Niveli i ujit në zonën kënetore të fshatit Myltes në Tale të Lezhës është rritur ndjeshëm gjatë natës, duke shkaktuar përmbytje në disa rrugë, oborre banesash dhe toka bujqësore. Sipas banorëve, situata është rënduar pasi argjinatura e kanalit kryesor është çarë.
Njëri prej banorëve pretendon se pompat e hidrovorit u mbajtën të fikura gjatë gjithë natës, duke lejuar që uji të depërtojë drejt zonave të banuara. Mosfunksionimi i pompave të hidrovorit ka bërë që niveli i ujit të rritet më shpejt dhe presioni të shtohet mbi argjinaturën tashmë të dëmtuar.
“Në fshatin Tale të Lezhës janë këto hidrovorët dhe i kanë fikur natën që të përmbytet vendi. I kanë ndezur vetëm kur më kanë parë mua,” është shprehur banori, duke ngritur shqetësimin se mungesa e ndërhyrjes në kohë mund të ketë kontribuar në përkeqësimin e situatës.
Përballë rrezikut të përmbytjeve të mëdha, banorët i bëjnë thirrje kryebashkiakut Pjerin Nreut dhe strukturave të emergjencave civile të ndërhyjnë menjëherë, të rivendosin funksionimin normal të hidrovorit dhe të riparojnë argjinaturën, për të shmangur dëme të tjera në zonë.
Tag: hidrovorit
-

Përmbytjet në Lezhë/ Banori i Tales: Pompat e hidrovorit i lanë të fikura gjithë natën
-

Flakët përfshijnë zonën e Hidrovorit në Novoselë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme
Një zjarr i përmasave të mëdha shpërtheu pasdite në zonën e Hidrovorit në Novoselë, ku flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit.
Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen.
Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

Zjarr pranë hidrovorit në Novoselë
Një zjarr i madh ka përfshirë zonën e Hidrovorit në Novoselë, pasditen e kësaj të marte. Flakët u përhapën shpejt për shkak të erës së fortë, duke rrezikuar përhapjen e zjarrit jashtë kontrollit.
Forcat zjarrfikëse të Vlorës u mobilizuan menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë intensivisht për të vënë zjarrin nën kontroll, por përhapja e shpejtë e flakëve po e vështirëson ndërhyrjen.
Nga mënyra e shfaqjes së zjarrit, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. -

E rëndë në Lezhë, gjendet një trup i pajetë pranë hidrovorit të Tales
Një trup i pajetë është gjetur këtë të enjte në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Banorë të zonës kanë konstatuar trupin dhe kanë njoftuar menjëherë policinë.
Forcat e rendit ndodhen aktualisht në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave. Ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës, ndërsa mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një aksident, vrasje apo ndonjë ngjarje tjetër.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e personit dhe sqarimin e plotë të rastit. -

Një person gjendet i pajetë në afërsi të hidrovorit të Tales
ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q
-

Gjendet trup i pajetë pranë hidrovorit të Tales në Lezhë, policia në vendngjarje
Një person është gjetur i pajetë ditën e sotme në afërsi të hidrovorit të Tales, në Lezhë. Trupi është konstatuar nga banorë të zonës, të cilët menjëherë kanë njoftuar policinë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Forcat e rendit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e ngjarjes. Ende nuk dihet identiteti i viktimës, ndërsa pritet që ekspertiza mjeko-ligjore të japë më shumë detaje mbi shkaqet e vdekjes. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Policia e Lezhës ka nisur hetimet për të hedhur dritë mbi këtë rast.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
-

U fik në mëngjes, riaktivizohen flakët në pyllin e Poros në Vlorë
PAMJE NGA NGJARJA
VLORË-Flakët në pyllin e Poros, pranë hidrovorit në Vlorë, janë riaktivizuar, sërish rreth orës 11:30 të ditës së sotme.Zjarri ka shkrumbuar një sipërfaqe të konsiderueshme me pisha, ndërsa forcat zjarrfikëse dhe 40 trupa të Forcave të Armatosura ndodhen në terren për të mbajtur situatën nën kontroll.
Vetëm mëngjesin e sotëm, u raportua se pas dy ditësh zjarri u fik, por në brendësi të pyllit ka ende vatra aktive, ku vijon djegia e trungjeve.Flakët kanë qëndruar të ndezura për afro 48 orë, ndërsa autoritetet po mbajnë nën vëzhgim të rreptë pjesën tjetër të pyllit për të parandaluar përhapjen e zjarrit në zonën përtej kanalit të hidrovorit, e cila bëhet e vështirë për ndërhyrje si pasojë e dendësisë së saj./ZËRI