Tag: historia

  • “Nëse një libër është i mërzitshëm për ju…”/ Amaneti që Jorge Luis Borges u la lexuesve

    “Nëse një libër është i mërzitshëm për ju…”/ Amaneti që Jorge Luis Borges u la lexuesve

    Jorge Luis Borges

    Jorge Luis Borges ka qenë një shkrimtar tregimesh të shkurtra, eseist, poet, përkthyes dhe figurë kyçe e letërsisë së gjuhës spanjolle.

    Librat e tij më të njohur me tregime, “Ficciones” dhe “El Aleph”, të botuara në vitet 1940, janë përmbledhje me tregime të shkurtra të ndërlidhura nga temat e përbashkëta, duke përfshirë ëndrrat, labirintet, bibliotekat, pasqyrat, shkrimtarët e sajuar, filozofitë dhe fetë. Në 1923 publikoi librin e tij të parë me poezi, “Fervor de Buenos Aires”, dhe pas dy vjetësh librin e dytë “Luna de Enfrente”. Ngjarjet më të rëndësishme mbi biografinë e tij janë te lidhura ngushtë me disa nga paraardhësit e tij. Duke qenë se rrjedh nga një familje studiuesish dhe ushtarakësh Borges zgjodhi letërsinë megjithëse e pati një peng të madh për shumë kohë faktin që nuk zgjodhi ushtrinë.

    Nga 1914 deri 1921 jetoi bashkë me familjen nëpër Evropë. Kreu studimet fillimisht në Gjenevë e më pas në Spanjë, ku njohu më mirë letërsinë dhe shkroi disa nga poezitë e tij të para. Në 1925 Borges njohu Viktoria Okampo, muza e tij për shumë vite me të cilën u martua 40 vjet më pas. Me të Borges pati një mirëkuptim intelektual i destinuar për të hyrë në mitologjinë e letërsisë argjentinase. Aktiviteti publicistik i Borges ishte shumë i gjerë. Vargjet e “Kauderno San Martìn” u publikuan vetëm në 1929, ndërsa një vit më pas doli “Evaristo Karriego”, një vepër që entuziazmoi kritikën argjentinase. Një fatkeqësi tjetër në jetën e shkrimtarit: verbohet. Borges, i cili kishte pasur gjithnjë probleme me sytë, e humbi përfundimisht shikimin në fund të viteve 50’ pasi kishte kryer 9 operacione.

    Por këtë sëmundje ai e përdori për të krijuar akoma më shumë. Kulmin e këtij procesi “sublimimi” ai e pati në vitet 1933 e 1934. Të gjitha tregimet e publikuara prej tij në revistën “Kritika”: dolën në një përmbledhje të vetme me titullin “Historia universal de la infamia” (Historia universale e poshtërsisë), që u pasua disa vite më vonë nga “Historia de la eternidad” (Historia e përjetësisë), një vepër ndërthuret historia dhe dituria. “Annus horribilis” (nga latinishtja vit i tmerrshëm): Viti 1938. Nisi me vdekjen e babait të Borges, më pas vetë shkrimtari pësoi një aksident që detyroi të mos lëvizte për një kohë të gjatë, e me pas një atak seticemie (sëmundje gjaku) që i rrezikoi seriozisht jetën. Kjo situatë dramatike provokoi te Borges frikën se mund të humbte përgjithnjë aftësitë e tij krijuese. Frikë e pabazuar: gjatë viteve kur ishte i sëmurë ai krijoi disa nga kryeveprat e tij, të cilat u publikuan në 1944 nën titullin “Shtirjet”.

    KRIJIMTARIA

    Pas 5 vjetësh dolën disa nga tregimet e tij në librin e titulluar “Alef”. Gjatë kësaj periudhe Borges cilësohej si një nga shkrimtarët më të mirë argjentinas të të gjitha kohërave. Si për të pohuar dhe një herë aftësitë e tij, Borges publikoi një tjetër kryevepër që mban titullin “Inkuizicionet e tjera” (1952). Në 1955 Borges u emërua drejtor në Bibliotekën Kombëtare, një nga ëndrrat e tij të hershme. Në fjalimin e rastit ai u shpreh se: “Është një ironi sublime dhe hyjnore që më jepen 800 mijë libra kur unë jam në terr të plotë prej vitesh”. Pas 31 vjetësh drejtor ai u nda nga jeta më 14 qershor 1986. Pranë varrit të tij prehen eshtrat e gruas së dytë të Borges-it, Marìa Kodama. Shumë regjisorë janë bazuar në jetën e tij për të realizuar filma, dhe sa për shembull mund të përmendim një mbi të gjithë “Estela Kanto, Un Amor de Borges”, nga regjisori Havier Torre (1999), ku protagonistë është bukuroshja Ines Sastre.

    Por cili ishte amaneti i tij për lexuesit? “Mendoj se fraza “leximi i detyrueshëm” është një marrëzi; leximi nuk duhet të jetë i detyrueshëm. Është njësoj si të thuash kënaqësi e detyrueshme. Por a ka kënaqësi të detyrueshme? Kënaqësia është diçka që kërkohet. Apo lumturi e detyrueshme! Ne lumturinë gjithashtu e kërkojmë. Unë kam qenë profesor i letërsisë angleze për njëzet vjet në Fakultetin Filozofik dhe të Letrave të Universitetit të Buenos Aires dhe gjithmonë i kam këshilluar studentët e mi: nëse një libër ju mërzit, lëreni; një libër mos e lexoni nga që është i famshëm, nga që është modern, apo nga që është i vjetër.

    Nëse një libër është i mërzitshëm për ju, lëreni së lexuari; qoftë ai libër Parajsa e Humbur – për mua nuk është i mërzitshëm – ose Don Kishoti – për mua gjithashtu nuk është i mërzitshëm. Por nëse ka një libër të mërzitshëm për ju, mos e lexoni; ai libër nuk është shkruar për ju. Leximi duhet të jetë një nga format e lumturisë, prandaj dua t’ua lë lexuesve si një amanet të mundshëm – amanet që nuk kam ndërmend ta shkruaj: lexoni shumë, pa u trembur nga reputacioni i autorëve, vazhdoni të kërkoni një lumturi personale, një kënaqësi personale. Është e vetmja mënyrë për të lexuar”, është shprehur Borges.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    BORGES E URRENTE FUTBOLLIN DUKE E KONSIDERUAR “ESTETIKISHT TË SHËMTUAR”!

  • Ekspozita “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”, Jutta Benzenberg: Është historia ime personale dhe e Shqipërisë

    Ekspozita “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet”, Jutta Benzenberg: Është historia ime personale dhe e Shqipërisë

    “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” vjen përmes fotografive nga fotografja Jutta Benzenberg. Ekspozita që çel këto ditë në Tiranë sjell tre kapituj të punës së Benzenberg: vitet ’90 – fotografi të jetës dhe realitetit shoqëror të kohës; kolazhet – rikrijime nga fragmentet e negativët e djegur; negativët e djegur – imazhe të ekspozuara për herë të parë nga arkivi i fotografes. Ekspozita u çel në galerinë hbs, pjesë e pavijonit të përkohshëm në sheshin “Skënderbej”  dhe në të njëjtën ditë u mbajt edhe promovimi i librit me të njëjtin titull, botuar nga fondacioni Heinrich Böll, zyra Tiranë, me përkujdesjen e kuratorit Olsi Hoxha, një ese nga Bashkim Shehu, si dhe tekste të dr. M. Gökhan Tuncer, drejtor i fondacionit në fjalë dhe vetë autores.
    Në hapjen e ekspozitës “Mos kthe kokën nga shtëpia që digjet” i pranishëm ishte edhe ambasadori i Bashkimit Eurpoian në Shqipëri, Silvio Gonzato. Vetë fotografja Benzenberg shprehet se kjo ekspozitë është dhe historia e saj. “…..Duhet të them se kjo ekspozitë ka të bëjë me rezistencën, ka të bëjë me emocionet dhe anën e pavetëdijshme dhe nuk është vetëm për mua, për Shqipërinë, është historia ime, historia ime e familjes, historia ime personale. Nuk munda të flija me javë të tëra, duke pritur se si do të ishte reagimi kur të shihnit këta negativë të shkatërruar… Ajo që dua të them është se shtëpia ime u dogj, por e rindërtova. Nuk e lashë të ndodhte kështu. E rindërtova në 6 muaj. Rindërtova edhe diçka këtu, në formën e kolazheve”, shprehet Benzenberg. Vitet 1990 shënuan një nga kthesat më dramatike në historinë e Shqipërisë: nga izolimi i gjatë dhe rendi autoritar, drejt një realiteti të ri të mbushur me shpresa dhe tronditje të thella. Ishte pikërisht në këtë periudhë që fotografja gjermane Jutta Benzenberg mbërriti në Shqipëri, për të dokumentuar përmes aparatit të saj çastet e një shoqërie në transformim. Për më shumë se një dekadë, ajo krijoi një arkiv sa personal aq edhe historik, duke sjellë sa fragmente të jetës së përditshme. ashtu dhe ndryshime të rëndësishme socio-politike.
    Në vitin 2006, një zjarr shkatërroi mbi 90 përqind të këtij arkivi. Për shumë vite, humbja e madhe e mbajti autoren larg këtyre kujtimeve. Por në vitin 2023, së bashku me artistin Olsi Hoxha, ajo nisi procesin e rikthimit dhe rimagjinimit të negativëve të djegur. Rezultati është një vepër e re: imazhe që qëndrojnë mes fotografisë dhe artit, mes kujtesës dhe ëndrrës, mes asaj që është humbur dhe asaj që mbetet. Kjo ekspozitë që sjell tre kapituj të punës së Benzenberg do të presë vizitorë deri në 16 nëntor dhe shoqërohet nga një program i gjerë edukimi politik dhe kulturor që përfshin biseda, punëtori, shfaqje filmash dhe net kulturore, duke hapur një hapësirë të re për reflektim mbi vitet ’90 në Shqipëri.

  • Historia që preku gjithë shqiptarët/ Babai i ndërroi jetë në aksident në Fier, Nikita: Më duket si ëndërr, do t’ja plotësoj dëshirën që më kërkoi

    Historia që preku gjithë shqiptarët/ Babai i ndërroi jetë në aksident në Fier, Nikita: Më duket si ëndërr, do t’ja plotësoj dëshirën që më kërkoi

    Ndarja nga jeta e Kreshnik Tomanit, një muaj më parë, ka prekur thellë zemrat e shqiptarëve. 34-vjeçari, baba i tre fëmijëve të mitur, u përplas nga një automjet ndërsa po kalonte rrugën dhe pas 10 ditësh në koma, nuk mundi të mbijetonte.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Emisioni “Për Shqiptarët” në Top Channel ka nisur një fushatë për të ndihmuar familjen dhe për të përmbushur amanetin e fundit të Kreshnikut: sigurimin e një shtëpie për fëmijët e tij. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Kreshniku kujtohet si një bashkëshort i përkushtuar dhe një baba i jashtëzakonshëm, veçanërisht për vajzën e madhe, Nikitën, e cila edhe sot beson se aksidenti ishte vetëm një ëndërr.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    “Më plotësonte çdo dëshirë, nuk më thoshte kurrë jo. Ka qenë baba shumë i mirë, kushdo do ishte me fat ta kishte. Më thoshte gjithmonë mëso, kam në plan t’ja realizoj dëshirën babait. Doja që këtë vit shkollor ta nisja me babin, por nuk ndodhi ashtu”, u shpreh ajo me lot në sy.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Edhe bashkëshortja e tij kujtoi me dhimbje momentin tragjik që i ndryshoi përgjithmonë jetën:

    “Hapa telefonin dhe pashë që kishte ndodhur një aksident. Mora vesh që ishte burri im. Kur shkova i gjeta shapkën. Nuk e njoha, ishte shpërfyturuar. U dergjëm 10 ditë në spital, por nuk ia doli. Vajzat çdo ditë kalojnë te vendi i aksidentit dhe kthejnë kokën, sepse është shenja atje.”

    Historia e Kreshnikut ka prekur shqiptarët brenda dhe jashtë vendit, ndërsa fushata për familjen e tij ka marrë mbështetje të gjerë në rrjetet sociale.

  • Shega e mrekullive, historia e emigrantit nga Luzi i Vogël që tregton produktin bio në Europë

    Shega e mrekullive, historia e emigrantit nga Luzi i Vogël që tregton produktin bio në Europë

    Kjo është historia e një djali të vogël i cili në moshën 13 vjeçare emigroi në Itali, pas 20 vitesh ai rikthehet në Shqipëri pranë vendlindjes në Luz të Vogël për të kultivuar 18 Ha  me shegë izraelitë

    “Unë jetoj në Itali që nga viti 2005, atje njoha disa miq të mi nga Izraeli dhe më sugjeruan bujsësinë sepse sipas tyre ky sektor nuk të lë kurrë në baltë ekonomikisht. Kam 19 mijë rrënjë bimë, të cilat në një vit më prodhojnë  18 ton shegë që shkon e gjitha për eksport”, u shpreh Fermeri.
    E veçanta e kësaj parcele gjigande është se këtu shegët nuk spërkaten me asnjë preparat bujqësor, Festimi thotë se pemët janë rritur dhe plehëruar vetëm me lëndë organike, kjo zgjedhje ka bërë që shega e Luzit të Vogël të shkoj drejt shteteve më të mëdha të Europës.
    “Për të rritur këtë shegë kam hedhur 600 kamionë me pleh kur mblidhje plehun e lopës nëpër fshat më quanin të çmëndur, ja ky është rezultati, dhe sot eksportoj në Zvicër, Gjermani, Itali”, tha ai.
    Parcela më e veçantë me shegë në Shqipërisë  është kjo ku ndodhem unë tani sepse këtu rritet lloji i shegës viola që ndryshe njihet me emrin shega e zezë,  ky varietet është i  njohur për vetitë e saj curative madje  thuhet se shega e zezë zhvillon trurin e fëmijës që në barkun e nënës.
    “Kjo është shegë e veçantë dje njerëzor janë kurioz t’i shohin ngjyrën dhe  të ndjenë shijen, e dua këtë shegë”, tha Çektahiri.
    Një rrënjë shege izrealite prodhon afërsisht 40 kg, kështu të paktën ishte një vit më parë pasi kësaj here kushtet klimaterike e kanë vendosur para një sfide atë të sasisë së prodhimit, por asnjë sfidë apo incident nuk do ta ndalojë ëndrrën e Festimit që një ditë të jetojë përgjithmonë me familjen në Luz të Vogël pranë parcelës gjigante me shegë izrealite.
     

    Top Channel

  • Përse e këshilluan 17 këshilltarë Spiropalin, si ta ngrinte sa më lart ‘Skënderbeun‘ e qeverisë!

    Përse e këshilluan 17 këshilltarë Spiropalin, si ta ngrinte sa më lart ‘Skënderbeun‘ e qeverisë!

    Historia e këshilltarëve të Hekalit lidhet me një ngjarje të ndodhur në Fier diku nga fundi i vitit 1943, ku në fshatin Gorishovë u pushkatuan 11 burra. Këta ishin këshilltarë të fshatit Hekal.
    Për gati 70 vjet, shqiptarëve iu servir një histori e manipuluar e ngjarjes nga diktatura e Enver Hoxhës. Madje kjo u bë edhe film, siç thotë Elisa. Sipas këtij varianti, 11 këshilltarët u pushkatuan nga gjermanët për rezistencën e tyre patriotike kundër okupatorit. Historia e vërtetë është shumë ndryshe. Këshilltarët u vranë për hasmëri nga një fshatar i kamur i zonës, që quhej Isuf Hasani.
    Disa hekaliotë i kishin vrarë vëllain Isuf Hasanit, dy apo tre ditë më parë. Ky kishte informacionin që vrasësit ishin këshilltarë në Hekal, por nuk e dinte saktësisht se kush ishte prej tyre. Ndaj i mori të 11-të dhe i vrau. Më vonë Isufi u arratis në Amerikë, ku edhe vdiq, thonë nga viti 1992 pa ardhur më asnjëherë në Shqipëri.
    Nejse. Historia e këshilltarëve të Hekalit iku. Tani doli historia e këshilltarëve të Elisës.
    Kryetarja e Kuvendit rezulton të ketë patur plot 17 këshillarë, edhe më shumë se fshati Hekal. Këta, sipas dokumentave të publikuara, paskan patur një fond pagash prej 475 mijë eurosh në vit, përfshirë sigurimet përkatëse. Kaq paguanin taksapguesit shqiptarë çdo vit që të këshillohej Elisa Spiropali.

    Bylyku i keshilltareve te Elises 
    Pyetja që shtrohet është, për çfarë e këshillonin kryetaren e Kuvendit gjithë këta këshilltarë?
    Në institutet më të avancuara kërkimore të botës, përgjithësisht skuadrat e kërkimit janë në grupe nga 3 deri në 4 veta. Aktualisht madhësia mesatare e skuadrave të shkencëtarëve në rang global është 7.3 vetë. Këta bëjnë shpikjet, që ndryshojnë jetën në tokë dhe avancojnë shoqërinë njerëzore. Ndërsa një skuadër më 17 veta përdoret në raste shumë të rralla, për projektemadhore dhe komplekse.
    Imagjinoni tani 17 koka të mëdha që këshillojnë. Por çfarë këshillojnë se?
    Deri më tani këshillimi intensiv dhe i kushtueshëm i Mamicës ka prodhuar vetëm dy gjëra të mençura për kombin. E para i vuri Edi Ramës emrin Skënderbe dhe e dyta u tregoi shqiptarëve se turizmi u rrit ngaqë Edi Rama ja bëri rrup sup ambasadorit rus në OKB, madje e bëri të dridhet edhe Lavrovin me Putinin. Me pak fjalë kjo armatë kshilltarësh ka prodhuar produktin brilant të Spiropalizimit.
    Kaq kanë marrë taksapaguesit shqiptarë në këmbim të 2 milionë eurove, që paguan për Murat Bënçat dhe Abedinët e Elisës në 4 vite rresht. Dhe në fakt, një pjesë e tyre janë pikërisht si Murati me Abedinin. Pa shkollë. Se në listën e gjatë të këshilltarëve paska dhe njerëz me diploma false, të cilët kanë vjedhur dhe ambasadën amerikane.
    Mbaj shënim ti Abedin. Dhe voto prapë. Se tani këshilltarët do i kesh në Ministrinë e Jashtme dhe do ja bëjnë edhe më rrup-sup Putinit./kapitali.al

  • Një vendim për karrierën, një kërcënim për martesën, historia e pathënë e Erik Lloshit

    Një vendim për karrierën, një kërcënim për martesën, historia e pathënë e Erik Lloshit

    Këngëtari i njohur Erik Lloshi ishte i ftuar së fundmi në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku ndau detaje të panjohura më parë rreth jetës së tij personale dhe karrierës muzikore. Një nga momentet më të komentuara të intervistës ishte pa dyshim historia e tij me formatin “Big Brother VIP”, ku këngëtari tregoi pse nuk ka marrë pjesë deri tani dhe si një vendim i rëndësishëm për jetën profesionale mund të ishte kthyer në një krizë familjare.

    “Nuk mund të them që nuk ka qenë dëshira ime, edhe ftesën e kam pasur. Po të tregoj për vjet, një histori që është e bukur, por mund të ishte dhe fatale për mua. Në momentin që mora vendimin për t’u futur në ‘Big Brother’, ose më saktë për të shkuar të nënshkruaja kontratën me stafin, më doli gruaja përpara dhe më tha: ‘Nëse ti futesh në “Big Brother”, bëj gati divorcin.”

    Artisti tregoi se në fillim mendoi se bashkëshortja e tij, Romina, po bënte shaka por më pas kuptoi se situata ishte më serioze nga sa e kishte menduar:

    “Është e vërtetë kjo. Tha: ‘Bëj gati divorcin, se mua nuk më pëlqejnë këto gjëra, nuk i kam qejf.’ Dhe në fund unë zgjodha familjen, patjetër. Dhe unë mendova se po bënte shaka, por e kishte me të vërtetë shumë seriozisht. Nuk e di se me çfarë mendje është këtë vit, por…”

    Pavarësisht karrierës në botën e muzikës dhe ekspozimit të lartë në media, Romina, partnerja e Erikut, ka zgjedhur një mënyrë jetese të qetë dhe larg syrit publik.

    “Ka disa njerëz që i përballojnë gjërat e partnerit, ka dhe që nuk i përballojnë. Romina është një lloj personi që ka zgjedhur të bëjë një jetë komplet tjetër, do një jetë larg mediave, edhe pse është një nga personat më të artikuluar që unë kam njohur ndonjëherë. Në një intervistë që kemi qenë me dikë, i ka thënë që nëse do bënte ndonjë emision në radio, do bënte goxha emër. Ka qenë vetëm dy herë pjesë e intervistave të mia dhe është betuar që nuk vjen më kurrë, sepse nuk i pëlqen vëmendja fare.”

    Këto rrëfime e bëjnë më të qartë vendimin e Lloshit për të qëndruar larg reality show-t më të madh në vend, duke vënë përparësi harmoninë familjare ndaj çdo ftese publike.

  • Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

    Përplasja me Gaz Bardhin/ Çaushi: Historia ka mbaruar në fushatë, nuk do vijojë në parlament

    Teksa mbërritën në seancën e parë për këtë sesion të ri të Kuvendit, socialistja Zegjine Çaushi deklaroi se nuk do të ketë më përplasje me Gaz Bardhin në parlament.
    Ajo theksoi se fokusi i saj është që t’u shërbejë qytetarëve të Roskovecit dhe atyre që e votuan atë dhe Maldrita Bardhon.
    “Jam e emocionuar normale. Unë e kam thënë që historia me Gaz Bardhin ka mbaruar gjatë fushatës. Unë kam, një detyrim të dyfishtë pasi i detyrohem edhe Maldrita Bardhos”, u shpreh Zegjine Çaushi.

  • Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

    Butrinti thyen rekord me 202 mijë vizitorë për 8 muaj, turistët e huaj: Park fantastik, me 2 mijë vite histori

    Parku Kombëtar i Butrintit, një nga pasuritë më të çmuara të trashëgimisë botërore të mbrojtur nga UNESCO, po përjeton një tjetër vit rekord. Vetëm gjatë periudhës Janar–Gusht 2025, Butrinti ka pritur 202 mijë e 161 vizitorë. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, rritja shkon ne 52 për qind, ose 68 mijë e 788 vizitorë më shumë. Edhe të ardhurat nga biletat jane dyfishuar.

    Piku u shenua ne gusht kur Parku priti mbi 51 mijë vizitorë, duke konfirmuar interesin e lartë të turistëve vendas dhe të huaj.
    Edhe ne shtator gjejme turistë nga mbare bota, të cilet ndajnë me ne përvojen e tyre.
    “Jam nga Anglia. Sot ka qenë një ditë e mrekullueshme… Rrënojat janë fantastike… janë kaq mirë të ruajtura. Padyshim, do t’ua rekomandoja njerëzve të vijne ketu”, tha nje turiste.
    “Është fantastike. Po e shijoj shumë kohën këtu. Është një përvojë shumë e bukur”, shprehet nje tjeter.
    “Unë jam Stefan. Kjo është vajza ime dhe kjo është Kristina. Ne jemi nga Danimarka. Jetojmë në Gjermani dhe është udhëtimi ynë i parë në Shqipëri. Deri tani na pëlqen shumë këtu”, tha turisti.
    Butrintin e ben unik historia e tij mijëravjeçare, e shtrirë në çdo rrënojë.
    “Është shumë interesante të shohësh kaq shumë histori, sepse në Shtetet e Bashkuara historia jonë nuk shkon aq prapa në kohë. Është mbresëlënëse të shohësh gjëra kaq të vjetra dhe te ruajtura mire”, thekson nje tjeter turiste.
    E njëjta ndjesi përcillet edhe nga turistë të tjerë, që e shohin Butrintin si një udhëtim në mbi 2 mijë vite qytetërim.
    “Mbi 2,000 vite histori… eshte vërtet bukur të mësoj për historinë, të shoh rrenojat dhe gjithe peisazhin. një kohë e shkëlqyer”, u shpreh turisti.
    Butrinti mbetet kështu një thesar i Shqipërisë, ku historia dhe natyra takohen për t’i ofruar çdo vizitori një përvojë të paharrueshme.

  • Kërcënuan Kurtin, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm: Të mos ketë frikë nga ne por nga historia

    Kërcënuan Kurtin, të akuzuarit deklarohen të pafajshëm: Të mos ketë frikë nga ne por nga historia

    Dy të akuzuarit për kanosje ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Albin Kurti, janë deklaruar të pafajshëm gjatë seancës fillestare të mbajtur në Gjykatën Themelore në Prishtinë, këtë të mërkurë. Faton Klinaku dhe Nuredin Selmani u deklaruan rreth fajësisë, pasi prokurori Bekim Kodraliu lexoi aktakuzën, ku thuhej se dy burrat e kishin kërcënuar seriozisht dhe publikisht kryeministrin Albin Kurti, në vitin 2023.
    “I pandehuri Faton Klinaku, seriozisht dhe publikisht e ka kanosur përmes rrjetit social Facebook duke postuar. Pas reagimeve të opinionit publik, i pandehuri ka përsëritur një shkrim me përmbajtje kërcënuese. I pandehuri seriozisht e ka kanosur me vrasje kryeministrin Albin Kurti”, tha prokurori Bekim Kodraliu.
    Pas seancës së shqyrtimit fillestar, Klinaku tha se nuk ka kryer asnjë vepër penale, ndërsa Selmani deklaroi se Kurti nuk duhet të ketë frikë prej tij, por nga historia.
    “Mirë që ishte përballje, sepse ju e dini që e kam kërkuar vetë atë përballje. Sa i përket aktakuzës, konsideroj që kurrfarë vepre penale nuk ka. Dhe postimi im që ka qenë i përsëritur, figuron ende, para dy vitesh që e kam postuar në Facebook dhe nuk e heq sepse nuk ka vepër penale. Ne luftën e kemi bërë si pjesëtarë të UÇK-së, kemi luftuar që ta kemi shtetin, ta kemi sistemin tonë të drejtësisë, prandaj është obligim i secilit qytetar që t’i përgjigjet. Procesi gjyqësor tash do të vazhdojë; përmes avokatit ne do të bëjmë kërkesën për hedhje poshtë të aktakuzës”, u shpreh i pandehuri Klinaku.
    “Albin Kurti të mos ketë frikë nga unë, por të frikësohet nga historia që një ditë ndoshta do ta dënojë historia e popullit shqiptar. Prandaj edhe një gjë duhet ta cek, se ky ‘tuc’ duhet të lajmërohet çdo herë në Prokurori, t’i përgjigjet Prokurorisë, sepse duhet të japë përgjegjësi për paratë e shtetit, paratë e këtij populli kah po shkojnë… Unë konsideroj që jam i pafajshëm, tash shohim”, tha i pandehuri tjetër, Selmani.
    I pranishëm në gjykatë ishte edhe Albin Kurti, i cili tha se nuk paraqet kërkesë pasurore-juridike. Më 1 gusht, Prokuroria Speciale e Kosovës njoftoi për ngritjen e aktakuzës ndaj Klinakut dhe të pandehurit tjetër, Selmani. Prokuroria ka thënë se ata dyshohen se më 2023 kishin publikuar në llogaritë e tyre në Facebook shkrime me përmbajtje kërcënuese ndaj Kurtit.
     
     

  • Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi

    Zbulohen detaje/ Historia e dhimbshme e 70-vjeçarit në Korçë, bashkëshortja dhe 2 vajzat jetonin jashtë, vdiq në vetmi

    Historia e Niko Kitës, 70-vjeçari nga Korça që u gjet i vdekur në banesë, është sa e trishtueshme, por edhe dhe një këmbanë alarmi për institucionet përgjegjëse e mbarë shoqërinë shqiptare.
    I moshuari u gjet pa jetë në banesë, ndërsa bashkëshortja dhe 2 vajzat e tij jetonin jashtë vendit, njëra në Shtetet e Bashkuara dhe tjetra në Itali. E megjithatë, i moshuari nuk pati askënd afër, as vajzat dhe as gruan, madje dyshohet se ai ka vdekur disa ditë më parë.
    Hera e fundit që fqinjët e panë Nikon ishte dita e hënë 1 shtator. Jashtë kamerave ata tregojnë se i moshuari jetonte në vetmi, ndërsa bashkëshortja kishte zgjedhur t’I shkonte pas vajzës që kishte emigruar në Itali.
    Pasojat më të rënda të emigracionit po i shohim tek mosha e tretë, ku numri i të moshuarve që jetojnë vetëm, pa përkujdesjen e fëmijëve dhe institucioneve shtetërore sa vjen e shtohet.