Tiranë, Shtator 2025 – Globe, distributori i vetëm zyrtar i markës ndërkombëtare Hisense në Shqipëri, prezanton një fushatë të veçantë që premton të ndryshojë mënyrën si pajisim shtëpitë tona dhe të ofrojë një mundësi unike për të përmbushur nevojat e të gjithëve. Nga data 22 deri më 30 Shtator, në çdo dyqan Globe dhe online, konsumatorët do të kenë mundësi të përfitojnë nga oferta ekskluzive e “Ditëve Hisense”.
Çfarë e bën ofertën kaq të veçantë?
Me blerjen e një elektroshtëpiake Hisense të madhe ose të vogël, klienti fiton mundësinë të marrë mbrapsht të gjithë vlerën e blerjes në formën e dhuratave. Me blerjen e një lavatriçeje, mund të marrësh dhuratë televizor, fshesë elektrike apo pajisje kuzhine.Me blerjen e një frigoriferi, mund të marrësh dhuratë lavatriçe, mikrovalë ose televizor.Përfitimet janë të pakufizuara dhe plotësisht në dorën e konsumatorit.
Pse Hisense?
Hisense është një ndër markat më të njohura globalisht në fushën e teknologjisë dhe elektroshtëpiakeve. Me një gamë të gjerë produktesh që variojnë nga TV dhe audio, tek frigoriferët, lavatriçet dhe pajisjet e vogla të kuzhinës, marka kombinon cilësinë, garancinë dhe dizajnin modern për të përmbushur nevojat e çdo familjeje.
Globe – partner ekskluziv
Si distributori i vetëm zyrtar i Hisense në tregun shqiptar, Globe jo vetëm sjell produktet origjinale me garanci të plotë, por edhe ofron mekanizma promocionalë që nuk gjenden në ofertat standarde të tregut. “Ditët Hisense” janë dëshmia më e mirë e kësaj qasjeje: një fushatë e thjeshtë, transparente dhe fitimprurëse për konsumatorin.
Një mundësi që nuk duhet humbur
Për ata që planifikojnë të rinovojnë shtëpinë ose të investojnë në teknologji të re, kjo është koha e duhur.
Nga 22 deri më 30 Shtator, Globe fton të gjithë konsumatorët të hyjnë në botën Hisense dhe të përfitojnë nga një ofertë unike në treg.
Tag: hisense
-

Globe sjell “Ditët Hisense”: Ofertë unike për çdo familje shqiptare
-

Hisense sjell emocionin e FIFA Club World Cup 2025™ në çdo shtëpi
Hisense sjell emocionin e FIFA Club World Cup 2025™ në çdo shtëpi
Këtë verë, bota nuk do të shikojë vetëm futboll – do ta ndjejë atë. Me 32 klubet më të mëdha nga çdo kontinent që përballen në formatin e ri të FIFA Club World Cup 2025™, turneu pritet të jetë një festë globale pasioni dhe rivaliteti sportiv.
Hisense, si partner zyrtar i turneut, është krenar që sjell këtë emocion të madh në zemrën e çdo shtëpie. Edhe nëse ende nuk ke zgjedhur skuadrën e preferuar, Hisense ofron një koleksion të tërë pajisjesh “ready-to-fan” që ta jetosh çdo moment, kudo që ndodhesh.Aty ku kampionët takojnë kampionët
Nga televizioni inteligjent 100’’ U7 PRO, që të fut në lojë me detaje hiper-reale dhe zë të fuqishëm, te frigoriferi Cross Door PureFlat me ekran të integruar për kontroll të lehtë gjatë ndeshjes, dhe kondicioneri inteligjent Energy Pro X që përshtatet në mënyrë automatike me temperaturën e ambientit Hisense ka përgatitur një linjë produktesh që e shndërrojnë çdo përjetim sportiv në një moment të paharrueshëm.
Për ata që duan të shohin ndeshjet nën qiellin e hapur, projektori C2 Ultra Mini ofron një eksperiencë kinematografike, duke i dhënë çdo pasimi dhe goli intensitetin që meriton.
‘’Ky partneritet nuk është thjesht një sponsorizim – është një ftesë për çdo tifoz që ta jetojë futbollin me pasionin dhe teknologjinë që e bën çdo sekondë të veçantë”, thuhet nga përfaqësues të Hisense.
Ndërsa bota bashkohet për të përjetuar emocionin e FIFA Club World Cup 2025™, Hisense është aty – duke sjellë ndeshjen te ti. Të gjitha ndeshjet mund ti shihni Live&Falas në televizoret Hisense, nepërmjet aplikacionit DAZN.
Më shumë ndeshje, më shumë momente për të përjetuar! -

“Own the Moment”: Hisense nis fushatën e re për të festuar sponsorimin e FIFA Club World Cup 2025™
Hisense, një nga markat lider në botë në fushën e elektronikës dhe pajisjeve shtëpiake, ka lançuar fushatën e re me temën “Own the Moment” – një fushatë që thekson se përjetimet e përbashkëta, siç është edhe FIFA Club World Cup 2025™, janë mundësi që na bashkojnë dhe shumëfishojnë gëzimin në jetën tonë.
Hisense është Partner Zyrtar i FIFA Club World Cup 2025™, dhe me “Own the Moment” përforcon angazhimin e saj ndaj inovacionit, teknologjisë dhe frymës së kampionëve, ndërsa synon të ndërtojë një ndërmarrje të nivelit botëror.
Hisense ka qenë gjithmonë përkrahës i “lojës së bukur”. Përveçse është Partner Zyrtar i FIFA Club World Cup 2025™, kompania ka qenë gjithashtu partnere globale në dy Kupa Botërore të njëpasnjëshme të FIFA-s dhe në tre Kampionate Europiane të UEFA-s. Bashkëpunimi me FIFA-n është dëshmi e përkushtimit të Hisense për të ofruar pajisje shtëpiake dhe teknologji novatore që përmirësojnë jetën e përditshme.Fushata “Own the Moment” thekson se si produktet dhe teknologjitë inovative të Hisense po i kthejnë momentet e veçanta të tifozëve në përvoja të paharrueshme.
Tifozët mund të përjetojnë emocionet e ndeshjes dhe energjinë e stadiumit nga komoditeti i shtëpisë me televizorin Hisense 100” U7 dhe projektorin Hisense C2 Ultra. Me ngjyrat e pasura dhe performancën audio-vizuale tepër të gjallë, këto pajisje e sjellin aksionin e turneut në mënyrë aq të gjallë sa duket sikur po e ndiqni nga vendi më i mirë në stadium.
Tifozët që duan freski gjatë ndeshjeve do të adhurojnë frigoriferin PureFlat Smart Series, i cili vjen me shpërndarës akulli dhe uji, si dhe hapësirë të bollshme për ushqime dhe pije për gjithë shoqërinë. Ndërkohë, kondicioneri Hisense Uni Series ndihmon që atmosfera të jetë e freskët dhe e qetë për t’u përqendruar te loja, falë teknologjisë Smart Eye dhe sistemit TMS që rregullojnë automatikisht temperaturën, lagështinë, dhe qarkullimin e ajrit sipas lëvizjes së njerëzve në ambient.
Me këtë fushatë, Hisense synon të ndihmojë tifozët të “Bëjnë Të Tyre Çastin” dhe të shijojnë çdo moment të FIFA Club World Cup 2025™, duke forcuar gjithashtu pozicionin e saj mes tifozëve të sportit më të ndjekur në botë.