Tag: hiqen

  • Mijëra vende të parkimit publik rrezikohen të hiqen, ja në cilin qytet do të zbatohet

    Mijëra vende të parkimit publik rrezikohen të hiqen, ja në cilin qytet do të zbatohet

    Ndërsa banorët e qyteteve të mëdha përballen çdo ditë me vështirësi për shkak të mungesës së vendeve publike për parkim, po vjen një masë që pritet t’i kufizojë edhe më tej.
    Gjetja e një vendi parkimi është një sfidë e përditshme për mijëra drejtues në qendrat urbane, pasi vendet publike janë të pakta dhe automjetet gjithnjë e më shumë, gjë që rrit dukshëm edhe shkeljet e rregullave.
    Megjithatë, në Francë mijëra vende parkimi publike pritet të hiqen së shpejti për arsye sigurie. Konkretisht, shteti kërkon që të mbahet një distancë prej 5 metrash nga të dyja anët e çdo kalimi për këmbësorë, duke ndaluar parkimin e automjeteve aty.
    Ligji që parashikon këtë masë nuk është i ri. Ai është miratuar në fund të vitit 2019, por shumica e komunave nuk e kanë zbatuar ende. Sipas afatit, ato duhet të jenë në përputhje me udhëzimin deri më 31 dhjetor 2026.
    Qëllimi kryesor i masës është të përmirësohet dukshmëria e këmbësorëve, të reduktohen “pikat e verbëra” për shoferët dhe të ulet numri i aksidenteve pranë kalimeve për këmbësorë.
    Sipas mediave franceze, në qytetin Amiens, për shembull, pritet të hiqen 3.325 vende parkimi, që përbëjnë rreth 7% të totalit të automjeteve të qytetit.
    E njëjta rregull është në fuqi edhe në Shqipëri. Sipas nenit 38 të Kodit të Ri të Qarkullimit Rrugor (“Ndalesa dhe parkimi”), ndalohet ndalesa ose parkimi mbi kalimet për këmbësorë ose biçiklistë, si dhe në një distancë më pak se pesë metra nga to.
    Për shkelësit parashikohet një gjobë prej 30 eurosh dhe heqja e lejes së drejtimit për 20 ditë, pasi kjo sjellje konsiderohet antisociale.

  • Hiqen dyshimet për Mitajn që luan në orën e pazakontë, trajneri nuk surprizon me Brojën

    Hiqen dyshimet për Mitajn që luan në orën e pazakontë, trajneri nuk surprizon me Brojën

    Armando Broja nuk ka luajtur asnjë minutë në dy ndeshjet e kaluara të Premier Ligë, për këtë as sot nuk ka surpriza nga trajneri Skot Parker. Broja do të jetë në stol, ndërsa Bërnli pret Arsenalin kryesues në shtëpi.
    Mario Mitaj ndërkohë do e nisë sërish titullar në kampionat me Al Itihad. Trajneri Serxho Konseisao është bindur edhe më tepëp për aftësitë e mbrojtësit të Kombëtares, që në ndeshjen e kaluar ndaj Al Itihad rezultoi më i vlerësuari sipas statistikave të “Flashscore”.
    Ndeshja për Al Itihad do të nisë në një orar të pazakontë, pikërisht në 15:35 ndaj Al Khalej. Ky takim është i vlefshëm për javën e shtatë të kampionatit në Arabinë Saudite.

  • “Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

    “Vetëm dy gjini”/ PS dorëzon amendamentet për projektligjin për “Barazinë Gjinore”

    PS ka dorëzuar amendamentet për projektligjin për Barazinë Gjinore, ku specifikohen vetëm dy gjini, burrë dhe grua. Ky amendament i Taulant Ballës u bë me dije pak ditë më parë nga vet ai në nje dalje për mediat nga Kryesia e Kuvendit.
    PROPOZIM PËR AMENDAMENTE PËR PROJEKTLIGJIN “PËR BARAZINË GJINORE”:
    Bazuar në nenin 71, pika 1, të Rregullores së Kuvendit, në projektligjin “Për barazinë gjinore” paraqesim amendamentet si më poshtë:
    Në nenin 1, pika 2, të projektligjit, sugjerohet që fjalët “si dhe trajtim të barabartë pavarësisht përkatësisë gjinore” të zëvendësohen me fjalët “si dhe trajtim të barabartë mes grave dhe burrave”.
    Në nenin 2, në shkronjën “a” sugjerohen që fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
    Në nenin 4 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “ë” fjalët “lidhur me identitetin dhe shprehjen gjinore” hiqen.
    Në shkronjën “k” përkufizimi “orientim seksual” hiqet.
    Në nenin 6 të projektligjit sugjerohen që në pikën 1 fjalët “orientimit seksual, identitetit gjinor, shprehjes së identitetit gjinor ose karakteristikave të seksit” të hiqen.
    Në nenin 7, pika 1, sugjerohet që fjalët “apo pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” të hiqen.
    Në nenin 10 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
    Në pikën 1 fjalët “gjithëpërfshirëse” dhe “ për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” zëvendësohen me fjalën “vulnerabiliteti”.
    Në pikën 3 fjalët “si dhe gjithëpërfshirëse e me aksesueshmëri” hiqen.
    Në nenin 12 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pikën 1 fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në pikën 3, shkronja “b” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në nenin 17 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “c” fjalët “dhe gjithëpërfshirëse” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” dhe “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 18, në pikën 1 fjalët “ e gjithëpërfshirës” hiqen.
    Në nenin 22, pika 1, shkronja “d”, dhe në pikën 2 fjalët “e gjithëpërfshirëse gjinore” hiqen.
    Në titullin e Kreut IV fjalët “gjithëpërfshirëse” hiqen.
    Në nenin 24 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit dhe në pikën 1 fjala “gjithëpërfshirëse” hiqet.
    Në pikën 3 fjalia “Kjo kuotë synon të arrihet duke integruar kriteret e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit gjinor në të gjitha procedurat e konkurrimit dhe/ose emërimit.” hiqet.
    Në nenin 25 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” dhe “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “ç” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë”
    Në shkronjën “d” fjalët “në të gjithë diversitetin e tyre” hiqen.
    Në shkronjën “dh” fjalët “dhe përfaqësim gjithëpërfshirës e” hiqen.
    Në nenin 26, pika 1, fjalët “apo përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në titullin e Kreut VI fjalët “dhe përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 33, pika 1, fjalët “të stereotipave gjinore,” dhe “pabarazive gjinore për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 34 sugjerohen këto ndryshime:
    Në titullin e nenit, si dhe në pikat 1 dhe 2 fjalët “e përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 5 shkronja “c” fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 35, shkronja “a”, fjalët “dhe për shkak të përkatësisë së shumëfishtë,” dhe në shkronjën b fjalët “gjithëpërfshirës e” hiqen.
    Në nenin 36 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pikën 1 fjalët “përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 2, shkronja “a”, fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në pikën 2, shkronja “b”, fjalët “eliminimin e stereotipeve gjinore” hiqen
    Në nenin 37, pika 2, shkronja “dh”, fjalët “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 38 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “b” fjalët “dhe luftën kundër stereotipeve gjinore” hiqen.
    Në shkronjën “c” fjalët “eliminimit të stereotipeve gjinore” dhe “e për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në nenin 39 sugjerohen këto ndryshime:
    Në shkronjën “a” fjalët “apo të shumëfishtë e” hiqen.
    Në shkronjën “b” fjalët “apo të shumëfishtë e të ndërthurur” hiqen.
    Në nenin 40, shkronja “b”, fjalët “e gjithë përfshirës” hiqen.
    Në nenin 44 sugjerohen këto ndryshime:
    Në pjesën hyrëse fjalët “për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.
    Në shkronjën “a” fjalët “apo asaj të shumëfishtë” hiqen.
    Në shkronjën “b” fjalët “apo për shkak të përkatësisë së shumëfishtë” hiqen.

  • Rama paralajmëron: Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa, lavazhet…

    Rama paralajmëron: Do të hiqen depozitat mbi pallate, mund të sjellin katastrofa, lavazhet…

    Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot krijimin e Operatorit të Ujit. Ai ka renditur problematikat të cilat janë hasur deri tani, mes të cilave borxhet e larta, paaftësia në menaxhim dhe politikizimi i burimeve njerëzore në këto ndërmarrje. Rama ka paralajmëruar se do të merren masave kundër abuzuesve, ndërsa shpjegoi se do të vijë koha kur do të hiqen dhe depozitat mbi pallate.
    “Decentrazimi nuk është fragmentin dhe shkatërrim, por përgjegjshmëri dhe shërbim.
    Uji në qiell është diçka tjetër dhe në rubinet është diçka tjetër sepse kur hyn në sistem kthehet nga një prodhim të natyrës ë një prodhim të njeriut. Është një mall që grubullohet, shitet dhe blihet, mall jetik dhe prodhimi i ujit kërkon operim kombëtar.
    Për këtë arsye nisim këtë fazë të dytë të reformës. Faza e parë, janë lidhur në rrjet 100 mijë përdorues të rinj dhe janë prerë një numër i konsiderueshëm lidhjesh të paligjshme. Sa i përket reformës jemi shumë të qartë se cdo të bëjmë nga prodhimi, tek shpërndarja dhe furnizimi njëlloj si me energjinë. Nga ana tjetër sicc kemi bërë me enegjinë do të dërhyjmë meplan m,asash për të dnaluar abuzimesh.
    Nuk janë qytatarët që abuzojnë, ka abuzues për qëllime fitime, abuzues lavazhes nëpër lagjëe, abuzues me ujë që derdhet në rrugët kombëtare, abuzues me lidhej të aligjsshme nën tokë të cilat do të jenë target e planit të masave. Koha të vijojmë me planin e heqjes së depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme mbi pallate të ndërtuara kohë më parë e mund të kthehen në burim katadstrofash. Heqja e depozitave duhet t’ua shpjegojmë njerëzve që përmirëson furnizimin”, tha ai.

  • “Do hiqen depozitat”, Rama paralajmëron masa të ashpra për abuzuesit me ujin

    “Do hiqen depozitat”, Rama paralajmëron masa të ashpra për abuzuesit me ujin

    Reformë e thellë në sektorin e ujit në vend! Kështu bëri me dije sot, 3 shtator, kryeministri i vendit Edi Rama.
    Ai tha se në këtë sektor nuk janë qytetarët ata që abuzojnë, por të tjerë me qëllim fitimin, duke përmendur lavazhet nëpër lagje.
    “Kjo është koha për të nisur punë me heqjen e depozitave që janë kthyer në pesha të jashtëzakonshme në palate të ndërtuara ku e ku më parë e që largë qoftë mund të bëhen burim katastrofash, por hap pas hapi”, tha kryeministri duke shtuar se kjo gjë përmirëson furnizimin me ujë.
    “Hyrja në BE kërkon që ne të arrijmë në 2030-ën një krahasueshmëri të arsyeshme në furnizimin me ujë të popullsisë sa i përket standardeve europiane”, shtoi ai.

  • ‘Do ofrohen falas në Bashki’, Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

    ‘Do ofrohen falas në Bashki’, Rama: T’u hiqen licencat noterëve e avokatëve që japin shërbime e-Albania me pagesë

    Mediat kanë zbardhur disa prej diskutimeve në takimin me dyer të mbyllura të Kryeministrit Edi Rama me drejtorët e Bashkisë së Tiranës dhe deputetët e kryeqytetit.
    Gazetarja Raziela Myslimaj ka mësuar se Kryeministri u ka lënë detyrë drejtuesve të qarqeve të nisin punën për të rifreskuar stafet e bashkive në bashkitë qendër qarku, duke përjashtuar këtu Tiranën për shkak të specifikës që ka me një kryetare të komanduar.
    Kryeministri Rama ka kërkuar gjithashtu t’u hiqen licencat të gjitha zyrave të noterive dhe avokatisë që ofrojnë shërbime e-Albania me pagesë për pensionistët.
    Sipas Ramës, ky shërbim kërkoi që të ofrohet nga bashkitë, duke nisur nga bashkitë qendër qarku me një model që do të bëhet së shpejti publik.

  • Pse hiqen këpucët kur shkel në vend të shenjtë, çfarë simbolizojnë aksesorët e bektashinjve?

    Pse hiqen këpucët kur shkel në vend të shenjtë, çfarë simbolizojnë aksesorët e bektashinjve?

    Mali i Tomorrit konsiderohet një nga vendet më të shenjta në Shqipëri, aty ku çdo vit besimtarë të fesë bektashiane, por jo vetëm, e viztitojnë atë.

    Por si në të gjitha vendet e tjera të shenjta, edhe Mali i Tomorrit ka specifikat e veta, sidomos kur bëhet fjalë për ataq që futen brenda tyrbes ku ndodhet Mekami (varri shpirtëror i Abaz Aliut).
    Dervishi Hasan Carkanji ka tregaur për Quo Vadis në Vizion Plus, të moderatores Pranvera Borakaj, se para se të futesh brenda hiqen këpucët, dhe kjo është një formë respekti që tregohet ndaj shenjtit.

    Ai gjithshtu shpjegoi edhe aksesorët që bektashinjtë mbajnë dhe atë të cilën ao simbolizojnë.
    Pjesë nga biseda:
    Borakaj: Pse hiqen këpucët?
    Dervish Hasan Carkanji: Është çështje besimi dhe respekti ndaj shenjtorit. Edhe puthja është në shenjë respekti.
    Borakaj: Në çfarë kohe është ndërtuar?
    Dervish Hasan Carkanji: Shenjat e para i ka në vitet 1600. Por ringritjen e saj e ka në vitet 2000. Është bërë nga Babai i asaj kohe, Baba Shaban Dervishi.
    Borakaj: Ka dhe një simbol, çfarë përfaqëson?
    Dervish Hasan Carkanji: Kjo është teslinë, ajo duhet të ketë 12 cepa, që simbolizon 12 imamët tanë të shenjtë, që janë nga familja profetike. Ka dhe pjesët e saj shtesë që janë 72 nyje, që simbolizon 72 dëshmorët e Qerbelasë, ku një prej tyre është edhe Abaz Aliu. Pastaj ka dhe 4 nyje që simbolizon Sherihatin, Tarikafin, Marifetin dhe Hakikatin. Këto ajnë ato dyert që të çojnë në pastrimin drejt Zotit.
    Borakaj: Ky është gur natyral?
    Dervish Hasan Carkanji: Po është gur i vërtetë që merret vetëm në Haxhi Bektash. Aty ku ka ndodhur një mrekulli. Prijësin tonë Haxhi Bektash Veliun e kanë helmuar, dhe aty ai ka vjellë, kur ka vjellë kanë mbetur këto shenja, prej aty u dha urdhër që ai gur të bëhej teslim që do të thotë dorëzim i lë gjithçka Zotit.

  • Rinumërimi në Fier, PD-ja përsëri del se ka përlarë vota padrejtësisht

    Rinumërimi në Fier, PD-ja përsëri del se ka përlarë vota padrejtësisht

    Ka ecur me ritme të mira rinumërimi i kutive të votimit të Fierit në pallatin e sportit “Farie Hoti”.
    Deri tani janë numëruar 80 nga 587 kuti që janë gjithsej. Momentalisht po rinumërohen votat e qytetit të Lushnjes.

    Deri tani, PD-ASHM i hiqen 18 vota, PS i hiqen 2 vota, Nisma Shqipëria Bëhet 6 vota,
    Ndërsa Demokracia e Re i shtohen 2 vota.
    Në ketë qark ka një pretendim nga Nisma Shqipëria Bëhet e cila pretendon një mandat për të cilin duhen 500 vota. Mundësitë janë fare të ulëta nëse kemi parasysh trendin e deritanishëm.

  • Hapen rreth 600 kuti në Tiranë! PD dhe PS humbasin vota

    Hapen rreth 600 kuti në Tiranë! PD dhe PS humbasin vota

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Rinumërimi i votave për qarkun Tiranë në Pallatin e Sportit “Farie Hoti” vijon. Deri tani janë rinumëruar 593 kuti. Partia Demokratike ka humbur deri tani rreth 303 vota, ndërsa Partia Socialiste rreth 221 vota. 
    Edhe Nisma Shqipëria Bëhet humb 32 vota, që rezulton se i janë shtuar në numërimin e parë. PSD e Tom Doshit i hiqen gjithashtu deri më tani 24 vota nga numërimi i parë.
    17 vota i hiqen Lëvizjes Bashkë ndërsa 11 të tjera Partisë Mundësia, e cila mund të rrezikojë mandatin e saj në Tiranë.

    Rezultatet