Tag: hetohet

  • Dosja “Meta”/ Avokati Cakrani: Gjyqtarja Gjoka shanazhohet nga SPAK pasi po hetohet për çështjet e saj personale

    Dosja “Meta”/ Avokati Cakrani: Gjyqtarja Gjoka shanazhohet nga SPAK pasi po hetohet për çështjet e saj personale

    Avokati i ish-presidentit Meta ka deklaruar ditën e sotme se gjyqtarja Irena Gjoka shanazhohet nga SPAK, pasi po hetohet për çështjet e saj personale. Gjatë një prononcimi për mediat Kujtim Cakrani, u shpreh se ish-presidenti Meta ka kërkuar të nihet me dy dosje. Ai tha se në seancën gjyqsore mungonte një prej avokatëve të Kryemadhit.
    Avokati deklaroi se pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për Metën, i cili ishte prezent. Ai tha se nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.
    “Mungonte një prej avokatëve të palëve, të zonjës Kryemadhi, gjithashtu nga gjykata u lanë disa detyra që prokurorët duhet t’i informonin në ambientet e paraburgimit të gjithë fashikujt që ai kërkoi. Gjithashtu i kërkuam të saktësonin dhe akuzën dhe të na sillnin listën e provave. Prokurorët nuk e kishin këtë detyrë, padyshim që ne kërkuam përsëri. Pati një tension sepse prokurorët kërkuan pezullimin e afateve të paraburgimit për zotin Meta, i cili ishte aty prezent dhe nuk ishte ky shkaktari për shtyrjen e seancës gjyqësore.
    Pati një tension ndërmjet avokatëve, të paktën ndërmjet zotit Lima dhe unë me gjyqtaren Irena Gjoka, e cila e pranoi kërkesën, megjithëse ne nuk e vinim në dyshim që zonja Gjoka pranon çdo kërkesë të prokurorëve. Zonja Gjoka është e shantazhueshme nga zotërinjtë prokurorë pasi po hetohet nga ata për çështjet e saj personale. Ajo vazhdon të mos i marrë parasysh dhe t’i injorojë kërkesat tona. Meta ka kërkuar të njihet me 2 momente. Atë të CEZ-DIA, po jo me kontratën që nuk kanë lidhje me zotin Meta, se ai nuk ka qenë as kryeministër dhe as nuk ka patur gisht, dhe tjetra ka qenë me lobimin. Këta janë 2 dosjet që zoti Meta kërkon të njihet me to”,– tha Cakrani

  • “Zjarrr… duhen nesër me firmë”/ Kryebashkiaku Erion Isai paraqitet sërish në SPAK për tenderat që po hetohet

    “Zjarrr… duhen nesër me firmë”/ Kryebashkiaku Erion Isai paraqitet sërish në SPAK për tenderat që po hetohet

    Kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai është paraqitur sërish në SPAK këtë të të enjte.

    Isai është thirrur lidhur me dy tenderat që po hetohet, raporton gazetarja Anila Hoxha.
    Së bashku me zyrtarë të tjerë të Bashkisë, Isai akuzohet për veprën penale “shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike” , “shpërdorim detyre” dhe “falsifikim dokumentesh”.
    Dosja është ndjekur nga prokurori Dritan Prençi dhe përfshin dy tendera kryesorë, për ndërtimin e një ujësjellësi dhe një tjetër për ndërtimin e rrugës Korçë–Ersekë, për të cilën dyshohet se është manipuluar dokumentacioni teknik, me qëllim përfitime të paligjshme.
    Përveç Isait, në këtë çështje janë marrë në procedim penal edhe 7 persona të tjerë, përfshirë administratorë të shoqërive private të angazhuara në projektet e tenderuara nga Bashkia Kolonjë. Dyshohet se procedurat e prokurimit janë paracaktuar dhe favorizuar, duke i sjellë përfitime të padrejta operatorëve të lidhur me zyrtarët vendorë.
    SPAK ka sekuestruar komunikime përmes aplikacionit WhatsApp midis Erion Isait dhe Entela Çanos, administratore e kompanisë “A & E Engineering”.
    Nga mesazhet, dukej një bashkëpunim për të ndryshuar parametrat tekniko-financiarë të projekteve, me qëllim që ato të përshtateshin sipas kërkesave të kryebashkiakut apo të favorizonin palë të caktuara.

    Top Channel

  • Gazetari Lita tregon detaje për ’21 janarin’: Po të hetohet me themel, aty zbulohen agjentura

    Gazetari Lita tregon detaje për ’21 janarin’: Po të hetohet me themel, aty zbulohen agjentura

    Gazetari, Lavdrim Lita i ftuar në emision u shpreh se nëse 21 janari do hetohet me themel aty do zbulohen agjentura.
    Lita: Ka qenë ministri i financave që ka thënë që ka kapur një transaksion nga Australia 300 mijë për oganizimin e protestës.
    Nuk janë pyetur asnjëherë.
    A e di sa gjëra ka 21 janari.
    Por ajo nuk është hetuar kurrë dhe është lënë qëllimisht 15 vite që parashkruhet shpërdorimi i detyrës, parashkruhen një sërë veprash penale që të mos ketë përgjegjësi dhe të mos hetohet.
    Vetë prokurorët e SPAK e dinë që ajo është një ‘patate e nxehtë’ dhe e kanë çuar njëherë në prokuroinë e Tiranës.
    Ajo është një gropë e zezë e politikës shqiptare që po të hetohet me themel aty zbulohet agjentura.

  • Pse nuk hetohet Frida Krifca? Dumani: Procedohet çdo person, nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët

    Pse nuk hetohet Frida Krifca? Dumani: Procedohet çdo person, nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët

    Kreu i SPAK, i është përgjigjur pyetjes së opozitës në lidhje me një hetim ndaj Frida Krifcës.

    Ai u shpreh se për të kryer hetimet nuk i intereson se nga cili krah politik vijnë zyrtarët.
    -A ka procedim penal për IPARD?
    SPAK ka regjistruar një procedim penal për IPARD. Çështja është në hetim, po bashkëpunohet ngushtë me OLAF.
    -Pse nuk hetohet Frida Krifca?
    Në atë procedim penal hetohet çdo person që ka kryer veprime të kundraligjshme.
    -Pse nuk ka asnjë reagim publik në rastin e Krifcës, ndërsa kur përfshihet opozita ka reagim publik?
    Është vlerësimi juaj. Ne nuk na intereson se nga cili krah vijnë zyrtarët.
     

    Top Channel

  • Pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

    Pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

    Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri, tha kreu i SPAK-ut Altin Dumani në Kuvend.
    I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti pse nuk hetohet ish-ministrja Frida Krifca, Dumani u përgjigj: ”Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”,-tha Dumani.

    Sakaq i pytur edhe se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani tha se SPAK është i ftohtë në çështjet penale dhe nuk ka rëndësi se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale.

    ”Ky është vlerësim i juaj zonja deputete Ne jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale. E rëndësishme është të sigurohen provat dhe të ngrihet akuzë e suksesshme. Jemi në fazën e hetimeve paraprake”,-tha Dumani.

  • Pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

    Pse nuk hetohet Frida Krifca për abuzim me fondet Ipard? Dumani përgjigjet në Kuvend

    Struktura e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit ka regjistruar një procedim penal në lidhje me abuzimet e fondeve të IPARD në Shqipëri. Kështu u përgjigj kreu i SPAK Altin Dumani në Kuvend, sipas të cilit kjo është një çështje prioritare, por hetimet janë në fazën paraprake.
    “Po ka regjistruar një procedim, e kam pohuar edhe në komisionin e ligjeve, por është bërë deklarim publik nga SPAK në hetim dhe po bashkëpunohet ngushtë me OLAF dhe zyrën e prokurorit publik europian, por me OLAF kryesisht si iniciues i këtij procedimi”.
    I pyetur nga deputetja e PD-së Elda Hoti, se pse nuk hetohet Frida Krifca, Dumani u përgjigj: “Në atë procedim penal hetohet çdo person që dyshohet se gjatë kryerjes së detyrës ka kryer veprime të kundraligjshme. Është çështje prioritare se kushtëzohemi nga bashkëpunimi me autoritetet e huaja”.
    Pyetjes se pse nuk ka veprim të menjëhershëm kur rastet lidhen me qeverinë, përkundër rasteve të opozitës, Dumani iu përgjigj se SPAK është i ftohtë në çështjet penale dhe nuk ka rëndësi se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale.
    “Ky është vlerësim i juaj zonja deputete Ne jemi të ftohtë në hetimin e çështjeve penale. Nuk na intereson se nga cili kamp politik vjen subjekti i veprës penale. E rëndësishme është të sigurohen provat dhe të ngrihet akuzë e suksesshme. Jemi në fazën e hetimeve paraprake”.

  • Qori shpërthen: Veliaj duhet të ishte shkarkuar prej kohësh, ai ende nuk po hetohet për inceneratorin

    Qori shpërthen: Veliaj duhet të ishte shkarkuar prej kohësh, ai ende nuk po hetohet për inceneratorin

    Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, ka deklaruar se Erion Veliaj duhet të ishte shkarkuar me kohë nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, që kur Prokuroria ngriti akuzat për korrupsion ndaj tij.
    Sipas Qorit, arsyeja pse Erion Veliaj po shkarkohet tani ka të bëjë me larjen e hesapeve brenda PS-së. Ai tha në Ora News se nuk duhet harruar fakti që Erion Veliaj ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës apo për lejet e ndërtimit.
    Qori: Në këndvështrimin tonë, Erion Veliaj duhej të ishte shkarkuar prej kohësh. Gati ndoshta që në fillim të mandatit të tij, sepse ka qenë i akuzuar jo vetëm nga opinioni publik por pastaj edhe nga prokuroria për korrupsion dhe për vepra të rënda korruptive.
    Ne si parti, përfaqësuesja jonë në këshillin bashkiak e kemi kërkuar pandalshëm shkarkimin e Veliajt. Edhe shpresoj shumë që kjo gjë të ndodhë nesër.
    Në gjykimin tim, Erion Veliaj jo vetëm duhej shkarkuar më parë por edhe proceset ndaj tij duhej të ishin mjaft më të gjera. Nuk duhet të harrojmë, se ai ende nuk po hetohet për inceneratorin e Tiranës. Ende nuk po hetohet për lejet e panumërta të ndërtimit që e kanë bërë qytetin tonë vërtet të pajetueshëm.
    Arsyeja se pse po shkarkohet tani ka të bëjë ndoshta me larjen e hesapeve brenda PS. Zgjedhjet në bashkinë e Tiranës duhet të organizohen një orë e më parë.

  • “Partizani”, Koçi: Berisha po zvarrit procesin, duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

    “Partizani”, Koçi: Berisha po zvarrit procesin, duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha po zvarrit procesin për dosjen “Partizani”.
    Në një intervistë për “Newsline” në ABC News, Koçi u shpreh se Berisha duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen.
    “Duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO në qëndrimin konsistent në rastet për figura të larta politike, si zotin Berisha dhe zotin Meta. Ka figura të tjera të PS, që janë nën hetim, në gjykim. Kemi angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re. Procesi është sunduar nga një përpjekje e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ai nuk iu bind gjykatës për t’u paraqitur para SPAK. Ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat duhet të hetohet, 21 janari, Gërdeci gjithashtu. E dhe shumë gjëra të tjera.”, theksoi ai.

  • “Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

    “Berisha po zvarrit procesin e ‘Partizanit’”/ Petro Koçi: Të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen

    Deputeti i Partisë Socialiste, Petro Koçi thotë se Sali Berisha po zvarrit procesin për dosjen “Partizani”. Në një intervistë Koçi u shpreh se Berisha duhet të hetohet edhe për çështje të tjera, bashkë me familjen.
    “Duhet përshëndetur SPAK dhe GJKKO në qëndrimin konsistent në rastet për figura të larta politike, si zotin Berisha dhe zotin Meta. Ka figura të tjera të PS, që janë nën hetim, në gjykim. Kemi angazhim institucional të rëndësishëm të këtyre dy institucioneve të drejtësisë së re. Procesi është sunduar nga një përpjekje e zotit Berisha për ta zvarritur procesin. Ai nuk iu bind gjykatës për t’u paraqitur para SPAK. Ne duhet të përshëndesim drejtësinë e re në përpjekjet e saj për të luftuar korrupsionin. Zoti Berisha ka çështje të tjera për të cilat duhet të hetohet, 21 janari, Gërdeci gjithashtu. E dhe shumë gjëra të tjera.”, theksoi ai.

  • “Garancia nga Rama”, gazetari  zbulon detajet: Agasi ruante profil të ulët, por SPAK po heton për më shumë

    “Garancia nga Rama”, gazetari zbulon detajet: Agasi ruante profil të ulët, por SPAK po heton për më shumë

    Për gazetarin, Klodian Tomorri, Ergys Agasi shihet si një personazh me profil të ulët në publik. I ftuar në  një emision televiziv,  tha se nuk ka ende një informacion të saktë nga SPAK, se për çfarë po hetohet Agasi.
    Sipas Tomorrit, kompanitë në zotërim të Agasit nuk kanë qenë të lidhur me sektorin publik, apo që mund të kenë marrë tender e koncesione, porse nuk përjashtohet mundësia që ato t’i ketë fituar në mënyrë indirekte.
    Për Tomorrin, Agasi mbetet një figurë me ndikim në strukturat e pushtetit, dhe garancia për këtë ndikim është vetë kryeministri Edi Rama!
    Kishte ruajtur një profil të ulët, person që merret me biznes. Nuk dimë nëse Agasi hetohet për bizneset e tij, hetohet për akuzat që ka bërë Ahmetaj për lidhje me krimin, apo hetohet për ndikimin që mund të ketë ushtruar në mazhorancë në strukturat e shtetit?!
    S’besoj se SPAK do japë informacion për këtë çështje, pasi kur mësyn në banesa nuk del me njoftime zyrtare. Del vetëm kur ka masa.
    Kompanitë s’është se kanë qenë të lidhura me sektorin publik me tendera e koncesione. Mund të kenë marrë përfitime përmes skemave indirekte, këtë s’dimë ta themi.
    Nga ana jo që kam parë, është se ka qenë figurë me ndikim në strukturat e pushtetit dhe një ndikim i tillë të vjen vetëm nga një njeri, Edi Rama.