Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat u bëri thirrje autoriteteve belge që “të hetojnë marrëveshjen e fshehtë Rama–Mogherini për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë”.
“Duke shprehur vlerësimin më të lartë për EPPO, OLAF dhe prokurorinë e Mbretërisë së Belgjikës, ju bëj thirrje të hetojnë marrëveshjen e fshehtë Rama–Mogherini për ndërtimin e kampusit të Kolegjit Europian në Tiranë”, tha Berisha, shkruan A2.
“Ju bëj thirrje të hetojnë të gjitha emailet dhe SMS-të që Rama ka shkëmbyer me Lubi Mogherinin për këtë çështje dhe, në veçanti, të hetohen komunikimet e tyre me telefona të koduar Sky ECC, Matrix, të cilët është vërtetuar se Rama i ka përdorur në raste të tjera të korrupsionit ndërkombëtar. Shqiptarët do ta vlerësonin shumë hetimin e lobingut që Mogherini ka bërë për Edi Ramën, për sukseset e tij imagjinare dhe mbulimin e mega-skandaleve të tij në Bruksel, dhe në veçanti angazhimin e saj kundër opozitës shqiptare”, shtoi kreu demokrat.
Më tej, Berisha theksoi: “Ju bëj thirrje këtyre organeve të hetojnë aferat korruptive të Edi Ramës dhe ministrave të tij—dyshen Mogherini–Vllahutin—në blerjen e vilës për ambasadorin e BE-së me çmim 2–3 herë më të lartë se tregu; të hetojnë abuzimet e mëdha të Edi Ramës dhe qeveritarëve të tij me fondet e taksapaguesve europianë për bujqësinë, energjinë dhe mjedisin, të denoncuara nga opozita njëlloj si kampusi i Kolegjit në Tiranë, në interesin më të mirë të taksapaguesve europianë, por edhe të qytetarëve shqiptarë që duhet të ishin përfitues të këtyre fondeve që vidhen nga kleptokratët e Tiranës. Opozita shqiptare, që ka si mision integrimin e vendit në BE, është e gatshme të kontribuojë në zbardhjen e këtyre abuzimeve korruptive nga qeveria e Tiranës”.
Tag: hetojnë
-

Berisha: Brukseli të hetojë marrëveshjen e fshehtë Rama-Mogherini për ndërtimin e kampusit në Tiranë
-

PS në traditën e komunistëve! Edhe Veliajn nuk e hetojnë as për inceneratorin, as për… por për puç ndaj Ramës
Nga Jamarbër Malltezi
PS në traditën e komunistëve: Mehmet Shehun, Kadri Hazbiun, Fecorr Shehun etj. nuk i dënuan për vrasjet e shqiptarëve, por për puç kundër Enverit apo veprimtari antiparti. Edhe Veliajn nuk e hetojnë as për inceneratorin, as për Teatrin Kombëtar, as për Ardit Gjoklajn apo marrëveshjen me Migliorazin, por për puç ndaj Ramës dhe i nxjerrin faturat e ajolës.
Veliaj shkruante sot se SPAK nuk ka gjetur asnjë shkelje për inceneratorin e Tiranës, kur janë vjedhur 200 milionë euro dhe nuk ekziston asnjë tullë inceneratori! SPAK nuk guxon të hetojë ku shkuan paratë, se duhet të burgosë Edi Ramën dhe nuk ka këllqe, por që ka shkelje dhe janë të tmerrshme, as nuk diskutohet, se donin t’ia ngopnin Arben Ahmetajt, pse shënoi “no comment” në procedurën problematike të inceneratorit pas 4 herë refuzimesh!!!
Ka grabitur tagrat e këshillit të qarkut dhe këshillit bashkiak, ka dyfishuar taksat e qytetarëve për ujin dhe po aq për mbetjet, ka krijuar monopol të Klodianëve për çdo mbetje në Sharrë, bile edhe për dherat, dhe ndonëse ka dhënë qindra milionë euro nga paratë tona, prapë as nuk e ka monitoruar fare se e kthyen në monopol të vet dhe Edi Ramës, ndaj nuk guxon SPAK të shprehet. Blendi Klosi u hoq nga ministër se guxoi të jepte leje për depozitim dheu edhe tjetërkund. Se duhej të ishin monopol dherat. Por sa herë del Edi Rama, shërbëtorët e tij në SPAK (njëlloj si Aranit Çela para 50 vitesh) kthehen në idiotë të dobishëm e kinse nuk kuptojnë fare “krimet intelektuale”.
Por nuk guxojnë të hetojnë as Bolinon dhe lidhjet me mafien e plehrave dhe as mënyrën sesi vëllai ndante milionat për reklama!!! Aty del sesi pushteti i Edi Ramës dhe Erion Veliajt detyronte bizneset të paguanin tek të përzgjedhurit e tyre, si të ndahen paratë në varësi të lëpirjes ndaj pushtetit. Ndaj do vazhdojmë të lexojmë bëma me të brendshme për cirk, e jo kërkim të 200 milionëve të inceneratorëve dhe qindra milionë të tjera me reklamat sipas oreksit të Edi Ramës dhe Erion Veliajt.
-

“Strukturat shtetërore të hetojnë rastin”/ PS Mat denoncon: Komisionerët e PD në KZAZ 16 janë me precedentë penal
Pranë KZAZ 16, caktimi nga ana e PD e disa komisionerëve të qendrave të votimit, për Partinë Socialiste ka sjellë problem sepse e kanë denoncuar si rast.
U kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga komisionet si dhe procedimi për deklarim të rremë. Sipas tyre këta komisionerë janë me precedentë penal dhe të dënuar nga organet e drejtësisë.
PS Mat i bën thirrje strukturave shtetërore të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë personat problematikë me ligjin. -

PS Mat denoncon: Komisionerët e PD në KZAZ 16 janë me precedentë penal! Strukturat shtetërore të hetojnë rastin
PS Mat denoncoi pak minuta më parë pranë KZAZ 16 caktimin nga ana e PD të disa komisionerëve të qendrave të votimit.
Sipas tyre këta komisionerë janë me precedentë penal dhe të dënuar nga organet e drejtësisë.
U kërkua largimi i menjëhershëm i tyre nga komisionet si dhe procedimi për deklarim të rrem.
PS Mat i bën thirrje strukturave shtetërore të hetojnë dhe vënë para përgjegjësisë personat problematikë me ligjin.Top Channel
-

Malltezi: Prokurorët po veprojnë me urdhër se cilin dhe deri ku duhet të hetojnë
Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Jamarbër Malltezi, ka reaguar në Facebook duke akuzuar prokurorinë për hetime selektive. Ai tha se prokurori Ols Dado, i cili veproi ndaj Erion Veliajt, ka refuzuar të thellojë hetimet për çështjen e Olta Xhaçkës, pasi aty del Edi Rama.
Sipas Malltezit, Beleri ka çuar në gjykatë vendimin për të mos vijuar hetimet dhe gjyqtarja ka urdhëruar që ato të vazhdojnë. Ai thekson se prokurorët veprojnë me komandë për të përcaktuar se kë dhe deri ku të hetojnë. Malltezi përmendi rastin e inceneratorëve, duke akuzuar se nuk ka përgjigje për rolin e Agacios dhe Metanit, pasi aty përfshihet Rama. Ai gjithashtu tha se nuk është dhënë leje për të vepruar ndaj Taulant Ballës, pavarësisht përmendjes së tij në përgjimet e bandave kriminale.
Malltezi:
I njejti prokuror Ols Dado qe ka vepruar ndaj Erion Veliajt, ka refuzuar te hetoje me tej ne rastin e vjedhjes se tokes shtet dhe te dhenies se statusit investitor strategjik per Olta Xhacken se i del Edi Rama. Beleri e ka cuar ne gjykate vendimin e prokurorit per te mos hetuar me tej dhe gjyqtarja e ka miratuar qe duhet te hetoje. Por del qarte qe prokuroret veprojne me komande se CILIN dhe DERI KU te hetojne
“Partia tende te denon se ke bere faj” i tha Enver Hoxha Kadri Hazbiut dhe me fjalen e tij u arrestua dhe pushkatua. Ndaj u burgos Veliaj por ka 5 vjet nuk ka pergjigje per rolin e Agacios dhe Metanit tek inceneratoret se na del Rama, ndaj nuk eshte dhene leje te veprohet para zgjedhjeve ndaj taulant balles qe ka vite qe ka dale ne pergjimet e cdo bande kriminale nga Elbasani ne Fushe kruje dhe Shkoder.