Tag: hilal

  • Inzaghi abonohet me “X”, por Al Hilal mbetet “gjallë” (VIDEO)

    Inzaghi abonohet me “X”, por Al Hilal mbetet “gjallë” (VIDEO)

    Simone Inzaghi shihet si një bekim në radhët e Al Hilal, një trajner për të cilin investuam miliona euro, por është e qartë që ish tekniku zikaltër nuk ka në dorë “shokun magjik”, të paktën jo për momentin. Ekipi saudit, nuk shkoi me shumë se një “X-s” pa gola përballë Salzburg, por barazim i dytë radhazi e mban ende në lojë në Botërorin e Klubeve.
    Në sfidën e fundit, Al Hilal luan kundër Pachuca-s, me ekipin meksikan që është eliminuar. Al Hilal duhet të fitojë takimin e fundit, mundësisht me sa më shumë gola, por në të njëjtën kohë shpresojnë që Real Madrid të fitojë, ose të mos humbas kundër Salzburg.

    Pas xhiros së dytë, Grupi H kryesohet nga Real Madrid dhe Salzburg në kuotën e 4 pikëve, të ndjekur nga Al Hilal me 2 pikë.
    ()

  • Milani, zhbllokohet shitja e Theo Hernandez. Mbrojtësi francez “hap dyert” për Al Hilal

    Milani, zhbllokohet shitja e Theo Hernandez. Mbrojtësi francez “hap dyert” për Al Hilal

    Lajme të mira për Milanin, në orët në vijim mund të zhbllokohet, më në fund, shitja e Theo Hernandez tek Al Hilal. Mbrojtësi i majtë francez, i cili ditët e fundit pa të dështonte kalimi tek Atletico Madridi, destinacioni i tij i preferuar (spanjollët nuk ofruan kurrë më shumë se 20 milionë euro, me bonuse të përfshira), tani është shprehur i gatshëm të ulet në tavolinë për të dëgjuar ofertën e klubit saudit.
    Një hap që në “Via Aldo Rossi” është pritur pozitivisht. Tentativa e parë e arabëve, e bërë përpara fillimit të Botërorit për Klube, kishte dështuar pikërisht për shkak të qëndrimit të ish-lojtarit të Real Madridit, i cili nuk dëshironte të konsideronte një transferim jashtë Europës.
    Tani, siç mund të imagjinohet lehtësisht, historia mund të ketë një përfundim ndryshe. Marrëveshja mes Milanit dhe Al Hilal është arritur prej disa javësh. Drejtori sportiv Igli Tare, në fakt, kishte pranuar pozitivisht ofertën prej 30 milionë eurosh, plus bonuse, të paraqitur nga klubi i drejtuar prej Simone Inzaghi.
    Në fund të fundit, një shifër kaq e lartë për një lojtar që i skadon kontrata pas një viti konsiderohet “flori i pastër”. Me shumë gjasa, presioni i ish-trajnerit të Interit, i etur për të punuar me Theon, i ka shtyrë arabët të rikthehen në skenë dhe tani marrëveshja përfundimtare nuk është shumë larg. “Klubi po punon…”, – ka thënë vetë Inzaghi disa orë më parë, shenjë se pista është ende e hapur.
    Nëse shitja e Theo Hernandez do të konkretizohej, Milani do të hiqte qafe një problem të madh, duke siguruar gjithashtu një shumë të rëndësishme për ta investuar (ndoshta) në merkato.

  • Barazimi ndaj Al-Hilal nuk përtypet lehtë, Alonso i pakënaqur me këta 3 titullarë

    Barazimi ndaj Al-Hilal nuk përtypet lehtë, Alonso i pakënaqur me këta 3 titullarë

    Xabi Alonso e nisi me barazim punën si trajner i Real Madridit në ndeshjen e parë zyrtare, ku ekipi madrilen barazoi 1-1 ndaj Al-Hilal në ndeshjen e parë në grup për Kupën e Botës për Klube.
    Trajneri bask ka shprehur pakënaqësinë e tij të paktën me 3 titullarë në këtë ndeshje. I pari është Fran Garcia, i cili u aktivizua në krahun e majtë, ku edhe pse tregoi disa cilësi të mira, sërish nuk po arrin të korrigjojë mangësinë e tij më të madhe që është aftësia për të mbrojtur dhe pikërisht kjo gjë i është vënë në dukje nga Xabi Alonso.
    Lojtari i dytë që ka marrë vërejtje nga Xabi Alonso është mbrojtësi tjetër, Raul Asencio, i cili shkaktoi penalltinë me një lëvizje të panevojshme në fund të pjesës së parë, aty nga ku erdhi dhe goli i barazimit. Pikërisht kjo lëvizje e panevojshme e tij nuk është pëlqyer shumë nga Alonso, i cili i ka kërkuar lojtarit të bëjë më shumë kujdes në raste të tilla dhe duhet të jetë më i qetë.
    Lojtari i tretë është Jude Bellingham, i cili kur ishte trajner Carlo Ancelotti, luante si mesfushor sulmues, por me ardhjen e Alonso-s, tekniku spanjoll i ka kërkuar anglezit të luajë si mesfushor defensiv. Mesa duket, Bellingham ende nuk është mësuar me rolin e tij të ri dhe do i duhet koha e nevojshme për t’u përshtatur.

  • Real e nis me ‘blof’, Inzagi fantastik në debutim me Al Hilal

    Dy debutuesit e merkatos së verës Trent Aleksandër Arnold dhe Ajzen nuk u shfaqen në pritshëmri te Reali. Inzagi kap rezultatin e parë të madh me Al Hilal.

    Debutim pa shumë shkëlqim i Real Madrid në FIFA Kpa e Botës për Klube. Në duelin e vlefshëm për Grupin H, Los Blancos me trajnerin Çabi Alonso me ndeshjen e parë në krye të skuadrës, nuk arritën të thyenin Al Hilal të Arabisë Saudite duke u ndalur te shifrat 1-1.

    Në këtë ndeshje të luajtur në Majemi të parët kaluan përpara madrilenët me Gonzalo Garsia në të 34′. Mirpo arabët me të cilët debutoi trajneri Simone Inzagi arritën të barazonin me penalltinë e shënuar në të 41′ nga Ruben Neves.

    Temperaturat e larta (mesditë amerikane) nuk i lanë skuadrat të jepnin maksimunin por dhe atëherë kur jepet mundësia nuk shfrytëzohet. Në minutën e 90′ Reali fitoi një penallti të cilën Valverde e humbi përballë portierit Bono i cili e priti mjeshtërisht.

  • Real Madrid e nis me barazim ndaj Al-Hilal në Kupën e Botës për Klube, Valverde e “dreqos” në fund (video)

    Real Madrid e nis me barazim ndaj Al-Hilal në Kupën e Botës për Klube, Valverde e “dreqos” në fund (video)

    Real Madrid nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Al-Hilal, në sfidën e parë të grupit H, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube, e luajtur në “Hard Rock Stadium”, në Miami.
    Në minutën e 18-të, klubi arab gjeti golin me Renan Lodi, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Reali gjen golin e avantazhit me Gonzalo Garcia, pas asistit të Rodrygo-s.
    21-vjeçari i ardhur nga Real Madrid B, konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madhe dhe nuk është befasi që të grumbullohet nga Alonso në ekipin e parë gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk është një emër i njohur nga të gjithë.
    Në minutën e 39-të, Raul Asencio shkakton penallti pasi pengoi brenda zonës kundërshtarin dhe arbitri Facundo Tello nuk kishte dyshime. Ruben Neves tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon shifrat 1-1. Pjesa e parë mbyllet në barazim 1-1.
    Në fillim të pjesës së dytë, i sapo futuri Arda Guler në vend të Raul Asencio, i afrohet shumë golit, por goditja e tij ndalet nga traversa. Real Madrid kishte shansin e artë të kalonte në avantazh në minutën e 92-të, por Federico Valverde gaboi nga pika e bardhë e penalltisë, e cila u dha me ndërhyrjen e VAR, pas një faulli brenda zonës ndaj Fran Garcia. Goditja e kapitenit të Realit u ndal nga portieri Bono,  lojtari më i mirë i takimit për të dyja ekipet.
    SHIKOGOLAT

  • Kupa e Botës për Klube: Reali kalon në avantazh me sulmuesin e “panjohur”, Al Hilal barazon shifrat nga penalltia

    Kupa e Botës për Klube: Reali kalon në avantazh me sulmuesin e “panjohur”, Al Hilal barazon shifrat nga penalltia

    18 Qershor 2025

    21:54

    Telesport

    Real Madrid po përballet me Al Hilal në ndeshjen e parë në grupin H, e vlefshme për Kupën e Botës për Klube. Sfida po luhet në “Hard Rock Stadium”, në Miami. Pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1.
    Në minutën e 18-të, klubi arab gjeti golin me Renan Lodi, por që u anullua për pozicion jashtë loje. Në minutën e 34-të, pas një kundërsulmi të shpejtë, Reali gjen golin e avantazhit me Gonzalo Garcia, pas asistit të Rodrygo-s.
    21-vjeçari i ardhur nga Real Madrid B, konsiderohet si një sulmues me të ardhme të madhe dhe nuk është befasi që të grumbullohet nga Alonso në ekipin e parë gjatë këtij sezoni, edhe pse nuk është një emër i njohur nga të gjithë.
    Në minutën e 39-të, Raul Asencio shkakton penallti pasi pengoi brenda zonës Facundo Tello. Ruben Neves tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë dhe barazon shifrat 1-1.
    SHIKOGOLAT

  • Pse la Interin për Arabinë Saudite? Inzaghi më në fund flet hapur

    Pse la Interin për Arabinë Saudite? Inzaghi më në fund flet hapur

    18 Qershor 2025

    16:57

    Telesport

    “Pranova sfidën e re dhe dola nga zona ime e rehatisë pas disa vitesh në Milano”.
    Kështu u shpreh Simone Inzaghi në konferencën e fundit për shtyp me skuadrën e re, Al Hilal, në Arabinë Saudite.
    “Dua të ndryshoj mënyrën time të të menduarit, si dhe stilin e lojës. Dua të provoj gjëra të reja. Nuk kisha ndonjë ekip tjetër me të cilin doja të punoja, kështu që zgjodha Al-Hilal”.
    Inzaghi u largua nga Interi pas një sezoni shumë sfidues dhe emocionues. Ai mund të fitonte tripletën, por dështoi duke i humbur të gjitha ndeshjet vendimtare në fund.

  • Inzaghi-Al Hilal, akordi para finales së Champions-it. Interi i zhgënjyer, Marotta: Secili e di çfarë ka bërë…

    Inzaghi-Al Hilal, akordi para finales së Champions-it. Interi i zhgënjyer, Marotta: Secili e di çfarë ka bërë…

    Pas dështimit të rëndë në finalen e Ligës së Kampionëve, të humbur keq dhe largimit të menjëhershëm, që detyroi klubin të ndryshonte planet me shpejtësi, ndarja mes Interit dhe Simone Inzaghit vazhdon të bëjë shumë zhurmë për mënyrën dhe kohën se si ndodhi.
    CEO i Al Hilal pranoi se marrëveshja me trajnerin italian ishte arritur që para finales ndaj PSG-së, me firmën mbi kontratë që u hodh pas ndeshjes vetëm për çështje respekti. Është logjike dhe njerëzore në këtë pikë të lindin pyetje mbi atë mbrëmje shkatërruese në Mynih.
    Ndoshta në atë finale të Champions-it nuk do të kishte ndryshuar asgjë, por dalja zyrtare e klubit arab i ka bezdisur shumë drejtuesit e Interit, ndoshta edhe më shumë sesa vetë tifozët zikaltër. Shoqëria, nëse fjalët e Al Hilal janë të vërteta, ka të drejtë të ndihet e zhgënjyer nga sjellja e Simone Inzaghit, i cili për javë të tëra shtyu takimin me Marotta dhe drejtuesit e klubit, duke deklaruar se ishte ende në dyshim nëse duhej ta rinovonte projektin në Milano apo t’i dorëzohej ofertës së Arabisë Saudite.
    Që në të vërtetë, sipas asaj që del tani, ishte pranuar prej kohësh.Në këtë mënyrë, Interi është gjetur dy herë i papërgatitur, duke mbetur i përfshirë në një situatë pasigurie, që në të vërtetë nuk ishte e tillë, dhe që ua ka lidhur duart drejtuesve, veçanërisht në lëvizjet për të gjetur pasuesin e vetë Inzaghit.
    Ajo që mbetet janë rrënojat e një fundi të shëmtuar, jo vetëm në fushë, por mbi të gjitha jashtë saj. Dhe shumë, shumë pyetje e dyshime që, për shkak të mungesës së qartësisë, të zyrtarizuara nga deklarata e Calzada, janë kthyer sërish në qendër të vëmendjes.
    Po sikur t’ua ketë komunikuar lojtarëve vendimin e tij para finales, duke i shpërqendruar? Po sikur vërtet të ketë tentuar të përfshijë Barella dhe Bastoni në projektin e Al Hilal? Shumë “nëse”, shumë “por”, që nuk do të gjejnë kurrë përgjigje. Ndoshta, pas këtyre zbulimeve mbi kohën e marrëveshjes, që e kanë irrituar Interin, janë vërtetuar shumë gjëra.
    “Deklaratat e Al Hilal për Inzaghin? Gjëja më e rëndësishme është se kemi mbyllur një cikël dhe ka filluar një tjetër. Janë gjëra normale, nuk i ndjek zërat, mohim apo deklarata, secili e di çfarë ka bërë”.
    Kështu u shpreh presidenti i Interit, Beppe Marotta, për DAZN para debutimit të zikaltërve në Botërorin për Klube. “Ne i jemi mirënjohës Inzaghit për atë që ka bërë, por Interi ecën përpara dhe jemi shumë të kënaqur me Chivu”.

  • “Neymar tek Al-Hilal ishte një dështim në aspektin sportiv por një sukses në marketing”

    “Neymar tek Al-Hilal ishte një dështim në aspektin sportiv por një sukses në marketing”

    Pavarësisht se koha e tij në Al-Hilal u shënjua nga një dëmtim i rëndë në gju pas vetëm shtatë paraqitjeve, klubi saudit nuk po e konsideron nënshkrimin e Neymar një “gabim”. Në fakt, CEO i klubit Esteve Calzada ka mbrojtur fuqishëm blerjen e yllit brazilian, duke vënë në pah përfitimet për sa i përket imazhit dhe popullaritetit.
    “Neymar ka pësuar shumë lëndime, por nuk jemi penduar. Ishte një mëkat që nuk e pamë të luajë në maksimumin e tij, por kjo ndikoi pozitivisht në marketingun e klubit tone. Ardhja e Neymar na lejoi të tërheqim më shumë tifozë, të cilët ishin të apasionuar pas tij që nga momenti kur ai mbërriti”, tha Calzada në një intervistë për Cadena SER.
    Pasi mbërriti me bujë të madhe në verën e vitit 2023, Neymar u prezantua si një nga simbolet e projektit ambicioz saudit në futbollin ndërkombëtar. Megjithatë, aventura e tij përfundoi shpejt për shkak të një këputjeje të ligamentit të kryqëzuar, gjë që e mbajti atë jashtë fushës për pjesën më të madhe të sezonit.
    Sot, Neymar është rikthyer në Santos, klubi ku nisi gjithçka, me synimin për të rifituar formën e tij fizike dhe mbi të gjitha për të rifituar një vend në Seleção në prag të Botërorit. Pavarësisht përvojës së tij të pafat në Arabinë Saudite, Neymar nuk ka ndërmend të heqë dorë.

  • Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!

    Tifozeria e Interit “sulmon” Simone Inzaghin pas deklaratave të fundit!

    Tifozeria e Interit ka mbetur e zhgenjyer nga deklaratat e drejtorit ekzekutiv të Al-Hilal, Esteve Calzada, i cili konfirmoi se Simone Inzaghi po i bindte ata të hynin në bisedime për kontratë, duke u pyetur gjithashtu nëse ai kishte tentuar të merrte edhe lojtarë yje me vete.
    Nerazzurrët ishin të bindur deri në minutën e fundit se Inzaghi, i cili kishte kontratë deri në qershor 2026 dhe ishte në negociata për zgjatjen e saj me një pagë më të lartë, do të qëndronte në klub. Por ata morën vesh se Inzaghi kishte vendosur të largohej vetëm pas humbjes 5-0 në Ligën e Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain, duke e bërë këtë sezonin e vetëm në katër sezonet e tij që përfundoi pa trofe.
    Calzada i tha BBC Sport se Inzaghi tashmë u kishte premtuar Al-Hilalit se do të bashkohej me ta.
    “Ai po luante një ndeshje të madhe dhe na kërkoi të prisnim deri pas finales. U vendos, por nuk u nënshkrua para finales, vetëm nga respekti”, deklaroi ai.
    Mediat italiane raportojnë për zemërim në hierarkinë e Interit, ku besojnë se Inzaghi po shtynte të largohej ndërkohë që ai kishte vendosur të ikte, çka shkaktoi edhe dyshime për mungesë përkushtimi ndaj skuadrës — një faktor që mund të ketë ndikuar në humbjen katastrofike kundër PSG-së.
    La Gazzetta dello Sport sugjeron gjithashtu se Inzaghi po tentonte të bindte yjet e Interit, Nicolò Barella dhe Alessandro Bastoni, që ta ndiqnin në Al-Hilal. Bisedimet mes tyre mund të kenë nisur që më 29 prill, kur Inzaghi ishte në tribuna për ndeshjen gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve të AFC-së midis Al-Hilal dhe Al-Ahli në Xheda.