Tag: historia

  • 1 vit e 3 muaj udhëtim me biçikletë për dashurinë, përfundon me…

    1 vit e 3 muaj udhëtim me biçikletë për dashurinë, përfundon me…

    Në një postim ne rrjetet sociale, ai ka treguar se historia romantike që nisi me shumë shpresë nuk pati fundin e lumtur që shumëkush priste.
    Udhëtoi 1 vit e 3 muaj me biçikletë për t’i propozuar vajzës që dashuronte, indonezianët nuk pranojnë shqiptarin për dhëndër.
    Pas një udhëtimi që zgjati plot 1 vit e 3 muaj dhe që frymëzoi mijëra ndjekës në rrjetet sociale, Cekki Hoti, shqiptari nga Kosova që u nis me biçikletë drejt Indonezisë për t’i propozuar vajzës së ëndrrave të tij, ka ndarë një rrëfim të papritur.
    Në një postim ne rrjetet sociale, ai ka treguar se historia romantike që nisi me shumë shpresë nuk pati fundin e lumtur që shumëkush priste.
    “Pas shumë ditësh bisedash me familjen e saj, nuk u dakorduam në kushte. Ata nuk pranuan të miat, unë nuk pranova të tyret, prandaj secili vazhdoi jetën e vet. Jam i lumtur që ndodhi ashtu siç ndodhi, Kjo eshte jeta, – ka shkruar Cekki.
    Vetëm pak ditë më parë, ai kishte folur, duke ndarë planet për të ndërtuar një jetë të përbashkët me vajzën që kishte njohur online dhe për të cilën kishte përshkuar mijëra kilometra me biçikletë nga Kosova deri në qytetin Bau Bau të Indonezisë.
    Historia e tij, që dikur u pa si simbol i dashurisë dhe vendosmërisë, tashmë është mbyllur me një reflektim të sinqertë: jo çdo udhëtim përfundon ashtu siç e ëndërrojmë.

  • Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë, historia jonë kaloi nëpër ekstreme

    Rama në homazhet për Fatos Nanon: Ndamë, thyem dhe rindamë bukë, historia jonë kaloi nëpër ekstreme

    Edi Rama

    TIRANË- Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në ceremoninë mortore të ish-liderit socialist Fatos Nano, u ndal në marrëdhënien e ndërlikuar që kanë pasur së bashku, duke e përshkruar si një histori që ka kaluar nëpër “ekstreme”. Megjithatë, kreu i qeverisë shtoi se një pjesë e kësaj historie ka lidhje të drejtpërdrejtë me pozitën e tij aktuale shtetërore dhe partiake.
    “Me Fatosin ne ndamë, thyem dhe rindamë bukë, por historia e marrëdhënies tonë të zhvilluar mes ekstremesh nga birësimi im në familjen socialiste me bekimin e tij deri tek vrasja e babait për marrjen e skeptrit të tij nuk ka vend këtu në këtë eulogji.
    Ose jo ka vend vetëm për një fakt, nëse jam unë sot zëdhënësi i hidhërimit të krejt familjes socialiste, kjo lidhet padyshim me intuitën dhe me guximin e kryetarit themelues për të më ftuar dhe vënë vend në Odën e shtëpisë tonë politike për të thyer një mur ndarës me shoqërinë e kohës, kur shtëpia e socialistëve nuk ishte ajrosur ende plotësisht nga era e të shkuarës”, -tha Rama.

    /ZËRI

  • Historia prekëse, por motivuese e gjeniut Thomas Edison dhe nënës së tij

    Historia prekëse, por motivuese e gjeniut Thomas Edison dhe nënës së tij

    Një ditë kur ishte ende fëmijë, Thomas Edison erdhi në shtëpi dhe i dha një copë letër të ëmës.

    Ai i tha: “Mami, mësuesja më dha këtë letër dhe më tha që vetëm ti duhet ta lexosh”. Çfarë thotë?

    Nënës iu mbushën sytë me lotë, teksa i lexonte letrën të birit…

    “Djali juaj është gjeni. Kjo shkollë është shumë e vogël për të dhe nuk ka mësues të mirë për ta mësuar. Të lutem, mësoje vetë”.

    Shumë vite pasi nëna kishte vdekur, Edison u bë një prej shpikësve më të mëdhenj të shekullit.

    Një ditë, tek po kërkonte në sirtarë, gjeti të palosur letrën e vjetër që mësuesja i kish dërguar të ëmës atë ditë…

    Në letër shkruhej: “Djali juaj është i mangët mendërisht. Nuk mund ta pranojmë të ndjekë më shkollën tonë. Ai është i përjashtuar.”

    Edison u prek shumë teksa e lexoi, dhe më pas shkroi në ditarin e tij:

    “Thomas A. Edison ishte një fëmijë i mangët mendërisht, të cilin e ëma e shndërroi në gjeniun e shekullit”.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    HISTORIA PREKËSE E SHERIF MERDANIT: ÇOJA VËLLANË E VOGËL NË BURG QË T’I JEPTE GJI MAMAJA

    I burgosur politik, së bashku me të tjerë artistë të mëdhenj pas Festivalit të 11-të të muzikës së lehtë shqiptare, Sherif Merdani kaloi një kalvar të gjatë vuajtjesh.

    Në një intervistë të dhënë pak para se te vdiste ai rrëfente peripecitë që kishte kaluar familja e tij në regjimin komunist. Merdani kujtonte se si i dënuan babanë e tij me 15 vite burg. Se si i morën 4 kuintalë e gjysëm flori.

    Apo kur ne moshën 10-vjeçare çonte vëllanë e vogël 6 muajsh në burg, që t’i jepte gji e ëma.

    Tekstin e plotë mund ta lexoni KËTU:

    ObserverKult

  • Historia e njeriut që pretendohet se jetoi 137 vjeç

    Historia e njeriut që pretendohet se jetoi 137 vjeç

    Kjo është historia e “John Smith-it”, një indian i Amerikës që pretendohet se ka jetuar 137 vjet dhe ka vdekur në 1922.

    Është një legjendë e pamundur për t’u verifikuar historikisht, por ja çfarë dihet:

    Ky burrë me origjinë nga fisi Chippewa (Ojibwe) vërtet ka ekzistuar dhe ka qenë fotografuar nga studiues amerikanë në fillim të shekullit XX.

    Ai jetonte në Minnesota, jo në Mississippi — një ngatërrim që shpesh ndodh në rrëfimet moderne.

    Pretendimi se ai kishte lindur në 1785 dhe kishte vdekur në 1922, pra 137 vjeç, u përhap në shtypin amerikan të asaj kohe, por nuk ka asnjë provë dokumentare për ta mbështetur (pa regjistra lindjeje, pa dëshmi zyrtare, etj.).
    Studiuesit modernë mendojnë se mosha e tij e vërtetë ka qenë rreth 90–100 vjeç, gjë që për kohën ishte gjithsesi shumë e pazakontë.
    Fotoja është autentike dhe e famshme, por pretendimi për 137 vjet është mit që u mbështet më shumë në përshtypjen vizuale të fytyrës së tij shumë të rrudhur.

    o.p. / dita

  • “Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

    “Historia e luftës nuk mund të rishkruhet”! Djali i Jakup Krasniqit mbështet protestën e Tiranës

    Deputeti i PDK-së, Altin Krasniqi, djali i ish-komandantit të UÇK-së, Jakup Krasniqi, ka mbështetur në rrjetet sociale protestën që u mbajt një ditë më parë në Tiranë.
    Ai thotë se askush nuk duhet të ketë frikë nga kërkesa për respektimin e të drejtave të të burgosurve dhe nga thirrja që drejtësia në Gjykatën Speciale të jetë në përputhje me standardet europiane.
    Krasniqi apelon që të gjitha partitë politike të flasin me të njëjtën gjuhë për UÇK-në, pasi historia e luftës për liri nuk mund të rishkruhet.
    Tv Klan

  • Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

    Nga nata e frikës së Beogradit, tek agimi i krenarisë së Leskovcit

    Kjo nuk ishte thjesht një ndeshje futbolli. Ishte një udhëtim mbrapa në kohë, në plagën që na la 14 tetori 2014, dhe një kthim madhështor në të tashmen, ku historia u shkrua ndryshe, më e pastër, më e fortë, më shqiptare se kurrë.
    Shkuam në Serbi me hijen e asaj nate famëkeqe mbi supe. Atëherë flamuri jonë u rrëmbye, lojtarët u sulmuan, britmat “vritini shqiptarët” kumbuan në stadium si një jehonë urrejtjeje e trashëguar. E gjithë ajo egërsi vetëm pse guxuam të ishim vetvetja. Ajo plagë nuk u harrua kurrë, ajo na futi mllefin në palcë dhe mosbesimin në gjak. E kishim në memorje, dhe kujtesa nuk fal.
    Këtë herë, për ndeshjen e 11 tetorit 2025, ata u fshehën pas termit “organizim normal”, por frika e tyre foli më shumë se çdo konferencë shtypi. Nuk guxuan ta mbajnë në Beograd, e larguan në Leskovc, sikur donin të ndryshonin hartën e dhimbjes. Flamurin kuqezi s’patën kurajo ta vendosnin as në stadium deri një ditë para ndeshjes, nga frika se do të shpërthenin ata, të vetët. Ky nuk është normalitet, kjo është dorëzim i heshtur.
    Stadiumi dukej i rregullt, tribuna e kontrolluar, por helmi i vjetër ishte ende aty, i futur mes dhëmbësh. Dëgjoheshin thirrje të fikura “Kosova është Serbi”, shfaqej një hartë e fshehur e Kosovës me flamur të tyre, zëra që murmuritnin vrer, fjalë të dala nga errësira e mbi 90 viteve konflikt. Ëndrra e tyre ishte që ne të hynim në fushë me mendjen tek e shkuara kur na mendonin të mundur, por ndodhi e kundërta.
    Ne shkuam për të luajtur futboll dhe Shqipëria mbrëmë nuk luajti thjesht një ndeshje, ajo dha një shuplakë historike. Mori tri pikë që vlejnë si biletë për play off-in e Botërorit 2026 dhe ua mori në shtëpinë e tyre, aty ku besonin se frika jonë do t’i mbronte ata. Por fituam ne me qetësinë e atyre që e dinë se historia ka ndryshuar kah.
    Ata nuk patën më fuqi të ulërinin, nuk patën më fuqi të godisnin, e vetmja gjë që iu mbeti ishte të mërziteshin, me veten. Ne nuk u trembëm nga frika e tyre, ne u përqafuam me rezultatin, me fitoren, me realitetin. Kosova është e lirë, është e pavarur, është pjesë e shqiptarëve dhe as flamuj e pikturuar dhe as britma paranojake nuk e ndryshojnë këtë. Edhe në eliminatoret e Europianit të 2016-ës ishin pas nesh edhe tani prapa mbeten.
    Fitorja në Leskovc nuk fshiu nga memorja jonë 2014-ën, ne nuk shkuam për t’u hakmarrë, shkuam për të treguar se kush jemi. Dhe u pa qartë, nuk jemi më kombi që rrëmbehet, goditet dhe hesht. Jemi kombi që futet në fushë, i merr pikët dhe u lë bosh tribunat, me krenarinë tonë mbi supe dhe flamurin tonë në zemër.
    Kjo ishte nata kur Serbia nuk na frikësoi më, kjo ishte nata kur historia u kthye në anën tonë. Dhe kur ata mbetën në heshtje, ne qeshëm, jo nga përçmimi, por nga çlirimi, sepse kësaj radhe, nuk treguam gjurmë plagësh, por hapëm plagë tek ata me fitoren tonë.
    Top Channel

  • Historia e Linda Kalemit nga Korça/ 100 vite pritje për pronën e familjes

    Historia e Linda Kalemit nga Korça/ 100 vite pritje për pronën e familjes

    Një histori e vjetër për pronësinë e një godine në Korçë ka vite që shëtit rrugët e gjykatave.

    Linda Kalemi, ka rrëfyer shpesh herë për mediat historinë e saj dhë të familjes së saj.

    Pas vrasjes së gjyqtarit në Tiranë në një gjykim për pronat ajo ka rrëfyer sërish këtë hisotori duke kërkuar ndhmë dhe rrugadalje që të ketë mundësi të gëzojë pronën  e familjes.

    Historia:

    “Kjo është historia e një prone 100-vjeçare në zemër të Korçës, pas Katedrales — prona e familjes Terezi, që u ndërtua me djersën dhe fitimet e një emigranti shqiptar në Misir.

    Një histori që fillon me punë e sakrificë… dhe vazhdon me grabitje, burg, e padrejtësi që s’kanë të sosur.

    Gjatë regjimit komunist, shteti ia mori pronën me forcë. Babai i vjehrrës sime u shpall “kulak”, u burgos dhe u vra. Familja u hodh në rrugë.

    Pas viteve ’90, vjehrri e rimori shtëpinë, por ndërkohë shteti kishte strehuar aty katër familje. Për një periudhë ata paguanin qira, por kjo zgjati pak.

    Më pas, një ligj “i famshëm” — që zgjati vetëm dy a tre vjet — i dha Bashkive të drejtën të jepnin certifikata pronësie. Dhe aty filloi padrejtësia e re:

    qeraxhinjtë, me ryshfete e lidhje, morën tapitë nga Bashkia Korçë, edhe pse në Hipotekë ndodhet ende tapia origjinale e familjes Terezi, me vulë dhe datë mbi një shekull më parë.

    Burri im, Kampioni, i besoi komshiut tonë — një avokat që paguam paraprakisht për të ndjekur çështjen. Por ai kaloi në anën tjetër, u shfaq vetëm një herë në gjykatë dhe më pas u zhduk, duke premtuar e gënjyer. Që nga ajo ditë, unë mbaj barrën vetë.

    Janë bërë 15 vite gjyqe, dy procese të hapura:

    • Një civil ndaj qeraxhinjve,

    • Dhe një administrativ ndaj Bashkisë Korçë.

    Por drejtësia sorollatet: dosjet kthehen për “rishqyrtim”, proceset shtyhen, ndërsa Apeli është mbingarkuar.

    E unë, një nuse që po hyj në pranverën e fundit të jetës, pyes veten: sa breza duhen që drejtësia të zgjohet?

    Babai “kulak” u vra në burg.

    E bija, vjehrra ime, iku nga kjo botë pa e parë shtëpinë e saj.

    I biri, burri im, iku me dhimbje.

    Unë, nusja, jam këtu — ende duke pritur për pronën e bijve tanë.

    Kërkoj drejtësi, jo lëmoshë.

    Kërkoj që shteti të kthejë atë që ka qenë gjithmonë e jona.

    Çfarë të bëj tani?”

  • Merr fund romanca mes Santianës dhe Patris Berishës?

    Merr fund romanca mes Santianës dhe Patris Berishës?

    Historia e dashurisë mes Patris Berishës dhe Santiana Malokut, një nga çiftet më të përfolura të kohëve të fundit në rrjetet sociale, duket se ka marrë fund. Pas një periudhe që u shoqërua me ndarje dhe ribashkime, çiftin i ka përcjellë gjithmonë një vëmendje e madhe nga ndjekësit e tyre. Por tani, një detaj i ri ka ngritur dyshime të forta se marrëdhënia mes tyre është mbyllur përfundimisht.
    Në Instagram, Patris dhe Santiana nuk e ndjekin më njëri-tjetrin, një veprim që nuk ka kaluar pa u vënë re nga fansat e tyre. Ky ndryshim në ndjekjen e profileve ka nxitur spekulime të shumta, pasi deri më tani ata kishin ruajtur një lidhje të dukshme online. Edhe pse asnjë nga ata nuk ka dhënë një reagim publik për këtë lëvizje, fakti që nuk janë më pjesë e listës së ndjekësve të njëri-tjetrit, mund të jetë një sinjal i qartë se marrëdhënia ka marrë fund.
    Mbetet për t’u parë nëse do të ketë ndonjë reagim apo sqarim nga vetë Patris dhe Santiana, ose nëse gjithçka do të mbetet në heshtje, duke lënë ndjekësit të spekulojnë dhe të pyesin për arsyet e ndarjes së mundshme. Historia e dashurisë së tyre ka mbajtur gjithmonë intriguar publikun, dhe tani mbetet për t’u parë se si do të zhvillohet kjo situatë.

  • ”Ikona e plagosur”, romani më i ri nga Mira Meksi

    ”Ikona e plagosur”, romani më i ri nga Mira Meksi

    Showbiz E Premte, 26 Shtator 2025 19:32
    Ikona bizantine e Donika Kastriotit ka pesë shekuj që mban në trupin e saj një të fshehtë shumë të rëndësishme për familjen Kastrioti, për vetë Arbërine dhe historinë e saj.
    Në vitin 1997, dy historianë medievistë shqiptarë ndërmarrin një ekspeditë të jashtëzakonshme në gjurmët e ikonës-në Napoli, në Valencia dhe në malin Athos. Aventura halucinante e shoqërojnë këtë ekspeditë, ashtu si edhe pengesa nga më të padegjuarat.

    Historia ndërthuret me mite, legjenda, dashuri qindravjeçare, dashuri të pamundura dhe të penguara. Historia kalon nëpër portat e hapësirës dhe kohës, përvidhet në Manastirin e Trinisë së Shenjtë të Valencias, në Manastirin e Hilandarit të Athosit dhe trupëzohet me një trill magjik romanor për të zhbiruar të gjitha fijet e misterit të Ikonës së Kastriotëve. ”Ikona e plagosur” është një roman i rrallë në krijmtarinë e suksesshme të Mira Meksit.