione të dashura, të respektuara, të fuqishme që japin një ndihmesë shumë të madhe, si në mësimet e shenjta ashtu dhe në shkollimin, në ndihmën e atyre që janë më në nevojë.
    Një ndihmë të pazëvendësueshme.
    Kështu që, në një mënyrë, historia e tyre është historia e ringjalljes.
    Pra, është dëshmi e pavdekësisë.
    Në fakt e ka një analogji edhe me opozitën shqiptare.
    U përpoqën ta fshijnë nga faqja e dheut, u ringjall, u ringjall dhe sot është me e fuqishme se kurrë, që të përzejë antikrishtin nga trojet shqiptare.

    Top Channel

  • VIDEO/ Tabaku tregon historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm

    VIDEO/ Tabaku tregon historinë e avokates në Tiranë: Shtresa e mesme po zhbëhet nga sistemi i pandershëm

    Kandidatja për deputete e PD-së në Tiranë, Jorida Tabaku, solli në vëmendje historinë e Marselës. Ajo është një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të ndershëm të shtresës së mesme që luftojnë çdo ditë me një sistem ekonomik të padrejtë. ”Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës”,-tha Tabaku.
    Për të ndonëse Gjykata Kushtetuese rrëzoi ligjin për taksimin e profesionistëve të lirë, Marsela dhe shumë të tjerë vazhdojnë të paguajnë taksa dhe detyrime të padrejta. Ato kanë mbetur me 2 apo 3 klientë në muaj dhe të ardhurat nuk u mjaftojnë as për të përballuar jetesën. ”Historia e Marselës është shumë profesionistëve të ndershëm që e nisin ditën herët dhe e përfundojnë vonë, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme me dinjitet për familjet e tyre. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri, shtyllës kurrizore të ekonomisë, e cila sot është lënë në harresë”.

    Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve e profesionistëve të lirë në Shqipëri që përballen çdo ditë me sfida të pamundura ekonomike dhe me një sistem që nuk i mbështet, por i ndëshkon. Me dy diploma dhe me studime të kryera në Itali, Marsela u kthye në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e saj. Hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë, me shpresën se përmes punës së ndershme do të mund të siguronte një jetë më të mirë për veten dhe dy vajzat e saj. Por përballja me realitetin shqiptar ishte e ashpër.

  • “Shtresa e mesme është lënë në harresë, ky realitet duhet të ndryshojë”/ Kandidatja Tabaku reagon me një histori të…

    “Shtresa e mesme është lënë në harresë, ky realitet duhet të ndryshojë”/ Kandidatja Tabaku reagon me një histori të…

    Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike në Tiranë, Jorida Tabaku, me një video të publikuar në rrjetet sociale solli në vëmendje historinë e Marselës  një avokate dhe notere që përfaqëson mijëra profesionistë të shtresës së mesme që luftojnë me një sistem ekonomik të padrejtë.
    “Marsela me dy diploma, me studime në Itali, hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë. Por tarifat e larta, tatimet e papërballueshme dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e çuan në kufijtë e mbijetesës. Historia e Marselës është historia e shumë profesionistëve të ndershëm që e nisin ditën herët dhe e përfundojnë vonë, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme me dinjitet për familjet e tyre. Është historia e shtresës së mesme në Shqipëri – shtyllës kurrizore të ekonomisë, e cila sot është lënë në harresë”, – vijoi Tabaku.
    Ajo u zotua se kjo situatë do të ndryshojë dhe se Partia Demokratike ka një plan të qartë për të çliruar profesionistët e lirë nga padrejtësitë fiskale dhe për të vendosur shtresën e mesme në qendër të politikave ekonomike. Historia e Marselës është historia e shumë avokatëve e profesionistëve të lirë në Shqipëri që përballen çdo ditë me sfida të pamundura ekonomike dhe me një sistem që nuk i mbështet, por i ndëshkon.
    Me dy diploma dhe me studime të kryera në Itali, Marsela u kthye në Shqipëri për të ndërtuar të ardhmen e saj. Hapi një zyrë të vogël notarie në Tiranë, me shpresën se përmes punës së ndershme do të mund të siguronte një jetë më të mirë për veten dhe dy vajzat e saj. Por përballja me realitetin shqiptar ishte e ashpër. Tarifat e larta, tatimet e rënda dhe detyrimet ndaj urdhrave profesionalë e bënë të pamundur që Marsela të mbijetonte financiarisht. Ajo, si shumë të tjerë, u përball me një treg të ngarkuar me konkurrencë të pandershme dhe dosje që zvarriten për vite të tëra në gjykata, pa asnjë garanci për rezultat. Edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që shpalli të pavlefshëm ligjin e taksimit për profesionet e lira, për Marselën dhe shumë kolegë të saj nuk ka ndryshuar asgjë. Ato pak të ardhura që siguron nga 2 apo 3 klientë në muaj, vazhdojnë të gërryhen nga një regjim tatimor abuziv dhe një sistem që refuzon të dëgjojë.
    “Historia e Marselës është historia e shtresës së mesme  njerëz të ndershëm që punojnë me orë të gjata, me përkushtim dhe profesionalizëm, por që nuk arrijnë të sigurojnë një të ardhme të qëndrueshme për familjet e tyre. Ky realitet duhet të ndryshojë. Për Marselën, për vajzat e saj dhe për të gjithë ata që duan të jetojnë me dinjitet në vendin e tyre. Ka ardhur koha që Shqipëria të vendosë në qendër njerëzit e punës, profesionistët e ndershëm dhe shtresën e mesme që është shtylla e një ekonomie të shëndetshme”.
     

  • Video/ Nga një udhëheqës te tjetri: Kur historia përsëritet si parodi

    Video/ Nga një udhëheqës te tjetri: Kur historia përsëritet si parodi

    Ai u bë lëmsh me shifrat, duke u kthyer dhe ne meme ne rrjetet sociale dhe duke u krahasuar me diktatorin Enver Hoxha.  Në një moment, përmendi shifrën 170 mijë euro si pension mesatar, çka mund të tingëllojë realiste në ndonjë tjetër planet, por jo ndokund në tokë.
    Gafa pas gafe, fjali pa fillim e pa fund, arsyetime që i kupton vetëm ai vetë – Berisha po e çon fushatën drejt një spektakli grotesk, ku qeshja është e vetmja mënyrë për të mos qarë.
    Në fund të ditës, Saliu mund të premtojë edhe pension në bitcoin, por ajo që i mbetet publikut është e qeshura… dhe sigurisht, memet pa fund./ Tema

  • Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

    Dafina Zeqiri i kundërpërgjigjet Labit: Njerëz që doni të merrni pjesë nga historia ime

    Showbiz E Enjte, 17 Prill 2025 21:01
    Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi ka folur rreth marrëdhënies së tij të ftohur me këngëtaren Dafina Zeqiri. I ftuar në emisionin “Krejt n’debat” në RTV Dukagjini, Gashi sqaroi se raporti mes tyre është përfundimisht i mbyllur. ”Nuk kemi asnjë raport, nuk flasim, nuk jemi as follow në Instagram”,-u shpreh ai, duke lënë të kuptohet se ftohja ka qenë e thellë dhe e pandreqshme.
    Moderatori tha se ndjehet i lënduar dhe i zhgënjyer nga Dafina, duke nënvizuar se mungesa e tij në ditëlindjen e saj të fundit ishte shenjë mosmirënjohjeje. ”Kam bërë shumë për të. Kam ngrënë bukë me të, i kam qëndruar pranë për vite, por një gjë e vogël i ka lënë përshtypje. E quajta mosmirënjohëse, për ditëlindjen që organizoi. Si është e mundur që një njeri që i ka qëndruar afër për dekada, të mos jetë pjesë e asaj dite, ndërsa ishin aty njerëz që s’kanë qenë kurrë afër saj? Njerëz që ishin në Big Brother”.

    Reagimi i Dafina Zeqirit nuk vonoi. Në mënyrë elegante, por me një ton të qartë, ajo zgjodhi të përgjigjet përmes një postimi në Instagram Story, pa përmendur emra, por duke dhënë një mesazh të fortë për ata që mundohen të ndërhyjnë në paqen e saj. ”Udhëtimi për të ardhur deri këtu ku jam sot ka qenë i mbushur me dashuri, mësime dhe rritje me suksesin vjen edhe zhurma, njerëz që duan të marrin një pjesë nga historia jote, ta rishkruajnë të vërtetën tënde ose të vënë në dyshim zgjedhjet e tua”.

  • Rama tallet me PD: Më shumë kandidatë gjetën në Big Brother, sesa në ‘Primare’…

    Rama tallet me PD: Më shumë kandidatë gjetën në Big Brother, sesa në ‘Primare’…

    Duke folur sot për opozitën, kryeministri Edi Rama tha se historia e kënetës ka marrë fund dhe nuk mund të vijë kurrë në pushtet.
    “Në asnjë ekran nuk e nxjerr dot kënetën jo përpara se nuk bën vaki, por as aq afër nesh sa të mund të flitet për një rikthim imagjinar të kënetës në krye të vendit. Ka ikur historia e kënetës, ka marrë fund.
    Është e mbyllur, është historia e trishtueshme e atyre që vazhdojnë e besojnë kënetën, e atyre njerëzve të kënetës që u futën me kokë më primare dhe më shumë nxori Big Brother kandidat në listat e kënetës sesa nga Primaret, për të përfaqësuar kënetën e bufin.”, tha Rama.

  • Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

    Reçak:Historia e një krimi lufte, nga William G. Walker u promovua në Washington

    Në Washington, studiues dhe diplomatë nderuan ambasadorin William Walker me një takim ku u promovua libri i tij Reçak: “Historia e një krimi lufte”. Oratorët vlerësuan këtë libër jo vetëm si një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, por e quajtën atë një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës. Libri thanë ata është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Ata po ashtu thanë se libri “Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.“Historia e një krimi lufte” është libri i ambasadorit William G. Walker i cili u promovua në prag të 26 vjetorit të masakrës së 15 janarit 1999 në Reçak, nga libraria Dukagjini , në Prishtinë, ndërkohë u promovua i shoqëruar me një bashkë bisedim sot në Washington D.C., nën kujdesin e Ambasadës së Republikës së Kosovës dhe kujdesin personal të Ambasador Ilir Dugollit.Me rastin e promovimit të librit të ri “Reçaku – Një rrëfim për një krim lufte,” Ambasada e Republikës së Kosovës në Uashington, D.C. thotë se pati nderin e veçantë të organizojë një diskutim të veçantë me autorin, Ambasadorin William G. Walker, shkruhet në statusin e saj në Facebook.Në këtë promovim morën pjesë Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan, ish drejtori i sektorit të Euroazisë të Zërit të Amerikës, Dr. Elez Biberaj, zoti Mike Phillips, Jeson Steinbaum, gazetarët e Zërit të Amerikës, Laura Konda , Shaqir Salihu, gazetari Arsim Çeku, si dhe veprimtarët e komunitetit nga Washingtoni.Sab Gashi , Lulizim Shabiu, Qemail Shabani.Mori pjesë edhe përkthyesi excluzive i ambasadorit Walker Hasan Salihu, i ardhur posaqërisht nga Prishtina.Sipas njoftimit të kësaj ambasade thuhet se Ambasadori Walker, dëshmia e të cilit ishte thelbësore për të tërhequr vëmendjen ndërkombëtare ndaj krimeve të luftës të kryera në Kosovë, ndau mendimet e tij mbi ngjarjet që formësuan rrjedhën e historisë moderne të Kosovës.Në njoftimin e saj ambasada ka shprehur mirënjohjen e tyre të thellë për Dr. Paul Williams, Profesor i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin Amerikan dhe një ndër ekspertët eminentë për të drejtën ndërkombëtare dhe zgjidhjen e konflikteve, për moderimin dhe udhëheqjen e një bisede kuptimplotë.Gjithashtu organizatoru ka falënderuar të gjithë ata që iu bashkuan reflektimit të këtij momenti kritik të historisë, dhe shprehin mirënjohjen më të thellë për Ambasadorin Walker, për përkushtimin e tij të palëkundur ndaj drejtësisë dhe së vërtetës.“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. WalkerReçak: “Historia e një krimi lufte”nuk është vetëm një dëshmi historike e ngjarjeve tragjike që ndodhën në Kosovë, është një testament që kapërcen kufijtë e kujtesës dhe dokumenton të vërtetën e dhimbjes dhe sakrificës së popullit të Kosovës, është një thirrje e fuqishme që historia të mos përsëritet.Gjithashtu libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” na fton të reflektojmë mbi rolin jetik të individëve si Ambasadori William G. Walker, të cilët me guxim dhe përkushtim shkruajnë të vërtetën në momentet më të errëta të historisë.Reflektimi mbi këtë figurë na frymëzon e na forcon bindjen se ndryshimi fillon nga forca qoftë edhe e një njeriu të vetëm, nga aktet e guximshme kur ato mbrojnë të drejtën dhe të vërtetën që përpiqen ta heshtin e ta shuajnë.

  • Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër

    Egli dhe Gjesti dyshojnë: Historia e abuzimit të Laertit është gënjeshtër

    Aktori Laert Vasili, zbuloi një ngjarje tragjike nga fëmijëria e tij. Ai tha se në moshën 9-vjeçare ishte përdhunuar nga një komshi dhe se kishte heshtur për këtë histori për plot 42 vite.
    Egli dhe Gjesti kanë ngritur dyshime të forta lidhur me vërtetësinë e kësaj historie. Gjatë një bisede të zhvilluar sot në oborrin e shtëpisë, ata shprehën skepticizëm, duke lënë të nënkuptohet se rrëfimi i Laertit mund të jetë një strategji për të fituar empatinë e publikut.

    “Një histori e tillë, e dhimbshme dhe e thellë, prek direkt zemrat e shqiptarëve… të futet si thikë në zemër. Dhe pastaj, ti dukesh si viktimë”, u shpreh Egli.