Tag: hilton

  • Paris Hilton reagon ndaj pretendimeve të reja që e lidhin me Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein

    Paris Hilton reagon ndaj pretendimeve të reja që e lidhin me Ghislaine Maxwell dhe Jeffrey Epstein

    Paris Hilton ka reaguar publikisht pas deklaratave të një miku të dikurshëm të Ghislaine Maxwell, i cili pretendon se trashëgimtarja amerikane ishte përzgjedhur për t’i prezantuar Jeffrey Epstein, në kohën kur ajo ishte vetëm 19 vjeçe. Sot, Hilton është 44 vjeç dhe thotë se nuk e mban mend të ketë pasur ndonjëherë kontakt apo takim me Maxwell, duke i cilësuar këto pretendime si të pavërteta dhe të ekzagjeruara.
    Në një intervistë të dhënë së fundmi, Hilton u shpreh se historitë e këtij lloji shpesh përdorin emrin e saj për efekt sensacionesh mediatike. “Jam një emër i lehtë për t’u përdorur si ‘joshje’ për klikime,” deklaroi ajo, duke lënë të kuptohet se komentet e fundit nuk i sheh si të bazuara në realitet, por si pjesë të ciklit të zakonshëm të spekulimeve që e kanë shoqëruar për vite me radhë.
    Pretendimet u rikthyen në qendër të vëmendjes pas deklaratave të Christopher Mason, i cili ka sugjeruar se Maxwell e kishte vënë re Hiltonin në një festë në fillim të viteve 2000 dhe e konsideronte “të përshtatshme për Epstein”. Ai përmendi madje edhe foto të tyre në të njëjtin event, megjithëse Hilton mohon kategorikisht çdo njohje.
    Në atë periudhë, Paris Hilton sapo kishte nisur të hidhte hapat e parë drejt famës ndërkombëtare, duke punuar me agjencinë e modelimit të Donald Trump dhe duke u shfaqur në një sërë eventesh të modës në New York. Për Hilton, rikthimi i kësaj historie është thjesht një tjetër shembull i mënyrës se si mediat përdorin imazhin e saj për të krijuar narrativat më të nxehta të momentit.

  • Protestat e dhunshme në Nepal, të rinjtë sulme ndaj rezidencave të elitës

    Protestat e dhunshme në Nepal, të rinjtë sulme ndaj rezidencave të elitës

    Nepali po përjeton trazirat më të mëdha politike të dekadës së fundit, ndërsa protestat e njohura si lëvizja “Gen Z” kulmuan me dorëheqjen e kryeministrit K.P. Sharma Oli, pas vrasjes së 19 protestuesve në një përplasje të dhunshme me forcat e rendit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së Nepalit, numri i të vdekurve është rritur në 34, ndërsa më shumë se 1,300 persona janë plagosur.
    Protestat, të udhëhequra kryesisht nga të rinj në moshë adoleshente ose në fillim të të 20-ave, janë nxitur nga zemërimi ndaj korrupsionit të përhapur, pabarazisë ekonomike dhe jetës së luksit që udhëheqësit politikë dhe elitat jetojnë, ndërkohë që Nepali mbetet një nga vendet më të varfra në botë.
    Sulme ndaj hoteleve luksoze dhe rezidencave të elitës

    Ndërkohë që Parlamenti, zyra e Kryeministrit dhe Gjykata e Lartë mbeteshin të përfshira nga flakët, protestuesit dhe grupe të armatosura dogjën edhe hotele me pesë yje, si Hilton, Hyatt Regency dhe Varnabas Museum Hotel.
    Hyatt Regency, që ndodhet pranë Boudhanath Stupa, një nga vendet më të rëndësishme të budizmit, u dëmtua rëndë nga protestuesit. Sipas menaxherit të hotelit, Bhushan Rane, asnjë nga mysafirët apo stafi nuk u lëndua. Hoteli do të qëndrojë i mbyllur deri në një njoftim të dytë.
    Ndërkohë, Hilton Hotel, një kullë moderne që u hap vetëm një vit më parë nga biznesmeni Shahil Agrawal, u përfshi nga flakët, duke lëshuar tym të zi në qiellin e Katmandusë. Një zëdhënës i Hilton konfirmoi se ndërtesa është mbyllur dhe stafi së bashku me mysafirët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, shkruan Reuters.
     

  • Ekskluzive/ Akomodimi i Serbisë në hotel ‘Hilton’, Tiranë (video)

    Sipas axhendës së paralajmëruar nga Sportiim.al, Kombëtarja serbe mbrriti sot në Tiranë teksa i gjithë delegacioni u akomodua në ‘Hilton’, hotelin buzë Lanës në afërsi të ‘Pallatit me shigjeta’.

    Rivali i Shqipërisë, i shoqëruar nga forca të shumta sigurie zbriti nga dy autobuzët e vënë në dispozicion dhe qetë qetë u sistemua në hotel. Sportim.al xhiroi momentet e lëvizjes së tyre nga mjetet transportuese për në hotel.

    Ndërkaq pasdite serbet do t’i drejtohen ambienteve të ‘Air Albania’ aty ku trajneri Stojkoviç dhe njëri nga lojtarët e e skuadrës do të paraqiten para mediave. Më pas do të jetë seanca stërvitore në stadium e rikthimi i tyre sërih në hotel. Sfida Shqipëri- Serbi zhvillohet nesër në Tiranë dhe vlen turin klaulifikues të Grupit k të zonës së UEFA-s./ Sportiim.al/

  • VIDEO/ I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

    VIDEO/ I biri sheh fantazmë në shtëpi, Paris Hilton kërkon ndihmë në rrjete sociale

    Paris Hilton kërkoi këshilla nga nëna të tjera pasi djali i saj pretendoi se kishte parë një fantazmë në shtëpinë e tyre. 44 vjeçarja e cila ka dy fëmijë, Phoenix 2-vjeçar dhe London 1-vjeçar me bashkëshortin e saj Carter Reum, ndau një video në llogarinë e saj personale në Instagram me të birin duke i treguar një “fantazmë”.
    Duke iu drejtuar nënave të tjera, ajo u kërkoi atyre ta kontaktonin dhe t’i tregonin nëse kishin përjetuar ndonjëherë diçka të ngjashme. “Epo, kam frikë… Për të gjitha nënat, a u ka ndodhur kjo fëmijëve tuaj të vegjël? “Do të doja shumë ta dija… për qëllime kërkimore”, shkroi ai në mbishkrim.
    Në video, Phoenix shihet duke i thënë nënës së tij, duke treguar me gisht një derë: “Ka një fantazmë atje brenda… Ka një fantazmë atje dhe atje “. Kur Paris Hilton e pyet se ku është fantazma, djali i saj përgjigjet: “Ajo fantazmë…” , përpara se të tregojë me gisht një derë dhe të thotë: “Fantazmë “. Duke vazhduar ta pyesë për atë që pa, ai i thotë: “Në dhomën e mamasë” dhe vazhdon: “Një fantazmë brenda… një fantazmë brenda dyqanit”. “Fantazmë në këtë derë.”

  • Kanye West shokon me deklaratën: Duhet t’i kisha bërë fëmijët me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian

    Kanye West shokon me deklaratën: Duhet t’i kisha bërë fëmijët me Paris Hilton, jo me Kim Kardashian

    Kanye West ka bërë një deklaratë tronditëse, duke thënë se do të kishte pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian. Në një transmetim të drejtpërdrejtë në Twitch, reperi 47-vjeçar tha:
    “Kim ishte asistentja e Paris Hilton. Duhet të kisha pasur fëmijë me Paris Hilton në vend të Kim Kardashian!” Ai shtoi se, nëse do të kishte pasur fëmijë me Hilton, do të kishte pasur më shumë hotele, duke iu referuar pasurisë së familjes Hilton.
    Kanye dhe Kim kanë katër fëmijë së bashku, ndërkohë që Paris Hilton është e martuar me Carter Reum dhe kanë dy fëmijë.

    /vizionplus.tv