Tag: hidrike

  • Përmirësohet situata hidrike, Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë

    Përmirësohet situata hidrike, Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë

    Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet dita ditës me një mesatare ditore rreth 2 metra. Vetëm në një javë ai u rrit me të paktën 13 metra duke shkuar drejt kuotës 280 metra mbi nivelin e detit.
    Përmirësimi i situatës hidrike erdhi menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut në mesin e nëntorit reflektuar me shtim të prurjeve me të paktën 400 metër kub ujë në sekondë. Burime të KESH bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës ende nuk është vënë në punë.
    Kjo për të akumuluar rezervat ujore por edhe për të shmangur shkarkimet për mes turbinave çka do te ndikonin negativisht në shtimin e prurjeve në liqenin e Komanit e për pasojë në liqenin e Vaut të Dejës i cili është thuajse në kuotat maksimale.
    Vetëm nga turbinat, hidrocentrali i Fierzës shkarkon rreth 600 metër kub ujë në sekondë. Niveli i prurjeve dhe ky ritëm i rritjes se kuotës do ta çojë shumë shpejt në kuotën maksimale prej 296 metrave mbi nivelin e detit.
    Drin i Bardhë dhe Drin i Zi kanë ende sasi të mjaftueshme prurjesh të cilat krahas ujit po sjellin edhe mbetje duke ndotur brigjet e liqenit. Anija e pastrimit tashmë ndodhet në ujë e gatshme për të rinisur procesin e pastrimit të sipërfaqeve dhe pikave të ndotura të liqenit.

  • Përmirësohet situata hidrike në vend. Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë

    Përmirësohet situata hidrike në vend. Liqeni i Fierzës rritet me 13 metra në një javë

    Niveli i ujit në liqenin e Fierzës po rritet dita ditës me një mesatare ditore rreth 2 metra. Vetëm në një javë ai u rrit me të paktën 13 metra duke shkuar drejt kuotës 280 metra mbi nivelin e detit.
    Përmirësimi i situatës hidrike erdhi menjëherë pas reshjeve të dendura të shiut në mesin e nëntorit reflektuar me shtim të prurjeve me të paktën 400 metër kub ujë në sekondë. Burime të KESH bëjnë me dije se hidrocentrali i Fierzës ende nuk është vënë në punë.
    Kjo për të akumuluar rezervat ujore por edhe për të shmangur shkarkimet për mes turbinave çka do te ndikonin negativisht në shtimin e prurjeve në liqenin e Komanit e për pasojë në liqenin e Vaut të Dejës i cili është thuajse në kuotat maksimale.
    Vetëm nga turbinat, hidrocentrali i Fierzës shkarkon rreth 600 metër kub ujë në sekondë. Niveli i prurjeve dhe ky ritëm i rritjes se kuotës do ta çojë shumë shpejt në kuotën maksimale prej 296 metrave mbi nivelin e detit.
    Drin i Bardhë dhe Drin i Zi kanë ende sasi të mjaftueshme prurjesh të cilat krahas ujit po sjellin edhe mbetje duke ndotur brigjet e liqenit. Anija e pastrimit tashmë ndodhet në ujë e gatshme për të rinisur procesin e pastrimit të sipërfaqeve dhe pikave të ndotura të liqenit.

  • Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

    Reshjet përmirësojnë situatën hidrike, rrënojat e Kukësit të Vjetër mbulohen sërish nga uji

    Situata hidrike në liqenin e Fierzës duket se ka marrë një kthesë tjetër, duke u përmirësuar ndjeshëm.
    Reshjet e shiut që ranë gjatë 24 orëve të fundit shtuan prurjet në lumenjtë kryesorë që furnizojnë liqenin, Drinin e Bardhë dhe Drinin e Zi të cilët, bashkë me prurjet anësore, i kaluan 750 metra kub ujë në sekondë, ndërsa kuota u rrit me të paktën 6 metra, duke shënuar 266.1 metra mbi nivelin e detit.
    Rrënojat e qytetit të vjetër të Kukësit u zhytën sërish nën ujë.
    Hidrocentrali i Fierzës nuk është vënë në punë në asnjërin prej agregateve, kjo për të mundësuar akumulimin e rezervës ujore.
    Prurjet mund të shënojnë një rritje akoma më të madhe gjatë ditës së sotme e të nesërme, duke shtuar edhe më shumë sasinë e ujit në ujëmbledhësin më të madh të vendit.
    Në fakt, mëngjesi i sotëm shënoi jo vetëm nisjen e një përmirësimi të dukshëm të situatës hidrike në liqenin e Fierzës, por është përmirësuar situata dhe janë eliminuar problematikat aty ku pati të tilla – kryesisht në infrastrukturën rrugore që lidh Kukësin me Shishtavecin, Kukësin me Peshkopinë, Fushë-Arrëzin dhe rrugët rurale të zonave malore, të cilat patën prani inertesh e gurësh në segmente të caktuara.
    Kompanitë sipërmarrëse punuan gjatë gjithë kohës për normalizimin e situatës dhe rivendosjen e qarkullimit të lirë për automjetet.
    Edhe nga ana e bashkisë u morën masa për të pastruar akset e rrugëve rurale në zonat problematike.
    Burimet nga Komisioni i Emergjencave Civile të Prefekturës bëjnë me dije se as në bashkinë e Hasit dhe të Tropojës nuk ka probleme.
    Situata është normale, duke siguruar qarkullim të lirë të mjeteve në të gjitha akset rrugore.
    Punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike punuan gjatë gjithë ditës së djeshme, deri vonë në mbrëmje, duke riparuar defektet e krijuara në rrjetin e transmetimit të energjisë elektrike.
    Aktualisht, në të gjithë qarkun e Kukësit, furnizimi me energji elektrike është normal dhe pa probleme.

  • KESH bleu 189 milionë euro energji deri në fund të gushtit

    KESH bleu 189 milionë euro energji deri në fund të gushtit

    Blerjet e energjisë nga Korporata Elektroenergjetike Shqiptare (KESH) nga janari deri në fund të gushtit kapën vlerën 189 milionë euro.Të dhënat e publikuara nga Enti Rregullator i Energjisë tregojnë se KESH, për të plotësuar detyrimin e tij të shërbimit publik që rrjedh nga vendime të miratuara nga qeveria në vitin 2022, ka kryer blerje çdo muaj, me përjashtim të prillit dhe majit.Konkretisht, sipas të dhënave, dy muajt që rezultojnë me vlera më të larta janë korriku dhe gushti, të cilët normalisht pasqyrojnë pamundësinë për të prodhuar nga hidrocentralet për shkak të kushteve të vështira hidrike që ka shfaqur ky vit.Ndërkohë, kjo është edhe periudha kur vendi ynë importon ose blen energji në tregun e lirë në mënyrë tradicionale, për shkak të varësisë së lartë nga “hidro”. Megjithatë, çmimet kanë rezultuar më të ulëta sesa çmimet mesatare me të cilat është blerë energjia në janar dhe shkurt.Teksa vlera totale ishte 189 milionë euro me TVSH, sasia e energjisë e blerë nga KESH ka qenë mbi 1.23 milionë MWh, me një çmim mesatar prej 127.55 euro/MWh.Më herët, në një intervistë për “Monitor”, administratori i KESH-it pranoi se ky ka qenë një vit jashtëzakonisht i vështirë dhe se korporatës i është dashur të shohë me kujdes optimizimin dhe blerjet në kushtet kur edhe situata hidrike është shfaqur tepër problematike.KESH, në qendër të reformës energjetike“Gjatë këtij viti, Korporata Elektroenergjetike Shqiptare është përballur me një situatë hidrike jashtëzakonisht të vështirë. Prurjet mesatare në kaskadën e Drinit kanë rezultuar rreth 120 m³/s, ndjeshëm më të ulëta se mesatarja 30-vjeçare prej 182 m³/s, çka përbën një deficit prej rreth 34%.Kjo mungesë uji ka ndikuar drejtpërdrejt në rezervën energjetike dhe në rendimentin e kapacitetit prodhues të hidrocentraleve. Nisur nga kushtet hidrike aktuale, vlerësojmë se prodhimi total vjetor pritet të arrijë rreth 3,180 GWh, ose afërsisht 1,146 GWh më pak se mesatarja historike,” nënvizoi administratori Erald Elezi./ N.Maho Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Akuadukti i Bënçës, vepra hidrike e shekullit XIX, i shpallur Monument Kulture

    Akuadukti i Bënçës, vepra hidrike e shekullit XIX, i shpallur Monument Kulture

    Ujësjellësi i Bënçës, i njohur ndryshe edhe si “akuadukti”, është Monument Kulture i Kategorisë së Parë që ngjall interes për vizitorët e kësaj zone. Ujësjellësi ndodhet në krahun e djathtë të rrugës kur shkon për në fshatin Bënçë.

    Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Gjirokastër shpërndau në rrjetet sociale pamje nga ajri të këtij monumenti kulture. Akuadukti është një vepër hidrike e shekullit të 19-të, e cila ka shërbyer për të çuar ujin në kalanë e Tepelenës.

    Monumenti është në formën e një ure, e cila përbëhet nga kanali i ujit, këmbët e monumentit, dhe ura mbi të cilën janë ngritur disa prej këmbëve të monumenti, në pjesën ku kalon lumi i Bënçës. Kanali i ujit është është ndërtuar me gurë të vegjël dhe beton dhe mbahet nga 21 këmbë ose kolona, të cilat po ashtu janë ndërtuar me gurë të vegjël të lidhur me llaç. Këto kolona janë katërkëndëshe, të lartësive të ndryshme, lartësi të cilën e marrin në varësi të pjerrësisë së terrenit. Në pjesën ku kalon kanioni i lumit, këmbët e monumentit janë të ngritura mbi një urë./atsh/KultPlus.com

  • Vapa rrit importet e energjisë, KESH shpenzon mbi 36 milionë euro vetëm në gusht

    Vapa rrit importet e energjisë, KESH shpenzon mbi 36 milionë euro vetëm në gusht

    Vapa po shton konsumin duke rritur importet e energjisë elektrike. Vetëm gjatë gushtit, Korporata Elektro-energjetike Shqiptare ka blerë nga vendet e tjera gati 278 mijë megavat-orë energji elektrike me vlerë pak më shumë se 36.6.5 milionë euro. Çmimi mesatar për një megavat-orë përllogaritet në rreth 132.7 euro.
    Marrë që nga fillimi i vitit, KESH ka blerë mbi 137 milionë euro energji elektrike, 90 milionë më tepër se janar-gushtin e një viti më parë.
    Kjo për shkak të mungesës së reshjeve dhe parashikimeve për vijim të thatësisë e cila pritet të shtrirë edhe në vjeshtë, kombinuar me nevojën e shtuar nga turizmi. Rrezet e forta të diellit kanë ulur në 1 mijë e 272 metër kub për sekondë rezervën hidrike në Kaskadën e Drinit. Në raport me korrikun e një viti më parë, rezerva hidrike është tkurrur me 10 për qind, por duke mbetur gjithsesi mbi mesataret shumëvjeçare, shkruan A2 CNN.
    Për shkak të kërkesës së lartë që shumë vende europiane po kanë, të dhënat nga bursa hungareze HUPX tregojnë se ndonëse me luhatje çmimi i energjisë elektrike po rritet. Nga 65 euro javën e shkuar një megavat-orë energji elektrike kushtoi gati mbi 71 euro të premten.
    Ashtu si në muajt e pranverës, Korporata Elektroenergetike shqiptare provoi edhe gjatë korrikut të menaxhonte rezervën hidrike me anë hidrike me anë të procedurës së optimizimit.