Tag: hilal

  • Darwin Nunez lodhet shpejt në Arabinë Saudite dhe shokon drejtuesit e klubit me vendimin e tij

    Darwin Nunez lodhet shpejt në Arabinë Saudite dhe shokon drejtuesit e klubit me vendimin e tij

    1 Dhjetor 2025

    19:18

    Telesport

    Darwin Nunez u transferua në merkaton e verës nga Liverpool tek Al-Hilal për 53 milionë euro bashkë me bonsuet. Aventura e uruguaianit në Arabinë Saudite mund të mbyllet shumë më shpejt nga sa imagjinohej.
    “Globo” zbulon se Nunez është shumë i pakënaqur me situatën aktuale tek Al-Hilal dhe thuhet se është seriozisht i vendosur të largohet nga Arabia Saudite “sa më shpejt të jetë e mundur”.
    Burimet pranë lojtarit sipas raportimit në fjalë tregojnë se “Nunez është i pakënaqur me nivelin e ligës dhe mendon se do të jetë e vështirë për të të zhvillohet më tej në kushte të tilla”. Një arsye tjetër që e shtyn për largimin sa më parë nga Al-Hilal është edhe Kupa e Botës 2026, ku sulmuesi e di se në situatën aktuale rrezikon shumë të marrë ftesën nga trajneri i Uruguajit, Marcelo Bielsa.
    Aktualisht, ekipi i vetëm që ka paraqitur ofertë zyrtare për Nunez është River Plate, po vetë sulmuesi preferon transferimin në Europë.

  • Musiala kthehet këtë vit, Jamal piketohet nga Al-Hilal, Barça e hedh…

    Musiala kthehet këtë vit, Jamal piketohet nga Al-Hilal, Barça e hedh…

    Sezonet e fundit kanë qenë sfiduese për Xhamal Musiala, 22 vjeç, një nga lojtarët e rinj më të talentuar të gjeneratës së tij. Lojtari i Bajern Mynih është detyruar të përballet me një sërë zhvillimesh.

    Ndalesa e fundit erdhi gjatë çerekfinaleve të Kupës së Botës për Klube, në një përballje të ashpër me portierin italian Donaruma që i shkaktoi një frakturë të fibulës dhe një dëmtim të kyçit të këmbës duke e mbajtur jashtë fushave për 3 muaj. Sipas medias gjermane AZ, mesfushori sulmues i lindur në Shtutgart mund të rikthehet në fushë që në fund të vitit 2025.

    Lamine Jamal është tani një yll i padiskutueshëm për Barcelonën, duke thyer rekorde për moshën që ka (18) duke u bërë një lojtar kyç për skuadrën e Hansi Flik. Një pagë bazë prej mbi 10 milionë eurosh neto, një kontratë prej 25 milionë eurosh e shtrirë në gjashtë vjet dhe bonuse të ndryshueshme që mund t’i çojnë të ardhurat e tij deri në 20 milionë euro neto nëse i përmbush të gjitha objektivat e tij.

    Sipas Fichajes.net, Al-Hilal ofroi 400 milionë euro për kontratën e tij, me një kontratë shtatëvjeçare. Barça e mohoi ofertën dhe konfirmoi se Jamal nuk është në shitje./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • Pas Darwin Nunez, Al-Hilal ofron 80 milionë euro transferimin e yllit të Bundesligës

    Pas Darwin Nunez, Al-Hilal ofron 80 milionë euro transferimin e yllit të Bundesligës

    13 Gusht 2025

    18:50

    Telesport

    Vetëm javën e kaluar Al-Hilal bëri një lëvizje të bujshme në merkato, duke transferuar Darwin Nunez nga Liverpool për 55 milionë euro. Edhe pse uruguiani kërkohej nga disa ekipe në ligat elitare në Europë, vetë lojtari dhe sigurisht Liverpool pranuan ofertën e ardhur nga Al-Hilal.
    Klubi i drejtuar nga Simone Inzaghi po punon për të finalizuar një tjetër transferim të bujshëm. “Bild” raporton se Al-Hilal ka ofruar 80 milionë euro për sulmuesin e Dortmundit, Serhou Guirassy, i cili shkëlqeu sezonin e kaluar me 43 gola në 45 ndeshje.
    Për të bindur sa më shpejt lojtarin, klubi saudit i ka ofruar atij dyfishin e rrogës që merr aktualisht te Dortmund, nga 9 milionë euro direkt në 18 milionë euro.
    Sipas raportimit në fjalë, po nga “Bild”, Dortmund e ka refuzuar ofertën e parë prej 80 milionë eurosh të ofruar nga Al-Hilal. Kjo gjë nuk është pritur mirë nga përfaqësuesit e sulmuesit. Megjithatë, Al-Hilal nuk është dorëzuar dhe së shpejti pritet një ofertë e dytë në drejtim të Dortmundit.

  • Nunjez nga Liverpul te Al Hilal, uruguaiani nis menjëherë stërvitjen me…Inzagin

    Nunjez nga Liverpul te Al Hilal, uruguaiani nis menjëherë stërvitjen me…Inzagin

    Klubi i Arabisë Saudite kryen goditjen e madhe duke afruar sulmuesin uruguaian Darvin Nunjez për tre sezone e shifren me vlerë 53 milionë euro. Nunjez 26 vjeç iu bashkua Liverpulit në qershor të vitit 2022 nga skuadra e Benfikës për një tarifë fillestare prej 64 milionë eurosh.  

    Nunjez jo gjithnjë zgjidhjee parë te Liverpul ka shënuar 40 gola në 143 paraqitje për kampionët e Premier League.

    Njoftimi i Liverpul

    “Të gjithë në klub duan ta falënderojnë Darbin për kontributin e tij dhe t’i urojnë atij dhe familjes së tij gjithë të mirat për të ardhmen”, thuhej në njoftimin e klubit anglez. Ndërkaq Al-Hilal që drejtohet nga trajneri Simone Inzagi, po stërvitet aktualisht në Gjermani.  

    Duket një lëvizje e mirëstudiuar pasi Reds po kërkon prej javësh sulmuesin suedez  Aleksander Isak, që aktivizohet te Njukastëll.  

    Vazhdo leximin

  • Simone Inzaghi-t i vjen “oreksi” tek Al Hilal, 120 milionë euro për një nga sulmuesit më të mirë në botë

    Simone Inzaghi-t i vjen “oreksi” tek Al Hilal, 120 milionë euro për një nga sulmuesit më të mirë në botë

    19 Korrik 2025

    13:47

    Telesport

    Përveç Liverpool-it, në garë për të transferuar Alexander Isak ka hyrë fuqishëm edhe Al-Hilal. Klubi arab është gati të dorëzojë ofertën e parë në drejtim të Newcastle, e cila do të jetë 120 milionë euro, shifra më e madhe e ofruar deri tani për sulmuesin suedez.
    Pasi u refuzuan në mënyrë të vazhdueshme nga Victor Osimhen, i cili ka zgjedhur të transferohet te Galatasaray, klubi i drejtuar nga Simone Inzaghi është hedhur i gjithi në sulm për të transferuar Alexander Isak.
    Suedezi shkëlqeu në sezonin e kaluar ku shënoi 27 gola dhe aktualisht mund të konsiderohet si një nga sulmuesit më të mirë në botë, ndaj dhe interesimi për të ka ardhur duke u shtuar.
    Ndërkohë, burime të ndryshme nga Anglia tregojnë se Isak jo vetëm që e ka dëgjuar ofertën saudite, por ka miratuar edhe negociatat e transferimit, një vendim që mund të përshpejtojë rezultatin e një prej marrëveshjeve më të shtrenjta të kësaj vere.

  • Al-Hilal “viktima” e parë e Botërorit për klube, tërhiqet nga Superkupa arabe: Jemi të lodhur

    Al-Hilal “viktima” e parë e Botërorit për klube, tërhiqet nga Superkupa arabe: Jemi të lodhur

    16 Korrik 2025

    8:49

    Telesport

    Ekipi i Al Hilal i drejtuar nga trajneri Simone Inzaghi, i eliminuar në çerekfinalet e Kupës së Botës për klube, kishte planifikuar të merrte pjesë në Superkupën e Arabisë Saudite, nga 19 deri më 23 gusht në Hong Kong.
    Megjithatë, ata vendosën të tërhiqen nga ky event. Klubi i dërgoi një letër Federatës Saudite duke njoftuar tërheqjen e tij nga gara.
    Arsyeja ishte lodhja e tepërt, që rezultonte nga një sezon i vështirë, veçanërisht duke pasur parasysh angazhimin në turneun e zhvilluar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
    Me shumë pak kohë për t’u rikuperuar fizikisht e mendërisht, Simone Inzaghi dhe lojtarët e tij vendosën të zgjasin pushimin e tyre para fillimit të kampionatit.

  • Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    Al-Nassr i sjell Cristiano Ronaldo patriotin e tij në stol, trajneri që fitoi titullin me Al-Hilal

    15 Korrik 2025

    8:44

    Telesport

    Skuadra e Al-Nassr ka njoftuar ardhjen e trajnerit të saj të ri, portugezin Jorge Jesus. Pasi u largua nga Al Hilal ai ka kaluar te rivalët e Al Nassr, ku luan patrioti i tij Cristiano Ronaldo.
    “Jorge Jesus është trajneri i ri i ekipit të parë të Al-Nassr. Ai ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare. I urojmë atij dhe stafit të tij suksese në udhëtimin e tyre me Al-Nassr“, thuhet në deklaratën e klubit arab.
    Jorge Jesus më parë kaloi dy sezone në Arabinë Saudite me Al-Hilal (tani i menaxhuar nga Simone Inzaghi), ku i udhëhoqi ata nga viti 2023 deri në vitin 2025, duke fituar titujt e Ligës dhe kupës në sezonin 2023/24.
    Një trajner me përvojë në Arabi, kampionat që e njeh mjaft mirë, ndaj mund të ndihmojë CR7 të fitojë titullin e parë me Al Nassr.

  • Al-Hilal “mund” Arsenal-in, 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

    Al-Hilal “mund” Arsenal-in, 100 milionë euro për yllin e Bundesligës

    Nëse të gjithë prisnin që Benjamin Sesko të transferohet tek Arsenal ose dhe ndonjë klub tjetër i madh në ligat kryesore të Europës, situata ka ndryshuar ndjeshëm ditët e fundit, pasi në garë për sulmuesin slloven është futur Al-Hilal.
    Klubi saudit ka përfituar nga ftohja në negociatat midis Sesko dhe Arsenalit, të cilët dukeshin se e kishin sllovenin në radarin e tyre si një nënshkrim të mundshëm për sezonin e ri. Megjithatë, bisedimet midis klubit anglez dhe rrethit të lojtarit nuk kanë dhënë asnjë rezultat, duke hapur derën për pretendentë të tjerë.
    Këtu është futur në lojë, Al-Hilal, klubi saudit raportohet se i ka dërguar Leipzig një ofertë rreth 100 milionë euro, aq sa është klauzola e sulmuesit 22-vjeçar e vendosur nga klubi i Bundesligës. Me ambicien për të vazhduar forcimin e skuadrës së tyre me yje të nivelit evropian, drejtuesit e Al-Hilal nuk kanë hezituar të vënë në tryezë një tarifë që shumë pak klube mund ta arrijnë.
    Sesko shënoi 21 gola dhe dha 6 asiste në 45 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin e kaluar, duke ngjallur interesimin e shumë klubeve të mëdha, mes tyre edhe të Arsenalit, por futja në garë e Al-Hilal dhe ofertës së tyre të parezistueshme ka ndryshuar komplet situatën.
    Tashmë është në duart e 22-vjeçarit, nëse do vazhdojë të qëndrojë te Lepzig, të transferohet tek Arsenal ose ndonjë klub tjetër i madh në Europë, apo të pranojë milionat e klubit arab.

  • ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

    ZYRTARE/ Theo lë Milanin, nënshkruan me Al Hilal

    Theo Hernandez ka kaluar te Al Hilal. Klubi i Milanit, në një postim në rrjetet sociale ka falenderuar lojtarin për kontributin.
    “AC Milan njofton transferimin e përhershëm të lojtarit Theo Bernard François Hernández te Al-Hilal SC.

    Klubi e falënderon Theon për gjashtë vitet e kaluara së bashku dhe i uron atij çdo sukses në karrierën e tij personale dhe profesionale”.
    Mbrojtësi anësor është gati për aventurën e re në Arabinë Saudite, aty ku e pret Al Hilal që drejtohet nga Simone Inzaghi. Transferimi ka kushtuar 25 milionë euro.