Mungesa e reshjeve të dëborës gjatë stinës së dimrit ka bërë që në basenin më të madh të vendit, në atë të hidrocentralit të Fierzës kuotat të mos jenë optimale për stinën.
As reshjet e pranverës nuk kanë ndikuar në rritjen e prurjeve, duke bërë që hidrocentrali i Fierzës këtë vit të mos jetë në mesataren e përhershme të kësaj periudhe.
Mësohet se hidrocentrali i Fierzës aktualisht është në kuotën 281 metër nga 296 që është pika maksimale e tij, ndërsa prurjet janë 120 m³/s.
Specialistët e hidrocentralit të Fierzës pohojnë se kuota mesatare e kësaj periudhe duhet të ishte 290 metër, ndërsa duket se kanë nisur menaxhimin e prurjeve, me qëllim akumulimin e ujërave në basen.
Hidrocentrali më i madh në vend, aktualisht po prodhon energji elektrike me dy turbina, nga 4 të tilla që ka në dispozicion, me një kapacitet prodhimi 190 MWh.
Tag: hidrocentrali
-

Kuotat në HEC-in e Fierzës poshtë mesatares normale për stinën. Shkak, mungesa e reshjeve
-

Shembet kanali i një hidrocentrali në Gramsh! Gjenden trupat e pajetë të dy punëtorëve…
Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në Gramsh pasi është shembur kanali i një hidrocentrali në fshatin Poroçan.
Dyshohet se masivi i dheut i shembur nga kanali ka zënë poshtë dy punëtorë.
Zjarrfikësja dhe policia janë në vendngjarje dhe po punojnë për nxjerrjen e trupave.
Pas përpjekjeve të forcave të emergjencës dhe zjarrfikësve është gjetur trupi i pajetë i një punëtori.
Pas kërkimeve është gjetur edhe trupi i pajetë i punëtorit të dytë.
Viktimat janë identifikuar si 22-vjeçari Abas Basha dhe 32-vjeçari Egzon Lleshi.
Rrethanat e ngjarjes janë ende të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit dhe për të verifikuar nëse janë respektuar standardet e sigurisë në kantierin e punimeve.
Njoftimi i policise
Gramsh/Informacion paraprak
Në fshatin Holta, gjatë punës në një kantier ndërtimi, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur një masiv dheu, dhe për pasojë kanë humbur jetën shtetasit A. B., 22 vjeç dhe E. Ll., 32 vjeç.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.