Tag: hetimore

  • “Përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK”, Meta: Nga sot nisim çmontimin e saj, kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet zgjedhore

    “Përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK”, Meta: Nga sot nisim çmontimin e saj, kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet zgjedhore

    Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një postim në profilin e tij zyrtar në Facebook shprehet se përshëndet përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.

    Ai thekson se nga sot do nisë çmontimin e saj, e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore.
    Meta përsërit se u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

    Postimi i Metës:

    Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.

    Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.

    Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.

    Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij. Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

    Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

    Top Channel

  • U mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur

    U mor i pandehur për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA, Meta reagon nga qelia: Farsë hetimore e tejzgjatur

    Kreu i PL, Ilir Meta ka reaguar nga qelia pasi u mor i pandehur nga SPAK për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA. Sulmon Prokurorinë e Posaçme, duke e quajtur organizatë të Ramës.
    “Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
    Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
    Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
    Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
    Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.
    Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.”, shprehet Meta.

  • SPAK përfundoi hetimet për Metën dhe Kryemadhin, vjen reagimi i Presidentit të PL nga qelia

    SPAK përfundoi hetimet për Metën dhe Kryemadhin, vjen reagimi i Presidentit të PL nga qelia

    Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pasi SPAK ka përfunduar sot hetimet për të dhe Monika Kryemadhin.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Meta shkruan se e përshëndet përfundimin e asaj që ai e cilëson si farsë hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve.
    Meta vijon më tej duke thënë se pret me padurim nisjen e gjykimit të këtij procesi, që sipas tij, ka si objektiv kryesor heqjen e vëmendjes nga krimet zgjedhore.
    Megjithatë ai shton se procesi gjyqësor ndaj tij, i cili do të jetë publik, do të faktojë botërisht se SPAK dhe drejtësia e re janë në duart e Edi Ramës dhe përdoren për të goditur opozitën.
    Kujtojmë se Meta dhe Kryemadhi akuzohen nga SPAK për dosjen CEZ-DIA, lobimin e ish-LSI-së në SHBA, si dhe për shpenzime financiare të padeklaruara prej tyre.
    Postimi i Metës:
    Pas farsës kriminale zgjedhore, që nuk mund të ndodhte pa ndihmën e SPAK edhe me rrëmbimin tim në mënyrë kriminale më 21 tetor 2024, siç e panë të gjithë shqiptarët dhe e gjithë bota, përshëndes përfundimin e farsës hetimore të tejzgjatur nga SPAK për shkak të zgjedhjeve, të nisur që në dhjetor 2019 nga Altin Dumani.
    Pres me padurim, nisjen e gjykimit të këtij procesi, i cili do të jetë publik dhe do të faktojë botërisht se SPAK-u që nuk shikon krimin intelektual të inceneratorit që nuk ekziston dhe që lëshon urdhër-arreste fiktive për terroristët zgjedhorë, duke i lajmëruar që të largohen, është vetëm një organizatë në shërbim të verbër të Edi Ramës, që me “Task Force” e saj anti-opozitë i dha atij një mandat të paligjshëm vetëm me qëllimin që të garantojnë mandate të përjetshme për veten e tyre.
    Nga sot ne nisim çmontimin e kësaj farse hetimore e cila kërkon të spostojë vëmendjen nga krimet e tmerrshme zgjedhore, edhe duke porositur titra te mediat e inceneratorëve për publikimin e akuzave që nuk qëndrojnë, kur çdo shqiptar e di se Ilir Meta u rrëmbye në mënyrë kriminale dhe mbahet në izolim ekstrem me zero fakte dhe zero prova penale.
    Ne do të ballafaqohemi më të gjitha pseudoakuzat e formuluara nga Edi Rama dhe të nënshkruara nga mercenarët e tij.
    Ne do të ballafaqohemi me të gjithë “dëshmitarët” e prodhuar nga Edi Rama dhe që kanë patur probleme me drejtësinë dhe integritetin e tyre.

    Jemi të bindur në shpartallimin e plotë të kësaj farse kundër Ilir Metës si President i Partisë së Lirisë, por edhe si ish-President i Republikës, i cili provoi botërisht në Komisionin e Venecias dhe kudo tjetër, shndërrimin e Reformës në Drejtësi me 140 vota në Ramaformë me 69 vota.

  • Vrasja që u raportua si aksident/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi me 11 plumba i Kristian Markut, si u zbulua atentati i 13 janarit

    Vrasja që u raportua si aksident/ Zbardhen detaje nga ekzekutimi me 11 plumba i Kristian Markut, si u zbulua atentati i 13 janarit

    Emisioni investigativ “Në Shënjestër” solli ekskluzivisht këtë të martë detaje nga dosja hetimore për vrasjen e Kristian Markut, i njohur edhe me pseudonimin Kristi Bardhi, i cili ishte viktima më e fundit e një zinxhiri të gjatë gjakmarrjesh mes dy fiseve të njohura në veri të vendit, Reçi dhe Gjini.
    Një konflikt i trashëguar që nuk njohu asnjë kompromis dhe nuk kurseu jetë njerëzish për dekada me radhë. Tashmë, edhe emri i tij shtohet në listën e gjatë të viktimave të kësaj lufte të heshtur e të përgjakshme.
    Pas muajsh në arrati dhe lëvizjesh të vazhdueshme nga një skaj i Shqipërisë në tjetrin, mbrëmjen e 13 janarit 2025, në afërsi të fshatit Novoselë të Vlorës, Kristian Marku bie në pritë.
    Fillimisht u raportua si një aksident rrugor, por shpejt u zbulua se bëhej fjalë për një atentat të organizuar me profesionalizëm.
    “Më datë 13 Janar 2025, shërbimet e policisë kanë marrë njoftim se në autostradë, në fshatin Novoselë, pranë një karburanti, një automjet është përplasur me trafikndarësen, dhe për pasojë drejtuesi ka humbur jetën”, thuhet në dosjen hetimore.
    Sipas dosjes, rreth orës 18:00, një telefonatë në sallën operative të policisë njoftoi për një aksident me pasoja fatale. Në vendin e shoferit të një Volkswagen Passat, me targa AB107PN, u gjet pa shenja jete Kristian Marku.
    Hetimet zbuluan se mjeti ishte qëlluar me breshëri zjarri në anën e majtë dhe të përparme. 11 plumba u gjetën në trupin e viktimës, 10 prej të cilëve në bust, pa i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.
    Vetëm pak minuta pas atentatit, në një pikë ndalimi në afërsi të zonës së njohur si “Kripa”, në Panaja, policia gjeti një tjetër automjet të djegur, një Volkswagen Golf 5 ngjyrë e zezë.
    Pranë mjetit u gjet një targë AA 300 ZD, që pas verifikimeve rezultoi se ishte vjedhur një ditë para ngjarjes nga një efektiv policie me detyrë në DVP Vlorë.
    Detaje nga dosja hetimore zbulojnë se vetëm pak minuta pas ekzekutimit të shtetasit Kristjan Marku, pranë fshatit Panaja, shërbimet e policisë konstatuan në një vendqendrimi për automjete në autostradë, në afërsi të vendit të quajtur ‘Kripa’, një makinë  tip ‘Volkswagen’, të djegur plotësisht.
    Automjet ku pranë tij u gjet në tokë edhe një targë ‘AA 300 ZD’, që pas verifikimeve rezultoi se më datë 12 Janar 2025 ishte raportuar e vjedhur, nga shtetasi E. M, banues në Novoselë, me detyrë punonjës policie në DVP Vlorë. Targë që i përkiste automjetit të tij, i markës ‘Fiat’ model ‘Punto”.
    Ashpërsia me të cilën u qëllua ndaj makinës me të cilën udhëtonte mbrëmjen e 13 Janarit, Kristian Marku, u pa edhe te plumbat që ai mori në trup.  Plumba që rezultuan fatal për jetën e tij, duke mos i dhënë asnjë mundësi shpëtimi.  Teksa makina me të cilën lëvizte u qëllua në krahun e saj të majtë si edhe në anën e përparme.
    “Gjatë verifikimit të automjetit me targë AB 107 PN, me të cilën lëvizte viktima Kristian Marku, u evidentuan dëmtime të shumta të shkaktuara nga qitjet me armë zjarri, në dyert e anës së majtë të mjetit si dhe thyerje të xhamave të dyerve të kësaj ane si dhe xhamit të përparmë të anës së djathtë.
    Ku në trupin e viktimës u gjetën 11 plagë nga të cilat 10 në pjesën e bustit që kanë rezultuar vdekjeprurëse”, vijohet në dosjen hetimore.
    Në fillim, hetuesit nuk mundën të identifikonin numrin e shasisë për shkak të dëmtimeve nga zjarri. Por pas ekspertizës më të thelluar, më datë 15 janar, u arrit të identifikohej numri i motorit dhe ai i kambios.
    Kjo çoi në zbulimin e origjinës së mjetit, i cili rezultoi i regjistruar në Slloveni, me pronar një shtetas kosovar me inicialet J.B., banues në Podujevë.
    “Sipas verifikimeve të bëra nga Interpol Tirana, automjeti që ka patur numër motori ‘BKC 135 512’ i përket automjetit me numër identifikues fundor (VIN) ‘……….6079’, i cili është automjet ‘Volkswagen Golf 5’, ngjyrë e zezë, viti i prodhimit 2004.
    Ku nga Interpol Lubjana ka mbërritur përgjigja se ky automjet, me targa CE DB975, ishte në pronësi të shtetasit kosovar J. B, rezident në Podujevë.  Po kështu përdorues i këtij automjeti ka qenë dhe shtetasi E. B, edhe ky lindur në Kosovë, rezident në Celje të Sllovenisë”, thuhet në dosjen hetimore të vrasjes së Kristian Marku.
    Makina kishte hyrë në Shqipëri përmes kufirit me Kosovën, ndërsa përdoruesi tjetër i saj ishte vëllai i pronarit, E.B., rezident në Celje, Slloveni. Ky i fundit konfirmoi para hetuesve se ishte në dijeni se makina ishte shitur dhe dinte se kujt i ishte kaluar.

  • Dyshohet për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për shtetasin H.S.

    Dyshohet për spiunazh: Prokuroria Speciale kërkon paraburgim për shtetasin H.S.

    Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj H.S., shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, sipas të cilës arrestimi i të dyshuarit është rezultat i hetimeve disa mujore dhe përdorimit të masave të veçanta hetimore.Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – si dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Prokurori i shtetit ka nxjerrë ndaj H.S. një aktvendim për ndalim 48-orësh, gjatë të cilit do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të çuar përpara procedurën penale.Ky zhvillim tërheq vëmendje të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në diasporë, për rëndësinë që çështje të ndjeshme si siguria kombëtare dhe përballja me aktet e spiunazhit trajtohen me seriozitet nga institucionet e Kosovës.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Prokuroria Speciale e Kosovës ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e paraburgimit ndaj H.S., shtetas i Republikës së Kosovës, i arrestuar nën dyshimin për kryerjen e veprës penale të spiunazhit.Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi, sipas të cilës arrestimi i të dyshuarit është rezultat i hetimeve disa mujore dhe përdorimit të masave të veçanta hetimore.Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës – konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda – si dhe me mbështetjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.Prokurori i shtetit ka nxjerrë ndaj H.S. një aktvendim për ndalim 48-orësh, gjatë të cilit do të ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për të çuar përpara procedurën penale.Ky zhvillim tërheq vëmendje të veçantë edhe për komunitetin shqiptar në diasporë, për rëndësinë që çështje të ndjeshme si siguria kombëtare dhe përballja me aktet e spiunazhit trajtohen me seriozitet nga institucionet e Kosovës.

  • Vrasja në Has, vijim i sherrit të një dite më parë, shkak pronat

    Vrasja në Has, vijim i sherrit të një dite më parë, shkak pronat

    “Në vijim të informacionit të dhënë dje, për një konflikt për motive pronësie në fshatin Pla, bëjmë me dije se në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Has arrestuan në flagrancë shtetasen:
    A. S., 21 vjeçe, banuese në fshatin Pla, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.
    Nga veprimet hetimore dyshohet se gjatë konfliktit për motive pronësie, kjo shtetase ka goditur me mjete të forta, shtetasit A. J., 65 vjeç dhe V. J., 60 vjeçe (bashkëshortë). Shtetasi A. J. mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasja V. J. vijon të jetë në kujdesin e mjekëve.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme”, shkruhet në njoftimin e policisë të një dite më parë.

    Top Channel

  • Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Plagosja e 5-fishtë në Laç/ Policia zbardh ngjarjen, vihen në pranga 2 të rinj

    Policia e Shtetit ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç, ku mbetën të plagosur 5 persona.
    Uniformat blu njoftojnë se kanë vënë në pranga për ngjarjen, dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën këta shtetas.
    Gjithashtu janë sekuestruar dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.
    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve D. Gj. 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore./Opinion.al

  • Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

    Breshëria e plumbave në Laç, zbardhet dinamika, arrestohen dy autorët

    Zbardhet dinamika e ngjarjes së ndodhur mesditën e sotme në Laç.
    Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas.
    Sekuestrohen dy armë zjarri pistoleta të përdorura nga autorët tashmë të arrestuar.

    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur më datë 03.05.2025, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me arme zjarri 5 shtetas, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca, 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.

  • EMRAT/ Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve! Zbardhen detajet

    EMRAT/ Plagosja e 5 personave në Laç, arrestohen dy autorët! Sherri nisi pas përplasjes së dy automjeteve! Zbardhen detajet

    Vihen në pranga dy autorët që përdorën armët e zjarrit dhe për pasojë u plagosën 5 shtetas, Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe Angjelina Gjeza.

    Në vijim të informacionit të dhënë për ngjarjen e ndodhur sot, rreth orës 13.27, në Laç, ku si pasojë i një konflikti u plagosën me armë zjarri 5 persona, mes tyre një shitëse ambulante, grupi hetimor intensifikoi veprimet ndërkohë që forcat operacionale vijuan kontrollet në terren për kapjen e autorit.
    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive të dobëta (aksident rrugor me dëme shumë të vogla materiale) dhe më pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.
    Nga këqyrja kamerave te sigurisë dhe në sajë të veprimeve hetimore të shpejta dhe profesionale, është bërë e mundur sqarimi i dinamikes së ngjarjes, ku është dokumentuar se janë përdorur dy armë zjarri (pistoleta), një armë e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, të cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve ⁠Daniel Gjeloshi 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe Klevis Ndreca 28 vjeç, të dyshuar si autorë për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”,
    Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për veprime te tjera hetimore.

    Top Channel

  • Plagosja e 5 personave në Laç/ Arrestohen autorët dhe sekuestrohen armët e krimit

    Plagosja e 5 personave në Laç/ Arrestohen autorët dhe sekuestrohen armët e krimit

    Policia ka zbardhur dinamikën e ngjarjes së sotme në Laç ku mbetën të plagosur me armë zjarri 5 persona, konkretisht Amarildo Ndoj, Liridon Ismaili, Daniel Gjeloshi, Geri Bitri dhe shitësja ambulante

    Nga tërësia e veprime hetimore të kryera deri tani, rezulton se konflikti mes te rinjve ka nisur për motive te dobëta (aksident rrugor me dëme shumë te vogla materiale) dhe me pas ka vijuar mes palëve duke përdorur armët e zjarrit.

    Sipas policisë, gjatë janë përdorur dy arme zjarri (pistoleta), një arme e ftohtë (përforcues grushti), si dhe dy automjete, te cilat janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Daniel Gjelosha 27 vjeç ( i cili mbeti i plagosur gjatë konflikti dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën) si dhe K. N. 28 vjeç, të dyshuar si autore për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

    Njoftimi: