Vepra “Hijet e natës” nga autori Vedat Kokona është shfaqja e parë e teatrit “Bylis”. Shfaqja e parë e teatrit “Bylis” u dha në 1 tetor të vitit 1971. Përmes një materiali teatri i Fierit sjell në vëmendje shfaqjen e parë. “Në 1 tetor të vitit 1971 nisi aktivitetin e tij teatri “Bylis”, trupa profesioniste e të cilit ishte krijuar disa muaj më parë. Në skenën e tij do të shfaqej në këtë ditë, pjesa e parë dramatike, “Hijet e natës” e autorit Vedat Kokona”, thuhet nga teatri “Byls” i Fierit që ka ndarë dhe disa foto në faqen e tij. Në materialin e teatrit bëhet me dije se shfaqja u vu në skenë atë kohë nga regjisori Leka Bungo nën interpretimin e aktorëve Leonard Poro, Fitenete Tiço, Imelda Kiri, Shpëtim Shehu, Kujtim Jorgaqi, Suzana Prifti, Hatiqet Siqeca, Nestor Pogaçe, Koço Papadhopulli dhe Antigona Golemi. Ndërsa skenografia u përgatit nga Agim Zajmi.
“Një kronikë të zgjeruar të kësaj drame do ta pasqyronte edhe shtypi lokal i kohës si një ngjarje e rëndësishme e jetës artistike dhe kulturore e qytetit të Fierit. “Hijet e natës” në skenën e teatrit tonë të ri” do ta titullonte reportazhin e saj gazeta “Drapër e Çekan”, e datës 6 tetor 1971”, thuhet nga teatri “Bylis” i qytetit të Fierit. Pas premierës së shfaqur në Fier, do të zhvillohej edhe turneu i parë i kësaj trupe në disa qytete të Shqipërisë, e cila shumë shpejt do të shndërrohej në një ndër më të njohura të vendit. Teatri “Bylis” ndër vite ka vijuar aktivitetin artistik, duke sjellë në skenë shfaqje të ndryshme teatrore, si dhe është një ndër institucionet e rëndësishme kulturore në këtë qytet.
Tag: hijet
-

“Hijet e natës” nga Vedat Kokona, që u vu në skenë më 1 tetor 1971 shfaqja e parë e teatrit “Bylis”
-

VIDEO/ Grabitën xhiron ditore të një karburanti, arrestohen “Hijet” në Elbasan (EMRAT)
Pamje nga video
ELBASAN- Dy persona janë arrestuar në qytetin e Elbasan pasi grabitën xhiron ditore në një pikë karburanti. Të arrestuarit janë Denis Isallari 23-vjeç dhe Denajd Sterka 19-vjeç, të dy banues në Elbasan. Sipas njoftimit të bluve, dy grabotësit e maskuar, përdorën një send të ngjashëm me armën e zjarrit për të kanosur punonjësit e pikës së karburantit. Autoritetet sekuestruan sendin e përdorur për arme, maska dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, celularët dhe automjetin e përdorur nga autorët.
Njoftimi:
DVP Elbasan/ Finalizohet operacioni policor i koduar “Hijet”
Të maskuar dhe nën kërcënimin e një sendi të ngjashëm me armë zjarri, vodhën me dhunë lekët e xhiros ditore në një karburant, por falë reagimit të menjëhershëm të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Librazhd, u identifikuan, kapën dhe u arrestuan menjëherë pas krimit, dy autorët e dyshuar.Sekuestrohen sendi që u përdor për kanosje, maskat dhe veshje të tjera të përdorura gjatë krimit, paratë e vjedhura, automjeti me targa të mbuluara që përdorën dy shtetasit, si dhe celularët në përdorim nga këta shtetas.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për vjedhjen me dhunë të ndodhur në një karburant në Librazhd, nga Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Pasurisë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve të Rënda, Komisariatin e Policisë Librazhd dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja”, si rezultat i administrimit të shpejtë të informacionit të siguruar në rrugë operative dhe koordinimit në kohë reale të shërbimeve, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Hijet”.
Në kuadër të operacionit, pak minuta pas ngjarjes, u bë e mundur identifikimi, kapja dhe vënia në pranga e dy autorëve të dyshuar: shtetasit D. I., 23 vjeç, dhe D. S., 19 vjeç, të dy banues në Elbasan.
Nga veprimet hetimore dyshohet se më datë 15.09.2025, rreth orës 23:00, shtetasit D. S. dhe D. I., të cilët qarkullonin me një automjet me targa të mbuluara, kanë shkuar në karburantin në hyrje të Librazhdit. Të maskuar dhe me një send të ngjashëm me armë zjarri pistoletë, ata kanë kanosur punonjësin e subjektit, i kanë marrë xhiron ditore dhe janë larguar me shpejtësi.
Pasi janë larguar nga vendngjarja, për të fshehur autorësinë, kanë hedhur në shkurret e fshatit Mirakë sendin e përdorur për kanosje, maskat dhe veshjet e tyre.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur gjetjen e këtyre sendeve, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me lekët e vjedhura, celularët dhe automjetin e shtetasve të arrestuar.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprat penale “Vjedhje me armë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”. -

Adem Gashi: Kur vetmon përmallshëm me hijet
lotët m’janë bâ qelqe syzash(edhe liget burri pa çka)e m’del përpara f’tyratë tanë e mbulueme n’pérlaf’tyr’e njasaj praqi kjé lule, pemë e u bâ flatëre muer nji erë qiellnash e s’di ku e lanashti u kthye shpirtshkëndijë oxhakutpa çkaburri edhe ligetkur vetmon përmallshëm me hijet.
ObserverKult
Lexo edhe:
ADEM GASHI: IKU NJË VERË E S’TË PASHË
-

Alexander-Arnold dhe taktika e Xabi Alonso: Nëse nuk ke topin, ndjek hijet…
Trent Alexander-Arnold foli në zonën mikes, pas debutimit të tij me fanellën e Real Madridit, në barazimin 1-1 kundër Al Hilal. Një debutim i mbushur me emocione për ish-lojtarin e Liverpool-it, i cili nuk e fshehu krenarinë e tij, pavarësisht zhgënjimit për rezultatin:
“Ishte një moment krenarie e madhe për mua, jam shumë i lumtur që debutova me Real Madridin. Është diçka për të cilën ëndërrojnë të gjithë futbollistët. Jam jashtëzakonisht krenar, por sigurisht ka edhe pak zhgënjim. Kur luan për Real Madridin, ke mentalitetin për të fituar çdo ndeshje.
Me një trajner të ri, shokë të rinj skuadre dhe ide të reja, ka gjithsesi shumë gjëra pozitive nga ku mund të nisemi, sidomos nga pjesa e dytë. Themelet janë hedhur për të fituar ndeshjen e radhës”.
Për udhëzimet e marra nga Xabi Alonso, anglezi tregoi: “Në pushim nuk më tha asgjë të veçantë. Na kërkoi të kontrollonim më shumë lojën dhe të kishim zotërimin e topit, sidomos me këtë vapë. Nëse nuk ke topin në ndeshje të tilla, përfundon duke ndjekur hijet…”
Për ambientin e ri: “Është eksperienca ime e parë larg Liverpool-it, nuk e dija çfarë më priste. Është një ndryshim i madh, por po e shijoj çdo moment me entuziazëm. E di që kam marrë vendimin e duhur për veten”. -

“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona,të zhduken”/Hasani takim me homologun grek
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis. Ministrat, pas takimit mes dy delegacioneve, zhvilluan një konferencë të përbashkët për mediat.
Gerapetritis bëri me dije se mes të dyve është diskutuar i gjithë spektri i marrëdhënieve bilaterale.
“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.
Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke mënjanuar faktorët e destabilizimit. Gerapetritis i tha homologut të tij shqiptar Hasani se minoriteti grek në Shqipëri, përbën një prioritet i madh për Greqinë.
Nga ana e tij, Hasani i filloi deklaratat e tij në greqisht duke e falënderuar homologun për mikpritjen. Ministri Hasani tha se minoriti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë një lidhje mes dy vendeve.
Sipas tij është koha e duhur për të pasur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura si dhe për të forcuar një dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë. -

Hasani takohet me homologun grek në Athinë: Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet tona duhet të zhduken
Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, zhvilloi një vizitë zyrtare në Athinë ku u takua sot me homologun e tij, Giorgos Gerapetritis.
Pas takimit mes dy delegacioneve, ministrat zhvilluan një konferencë të përbashkët për shtyp. Gerapetritis bëri me dije se mes të dyve është diskutuar i gjithë spektri i marrëdhënieve bilaterale.
“Hijet që kanë lëkundur marrëdhëniet mes dy vendeve tona duhet të zhduken dhe të mos përsëriten. Duhet të shikojmë drejt së ardhmes me një qëndrim pozitiv, të bazuar në përkushtimin ndaj së drejtës ndërkombëtare dhe në përpjekjen e vazhdueshme për marrëdhënie miqësore dhe fqinjësore të mira”, tha Gerapetritis.Kryediplomati grek e cilësoi zgjerimin e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor si të domosdoshëm për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit, duke mënjanuar faktorët e destabilizimit.
Gerapetritis i tha homologut të tij shqiptar Hasani se minoriteti grek në Shqipëri, përbën një prioritet i madh për Greqinë.
Nga ana e tij, Hasani i filloi deklaratat e tij në greqisht duke e falenderuar homologun për mikpritjen. Hasani tha se minoriti grek dhe komuniteti shqiptar në Greqi janë një lidhje mes dy vendeve.
Sipas tij është koha e duhur për të patur një qasje të mirë ndaj çështjeve ende të hapura si dhe për të forcuar një dialogun me Greqinë dhe një marrëdhënie afatgjatë.