Ndotja e Gjanicës kërcënon prej vitesh shëndetin e banorëve të Fierit.
Por, ditët e fundit duket se ndotja në këtë lum është shtuar së tepërmi, duke bërë që era e keqe të shpërndahet në të gjithë zonën.
Gjatë kohës me shi kompanitë e naftës shfrytëzojnë rastin për të shkarkuar mbetje të pakontrolluara hidrokarbure në lumin Gjanica në Fier.
Në një denoncim të postuar nga kreu i PD Sali Berisha shihet se ndotja është tejet e lartë, ndërsa ujërat e lumit janë tërësisht me ngjyrë të zezë duke shkatërruar faunën ujore dhe rrezikuar shëndetin e qytetarëve të cilët në këtë periudhë të vitit e konsiderojnë lumin që përshkon qytetin si mallkimin e fierakëve.
Dhe ky është vetëm fillimi, pasi agresiviteti i shkarkimeve bëhet edhe më i dukshëm gjatë stinës së reshjeve e veçanërisht në momentet kur shirat janë me intensitet të lartë.
Postimi i Sali Berishës:
Tag: hidrokarbure
-

Ndotet sërish lumi Gjanica në Fier, kompanitë e naftës derdhin mbetjet hidrokarbure në ujë (Video)
-

Rikthehet drafti për rezervat e sigurisë së naftës, tarifë shtesë që mblidhet me akcizën
Drafti që kërkon ngritjen e rezervave të sigurisë së naftës është rikthyer sërish ku këtë të hënë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë e hodhi për konsultim.Ashtu si në draftin paraardhës të pak viteve më parë sërish në thelb të kësaj mase qëndron një autoritet siç ehte Autoriteti për Rezervën e Sigurisë një person juridik publik jofitimprurës në varësi të MIE.Drafti së së pari qartëson atë që do të duhet të përbëjë rezervën e sigurisë që sipas autoriteteve krijohet gradualisht dhe duhet të jetë paktën 90 ditë mesatare ditore të importeve neto ose të paktën 61 ditë të mesatares ditore të sasisë të konsumit të brendshëm, cilado nga dy sasitë është më e madhe.“Mesatarja ditore e importeve neto llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të importeve të produkteve energjetike hidrokarbure gjatë vitit paraardhës kalendarik. Mesatarja ditore e konsumit të brendshëm llogaritet në bazë të ekuivalentimit në naftë bruto të produkteve energjetike hidrokarbure me konsumit të brendshëm gjatë vitit paraardhës kalendarik” thuhet në draft.Rezervat duhet të jenë të disponueshme dhe të kontrollueshme në çdo moment ndërkohë që objektet depozituese do të merren si shërbim tek operatorët ekonomikë të kontraktuar për mbajtjen.Metodat e financimitDrafti parashikon se financimi i rezervave të sigurisë së naftës nuk kufizohet në një mënyrë porn ë disa prej tyre të qartësuar në nenin 10.“Fondet e dedikuara për mbulimin e shpenzimeve për krijimin, ruajtjen, mirëmbajtjen, inspektimin e rezervave të sigurisë, si dhe për aktivitetet e tjera të rregullta të autoritetit, sigurohen nga: Tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë që aplikohen mbi sasitë e produkteve energjetike hidrokarbure që i nënshtrohet detyrimit për pagimin e taksës se Akcizës në përputhje me Ligji Nr. 61/2012 date 24.05.2012 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë” ndryshuar; Kredi të mundshme të marra në përputhje me legjislacionin në fuqi; Të ardhurat nga shitja e rezervave; Të ardhurat nga shitja e shërbimeve; Buxheti i shtetit. Burime të tjera.Fondet e përmendura ne pikën 1 te këtij neni, paguhen në llogarinë e Autoritetit.Këshilli i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës per energjinë dhe atij të financave, vendos tarifat e përmendura në pikën 1/i të këtij neni. Shuma e tarifave mbi produktet energjetike hidrokarbure në lekë / litër ose leke / kg për çdo kategori të produkteve energjetike hidrokarbure(ose e përbashkët për të gjitha kategoritë) sipas nenit 3, përcaktohet në bazë të nevojave të financimit për vitin fiskal përkatës për aktivitetin e Autoritetit.Fondet e papërdorura nga viti i kaluar mbarten për përdorim për vitin e ardhshëm” thuhet në draft.Pagesa e tarifësNë një tjetër nen drafti parashikon një tarifë që do të paguhet për rezervat. Kështu tarifat e krijimit dhe mbajtjes se rezervës se sigurisë, për detyruesit në bazë të pikës 2 të nenit 10, paguhet për llogari të autoritetit. Arkëtimi i kësaj pagese behet nga Autoriteti Doganor gjatë mbledhjes së detyrimit doganor të mallrave me akcizë. Ndërkohë pika dy e nenit 11 parashikon paguesit e tarifës se sigurisë janë të detyruar që brenda afatit prej 30 ditësh pas përfundimit të muajit kalendarik në të cilin paguhet pagesa e kësaj tarife, të dorëzojnë të dhënat në lidhje me pagesën e realizuar pranë Autoritetit. Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

Nuk kontrolluan tubacionet e naftës dhe ndotën fshatin në Mallakastër, procedohen penalisht dy persona
Pas ndotjes së shkaktuar nga mjetet hidrokarbure në fshatin Lavdan të Mallakastrës, policia ka proceduar penalisht dy persona.
Të proceduarit janë inxhinier dhe përgjegjës sektori të cilët akuzohen se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Mallakastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit E. M., 44 vjeç, banues në Tiranë dhe A. M., 24 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se nuk kanë kontrolluar tubat në të cilat qarkullonte nafta, në shoqërinë për trajtimin e këtyre lëndëve, në të cilën janë të punësuar përkatësisht si inxhinier dhe përgjegjës sektori. Si pasojë e dëmtimit të njërit prej tubave, ka rrjedhur lëndë hidrokarbure që ka ndotur një sipërfaqe toke (pronë shtetërore) në fshatin Lavdan.”, bën me dije policia.
Fshati Lavdan në Mallakastër, është i pozicionuar mbi një sipërfaqe kodrinore përballë qytetit të Ballshit, ku shpesh herë ka incidente si ky të ndotjes së shkaktuar nga mbetjet hidrokarbure. -

Kontrabandonin karburant me autobot, dy të arrestuar dhe një në kërkim!
Policia e Fierit ka finalizuar operacionin e koduar “Liquid”, duke çuar në pranga dy persona të dyshuar për kontrabandë me lëndë hidrokarbure, ndërsa një i tretë është shpallur në kërkim.
Të arrestuarit janë B.D, 49 vjeç dhe M. M, 58 vjeç, të dy banues në Fier.
Në kërkim është shpallur shtetasi E. R., 34 vjeç, i dyshuar si bashkëpunëtor në këtë aktivitet të paligjshëm.
Sipas Policisë, autoboti i drejtuar nga B. D. është ndaluar në aksin Fier-Mbrostar, ndërsa transportonte lëndë hidrokarbure pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Hetimet treguan se ngarkesa ishte marrë nga një ambient në pronësi të M. M. dhe do të depozitohej në ambientin e E. R.
Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.
Çështja i është kaluar Prokurorisë së Fierit, e cila do ta hetojë për veprat penale “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”. -

Kontrabandonin karburant me autobot/ 2 persona të arrestuar dhe një në kërkim (EMRAT)
Kontrabanda e karburantit me autobot çon në pranga 2 persona të dyshuar dhe një i tretë u shpall në kërkim nga policia e Fierit, si bashkëpunëtor në krim.
Në pranga ranë Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj, 49 dhe 58 vjeç, banues në Fier, kurse në kërkim është E. R., 34 vjeç.
Operacioni është koduar “Liquid” dhe u krye nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative.
“Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor Fier-Mbrostar, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës. Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të E. R.”, shpjegoi policia vendore për dinamikën.
Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Kurse dosja për rastin do hetohet më tej nga Prokuroria e Fierit, me akuzat “tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “fshehja e të ardhurave”. -

FIER/ Po transportonin karburant kontrabandë, arrestohen dy persona në Fier, një tjetër në kërkim
Policia e Fierit ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Liquid”, duke goditur një rast të kontrabandës me lëndë hidrokarbure.
Dy persona të identifikuar si Blertian Dulaj dhe Mario Margilaj janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pasi u kapën duke transportuar dhe magazinuar karburant të dyshuar të kontrabanduar, pa dokumentacionin përkatës.
Operacioni është zhvilluar në kuadër të luftës kundër krimeve ekonomike dhe financiare.
Fier
Finalizohet operacioni policor i koduar “Liquid”. Goditet 1 rast në fushën e kontrabandës së mallrave.
Magazinonin dhe tregtonin lëndë hidrokarbure të dyshuara të kontrabanduara, vihen në pranga 2 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Fier, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë policore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Liquid”.
Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndaluar në aksin rrugor “Fier-Mbrostar”, autobotin me drejtues shtetasin B. D., i cili po transportonte lëndë hidrokarbure, të pashoqëruar me dokumentacionin përkatës.
Nga veprimet hetimore rezultoi se autoboti ishte ngarkuar me lëndë hidrokarbure në një ambient në pronësi të shtetasit M. M. dhe se do të magazinohej në një ambient në pronësi të shtetasit E. R.
Në përfundim të veprimeve:
-u arrestuan në flagrancë shtetasit B. D., 49 vjeç, banues në Patos dhe M. M., 58 vjeç, banues në Fier;
-u shpall në kërkim shtetasi E. R., 34 vjeç, banues në Fier.Autoboti dhe lënda hidrokarbure u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, “Ruajtja dhe magazinimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
#angazhimpërkushtimsakrificë
#tëvendosurkundërkrimit
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve