Tag: hidhni

  • “Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    “Mos prisni përgjithmonë, hidhni hapin e parë”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Dashi

    Pozicioni i yjeve do t’ju detyrojë që të merrni disa vendime të rëndësishme. Nëse doni shprehni ndjenjat, kjo do t’ju japë mundësinë që të arrini atë që doni.
    Demi

    Mos shkoni në drejtimin e gabuar sot. Nëse po nisni një lidhje të re, atëherë do të zbuloni disa gjëra që nuk i prisnit për partnerin/en. Është më mirë të tregoheni të sinqertë dhe të modifikoni mënyrën e lidhjes.
    Binjakët
    Do të shikoni në një mënyrë të re dikë pranë jush. Duhet thjesht që të riformuloni idetë për këtë person. Kjo do ju afrojë nga njëra anë, por nga tjetra do të krijojë distancë. Duke u shprehur do të arrini që të sheshoni të gjitha problemet.
    Gaforrja
    Mos u shqetësoni nëse nuk jeni të sigurtë për mënyrën se si po përparon marrëdhënia juaj. Sot do të zbuloni disa gjëra për të cilat jeni interesuar fort. Intuita do t’ju thotë gjithçka. Besojini zemrës.
    Luani
    Duhet që të jeni vetvetja. Duhet të mendoni ide se si të adoptoni sjelljen për mirë në marrëdhënien në çift. Mos mbani në krah një person që nuk do që të qëndrojë pranë jush.
    Virgjëresha
    Është shumë mirë fakti që në çift jeni të dy shumë të lumtur dhe po bëni progres. Por nëse dikush po fsheh diçka, atëherë është mirë që të tregoheni të sinqertë me njëri tjetrin.
    Peshorja
    Nuk do të keni mundësinë që të bëni takimin e parë me një person të veçantë. Ka shumë probabilitet që të bëni çdo gjë gabim, tregohuni të duruar dhe prisni çastin e duhur.
    Akrepi
    Mund të mos jeni në humorin e duhur për t’u shqetësuar për dashurinë. Prej kohësh keni dashur të thoni diçka por nuk keni mundur. Do ndiheni sikur jeni gati për të shpërthyer dhe për t’i treguar të gjitha.
    Shigjetari
    Sot do të kërkohet që të jeni më argumentativë se herët e tjera. Jeni gjithnjë të gatshëm për të ngacmuar kërkesat e personit të zemrës. Mos luani me fatin.
    Bricjapi
    Duket sikur dikush kërkon të dalë me një person të cilin e konsideroni të veçantë. Kjo mund t’ju inatosë disi. Prisni me qetësi dhe mundohuni t’i sqaroni gjërat pa debate.
    Ujori
    Mos prisni përgjithmonë. Hidhni hapin e parë. Sot jeni të gatshëm për t’u hedhur në aksion. Jeni të përgatitur që t’i bëni gjërat ashtu siç doni.
    Peshqit
    Keni qenë duke u përpjekur për të vendosur një çështje delikate në plan të parë. Megjithatë keni frikë të tregoni si ndiheni. Duhet që të merrni guximin./vizionplus.tv

  • ”Mos hidhni objekte në fushë”, thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

    ”Mos hidhni objekte në fushë”, thirrja që ndërpreu për pak sekonda sfidën Shqipëri-Serbi

    Aktualitet Sporti E Shtunë, 7 Qershor 2025 20:59

    Tension të lartë. Përballja Shqipëri-Serbi është duke u luajtur, por tifozët kuqezi janë të ashpër në qëndrimet e tyre. Disa kanë hedhur gota plastike në fushë, dhe kjo bëri që të bëhet thirrja ”Mos hidhni objekte në fushë”.

    ETIKETA kombetarja

  • Horoskopi i datës 21 maj, bëni kujdes! Dita sjell trazira për disa shenja Horoskopi

    Horoskopi i datës 21 maj, bëni kujdes! Dita sjell trazira për disa shenja Horoskopi

    Dashi
    Marsi do ju stresojë edhe më shumë gjatë kësaj dite dhe nuk do ndiheni aspak rehat. Nëse jeni në një lidhje nuk do keni debate shumë të forta me partnerin, por nuk do ndiheni as në harmoni të plotë me njëri-tjetrin. Nuk do i përjetoni emocionet që keni ëndërruar. Nëse jeni beqarë joshja juaj do japë rezultate, por nuk do ndiheni ende plotësisht të bindur për ta ndryshuar statusin. Në punë do filloni gjithçka mirë, por më pas disa kolegë do ju acarojnë dhe do ju bëjnë të lindi çdo gjë pas dore. Gjendja e parave do jetë shumë delikate.
    Demi

    Kjo ditë nuk ka për të qenë shumë e mirë dhe herë pas here do jeni me inat. Nëse keni një lidhje do bëni të pamundurën për të qene partner serioz, besnik dhe i përkujdesur, por do ju tërheqë edhe dikush tjetër dhe pa dashje do e lini pas dore atë që keni në krah. Tundimi do jetë i fortë. Nëse jeni beqarë ka mundësi që t’i riktheheni një dashurie të vjetër, por ndryshe nga më parë me më shumë pasion. Në punë do ndërmerrni iniciativa dhe nuk do hezitoni të shprehni idetë dhe mendimet që keni. Shpenzimet mbajini gjithë kohës nën kontroll për të mos pasur probleme.
    Binjakët
    Klima yjore do jetë shumë e mirë sot dhe ambiento do jetë gjithë kohës i ngrohtë. Nëse keni një lidhje do i bëni të gjitha përpjekjet për të kënaqur fillimisht veten dhe atë që keni në krah. Çdo premtim që keni bërë do e mbani. Ju beqarët do pëlqeni dikë, por do keni një përzierje mendimesh dhe nuk do dini nëse duhet apo jo të hidhni hapa. Dëgjoni më mirë zemrën. Në punë do i bëni gjërat shpejt dhe mirë. Vërtet do lodheni pak, por përfundimet do ju kënaqin pafundësisht. Në planin financiar mos lini asgjë pas dore sepse mund t’iu dalin probleme më vonë. Para hua mos jepni për asnjë arsye.
    Gaforrja
    Ka rrezik që sot të zhyteni në kujtime jo të mira dhe do mërziteni shumë. Nëse keni një lidhje do futeni në kriza të thella. Do jeni gjithë kohës me nerva dhe do kapeni edhe me gjërat elementare. Po nuk ndryshuar qëndrim dhe sjellje vetëm probleme do keni. Ju beqarët do ndiheni nën presion dhe do keni frikë të hidhni hapa pavarësisht se dikush do ju pëlqejë tej mase. Në punë ka mundësi që talenti juaj për të negociuar të vihet në provë të vështirë. Tregohuni të duruar dhe mos thoni fjalë të pamenduara. Në planin financiar duhet të bëni më shumë përpjekje për ta stabilizuar situatën.
    Luani
    Venusi do ju bëjë shumë këmbëngulës sot dhe do arrini çdo gjë që dëshironi. Nëse keni një lidhje zemra do ju ndihet edhe më mirë. Do kuptoheni me shikime me partnerin dhe kur të jeni vetëm do dashuroheni si kurrë më parë. Ju beqarët do flirtoni dhe do joshni me çdo lloj mënyre kështu që nuk do e keni të vështirë të hidhni hapat e para drejt një lidhjeje. Në punë do jeni shumë të zotët dhe do e fitoni më në fund postin që keni ëndërruar kaq kohë. As në planin financiar nuk do ju mungojë asgjë kështu që mund të jeni të qetë.
    Virgjëresha
    Sot do i merrni gjërat shtruar dhe do e shihni çdo gjë me pozitivizëm. Nëse keni një lidhje do keni besim tek partneri dhe do ndiheni gati të pranoni propozimin që ju ka bërë. Për ju do fillojë një etapë e re shumë më e bukur nga më parë. Ju beqarëve do ju bëhen oferta mjaft interesante që jo vetëm do ua shtojnë rrahjet e zemrës, por do ju ndryshojnë edhe rrjedhën e jetës. Në punë do ecni me planifikim dhe do dini përherë kur të veproni për të arritur më të mirën. Përfundimisht edhe financat do jenë shumë herë më të mirë nga më parë.
    Peshorja
    Vështirësitë që do ju dalin gjatë kësaj dite mund t’i kaloni vetëm duke besuar tek vetja e duke mos u ndalur. Nëse keni një lidhje, në disa momente do e keni të vështirë të bini dakord me atë që keni në krah, megjithatë do reflektoni dhe nuk do thoni direkt fjalën e fundit. Nëse jeni beqarë do jeni më të qartë për ato që dëshironi të bëni dhe do joshni vetëm një person. Në punë keni për të ecur para me ritme të ngadalta, por të sigurta. Bëni durim dhe mos humbisni asnjëherë besimin për një të nesërme më të mirë. Paratë do i përkujdeseni më shumë dhe nuk do kryeni shpenzime të palogjikuara.
    Akrepi
    Pavarësisht pamjes nuk do jeni aq të fortë gjatë kësaj dite. Në shumë momente do ndiheni vërtet delikatë dhe pa fuqi. Nëse keni një lidhje do ju lëndojnë shumë disa fjalë të partnerit, por nuk do e bëni veten. Gjithmonë do keni si synim të ecni përpara dhe të hidhni pas krahëve mërzitjet dhe pengjet. Dijeni se një ditë zemra do ju shpërthejë dhe do jetë më keq. Ju beqarët nuk do ju lejojnë familjarët të afroheni me disa persona dhe ju do gënjeni e do bëni gjithçka për të arritur atë që doni. Në punë nuk do jeni korrektë dhe do kërkoni më shumë merita nga sado ju takojnë. Në planin financiar gabimet do jenë të njëpasnjëshme dhe gjendja do dobësohet.
    Shigjetari
    Dielli do ju bëjë më delikatë gjatë kësaj dite ama nëse dikush do tentojë t’iu cënojë do i nxirrni thonjtë dhe do sulmoni pa ju dridhur qerpiku. Nëse keni një lidhje më mirë të mos diskutoni sot çështje të trazuara sepse përveçse nuk do zgjidhni asgjë mund të ndiheni edhe më keq nga më parë. Ju beqarët do filloni të afroheni me disa persona, por ziliqarët do bëjnë të pamundurën për t’iu prishur punë. Në punë, pavarësisht vështirësive, do arrini pak nga pak të ecni përpara drejt qëllimeve tuaja. Financat nuk do jenë aspak të këqija dhe delikate.
    Bricjapi
    Sot nuk do ju mundojë për asnjë moment dinamizmi dhe jeta profesionale do jetë më e privilegjuara nga të gjitha. Nëse keni një lidhje do jeni shumë të kujdesshëm dhe nuk do krijoni asnjëherë situata të pakëndshme. Monotoninë dhe rutinën do e mbani gjithë kohës larg marrëdhënies që keni krijuar. Ju beqarët do keni dëshira të papërmbajtshme dhe mund të nxitoni të hidheni në krahët e dikujt pa e njohur mirë. Në punë çdo gjë do marrë një tjetër kuptim. Do hidhni hapat e duhura kurdoherë dhe të gjithë do ju marrin si shembull. Në planin financiar do guxoni shumë, do rrezikoni, por do ja dilni mbanë.
    Ujori
    Ditë shumë e kënaqshme ka për të qenë kjo e sotmja. Logjika dhe maturia do ju shoqërojë gjithë kohës. Nëse jeni në një lidhje do ja shprehni edhe më shumë dashurinë partnerit dhe ai do gëzohet aq shumë saqë do ua plotësoje disa dëshira të mëdha që i keni shprehur. Lidhja mes jush do bëhet edhe më e fortë. Nëse jeni beqarët do hidhni hapat e para drejt një historie që do iu ndryshojë kuptimin e jetës në tërësi. Nëse në punë keni kohë që keni kërkuar një post të ri apo diçka tjetër, sot do merrni përgjigjet e shumëpritura e madje në mënyra që nuk i prisnit. Me shpenzimet do jeni më të rezervuar dhe situata do mbetet e stabilizuar.
    Peshqit
    Do jeni shumë nostalgjikë sot dhe kjo do ju bëjë të mërziteni në disa momente. Ju të dashuruarit mundohuni të mos izoloheni për asnjë moment sepse partneri do ju largohet pak nga pak dhe përgjithmonë. Ai do ketë vërtet nevojë për ngrohtësinë tuaj dhe për disa fjalë të ngrohta. Nëse jeni beqarë duhet t’i vini kapak së shkuarës për të përfituar nga mundësitë që jep e ardhmja. Në punë do i keni idetë të qarta, por pak mbështetje nga kolegët e besueshëm do ju nxitë të arrini edhe më shumë. Financat do dini si menaxhoni më shumë përkujdes dhe maturi.

  • Pastiço me Petë – Receta Më e Re që Duhet të Provoni

    Pastiço me Petë – Receta Më e Re që Duhet të Provoni

    Një recetë që ia vlen të provohet, është pikërisht pastiçoja me petë.

    Kërkon pak kohë në përgatitjen e saj, por pritja dhe mundi në fund do të shpërblehen me shijen më të mirë.
    Me këtë recetë nga AgroWeb.org ju mund të surprizoni të afërmit tuaj, pasi në dukje të parë duket si byrek, por në brendësi qëndron dhe çudia.
    Nëse dëshironi mund ta përgatisni edhe me petë të gatshme dhe kështu do të shkurtoni shumë në kohë.
    Madje mund ta provoni edhe me kima apo me perime mbushjen e makaronave, por mposhtë do të gjeni recetën klasike.
    Përbërësit
    Për brumin

    500g miell
    Një lugë e gjysmë vaj ulliri
    Një lugë çaji kripë
    100g gjalpë i shkrirë dhe 100ml vaj ulliri të rrahur bashkë që do përdoret për lyerjen e petëve

    Pak ujë
    Për mbushjen

    1 pako me makarona që përdorni për pastiço
    5 vezë
    300ml qumësht
    100g gjalpë
    300g djathë i bardhë
    Kripë dhe piper i zi

    Përgatitja
    Si fillim hidhni miellin në tavolinën ku do ta punoni dhe hapeni pak mesin e tij, aty hidhni vajin e ullirit dhe kripën.
    Filloni të rrihni mesin me një pirun dhe më pas shtoni ujin dalëngadalë.
    Punojeni me duar derisa të formoni brumin njësoj si ai i byrekut.
    Ndajeni në dy pjesë njërin pak më të madh se tjetri.
    Mbulojini me një pecetë dhe lërini për një orë të pushojnë në temperaturë ambienti.
    Kur të ketë kaluar koha, hapini petët hollë dhe lyejini me përzierjen e gjalpit dhe vajit.
    Paloseni petën dhe lyejeni përsëri me vaj dhe gjalpë.
    Peta përfundimtare duhet të jetë rreth 20 cm.
    Kështu veproni edhe për petën tjetër.
    Mbështillini përsëri me qese kuzhine dhe futini në frigorifer për 1 orë.
    Ndërkohë që brumi është në frigorifer, AgroWeb.org ju sugjeron që të përgatisni mbushjen.
    Vendosni një tenxhere me ujë për të zierë dhe hidhni kripë.
    Kur të ketë valuar uji, hidhni makaronat dhe përzjejini që të mos bien në fund.
    Në një tas rrihni vezët dhe shtoni qumështin, dhjathin duke e thërrmuar dhe kripë e piper.
    AgroWeb.org ju këshillon që ta përzjeni mirë që të krijohet një masë e njëtrajtshme.
    Makaronat ziejini pak, dhe pasi t’i kulloni kalojini përsëri në tenxhere dhe shtojini gjalpë.
    Pasi t’i keni përzierë mirë hidhini dhe përzierjen e vezëve me qumështin dhe djathin.
    Përzjejini me një lugë druri që makaronat të vishen plotësisht me masën e vezëve.
    Nxirrini petët nga frigoriferi dhe filloni ta hapni sa madhësia e tavës, duke llogaritur që peta të dalë nga anët e saj.
    Hidhni makaronat dhe përhapini në të gjithë sipërfaqen e tavës.
    Më pas hapni dhe petën tjetër dhe vendoseni mbi mbushjen.
    Lyejini anët e petës me gjalpë dhe vaj dhe rrotullojeni në mënyrë që të mbushja të mos dalë.
    Lyejeni mirë e gjalpin dhe vajin, dhe futeni të piqet në furrën e parangrohur me 180 gradë për një orë.
    Kur sipërfaqja e tij të ketë marrë ngjyrë të artë dhe mbushja të jetë mpiksur atëherë pastiçoja është gati./AgroWeb.org

  • Rama: Nëse nuk votoni PS-në, mos shkoni fare! Mos u hidhni në kënetë…

    Rama: Nëse nuk votoni PS-në, mos shkoni fare! Mos u hidhni në kënetë…

    Kryesocialisti Edi Rama u ka bërë thirrje shqiptarëve që të votojnë PS-në më 11 maj.
    Duke ironizuar opozitën, Rama tha se nëse nuk votoni për PS, më mirë qëndroni në shtëpi sesa ta hidhni votën për kënetën.

    “Shqipëria është në krye të rajonit në shumë aspekte, edhe në procesin e integrimit për në BE. Kandidatët tanë janë më të mirë. Kush nuk voton PS, më mirë të qëndrojë në shtëpi, mos votoni kënetën.
    Kush e ka mendjen në Kënetë, më mirë mos të votojë. Ose, PS ose mos voto fare. Mos u hidh në Kënetë, se nuk është higjienike as nga pikëpamja politike. Këtë thirrje bëj unë, pastaj të tjerat ja lëmë kohës”, tha Rama në rubrikën e tij “Sy m’sy” në rrjetet sociale.

  • Omletë me Perime – Mëngjes i Shijshëm, Shëndet i Mirë

    Omletë me Perime – Mëngjes i Shijshëm, Shëndet i Mirë

    Omleta është një ndër recetat më të hershme jo vetëm të kuzhinës shqiptare por gjithë kuzhinës botërore.

    Një ushqim i shijshëm por mbi të gjitha i pasur me vlera ushqyese, me përbërës kryesor vezët, omleta vijon të mbetet simboli i një mëngjesi të shëndetshëm.
    Omleta përgatitet shumë lehtë dhe kërkon pak kohë ndërkohë që është e pasur me vlera të shëndetshme.
    Gatuhet e kombinuar në mënyra të ndryshme, me djathë të bardhë a kaçkavall, proshuta të ndryshme e salsice por më e shëndetshmja dhe më e shijshmja është padyshim omleta me perime të freskëta.
    Mund të kombinoni të gjitha perimet që u gjenden në shtëpi, domate, patate, karrota, kunguj, lulelakër, brokoli etj.
    Sa më shumë përbërës të hidhni aq më shumë e shijshme dhe e shëndetshme do të bëhet omleta.
    Më poshtë, AgroWeb.org u sugjeron një recetë të shëndetshme të përgatitjes së omletës krejt lehtë në shtëpi për të nisur ditën mbarë bashkë me familjen.
    Përbërësit
    (Përbërësit e kësaj recete janë për katër persona dhe përveç vezëve që janë baza e omletës perimet e tjera mund të shtohen sipas dëshirës dhe atyre që keni në kuzhinë)

    4 vezë
    Vaj ulliri
    Një lugë çaji me miell
    Pak qumësht
    1 kokërr domate
    Një qepë e njomë (vetëm pjesa e bardhë)
    1 kungull i njomë
    100g djathë i bardhë ose kaçkavall i grirë
    Një spec i vogël
    Kripë dhe piper

    Përgatitja
    Si fillim pastroni perimet dhe prijini në kubikë shumë të vegjël.
    Grijeni qepën shumë hollë. Në një tigan që nuk ngjit hidhni vajin e ullirit dhe hidhni qepët kavërdisni pak dhe më pas shtoni domatet dhe perimet e tjera të prera në kubikë.
    Hidhni piperin dhe kripën dhe kavërdisini herë pas here derisa volumi i perimeve të bjerë.
    Nga ana tjetër, në një tas rrihni vezët, shtoni miellin dhe qumështin dhe rrihni derisa të bëhet masa e njëtrajtshme.
    Hidheni masën e vezëve në tigan dhe trazojeni në sekondat e para. Në momentin që  pjesa e fundit nis të skuqet shtoni djathin, fikni zjarrin dhe vendosini kapak.
    Pas dhjetë minutash mundohuni ta ktheni omletën për ta pjekur edhe nga ana tjetër ose paloseni dhe lëreni të piqet edhe pak minuta.
    Në fund vendoseni në një pjatë dhe servireni me kastraveca ose domate të freskëta por edhe më pak sallatë jeshile apo sallatë spinaqi./AgroWeb.org

  • Petulla Speciale me Qumësht – Të Buta, të Ngrohta, të Shijshme

    Petulla Speciale me Qumësht – Të Buta, të Ngrohta, të Shijshme

    Të ëmbla apo të kripura, petullat janë gjithmonë perfekte. Të dashura si për të rriturit dhe për fëmijët, ato shijohen në çdo periudhë të vitit.

    Recetat janë të shumta, nga petullat me kos e deri tek ato me ujë të gazuar, sot AgroWeb.org ju sjell një tjetër recetë që ia vlen të provohet.
    Një këshillë paraprake, përgatisni shumë pasi janë aq të shijshme sa duket sikur mbarohem sapo vendosen në tavolinë.
    Petullat me qumësht janë të lehta dhe të parezistueshme, sa nuk do të pushoni dot së ngrëni.
    Përbërësit
    (Me përbërësit e mëposhtëm mund të përgatisni një pjatë me petulla, nëse preferoni të përgatisni sasi më të mëdha, dyfishoni përbërësit)

    2 kokrra vezë
    Gjysmë luge çaji me limontos
    Gjysmë luge çaji me sodë buke
    Gjysmë luge çaji me sheqer dhe kripë
    100 ml qumësht
    Gjysmë gotë uji me miell

    Përgatitja
    Në një tas hidhni limontosin, sodën e bukës sheqerin dhe kripën e më pas shtoni qumështin dhe vezët të cilat i keni përzjerë më parë.
    Me ndihmën e një piruni apo teli kuzhine përzjejeni derisa përbërësit të jenë tretur plotësisht.
    Mund t’iu duhet rreth 5-7 minuta për të arritur masën e duhur.
    Më pas filloni të shtoni miellin, duke e ndarë masën në lugë gjelle.
    Pra hidhni lugën e parë, përzjejeni derisa mielli të jetë bashkuar plotësisht me përbërësit e tjerë, dhe më pas hidhni lugën tjetër.
    AgroWeb.org ju sugjeron që miellin ta kaloni në një sitë më parë, diçka e tillë do t’i bëj petullat më poroze dhe më buta.
    Brumi që do të formoni duhet të jetë më i trashë se brumi i krepave dhe më i hollë se ai i petullave të zakonshme.
    Nëse shikoni që brumi është shumë i lëngshëm mund t’i shtoni dhe pak miell.
    Kjo mënyrë përgatitjeje, nuk kërkon që brumi i petullave të lihet të pushojë por përgatiten menjëherë sapo vaji të ngrohet.
    Në zjarr vendosni një tenxhere të thellë dhe hidhni vaj për skuqje.
    Kur vaji të jetë nxehur, merrni me lugë çaji brumin dhe hidheni për ta skuqur.
    Pasi petullat të kenë marrë një ngjyrë të artë, hiqini nga tenxherja dhe vendosini në një pjatë ku më parë keni shtruar një letër kuzhine.
    Është e rëndësishme që të përdorni letër kuzhine pasi ajo do të përthithi vajin e tepërt dhe do të ndalojë skuqjen e tepërt të petullës.
    Pasi të jetë ftohur pak mjafton të zgjidhni se i doni të kripura apo të ëmbla.
    Kjo recetë është perfekte për çdo vakt, dhe shoqërohet me një shumëllojshmëri produktesh duke filluar nga mjalti, reçeli, djathi e deri tek sheqeri./AgroWeb.org

  • “Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para”, Horoskopi i datës 6 prill 2025

    “Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para”, Horoskopi i datës 6 prill 2025

    Dashi
    Hëna do ju shtojë imagjinatën gjatë kësaj dite dh kjo gjë do ju ndihmojë të zgjidhni disa vështirësi që keni pasur. Do jeni në humor edhe më mirë. Nëse jeni në një lidhje do e kuptoni se nuk është gjithmonë e rëndësishme të jetosh me pasion për të qenë i lumtur. Do merreni vesh me njëri-tjetrin dhe do ndiheni mjaft mirë së bashku. Ju beqarëve do ju ndodhë një takim i papritur që mbase nuk mund të çojë në lidhje afatgjatë, por emocionet do jenë të fuqishme. Në punë do mendoni të jepni dorëheqjen dhe të filloni diçka tuajën. Në planin financiar do jeni të vendosur ta përmirësoni situatën dhe nuk do i vini vetes asnjë limit.
    Demi

    Sot nuk do jeni aspak të nxituar dhe nuk do hidhni hapa të gabuara. Nga ana tjetër me dialog dhe tolerancë do zgjidhni edhe disa probleme të së shkuarës. Ju të dashuruarit do gjeni fjalët e duhura dhe gjestet idealë si ta mbani partnerin pas vetes. Atmosfera do ngrohet edhe më tepër pasdite dhe bë mbrëmje. Ju beqarët do jeni të duruar dhe nuk do bëni sot asgjë zgjedhje. Në punë do ju kërkohet mendimi për një çështje delikate dhe duhet të mendoheni mirë para se të flisni. Përgatituni që të mos kapeni ne befasi. Me shpenzimet duhet të bëni sa më shumë kujdes.
    Binjakët
    Sot do doni të eksperimentoni dhe të provoni gjëra të reja. Shpesh do jeni si një vullkan gati për të shpërthyer. Nëse jeni në një lidhje, edhe pse mund të keni pak kohë, sot do kaloni momente shumë të bukura. Do ndani me partnerin edhe disa sekrete që do ju bashkojnë akoma më shumë. Ju beqarët nuk duhet të keni zili të tjerët, por duhet të bëni përpjekje për ta afruar pas vetes personin që pëlqeni. Çdo metode lejohet, mjafton të arrihet qëllimi. Në punë do arrini më shumë nëse bashkëpunoni me kolegët tuaj. Financat do jenë normale. Mundohuni të jeni të logjikshëm me shpenzimet dhe situata do mbetet e mirë.
    Gaforrja
    Sot do doni të bëni çdo gjë ndryshe dhe do i keni të gjitha mundësitë për të rënë në sy. Nëse jeni në një lidhje do dini të flisni me takt dhe diplomaci me partnerin dhe do arrini të merrni çdo gjë që dëshironi. Diskutimet do jenë të gjata dhe të ngrohta kurdoherë. Beqarët do jenë telepatikë dhe ka mundësi të hedhin edhe hapa të gabuara. Në punë çdo gjë do varet nga strategjitë që do ndiqni. Po ecët me plane dhe po të jeni të drejtë gjithçka do ju realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme. Ne planin financiar mund të merrni një mbështetje të madhe nga disa familjarë dhe do bëni investime më të mëdha.
    Luani
    Sot do jeni më të logjikshëm dhe do mundoheni të toleroni në çdo situatë. Jeta juaj në çift do konsolidohet akoma më shumë. Do ia hapni zemrën njëri-tjetrit dhe do i plotësoni dëshirat reciproke. Ju beqarët nuk do bëni asgjë për ta ndryshuar statusin sepse thjesht ideja e humbjes së lirisë që keni pasur deri më sot iu tmerron. Në punë duhet të ndiqni me përpikmëri planet që keni bërë në mënyrë që të arrini majat. Po bëtë devijime gjërat do ndërlikohen akoma më tepër. Në planin financiar nuk do jeni shumë të kujdesshëm, por falë ndihmës së familjarëve gjendja ka për të mbetur goxha e mirë.
    Virgjëresha
    Hëna dhe Mërkuri do jenë në kundërshti me njëra-tjetrën sot dhe mund të sjellin pështjellime në jetën tuaj. Bëni shumë kujdes me çdo hap që do hidhni. Nëse keni një lidhje reflektoni para se të hidhni hapa dhe flisni hapur me partnerin për gjithçka. Nëse jeni beqarë dhe sot arrini të futeni në komunikim me dikë që pëlqeni, yjet këshillojnë të ruani vetëpërmbajtjen dhe mos hidhni ende hapa. Për punën do jetë një ditë e mirë. Do jeni shumë korrektë gjithë kohës dhe nuk do ju dalin të papritura. Buxheti do jetë më i kënaqshëm dhe do ndiheni më të lirë kur të shpenzoni.
    Peshorja
    Ka mundësi që të ndiqni këshillat e disa mive sot dhe të hidhni disa hapa të rëndësishme. Nëse keni një lidhje do i besoni më tepër partnerit dhe do i pranoni disa ftesa që ai do ju bëjë për të dalë. Pasditja dhe mbrëmja do jenë mjaft interesante. Ju beqarët duhet ta lini veten të lirë dhe të bëni atë që do ju thotë zemra. Mundësitë edhe për ju do jenë të njëpasnjëshme sot. Në punë do shkëlqeni me të vërtetë dhe shefat do ju besojnë verbërisht. Ata mund t’iu caktojnë edhe një post të ri që në fakt e kishit ëndërruar prej kohësh. Shpenzimet nuk do i kufizoni, por financat do mbeten sërish të mira.
    Akrepi
    Sot do jeni të gatshëm të bëni çdo lloj lëvizjeje për ta përmirësuar jetën tuaj. Do keni kundërshtarë dhe pengues, por sërish do ja dilni. Ju të dashuruarit duhet të zgjidhni që në mëngjes konfliktet që keni me partnerin në mënyrë që më pas të ndiheni më të qetë. Pranoni edhe gabimet sepse të dy palët keni pasur falet tuaja. Në mbrëmje do fryjë një fllad romantizmi. Ju beqarët do e keni Plutonin aleatin tuaj më të fortë që do ju ndihmojë të joshni dhe të afroni pas vetes disa persona. Në punë mund t’iu bëhen propozime për një post të ri ose edhe për një punë tërësisht ndryshe. Mendohuni para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Për financat do keni ide fantastike si ta mbani situatën nën kontroll.
    Shigjetari
    Horoskopi i datës 6 prill 2025 nga Christine Haas
    Vëmendja që do iu kushtoni të tjerëve do jetë e madhe dhe kjo do ju bëjë të fitoni edhe më shumë pikë para të gjithëve. Mundohuni vetëm të mos e lini pas dore vetveten. Nëse jeni në një lidhje sot do ketë disa ndryshime shumë pozitive që do hapin një kapitull të ri në jetën tuaj. Ju beqarët do keni kurajën të bëni propozime, por jo të gjithë do keni fatin të merrni përgjigje pozitive. Në punë do ndiheni të lodhur dhe ndonjëherë mund të dorëzoheni para sfidave. Do keni nevojë për më shumë motivim. Sektori i financave do bëhet edhe më optimist. Do dini gjithmonë si t’i menaxhoni të ardhurat tuaja.
    Bricjapi
    Sot do influencoheni serish pozitivisht nga yjet dhe do bëni atë çfarë do ndieni. Nëse jeni në një lidhje do keni ide brilante si ta bëni çdo moment sa më të bukur. Edhe partneri do ju ftoje në restorante, koncerte apo mjedise që ju i adhuroni. Nëse jeni beqarë, një mik do ju bëjë një ftese. Duke e pranuar atë nuk do e përballoni dot tundimin për të hedhur edhe ndonjë hap më tej. Në punë ka mundësi t’iu kërkoni shefave një specializim më shumë në mënyrë qe të jeni edhe më të aftë. Mbështetja e tyre do jetë e pakushtëzuar. Buxheti do jetë i shkëlqyer kështu që do ndiheni të qetë kur të shpenzoni.
    Ujori
    Dielli do ju bëjë më të vendosur sot dhe plot vullnet për të çuar deri ne fund projektet që keni nisur. Ju të dashuruarit mund të keni disa grindje të vogla me partnerin për shkak të largësisë që ai ka filluar t’iu mbajë. Mundohuni ta sqaroni gjithçka me qetësi dhe do gjeni zgjidhjet e duhura. Ju beqarët do jeni të turpshëm dhe sërish do e keni të vështirë t’i shprehni pëlqimet. Disa miq do ju ndihmojnë. Në punë do arrini rezultate edhe më të mira nga sa keni menduar. Objektivat do i përmbushni dhe do merrni vlerësime. Shpenzimet mundohuni t’i kryeni pak nga pak nëse nuk doni që t’iu fillojnë problemet.
    Peshqit
    Sot do i vini kapak njëherë e mirë të shkuarës dhe do filloni çdo gjë nga e para. Nëse jeni në një lidhje do keni një lidhje të paqëndrueshme në mëngjes dhe do flisni me partnerin të bëni disa ndryshime të mëdha. Ju beqarët do takoni disa persona, por ndryshimet e mëdha në moshë do bëjnë që te mos vendosin për të hedhur hapa më tej. Në punë do jeni më të frymëzuar dhe më të motivuar kështu që keni për të hedhur hapa më përpara. Më financat shpesh do tregoheni te palogjikshëm dhe do shpenzoni me sy mbyllur kështu që gjendja nuk do jetë aq e qëndrueshme sa do kishit dashur.

  • Tavë me Krahë Pule dhe Patate – Receta që nuk Duhet të Humbisni

    Tavë me Krahë Pule dhe Patate – Receta që nuk Duhet të Humbisni

    Pula e pjekur me patate është një gatim klasik i shkëlqyer, që është pothuajse gjithmonë është i pranishëm në tryezat familjare.

    Por nëse dëshironi të lëvizni pak nga receta e zakonshme, provoni të përgatisni tavën krokante me krahë pule dhe patate. Një shije unike që do t’ju ngelet në mënd për një kohë të gjatë.

    AgroWeb.org iu sugjeron ta provoni edhe ju në shtëpitë tuaja duke ndjekur më poshtë recetën e plotë.

    Përbërësit

    8 krahët e pulës

    500g patate

    200g thërrime buke

    50g miell

    50g djathë kaçkavall

    2 vezë

    Majdanoz për shije

    Vaj ulliri

    Kripë për shije

    Përgatitja

    Për të përgatitur këtë vakt të mrekullueshëm, fillimisht shtoni miellin në një tas dhe lyeni me të krahët e pulës nga të dyja anët.

    Më pas hiqni miellin e tepërt dhe vendosini krahët në një pjatë të madhe.

    Në një enë tjetër hidhni thërrimet e bukës, djathin kaçkavall të grirë dhe majdanozin e grirë (lini pak mënjanë për në fund) dhe përziejini mirë përbërësit. Ndërsa në një enë tjetër hidhni vezët.

    Vazhdoni duke zhytur krahët e pulës një e nga një në tasin me vezë dhe më pas në atë me thërrime buke dhe djathë.

    Është e rëndësishme që mishi të kalohet fillimisht në miell për të parandaluar thërrimet e bukës të shpërndahen gjatë gatimit.

    Pasi të keni mbaruar me krahët e pulës, mund të vazhdoni me patatet.

    Qëroni patatet dhe pritini në kubikë, vendosini në tavë me krahët e pulës dhe spërkatini me vaj dhe kripë.

    Në fund hidhni sipër tyre thërrimet e bukës që kanë mbetur.

    Piqini në furrë të parangrohur në 200°C për 40 minuta.

    Pasi të jenë gatuar, zbukurojeni me majdanozin e mbetur dhe shërbejini krahët e shijshëm të pulës me patate ende të nxehta. /AgroWeb.org

  • Mënyra e Saktë dhe e Shpejtë e Përgatitjes së Tiramisusë në Shtëpi

    Mënyra e Saktë dhe e Shpejtë e Përgatitjes së Tiramisusë në Shtëpi

    Zupa e Dukës, kështu mendohet të jetë emri i vërtetë i Tiramisusë, ëmbëlsirës kaq të dashur edhe nga shqiptarët.

    E mori këtë emër pikërisht në nder të Kozimo Mediçit, i cili e solli recetën në Fierence dhe i dha famë.
    Sipas gastronomëve Tiramisuja u kthye shumë shpjet në ëmbëlsirën e preferuar të familjeve fisnike të cilat e konsumonin për të ngritur humorin.
    AgroWeb.org ju tregon mënyrën më të thjeshtë për përgatitjen e kësaj ëmbëlsire në shtëpitë tuaja.
    Me këtë recetë mund të surprizoni të dashurit dhe të afërmit tuaj me një shije përrallore.
    Duke qenë se përgatitet pa vezë, kjo ëmbëlsirë është më e lehtë, dhe me një aromë të mrekullueshme.
    Përbërësit që ju nevojiten

    500 g maskarpone (krem djathi)
    250 ml pana
    150 g sheqer pluhur
    300 ml kafe ekspres ( nëse doni një shije më të fortë mund të përdorni dhe kafe turke)
    5 lugë gjelle me qumësht
    2 lugë gjelle me lëkurë portokalli
    Kakao
    300 g biskota të gjata me sheqer të gatshme (Savoiardi si në foton e mëposhtme)

    Përgatitja
    Në një tas hidhni panën dhe sheqerin pluhur duke përdorur rrahësin elektrik të vezëve ose dhe telin e kuzhinës, krijoni një shkumë të bardhë.
    Duke e përzierë panën me sheqerin, bëni të mundur tretjen e plotë të tij dhe kështu kremi do të ketë një shije më të plotë.
    Ndërkohë merrni maskarponen dhe shtojeni tek tasi ku keni panën. AgroWeb.org ju këshillon që të vazhdoni ta punoni me rrahësen elektrike.
    Pasi të keni mbaruar të gjithë sasinë e maskarpones, në rende grini lëkurën e afërsisht dy portokalleve mesatare.
    Shtojani kremit dhe me një lugë përzjejeni që të jetë një masë homogjene.
    Më pas hidhni dhe qumështin, duke qenë më i lëngshëm ai arrin ta bëj më të butë dhe kremoz kremin e tiramisusë.
    Në një xhezve përgatisni kafen ekspres ose turke, që do t’iu duhet për të njomur biskotat.
    AgroWeg.org ju sugjeron që të merrni një tavë qelqi dhe të spërkatni shumë pak kakao në sipërfaqen e saj.
    Më pas në një pjatë hidhni kafen që përgatitët, dhe zhysni vetëm nga njëra anë dhe shtrojini në tavë.
    Kini kujdes pasi pjesa e lagur me kafe duhet të vendoset me faqe nga lart.
    Shtoni në tavë gjysmën e masës së kremit të Tiramisusë dhe me një lugë të lagur me pak ujë, përhapeni në mënyrë të njëtrajtshme.
    Vazhdoni përsëri dhe me një shtresë me biskota duke ndjekur po të njëjtat hapa.
    Në fund hidhni pjesën e mbetur të kremit, mundohuni të krijoni një sipërfaqe të drejtë.
    Me një sitë spërkatni të gjithë sipërfaqen e ëmbëlsirës me kakao.
    Mjafton ta vendosni në frigorifer përreth 5-6 orë, në mënyrë që të mpikset kremi dhe biskotat të jenë zbutur, dhe më pas mund ta servirni. /AgroWeb.org