Tag: hetojë

  • “Neglizhencë dhe mosveprim”/ Situata problematike në Lezhë, reagon deputeti Gjoni: Prokuroria të hetojë urgjentisht

    “Neglizhencë dhe mosveprim”/ Situata problematike në Lezhë, reagon deputeti Gjoni: Prokuroria të hetojë urgjentisht

    Argjinatura e lagunës së Vainit në Lezhë është çarë përsëri pranë zonës së Talës, duke rrezikuar sërish përmbytje në disa zona.
    Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, pas takimeve me banorët, tha se kjo situatë nuk është fatkeqësi natyrore, por pasojë e neglizhencës dhe mosveprimit të institucioneve përgjegjëse.
    Ai akuzoi autoritetet për bllokimin e kanalit natyror që lidh lagunën me detin, duke shkaktuar dëme për qindra banorë në Shënkoll, Zejmen dhe Kolsh. Gjoni i kërkoi Prokurorisë së Lezhës të hetojë urgjentisht dhe të vërë përgjegjësit përpara drejtësisë për këtë katastrofë të shkaktuar.

  • Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë

    Kërkoi që SPAK të hetojë faljen e gjobave, Apeli i GJKKO rrëzon kërkesën e Aulon Kalasë

    Gjykata e Apelit të Posaçëm rrëzon kërkesën e kandidatit demokrat Aulon Kalaja për të detyruar SPAK që të hetojë faljen e gjobave.

    Vendimi u dha nga gjyqtarja Nertina Kosova e cila shprehet se falja e gjobave nga nuk përbën fakt penal për tu hetuar.
    Kalaja u shpreh se teksa çështja nuk është hetuar nga SPAK dhe gjykata nuk i dha të drejtë, ai do ti drejtohet gjykatës se lartë me rekurs.

  • “Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

    “Pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie”, GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e PD, Arjan Ndoja

    Gjykata e Posaçme urdhëron SPAK të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja.

    Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.
    Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet, thonë burime për gazetaren e Top News, Alketa Shaba.
    Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.
    Gjyqtari Çela ktheu aktet në SPAK dhe kërkon hetimin mbi dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.

    Top Channel

  • Akuza për pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e  njohur të PD-së

    Akuza për pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie/ GJKKO urdhëron SPAK të hetojë deputetin e njohur të PD-së

    GJKKO ka urdhëruar SPAK-un që të hetojë deputetin e Partisë Demokratike Arjan Ndoja. Demokrati akuzohet për dy vepra penale “pastrim parash” dhe “fshehje apo mos deklarim pasurie”.
    Gjyqtari Erjon Çela pasi mori në shqyrtim çështjen penale me objekt pushimin e hetimeve në lidhje me procedimin 1804 të vitit 2023, ardhur për kompetencë lëndore nga gjykata e shkallës së parë Tiranë si dhe pasi konstatoi pavlefshmërinë absolute të kërkesës për pushimin e hetimeve, vendosi të kthejë aktet pranë SPAK duke e urdhëruar që të regjistrojë procedim penal dhe të nisë hetimet.
    Gjykata e Posaçme vendosi kalimin e akteve në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion si prokurori që ka kompetencën lëndore për të hetuar një deputet. Sipas gjykatës, subjektit të hetuar i ka ndryshuar statusi gjatë gjykimit, për këtë arsye është kompetencë e SPAK të hetojë Arjan Ndoja.

  • Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

    Berisha në SPAK për 21 janarin, Zogaj: Ja tri aspektet ku duhet të hetohet

    Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, komentoi motivet që kanë çuarr në thirrjen e ish-kryeministrit Berisha në SPAK të premten për t’u pyetur për ngjarjen e rëndë të 21 janarit 2011. Sipas Zogajt, SPAK do të duhet të hetojë disa aspekte të kësaj ngjarjeje të rëndë, që kanë të bëjnë me shpërdorimin e detyrës, prishjen e provave dhe pastrimin e skenës së krimit.
    “Është arritur në konkluzionin se kjo është një krim shtetëror, janë vrasje shtetërore dhe nga kjo pikëpamje Gjykata e Lartë i kërkon SPAK-ut që të hetojë në tre aspekte.
    Një është për të hetuar për vrasje në rrethana të cilësuara, sepse nga hetimi i mëparshëm i prokurorisë së Tiranës dhe nga gjykimi i mëparshëm vrasjet janë konsideruar si vrasje nga pakujdesia.
    E dyta i kërkon që të hetojë për shpërdorim detyre, sepse dikush ka shpërdorur detyrën, sa kohë që  ata e cilësojnë si vrasje shtetërore dhe e treta hetojnë për prishjen e provave, për pastrimin e skenës së krimit. Nga kjo pikëpamje, unë mendoj se SPAK-u ka një hapësirë, ka shumë lëndë, si me thënë, për të hedhur dritë dhe është detyrë e SPAK-ut që të hedhë dritë për të trija këto çështje.
    Minimalisht, nja dy-tre gjëra janë flagrante. Flagrant është refuzimi i urdhërit të Prokurores së Përgjithshme për të ndaluar, jo për të arrestuar, oficerët që ishin të pranishëm dhe ishin protagonistë në këtë skenë krimi. Dhe drejtori i policisë së Tiranës në atë kohë, apo i policisë së shtetit, s’e mbaj mend mirë, Burgaj është urdhëruar nga kryeministri i vendit që të refuzojë prokurorinë. Kjo ka bërë bujë të madhe në Shqipëri në atë kohë.
    I gjithë trupi diplomatik, vendet, partnerët dhe presidenti i Francës janë habitur se si mund të pengohet zbatimi i një urdhëri të prokurorit për të hetuar rreth një skene krimi ku janë vrarë katër njerëz. E, e dyta ka të bëjë me prishjen e provave, pengimi i prokurorëve për të hetuar në kohë reale në moment. Së paku 48 orë, ndoshta edhe më shumë, autorëve të kësaj masakre që të ndërhyjnë, të prishin prova që i ka zbuluar FBI-ja dhe nuk i ka zbuluar prokuroria jonë.
    E para është fshirja e serverit të kryeministrisë, i cili ka filmuar para dhe brenda nuk e di ç’ka filmuar, por ai është prishur sipas FBI-së, duke filluar nga mesnata e 22 janarit deri në orën pesë të mëngjesit.
    Ndërhyrja në armën e ish-komandantit të Gardës, Andrea Prendi, FBI-ja ka zbuluar se ai ka ndërruar tytën e armës. Dhe ka dhe elementë tjerë që lidhen me pastrimin e skenës së krimit.
    Thelbi i hetimit është të hetohet nga doli kush urdhëroi, pse u qëllua mbi turmë, pse qëlloi garda mbi turmë në një kohë kur demonstrate”- tha Zogaj.

  • A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Çështja e Belerit mbërrin në Gjykatën e Lartë

    A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Çështja e Belerit mbërrin në Gjykatën e Lartë

    Pretendimet e Alfred Belerit, nëse SPAK duhet të hetojë ose jo ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë.
    Kjo gjykatë vendosi sot të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e bërë nga Alfred Beleri, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos regjistruar hetim ndaj Xhaçkës e Gaçit.
    Seanca gjyqësore, që do të relatohet nga gjyqtari Sokol Binaj, është planifikuar më 18 nëntor.
    Vendimi i SPAK për mosfillim hetimi u kundërshtua nga Beleri në Gjykatën e Posaçme, që në prill urdhëroi SPAK të regjistronte hetim. Por vendimi u ankimua nga SPAK në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi Shkallën e Parë në 14 maj, duke në fuqi qëndrimin e Strukturës së Posaçme.

  • A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Pretendimet e Belerit përfundojnë në Gjykatën e Lartë

    A duhet të hetojë SPAK Xhaçkën dhe bashkëshortin e saj? Pretendimet e Belerit përfundojnë në Gjykatën e Lartë

    Pretendimet e Alfred Belerit, nëse SPAK duhet të hetojë ose jo ish-ministren Olta Xhaçka dhe bashkëshortin e saj, Artan Gaçi, do të shqyrtohen nga Gjykata e Lartë. 
    Kjo gjykatë vendosi sot të kalojë për shqyrtim në seancë gjyqësore rekursin e bërë nga Alfred Beleri, kundër vendimit të Apelit të Posaçëm, që konfirmoi qëndrimin e SPAK për të mos regjistruar hetim ndaj Xhaçkës e Gaçit. 
    Seanca gjyqësore, që do të relatohet nga gjyqtari Sokol Binaj, është planifikuar më 18 nëntor. 
    Vendimi i SPAK për mosfillim hetimi u kundërshtua nga Beleri në Gjykatën e Posaçme, që në prill urdhëroi SPAK të regjistronte hetim. Por vendimi u ankimua nga SPAK në Apelin e Posaçëm, që rrëzoi Shkallën e Parë në 14 maj, duke në fuqi qëndrimin e Strukturës së Posaçme. 

  • Shkarkimet e drejtorëve në bashkitë, Baçi: Dhanë dorëheqjen se kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë

    Shkarkimet e drejtorëve në bashkitë, Baçi: Dhanë dorëheqjen se kanë frikë burgun, Prokuroria t’i hetojë

    Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi, ka reaguar ashpër pas shkarkimeve të fundit në administratën lokale të urdhëruara nga kryeministri Edi Rama. Në një intervistë për News24, Baçi e akuzoi Ramën për abuzim me pushtetin dhe përpjekje për të mbuluar aferat korruptive.
    Sipas tij, dorëheqjet e disa drejtorëve janë një mënyrë për të shmangur hetimet dhe përgjegjësitë ligjore. Ai kërkoi që Prokuroria të nisë sa më parë hetime, veçanërisht në qytetin e Fierit dhe në kompaninë shtetërore Albpetrol.
    Deputeti demokrat paralajmëroi gjithashtu se opozita do të vijë me një agjendë të qartë në shtator, ndërsa akuzoi qeverinë për manipulim të zgjedhjeve.
    Luan Baçi: Rama tregoi dhe njëherë se i duket vetja perëndi, kur shkarkoi drejtorët nëpër Bashki. Prokuroria të hetojë të gjithë drejtuesit lokalë, mund të kenë qenë për burg. Prandaj edhe kryeministri Edi Rama donte t’i shkarkonte. Kur jep dorëheqjen vërteton se je i korruptuar. Këta drejtorë japin dorëheqje sepse ata që e dinë se janë për në qeli. Sa i përket asaj që do të bëjë PD, presim shtatorin për të përcaktuar agjendën e opozitës.
    Këto nuk ishin zgjedhje. Rama nuk ka zhvilluar zgjedhje, por kishim makineri-shtet që ka paguar dhe ka bërë çdo pisllëk që mund të bëhet për të marrë zgjedhjet. Aq shumë vjedhje ka bërë, sa dolën llogaritë përtej pritshmërive, shkuan 83 deputetë. Ishte grabitje ditën për diell. Kjo qeveri nuk do e ketë të gjatë. Nëse Prokuroria sidomos në Fier, te Bashkia dhe tek Albpetrol, nis hetime, do të gjejë afera të tmerrshme korruptive.

  • “Prokuroria mund të hetojë”/ Rinumërimi i votave, flet analisti: Rinumërimi solli transparencë, votat shtesë…

    “Prokuroria mund të hetojë”/ Rinumërimi i votave, flet analisti: Rinumërimi solli transparencë, votat shtesë…

    Sipas Muratit, kryeministri Edi Rama nuk ishte entuziast për rinumërimin, madje u kishte kërkuar deputetëve socialistë të tërhiqeshin nga kërkesa për rinumërim. “Ai i ndaloi të vetët duke u thënë se nëse nuk ka ndryshim rezultati, imagjinoni sulmin mediatik që do t’ju vijë,” tha Murati.
    Analisti Erl Murati, i ftuar në një studio televizive, komentoi përfundimin e procesit të rinumërimit të votave në qarkun e Fierit për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke theksuar tensionin politik që shoqëroi këtë proces si dhe domosdoshmërinë për hetim të mëtejshëm nga organet e drejtësisë.
    Ai veçoi rastin e kandidatit të PS-së, Ceno Klosi, si një shembull ku duken parregullsi në numërim. Murati theksoi se “krimi zgjedhor është një çështje serioze dhe i takon drejtësisë të japë vendimin përfundimtar”.
    Pavarësisht debatit politik, analisti e konsideroi rinumërimin një hap pozitiv për demokracinë, pasi ka sjellë transparencë dhe ka larguar dyshimet e qytetarëve mbi manipulimin e votave. “Nga pikëpamja juridike mbetet për t’u interpretuar se çfarë përbën manipulim apo gabim njerëzor, por në çdo rast prokuroria duhet të hetojë,” përfundoi Murati.