Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) publikoi raportin e saj të dytë global mbi hipertensionin, duke treguar se 1.4 miliardë njerëz vuanin nga hipertensioni në vitin 2024, megjithatë vetëm pak më shumë se një në pesë e kanë nën kontroll, qoftë përmes ilaçeve ose duke adresuar faktorët e rrezikut të modifikueshëm.Rreth 1.1 milionë të rritur në Bosnjë dhe Hercegovinë vuajnë nga hipertensioni. …
Tag: hipertensioni
-

40% e popullsisë mbi 18 vjeç me hipertension
“Prevalenca e hipertensionit në popullatën shqiptare ka ardhur në rritje.
Sipas studimeve të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, afro 42 % e personave mbi 18 vjeç vuan nga hipertensioni”, raporton gazetarja Erikleda Dorezi.
“Hipertensioni mbetet një rrezik kryesor për të gjitha vendet e Evropës Juglindore krahasuar me vendet Evropës Perëndimore. Hipertensioni arterial ka ardhur në rritje në popullatën tonë. Prevalenca e hipertensionit arterial është tek grupmoshat më të reja, nën 40 vjeç. Tek meshkujt varion nga 16-40 %, ndërsa tek fermat nga 9-26 %”, thotë specialistja e ISHP, Dorina Canaku.
Edhe të rinjtë mbi 18 vjeç po preken nga hipertensioni.
“Tek grupmosha mbi 18 vjeç dëshmon për një rritje të hipertensionit arterial në popullatës shqiptare, nga 37 % në 40 %, por pozitiv është fakti i personave që e kanë nën kontroll hipertensionin”, shprehet Canaku.
Për mjekët ky është një alarm i cili nuk duhet neglizhuar, pasi hipertensioni është klasifikuar si vrasësi i heshtur.
“Është një faktor rreziku kryesor për vdekshmërinë në vendin tonë. Të reduktohet konsumi i kripës, të konsumohen sa më shumë fruta dhe perime. Sa më pak yndyra të saturuara, të kryhet aktivitet fizik i rregullt dhe intensiv të paktën 3 ditë të javës”, shton Canaku.
Vlerësohet se 1.28 miliardë të rritur të moshës 30-79 vjeç në të gjithë botën kanë hipertension, shumica (dy të tretat), jetojnë në vende me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Sipas raporteve të OBSH, 46% e të rriturve me hipertension nuk janë në dijeni se e kanë këtë gjendje.
Tv Klan -

Hipertensioni godet të rinjtë, 1 në 3 persona kanë probleme dhe nuk e kurojnë
Hipertensioni po bëhet një kërcënim i heshtur për shëndetin, duke prekur në mënyrë alarmante edhe moshat e reja. Sipas një studimi të fundit, 31-35% e personave nga mosha 18 vjeç e lart vuajnë nga tensioni i lartë, shpesh pa qenë të vetëdijshëm dhe pa marrë trajtim mjekësor.
Margarita Gjata, shefe e Shërbimit të Mjekësisë së Brendshme, thekson se prevalenca e hipertensionit është në rritje:“Prevalenca e hipertensionit po vjen duke u rritur. Në rininë e sotme, pothuajse 31-35% e 18-vjeçarëve kanë tension, por akoma më alarmante është situata tek popullata mbi 45 vjeç, të cilët nuk e dinë dhe nuk e kontrollojnë tensionin.”
Tensioni i lartë i pa trajtuar, veçanërisht tek të rinjtë, rrit rrezikun për probleme të rënda shëndetësore si ishemi cerebrale, infarkt në miokard dhe sëmundje renale kronike.
Këto pasoja çojnë në rritje të ndjeshme të vdekshmërisë, sidomos në grupmoshat që konsideroheshin më parë si të mbrojtura.
Për të përballuar këtë problem në rritje, ekipi i Mjekësisë së Brendshme ka ndërmarrë fushata ndërgjegjësimi në terren. Fokusi kryesor është tek reduktimi i stresit dhe promovimi i një stili jete të shëndetshëm, veçanërisht tek të rinjtë.
“Stresi tek të rinjtë sot është i lartë. Duhet të ushqehen shëndetshëm, të heqin dorë nga alkooli dhe duhani”, theksoi profesorja Gjata, duke shtuar se kontrolli periodik i tensionit duhet të kthehet në një zakon të përhershëm për të parandaluar pasojat fatale. -

Rriten shifrat, ISHP: 39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni
39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru në 50% të rasteve.
Sipas ISHP shifrat kanë ardhur në rritje.
Maji njihet si muaji i ndërgjegjësimit për të matur presionin arterial pasi është parë që shumica e njerëzve me hipertension ose nuk janë plotësisht të vetëdijshëm për faktin që kanë presion të lartë të gjakut, dhe si pasojë janë të patrajtuar, ose janë në trajtim që nuk kontrollon në mënyrë efektive gjendjen e tyre.
Ekspertët thonë se një individ me presion të lart gjaku nuk ka simptoma të dukshme, ndaj matja e PA është e vetmja mënyrë e saktë për të identifikuar hipertensionin.
Referuar të dhënave të ISHP, është parë që në vitin 2023, në Shqipëri 36.6% e personave me HTA/hipertension nuk ishin në dijeni për të dhe 34.7% e njerëzve që merrnin trajtim me medikamente nuk e kontrollonin në mënyrë efektive.
Nëse diagnostikohet mjaft herët, hipertensioni mund të menaxhohet nëpërmjet mbajtjes së një stili jete të shëndetshëm ose nëpërmjet përdorimit të medikamenteve për të kontrolluar hipertensionin në mënyrë efektive.
-

Tensioni i lartë, faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre.
Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave. Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit.
Pra me mënyrën se si persona të caktuar reagojnë ndaj situatave stresuese, i shprehin emocionet apo i mbajnë ato të ndrydhura.
Shumë arsye çojnë në hipertension
Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm. Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat. Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit. Shumë nga ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm. Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten. Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.
Hiper-presioni ndodh sepse për një arsye apo tjetrën, kërkesa për furnizim me gjak në trup rritet. Truri kërkon furnizim me gjak, por në të njëjtën kohë duhet të ekuilibrojë furnizimin e organeve apo qelizave të tjera që kanë nevojë për gjak.
Kështu ndodh që mekanizmi fiziologjik i cili kontrollon presionin e gjakut në organizëm të çekuilibrohet.
Të gjeni nxitësit e krizave të hipertensionit ju çon një hap më afër trajtimit të tij
Kur hipertensioni shfaqet mund të jetë i lehtë, i moderuar ose akut; mund të jetë në formë tranzitore, i përkohshëm ose i përhershëm. Gjithçka varet nga karakteristikat psiko-fizike individuale, por dhe nga mënyra e jetesës, ushqimit dhe shëndetit mendor. Ajo që është dhe më e rëndësishmja është të eleminohen sjelljet që shkaktojnë sforcim të tepërt të organizmit.
Duhet të kuptojmë se cilat gjëra na nxisin reagime nervozizmi si dhe të menaxhojmë më mirë përgjegjësitë që kemi.
Nëse kemi ngarkesa psikologjike mund të shkarkohen emocionet e ndrydhura përmes aktivitetit fizik. Por dhe dieta ushqimore duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Duhet treguar kujdes që të mos përfshihen ushqime që shkaktojnë rritjen apo përkeqësimin e simptomave të hipertensionit. -

Tensioni i lartë, ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre.
Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave.Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit. Pra me mënyrën se si persona të caktuar reagojnë ndaj situatave stresuese, i shprehin emocionet apo i mbajnë ato të ndrydhura.
Shumë arsye çojnë në hipertension
Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm. Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat.
Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit. Sipas të dhënave nga ku bazohet dhe AgroWeb.org, shumë nga ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.
Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm.
Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten.
Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.
Hiper-presioni ndodh sepse për një arsye apo tjetrën, kërkesa për furnizim me gjak në trup rritet.
Truri kërkon furnizim me gjak, por në të njëjtën kohë duhet të ekuilibrojë furnizimin e organeve apo qelizave të tjera që kanë nevojë për gjak.
Kështu ndodh që mekanizmi fiziologjik i cili kontrollon presionin e gjakut në organizëm të çekuilibrohet.
Të gjeni nxitësit e krizave të hipertensionit ju çon një hap më afër trajtimit të tijKur hipertensioni shfaqet mund të jetë i lehtë, i moderuar ose akut; mund të jetë në formë tranzitore, i përkohshëm ose i përhershëm.
Gjithçka varet nga karakteristikat psiko-fizike individuale, por dhe nga mënyra e jetesës, ushqimit dhe shëndetit mendor.
Ajo që është dhe më e rëndësishmja është të eleminohen sjelljet që shkaktojnë sforcim të tepërt të organizmit.
Duhet të kuptojmë se cilat gjëra na nxisin reagime nervozizmi si dhe të menaxhojmë më mirë përgjegjësitë që kemi.
Nëse kemi ngarkesa psikologjike mund të shkarkohen emocionet e ndrydhura përmes aktivitetit fizik.
Por dhe dieta ushqimore duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Duhet treguar kujdes që të mos përfshihen ushqime që shkaktojnë rritjen apo përkeqësimin e simptomave të hipertensionit. -

Tensioni i lartë/ Ja faktorët emocionalë dhe psikologjikë që nxisin rritjen
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre.
Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave.
Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit.
Pra me mënyrën se si persona të caktuar reagojnë ndaj situatave stresuese, i shprehin emocionet apo i mbajnë ato të ndrydhura.
Shumë arsye çojnë në hipertension
Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.
Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat.
Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit.
Sipas të dhënave nga ku bazohet dhe AgroWeb.org, shumë nga ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.
Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm.
Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten.
Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.
Hiper-presioni ndodh sepse për një arsye apo tjetrën, kërkesa për furnizim me gjak në trup rritet.
Truri kërkon furnizim me gjak, por në të njëjtën kohë duhet të ekuilibrojë furnizimin e organeve apo qelizave të tjera që kanë nevojë për gjak.
Kështu ndodh që mekanizmi fiziologjik i cili kontrollon presionin e gjakut në organizëm të çekuilibrohet.
Të gjeni nxitësit e krizave të hipertensionit ju çon një hap më afër trajtimit të tij
Kur hipertensioni shfaqet mund të jetë i lehtë, i moderuar ose akut; mund të jetë në formë tranzitore, i përkohshëm ose i përhershëm.
Gjithçka varet nga karakteristikat psiko-fizike individuale, por dhe nga mënyra e jetesës, ushqimit dhe shëndetit mendor.
Ajo që është dhe më e rëndësishmja është të eleminohen sjelljet që shkaktojnë sforcim të tepërt të organizmit.
Duhet të kuptojmë se cilat gjëra na nxisin reagime nervozizmi si dhe të menaxhojmë më mirë përgjegjësitë që kemi.
Nëse kemi ngarkesa psikologjike mund të shkarkohen emocionet e ndrydhura përmes aktivitetit fizik.
Por dhe dieta ushqimore duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Duhet treguar kujdes që të mos përfshihen ushqime që shkaktojnë rritjen apo përkeqësimin e simptomave të hipertensionit.
-

Tensioni i Lartë – Ja Faktorët Emocionalë dhe Psikologjikë që Nxisin Rritjen
Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre.
Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave.
Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit.
Pra me mënyrën se si persona të caktuar reagojnë ndaj situatave stresuese, i shprehin emocionet apo i mbajnë ato të ndrydhura.
Shumë arsye çojnë në hipertension
Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.
Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat.
Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit.
Sipas të dhënave nga ku bazohet dhe AgroWeb.org, shumë nga ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.
Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm.
Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten.
Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.
Hiper-presioni ndodh sepse për një arsye apo tjetrën, kërkesa për furnizim me gjak në trup rritet.
Truri kërkon furnizim me gjak, por në të njëjtën kohë duhet të ekuilibrojë furnizimin e organeve apo qelizave të tjera që kanë nevojë për gjak.
Kështu ndodh që mekanizmi fiziologjik i cili kontrollon presionin e gjakut në organizëm të çekuilibrohet.
Të gjeni nxitësit e krizave të hipertensionit ju çon një hap më afër trajtimit të tij
Kur hipertensioni shfaqet mund të jetë i lehtë, i moderuar ose akut; mund të jetë në formë tranzitore, i përkohshëm ose i përhershëm.
Gjithçka varet nga karakteristikat psiko-fizike individuale, por dhe nga mënyra e jetesës, ushqimit dhe shëndetit mendor.
Ajo që është dhe më e rëndësishmja është të eleminohen sjelljet që shkaktojnë sforcim të tepërt të organizmit.
Duhet të kuptojmë se cilat gjëra na nxisin reagime nervozizmi si dhe të menaxhojmë më mirë përgjegjësitë që kemi.
Nëse kemi ngarkesa psikologjike mund të shkarkohen emocionet e ndrydhura përmes aktivitetit fizik.
Por dhe dieta ushqimore duhet të jetë e mirë-ekuilibruar. Duhet treguar kujdes që të mos përfshihen ushqime që shkaktojnë rritjen apo përkeqësimin e simptomave të hipertensionit. /AgroWeb.org
* Ky informacion ka për qëllim të plotësojë, të mos zëvendësojë këshilla nga mjeku juaj ose ofruesi i kujdesit shëndetësor dhe nuk ka për qëllim të mbulojë të gjitha përdorimet e mundshme, masat paraprake, ndërveprimet ose efektet negative. Ky informacion mund të mos i përshtatet rrethanave tuaja specifike shëndetësore.
Burimi: U.S. National Library of Medicine
-

Një domate në ditë ndihmon në kontrollin e hipertensionit tek gratë, thotë mjeku
Hipertensioni është një nga faktorët kryesorë të rrezikut për vdekshmëri, veçanërisht për gratë, dhe mund të shkaktojë sëmundje të rënda kardiovaskulare dhe goditje në tru.
Sipas Shoqatës Evropiane të Kardiologjisë (ESC), është e domosdoshme që gratë të monitorojnë nivelet e presionit të gjakut për të parandaluar komplikime shëndetësore të mundshme. Për më tepër, ESC nënvizon se gratë kanë më shumë rrezik për sëmundje kardiovaskulare pas moshës 65 vjeç, një ndryshim i ndjeshëm krahasuar me burrat.
Një në tre gra në botë vuajnë nga hipertensioni, duke e bërë atë një ndër faktorët kryesorë të vdekshmërisë. Megjithëse hipertensioni shpesh nënvlerësohet dhe nuk trajtohet siç duhet tek gratë. Një stil jetese i shëndetshëm dhe i kontrolluar mund të ulë ndjeshëm rrezikun. Këshillat për të mbajtur nën kontroll presionin e gjakut përfshijnë aktivitete fizike të rregullta, shmangien e duhanit, dhe një dietë të pasur me ushqime të shëndetshme.
Një nga mënyrat më efektive për të parandaluar hipertensionin është një dietë e balancuar, dhe domatja, sipas Dr.Carlos Andres Zapata, është një nga ushqimet më të rekomanduara për të kontrolluar presionin e gjakut.
Sipas Zapata, një domate në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut dhe të përmirësojë shëndetin kardiovaskular.
“Një domate në ditë mund të ndihmojë në uljen e presionit të gjakut deri në tre ose katër pikë. Po ashtu, për ata që ende nuk vuajnë nga hipertensioni, ajo mund të zvogëlojë mundësinë e zhvillimit të këtij problemi në të ardhmen me 37%. Ky është një parandalim që asnjë ilaç nuk mund ta ofrojë,” thotë doktor Zapata.
Domatet janë të pasura me kalium, një mineral thelbësor për balancën e natriumit dhe kaliumit në trup, që ndihmon në rregullimin e presionit të gjakut. Përveç kësaj, domatet përmbajnë likopen, një antioksidant me veti anti-inflamatore që mund të ndihmojë në mbrojtjen e sistemit kardiovaskular.
Përdorimi i domateve si pjesë e një diete të shëndetshme mund të përmirësojë nivelet e kolesterolit, duke ulur kolesterolin “e keq” dhe duke rritur atë “të mirë”, çka zvogëlon rrezikun për sëmundje të zemrës dhe goditje në tru.
Përveç kaliumit dhe likopenit, domatet gjithashtu ndihmojnë në parandalimin e formimit të mpiksjeve të gjakut, duke zvogëluar kështu rrezikun për goditje në tru dhe sulme në zemër.
Në përmbledhje, duke pasur parasysh këto përfitime të domateve, është e rëndësishme që gratë të përfshijnë këtë ushqim të thjeshtë dhe të shëndetshëm në dietën e përditshme për të mbajtur presionin e gjakut të kontrolluar dhe për të parandaluar sëmundje të mundshme kardiovaskulare.
Të dhënat shkencore dhe këshillat e ekspertëve si doktor Zapata janë një mundësi e shkëlqyer për të përmirësuar shëndetin dhe për të mbajtur trupin në formë përballë rreziqeve të hipertensionit. Syri.net-Bovary.gr.
