VIDEO/ Himni kombëtar emocionon tifozët, “drithërima” në “Air Albania”Shqipëria po luan ndeshjen e fundit kualifikuese ndaj Anglisë. Momenti i himnit, ishte mjaft emocionues. Të gjithë me duart në zemër këndojnë të emocionuar teksa stadium oshëtin nga brohorimat e tifozëve.
Gjatë himnit pa një entuziazëm i jashtëzakonshëm nga tribuna, ku kuqezi…
Tag: himni
-

VIDEO/ Himni kombëtar emocionon tifozët, “drithërima” në “Air Albania”
-

Himni i bukurisë
Poezi nga Sharl Bodeler
Bie prej qiellit a ngrihesh prej humnerës së thellë,O Bukuri! Shiki yt hyjnor dhe i djallëzuar,
Krimin me mirësinë ngatërruar, përherë na e ndjell,
Duke i ngjarë aq shumë shijes së verës së bekuar.
Sytë e tu strehojnë çdo perëndim dhe aurorë;E si një natë e stuhishme parfume shpërndajnë;Pthjet e tua janë melhem, goja jote një amforë,Që i bën trima vogëlushët e heronjtë të qajnë.
Gurgullon honeve të zi a yjeve të zjarrtë digjesh?Fati i magjepsur të ngjitet pas fundeve si një qen;Ti gjithcka në botë sundon e askujt s’i përgjigjesh,E kudo, rastësisht, gjëmën dhe harenë shpërthen.
Bukuri, ti marshon mes kufomave që ke përçmuar;Nga xhevahirët e tu, Tmerri nuk ka më pak magji,E Krimi, mes gjithë stringëllave të tua më i çmuar,Mbi barkun tënd, krenarisht vallëzon plot dashuri.
Flutura e natës e verbuar pas teje, të vjen afër, qiri,Fërfëllin, ndizet e thotë: I bekuar qofsh pishtar!I dashuruari ethshëm përkulet mbi të dashurën e tij,Si ai i plagosuri për vdekje përkëdhel të tijin varr.
S’ka rëndësi nëse Parajsën apo Ferrin ke për nënë,O Bukuri! Mostër e frikshme, e paanë, e lindur e lirë!Vallë buzëqeshja jote, syri yt, këmba, hapur ma lënëPortën, për atë pafundësi kurrë të njohur aq mirë?
S’ka rëndësi je Djall apo Zot! Ëngjëll a Sirenë të jesh,S’ka rëndësi nëse zanë me sy kadife që xixëllojnë butë,O parfum, ritëm, kthjelltësi, o e vetmja ime mbretëreshë!Bën universin më pak të shpifur, më pak të rëndë çdo minut’./KultPlus.com
-

Përpjekjet e popullit shqiptar në integrimet europiane pas Lidhjes së Prizrenit (1878-1881)!
Jahja Drancolli
Himni i Perandorisë Austro-Hungareze “Ruaje o Zot ti Mbretin tonë”, shkruar për nder të perandorit Franz II nga kompozitori austriak Franz Joseph Haydn në vitin 1797, ishte himni kombëtar deri në rënien e Austro-Hungarisë (1918). Himni në fjalë është përkthyer në të gjitha vendet e Komonveltit Austro-Hungarez, perandori kjo multietnike, ku çdo komb kishte himnin e tij. Një përkthim i tillë në gjuhën shqipe të kohës është i dokumentuar nga zyra austriake në Prizren që nga viti 1890. I njëjti tekst është përdorur edhe në qytete të tjera shqiptare, si në Shkodër, Shkup, Pejë, Gjakovë, Janjevë dhe në ndonjë qendër tjetër!
Burimi: Agjencia Shtetërore e Arkivave të Kosovës (kopje nga Vjena)! /Trungu & InforCulture.info
-

“Me zë e figurë”, pamje të rralla! Si këndohej Himni Kombëtar më 1929
Aleksandër Stavre Drenova ishte poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit, i njohur me emrin e penës si Asdreni.
Akademiku i njohur shqiptar, Vasil Tole ka publikuar videon e rrallë të himnit kombëtar, (shkruar nga Asdreni) për herë të parë me zë e figurë që prej vitit 1929.
Të veshur me veshjet tradicionale të kohës, patriotët shqiptarë mallëngjejnë me zellin dhe dellin nacionalist që përcjellin me anë të himnit.
Performanca u shoqërua me brohoritjen njëzëri të këngëtarëve ku thanë: “Rroftë Shqypnia”. Gjatë videos së publikuar shihen edhe sekuenca të periudhës së Shqipërisë si monarki me udhëheqjen e Mbretit Ahmet Zogu.
Kush ishte Aleksandër Stavre Drenova
Aleksandër Stavre Drenova i njohur me pseudonimin Asdreni (Drenovë, 11 prill 1872 – Bukuresht, 1947) ka qenë një poet, publicist dhe veprimtar i kolonisë shqiptare të Bukureshtit. Ai është edhe autori i Himnit të Flamurit, që është himni kombëtar i Shqipërisë.
Asdreni nisi të shkruajë poezi dhe të botojë artikuj që në fillim të shekullit XX. Pjesë e poetëve që zbuloi apo botoi Faik bej Konica tek Albania. Në 1904-ën botoi në Bukuresht përmbledhjen e tij të parë me 99 vjersha.
ObserverKult
Lexo edhe:
SABRI HAMITI: HIMNI SHQIPTAR
ObserverKult
Lexo edhe:
GJERGJ FISHTA: SI SHQYPNIJA ‘I VEND NUK KÁ
Gjergj Fishta (Fishtë, 23 tetor 1871 – Shkodër, 30 dhjetor 1940)
Edhè hâna do t’ a dijë,Edhè dielli do t’ két pá,Se për qark ksaj rrokullije,Si Shqypnija ‘i vend nuk ká !
Fusha t’ gjâna e kodra t’ blera,Zijes s’ mnershme larg kû âsht droja,Me gaz t’ vet ktû i veshë Prendvera,Si t’ Parrizit t’ larmet shtroja.
Nën nji qiellë përherë t’ kullueme,N’ rreze e n’ dritë përshkue unjí,Bjeshkë e male të bleruemeSi vigâj shtiellen n’ ajrí.
Ke ato bjeshkë e ke ato maleKroje t’ kjarta e t’ cemta gurra,Tue rrëmbye npër mriza hale,Gurgullojn npër râjë e curra.
Poezinë e plotë e gjeni KETU
ObserverKult