Komisioni i posaçëm i ngritur nga SPAK ka propozuar zyrtarisht Joni Ketën për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një nga institucionet kyçe të sistemit të drejtësisë dhe luftës kundër korrupsionit në vend.
Kush është hetuesi që SPAK i beson për drejtimin e BKH-së?!Komisioni i përbërë nga prokurorët e SPAK ka vlerësuar performancën profesionale, eksperiencën dhe integritetin e Ketës, duke i dhënë atij vlerësimin më të lartë mes kandidatëve të paraqitur në garë.
Aktualisht, Joni Keta mban detyrën e zëvendësdrejtorit të BKH-së, si edhe ka shërbyer për disa muaj si drejtues i komanduar i institucionit. Përvoja e tij në hetime të specializuara dhe kontributi në strukturën e BKH-së janë ndër elementet që kanë ndikuar në propozimin e tij të sotëm.
Dosja e tij tashmë i është dërguar Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), i cili pritet të marrë vendimin përfundimtar mbi emërimin më datë 2 dhjetor. Nëse miratohet, Joni Keta do të marrë drejtimin e BKH-së për një mandat 5-vjeçar, në përputhje me ligjin për SPAK dhe BKH.
Emërimi i ri vjen në një moment kur institucionet e drejtësisë po kërkojnë të forcojnë kapacitetet hetimore, sidomos në fushat që lidhen me korrupsionin e niveleve të larta, krimin ekonomik dhe investigimet komplekse.
Tag: hetuesi
-

Profil/ Kush është Joni Keta, hetuesi që u propozua për kreun e BKH-së
-

“Do të katandis aq sa të mos njihesh”, si e torturoi Marie Tucin hetuesi Hilmi Seiti/ Dëshmia në hetuesi e 22-vjeçares
Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci dëshmoi dhe transmetoi fuqinë e fesë së krishterë, shndriti ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës e të vëllazërimit.
Maria Tuci, vajza mirditore, u shndërrua në simbolin e emancipimit e të dinjitetit njerëzor e femëror në kushtet e një regjimi të egër diktatorial komunist që e burgosi dhe e çoi në rrugën pa kthim të vdekjes. Lirinë do ta fitonte pikërisht atëherë kur kishte mbërritur edhe fundi i saj tokësor për shkak të torturave çnjerëzore. Atëherë kur nuk munden ta mposhtnin dot në dinjitetin, në fisnikërinë dhe në idealet e saj, komunistët e futen në një thes bashkë me një mace duke e goditur vazhdimisht.
Në gjendje të rëndë, për shkak të torturave dhe kushteve çnjerëzore të qelisë me numër 13, më 28 tetor 1950 Marie Tuci ndërroi jetë në spitalin e Shkodrës në moshën 22 vjeçare. Ajo la pas një jetë plot vuajtje, qëndresë dhe përkushtim ndaj besimit. Marie Tuci ishte një kundërshtare e regjimit komunist në mbrojtje për lirinë e fesë, arsye për të cilën u arrestua, torturua dhe ndërroi jetë prej tyre. Lindi më 12 mars 1928, në fshatin Ndërfushaz Mirditë.
Ndonëse në periudhë të vështirë, familja e Maries mposhti paragjykimet dhe e shkolloi të bijën. Pasi përfundon shkollën në vitin 1946, abati Frano Gjini, e dërgoi mësuese në shkollën e Mirditës. Njëkohësisht Maria i futet edhe rrugës së besimit, duke qenë gjithnjë e më shumë pranë Kishës Katolike, ku edhe po shërbente.
Marie Tuci arrestohet më 10 gusht 1949, në kohën që si probande pritej t’i bashkohej urdhrit të motrave stigmatine si murgeshë. Pas një raprezalje të sistemit komunist të asaj kohe, lindur nga ekzekutimi i Bardhok Bibës sekretar i partisë komuniste në Mirditë, familjet më të dëgjuara të kësaj zone u dënuan, përfshi dhe ajo e Gjonmarkajve së cilës Maria i përkiste.
Marie Tuci së bashku me të vëllain e shumë të tjerë, u arrestuan nga komunistët pas vrasjes se Bardhok Bibës. E marrin dhunshëm dhe e dërgojnë në dhomat e tmerrshme të hetuesisë. Torturohet personalisht nga shefi i hetuesisë së Shkodrës Hilmi Seiti. Torturat më çnjerëzore ndaj Marie Tucit që u panë nga dhjetëra dëshmitarë ishte që pasi e zhveshën e futën në një thes bashkë me një mace të egër, duke e lënë aty për një kohë të gjatë.
Seiti dhe hetuesit e tjerë e dhunojnë sërish me mjete të forta, aq sa Maria dërgohet në gjendje të rëndë në spital, ku pas disa ditësh, më 28 tetor 1950 vdes si pasojë e dhunës fizike dhe psikologjike. Më vonë, pas rënies së diktaturës ateiste komuniste, Maria Tuci përkujtohet në Shkodër dhe Mirditë si një grua me dinjitet të lartë e të pathyeshëm, që nuk iu dorëzua epsheve të funksionarëve të sigurimit të regjimit të kohës, ndonëse ishte e mbyllur në qelitë e errëta të komunizmit.
Bukuria e saj vriste sytë e gardianëve dhe njerëzve të pushtetshëm, dinjiteti i saj nxiste dhunën brenda tyre, po Maria Tuci nuk u përkul në asnjë moment duke i treguar atyre se përtej një gruaja të re dhe të bukur, qëndronte një grua shqiptare plot dinjitet e bindur në idealet e veta të larta, të shenjta e të përjetshme. Jeta e Marie Tucit ishte një jetë e mbytur herët mes dhimbjesh dhe torturash pafund, po një jetë që pranoi martirizimin në mënyrë shembullore, heroike e me dinjitet në mbrojtje të dhuratës më të madh që pati nga Zoti, jetës, nderit dhe besimit në Krishtin Shpëtimtar.
Ajo donte të behej murgeshë, t’i përkushtohej gjithë jetën Zotit e popullit të vet të dashur shqiptar, Fesë e Atdheut, po nuk mundi, sepse jetoi në kohën me të egër të përbindëshit, komunizmit shqiptar të Enver Hoxhës. Ishte koha e përndjekjes dhe orvatjet për shfarosjen e katolikëve shqiptarë, që përbenin një rrezik të vazhdueshëm për tiranin çnjerëzor Enver Hoxhën dhe pasuesit e tij.
Ishte koha e tmerrshme e kohës së diktaturës ateiste të komunizmit që e lau tokën shqiptare me gjakun e pafajshëm të martirëve të vet. E gjaku i tyre, si ai i Marie Tucit, u shndërruan në farën e ngadhënjimit të së mirës mbi të keqën, të fitores së dashurisë mbi urrejtjen, të dritës mbi errësirën, të së vërtetës mbi gënjeshtrën, të jetës mbi vdekjen. U shpall e Lume, së bashku me 28 martirë tjerë të Kishës katolike shqiptare, në Shkodër më 5 nëntor 2016.
DËSHMIA NË HETUESI
Qëndrimi fisnik i vajzës mirditore para hetuesve të ish-Sigurimit të Shtetit. Marie Tuci, e nis dëshminë e saj në hetuesi në tetor të vitit 1949: “Quhem Marie e bija e Nikollës, gjallë dhe e Dilës, gjallë. E datëlindjes 1928 banuese në katundin Ndërfushas, rrethi i Rreshenit. E pamartueme, shtëpiake, me profesion student. E paarrestuar ose dënuar ndonjëherë”. Nën torturat çnjerëzore të hetuesit Reshat Metohiti, vajza nga Mirdita, nuk u dorëzua deri sa pas disa muajsh tortura dha shpirt në hetuesi.
Në dosjen e Sigurimit të Shtetit, marrë nga AIDSSH, është pasqyruar jeta e Marie Tucit para se të arrestohej, por atje nuk gjenden gjurmët e torturave të pashembullta të Sigurimit të Shtetit ndaj saj. Rrjedh nga një shtresë e mesme fshatare dhe aktivitetin e kryer kundra pushtetit popullor dhe shtetit deklaron si më poshtë: “Unë Maria në vjetin njëmijë e nanqind e dyzet, jam shkëputur nga familja që banonte në katundin Ndërfushas dhe kam ardhe në Shkodër me qëllim për të vazhdue shkollën në vjetin nanqind e dyzet e një. Kam kaluar tri klasat e para të fillores dhe mandej kam vazhdue me rradhë deri në fundin e fillores deri në vjetin nanqind e katërrdhet e tre.
Në vjetin dyzet e katër jam futur në normale dhe në atë kohë kam mbarue të parën dhe të dytën për nji vjet, kam vazhdue kështu në të tretën normale. Për arsye shëndetësore jam largue nga shkolla në vjetin njëmijë e nanqind e dyzet e gjashtë. Jam largue nga shkolla dhe jam kthyer në fshat ku kam vazhdue me punë shpie. Në mbarim të dyzet e gjashtës e deri në prill të dyzet e shtatës kam drejtue punët e rinisë në fshat dhe në prill të dyzet e shtatës kam fillue si mësuese në fshatin Gojan, në rrethin e Pukës. Këtu kam qëndrue deri në prillin e dyzet e tetës.
Në këtë kohë jam pushue nga arsimi me këtë motivacion: familja jeme nuk kishte qëndrue mirë politikisht. Prej asaj kohe e deri në gushtin e dyzet e nandës kam qëndrue në shpi si shtëpiake… “ shkruhet në dëshminë e Marie Tucit në hetuesi. Më pas hetuesi vazhdon me pyetjet për të vijuar me një proces të stisur me akuza për vepra penale kurrë të kryera… deri në momentin kur gjykata vendos ta dënojë me 3 vjet heqje lirie për veprimtari kundër pushtetit popullor.
Por nuk mbaron këtu. Shefi i hetuesisë së Shkodrës, Hilmi Seiti, do të aplikonte torturat më çnjerëzore ndaj vajzës tërheqëse, vetëm 22-vjeçare, pasi përgjatë hetuesisë kishte ndeshur në rezistencën fisnike të saj. Në mënyrë demonstrative e nxorën nga qelia dhe në oborrin e hetuesisë e zhveshën dhe e futën në një thes bashkë me një mace të egër. Klithje nuk nxori, pavarësisht dhimbjes nga torturat dhe çjerrjet deri në kockë nga kafsha e egër që ngulte kthetrat në trupin e saj për të gjetur shpëtim. Pas dhunës edhe nga duart e hetuesve të tjerë, Marie Tuci dërgohet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës.
Kushdo që e pa atë ditë shtangu. Tuci ishte transformuar, por sytë ende i shkëlqenin se nuk u dorëzua kurrë, ndërsa, sa mundi, pëshpëriste se jetën ia kishte dhuruar Zotit. Në ditët e fundit që kaloi në spital vizitohej nga të afërmit e paktë, mes të cilave dhe shoqja e kushërira e saj Davida, që punonte si infermiere. Në fillim ajo nuk e ka njohur. Asaj, Maria i ishte shprehur se shefi i Sigurimit e kishte çuar deri ne fund fjalën e tij kur i kishte thënë se “do të katandis aq sa të mos njihesh”. Vdiq më 24 tetor 1950 nga torturat e e rënda fizike dhe psikologjike.
MARTIRJA E KISHËS
Marie Tuci është gruaja e vetme mes 38 martirëve të Kishës Katolike që janë shenjtëruar nga Papa Françesku. Historia e saj është në kufijtë e së pabesueshmes, ku në moshën 22-vjeçare u masakrua nga hetuesit komunistë, që për këto krime të rënda rriteshin në detyrë, duke lënë pas mijëra viktima, “faji” i vetëm i të cilëve ishte se donin lirinë.
Në një nga rrugicat e vjetra të qytetit të Shkodrës, në lagjen “Gjuhadol”, gjendet kuvendi i motrave stigmatine. Si shumë kisha dhe kuvende të tjera në Shqipëri, gjatë regjimit komunist, kuvendi u mbyll dhe u shndërrua në klub për të rinjtë. Gjatë regjimit komunist ka pasur edhe motra të tjera, si dhe gra laike që kanë vuajtur në tortura gjatë komunizmit, por Marie Tuci është ngritur në elter bashkë me martirët e tjerë për besimin me të cilin ka motivuar dhurimin e jetës së saj, çfarë është një shembull veçanërisht për të rinjtë që të ecin në rrugën e besimit.
Në Muzeun e Dëshmisë dhe Kujtesës në Shkodër, hapur në ish-burgun dhe hetuesinë e Shkodrës, ruhet ende qelia ku 22 vjeçarja Marie Tuci kaloi ditët e fundit të jetës. Marie Tuci u shpall e Lume së bashku me 37 martirë të tjerë të kishës katolike shqiptare, më 5 nëntor 2016 duke u shndërruar në një simbol qëndrese dhe përkushtimi për fe dhe atdhe.
ObserverKult
Lexo edhe:
EMOCIONUESE: VOGËLUSHI INTERPRETON POEZINË KUSHTUAR MARIE TUÇIT: NANË E DASHTUN SOT PO VDES MË KAN’ FUTUR NË NJË THES…
-

Adi Çoba, ‘njeriu në hije’ me 4 nofka që e drejtonte grupin nga Durrësi, Dumani: Për Buzhalin flisja me Mirin
Adi Çoba
TIRANË- Adi Çoba është gjithashtu një nga protagonistët e grupit që u godit nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Adi Çoba ka lindur më 07.08.1991 në Durrës. Ai është 34 vjeç dhe njihet me katër nofka të ndryshme nga anëtarët e grupit si përshembull: “Bazholi”, “Bisha”, “i shëndoshi”, “Cigani”.
Edhe për Çobën, njësoj si për Elvis Doçin, të njohur si Visi i Pojës, ka folur i penduari i drejtësisë Nuredin Dumani. “Pentito”-ja thotë se Bazholin e ka përmendur në bisedat që ka zhvilluar me Mirin. Me Miri, ai i referohet Fatmir Troplinit, dajës së Elvis Doçit.Rrëfimi i i Nuredin Dumanit për Adi Çobën:
Dumani: “Po, e mbaj mend që e kam parë, po. Ndoshta jam duke gabuar.”
Hetuesi: E ke parë në ambientet kriminale?
Dumani: Për çdo person që them se e kam parë, do të thotë që është njohur në botën e krimit.
Hetuesi: E di me çfarë merrej?
Dumani: “Nuk jam i sigurt nëse mund të them diçka për të. Më vjen keq…”
Hetuesi: Në rregull. Vëre firmën. Të theksohet që fotografia me numrin përkatës i përket Çoba Adi, i quajtur Bazholi, bishë, dhjamxhi.
Dumani: “Tani, me emrin Bazholi po. Këtu është i njohur si Bazholi.”
Hetuesi: Ky është Bazholi?
Dumani: “Po. Tani po e kujtoj më qartë.”
Hetuesi: Çfarë të kujtohet për Bazholin?
Dumani: “Bazholi përmendej në bisedat që kam pasur me Miri.”
Hetuesi: Me kë?
Dumani: “Me Mirin.”
Hetuesi: Miri.
Dumani: “Me Fatmir Troplinin.”
Hetuesi: Miri është pseudonimi?
Dumani: “Miri është forma e shkurtër, një përkëdhelje e emrit Fatmir.”
Hetuesi: Kush është ai?
Dumani: “Miri ishte kontakti im me këtë grup. Ishim shumë miq.”
Hetuesi: Mik për çfarë?
Dumani: “Mik në aktivitetin kriminal që kishim.”
Hetuesi: Ishte i rëndësishëm Miri?
Dumani: “Shumë.”
Hetuesi: Kishte një grup kriminal?
Dumani: “Një grup shumë të madh.”
Hetuesi: Merrej me drogë?
Dumani: “Po. Më ofroi mundësinë për të futur mall nga Ekuadori në Itali, përveç Shqipërisë. Miri, po, po.”
Hetuesi: Flisje me Mirin për Bazholin?
Dumani: “Po. Miri më kishte treguar se po kërkonte një person për ta vrarë, një person nga Durrësi por që jetonte në Itali. Pseudonimi i tij ishte Çaponi.”
Hetuesi: E di se ku qëndronte në Itali?
Dumani: “Nuk dua të gaboj, ma ka treguar (Miri), por nuk e mbaj mend. Çaponi ishte mik i kundërshtarit të Mirit dhe ishte nga Durrësi. Kështu që më tregonte që Bazholi po e kërkonte, donte ta gjente, donte ta lokalizonte Çaponin.”
Hetuesi: Bazholi po e kërkonte?
Dumani: “Po, Bazholi po e kërkonte. Tha që Bazholi po përpiqej të lokalizonte Çaponin.”
Hetuesi: Pse?
Dumani: “Sepse donte ta vriste.”
Hetuesi: Pse donte ta vriste?
Dumani: “Sepse Çaponi ishte mik me armikun e Mirit, Pojën.”
Hetuesi: Pra, Bazholi ishte mik i Mirit?
Dumani: “Sipas Mirit, po.”
Hetuesi: Pra, po e kërkonte (Çaponin) për t’i bërë një nder Mirit?
Dumani: “Po.”
Hetuesi: A e di nëse Bazholi merrej me drogë?
Dumani: “Nuk jam shumë i informuar për këtë.”
Hetuesi: Nuk e di pse Bazholi e njihte Mirin?
Dumani: “Nuk mund të pyesnim shumë, përveç nëse ma thoshte vetë. Sepse përndryshe krijohej një opinion i keq për ty.”
Hetuesi: A e di nëse Bazholi kishte një chat (komunikim online)?
Dumani: “Është normale që kishte, përndryshe si do t’i merrte informacionet? Është logjike.”
Hetuesi: Pra, Bazholi kishte informacion për Çaponin përmes një chati?
Dumani: “Po.”
Hetuesi: Këto ngjarje mes Çaponit dhe Bazholit në çfarë periudhe kanë ndodhur?
Dumani: “Në 2022… jo, më falni, në 2021.”
Dumani: “Nuk e mbaj mend mirë, por në atë periudhë ishte në përdorim Sky (aplikacion komunikimi i koduar).”
Hetuesi: A komunikonte edhe Bazholi me Mirin përmes chat-it?
Dumani: “Është normale që po.”
Çopa qëndronte në Durrës dhe e drejtonte nga atje grupin dhe veprimtarinë kriminale.
Në dosjen e autoriteteve italiane thuhet se Çoba është përfshirë në trafikun e kokainës në janar 2022 ku nga Shqipëria u dërguan drejt Italisë 24.850 kilogramë heroine. -

“Kili” i kokainës bënte namin në Durrës, si kishte ndërtuar laborator droge pranë hotelit të tij
Një tjetër emër i fuqishëm i krimit të organizuar në Shqipëri del në dritë nga dosjet e hetimeve të drejtësisë italiane dhe dëshmia tronditëse e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Nuredin Dumani. Bëhet fjalë për shtetasin Ekil Nderjaku, i njohur me nofkën “Kili”, i cili sipas burimeve të sigurisë, ishte pjesë e një grupi kriminal me shtrirje ndërkombëtare dhe me lidhje të forta në rrjetin e trafikut të kokainës në Itali e më gjerë.
Dumani ka deklaruar se: “Akil Nderjaku. Unë e njoh si Kili. Merrnim kokainë nga ai. Nuk kam pasur kontakte me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival. U bë shumë i fortë. Bleu tre makina të blinduara. Ishte në kontakt me një grup shumë të fuqishëm që operonte përtej Italisë, kishte kontakte në gjithë Evropën. Kishte ngritur një laborator për përpunimin e saj pranë hotel-restorant Koral”.
Nga hetimet e kryera përmes platformës së komunikimit të enkriptuar SKY ECC, ka dalë në dritë se më 7 shtator 2020, Kili kishte marrë porosi për 2 kilogramë kokainë, që u dorëzua në Itali nga bashkëpunëtorët e tij me çmimin 38 mijë euro për kilogram.
Dumani thekson se pas një periudhe bashkëpunimi, rrugët e tij me Kilin u ndanë, pasi ky i fundit “u bë pjesë e një grupi rival dhe shumë më të fuqishëm”, me lidhje që kalonin përtej Italisë, në të gjithë Evropën. “Ai bleu tre makina të blinduara,” shprehet Dumani, duke nënvizuar rritjen e fuqisë ekonomike dhe logjistike të Kilit.
Biseda mes hetuesve dhe Dumanit:
Dumani: “E identifikoj foton numër dy.”
Hetuesi: Si quhet personi?
Dumani: “Kil, Akil NDERJAKU. E njoh si Kili. Jeton në një zonë të quajtur ‘Plazh’ në Durrës. Në njësinë numër 13. Me emër identifikoj foton numër pesë.”
Hetuesi: Jo, jo prit, prit, kthehemi te fotografia numër dy. Na thuaj gjithçka që di për NDERJAKUN. Çfarë di?
Dumani: “Te Kili merrnim kokainën sepse kishte laboratorin në lokalin e tij.”
Hetuesi: Laboratori në lokalin e tij? Çfarë laboratori?
Dumani: “Laboratori i kokainës.”
Hetuesi: Ku?
Dumani: “Aty pranë hotel-restorantit KORAL, i njohur gjithashtu si RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Pra, kishte laboratorin e kokainës në restorantin e tij?
Dumani: “Jo në restorantin e tij, por pranë restorantit KORAL. Sepse restoranti KORAL është tjetër, janë ngjitur. Janë afër. Emrin e restorantit të Akilit nuk e di, por është pranë hotelit KORAL, në të njëjtin lagje të quajtur RUOTA ROSSA.”
Hetuesi: Në ç’periudhë ke marrë kokainë prej tij?
Dumani “Kokainën e kam marrë nga ai, nga Akil NDERJAKU, bashkë me vëllain tim sepse ai ishte mik me vëllain tim.”
Hetuesi: Kur e keni marrë?
Dumani: “Ne vitin 2013.”
Hetuesi: Sa sasi?
Dumani: “Merrnim 50 gram, 20 gram, sipas kërkesës.”
Hetuesi: Sa shpesh?
Dumani: “Çdo dhjetë ditë, çdo pesëmbëdhjetë ditë, çdo muaj… nuk kishte ndonjë fluks të madh.”
Hetuesi: Ke thënë që di nofkën e këtij personi?
Dumani: “Kili.”
Hetuesi: E di nëse e quanin edhe Genti?
Dumani: Nuk dua të them gënjeshtra.
Hetuesi: A di nëse ky person ka vazhduar trafikun e kokainës?
Dumani:E di, por unë nuk kam pasur më të bëj me të sepse ai u bë pjesë e një grupi rival ndaj meje.
Hetuesi: Pra, si pjesë e një grupi tjetër, nuk merrje më prej tij.
Dumani: “Jam shkëputur plotësisht.”
Hetuesi: Dhe si e di që ai ka vazhduar me drogën?
Dumani: “Sepse ne gjithmonë interesoheshim për kundërshtarët tanë.”
Hetuesi: Ti bashkë me grupin tënd?
Dumani: Po, po. Në vitin 2019, kushëriri i parë i Kilit erdhi të më takonte. Nuk më kujtohet tani emri, por erdhi dhe më kërkoi të bëja një takim me Kilin.”
Hetuesi: E bëre këtë takim?
Dumani: Jo, nuk u bë, unë nuk pranova.”
Hetuesi: Kur thua nuk pranuam, ti dhe grupi yt nuk pranuat?
Dumani: Jo, unë nuk pranova, unë vetë.”
Hetuesi: A di nëse ka vazhduar me drogën edhe pas vitit 2019?
Dumani: “Është bërë shumë i fuqishëm. Ka blerë tre makina të blinduara. Dy G-Class dhe një Cadillac Escalade fuoristradë.”
Hetuesi: Të blera me çfarë para?
Dumani: “Normale me kokainë, ndryshe nuk i blen dot ato. Sepse ishin makina që kushtonin 500 mijë euro të tria bashkë.”
Hetuesi: A di nëse Kili trafikonte drogë edhe në Itali?
Dumani: “Unë e krijova lidhjen me grupin me të cilin ai kishte kontakt. Ata ishin shumë më të fortë dhe shkonin përtej Italisë.”