Tag: hetimore

  • Boçi: Mazhoranca kërkon të fikë opozitën në fjalën dhe rolin e saj

    Boçi: Mazhoranca kërkon të fikë opozitën në fjalën dhe rolin e saj

    I ftuar në studion e lajmeve me gazetarin Edvin Parruca, Luçiano Boçi, deputet i Partisë Demokratike, njëkohësisht nënkryetar i PD, foli për klimën e tensionuar politike në vend.

    Opozita shqiptare akuzon mazhorancën për një strategji të mirëorkestruar që synon heshtjen dhe paralizimin e plotë të rolit të saj kontrollues në parlament. Sipas deputetit demokrat, Boçi, kjo nuk është thjesht një çështje mosmarrëveshjesh politike, por një plan i qëllimshëm ‘për ta fikur opozitën në denoncimet e saj, në fjalën e saj dhe në rolin e saj kontrollues’.

    Në qendër të këtij sulmi, sipas tij, janë mekanizmat themelorë parlamentarë që opozita ka në dispozicion. Kërkesat për ngritjen e komisioneve hetimore, mjete thelbësore për të hetuar çështje me interes të lartë publik si afera ‘McGonigal’ apo procesi zgjedhor, po bllokohen sistematikisht. E njëjta gjë ndodh edhe me mocionet me debat, siç ishte ai i propozuar për mungesën e medikamenteve në spitale, i cili u refuzua prerazi nga mazhoranca.

    Biseda në studio:

    “Unë them që është një strategji, nuk është çështje mosgjetje kuptimi apo mirëkuptimi midis palëve, strategji e cila synon që opozita të heshtet, të fiket në denoncimet e saj, në fjalën e saj dhe në rolin e saj kontrollues që ajo duhet të ushtrojë nëpërmjet parlamentit për ekzekutivin.

    Nëpërmjet atyre mekanizmave parlamentarë që parashikohen edhe në kushtetutë edhe në rregullore, nuk po them për fjalën se ajo është ndërprerë për atë retorikë që çdo deputet duhet ta shpërfaqë gjatë seancave, por po referohem atyre mjeteve themelore që duhet të jenë mekanizma që opozita i ka të parashikuara. Por që pengohen me këto lloj formash vendimmarrjesh, si në konferencën e kryetarëve ashtu edhe me forcën e kartonit pastaj në seancë dhe këto mekanizma janë interpelancat, janë mocionet me debat, janë sidomos komisionet hetimore, sepse dhe sot mbledhja ka qenë pikërisht për dy nga këto elementë, për kërkesën që Partia Demokratike ka për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për çështjen e zgjedhjeve dhe çështjen McGonigal dhe ishte një mocion tjetër në vazhdin mocioneve që ka kërkuar Partia Demokratike dhe që refuzohet për disatën herë.

    Për medikamentet në spitale, mungesës së tyre, të parashtruar nga kryetari i komisionit për Shëndetësinë dhe çështjet sociale, zoti Spahia, dhe si gjithmonë ka pasur kundërshti, ndërsa për dy çështjet e para të komisioneve hetimore, është përdorur dera e dhelpërës e dërgimit të tyre në seancë, gjoja është seanca që vendos, në fakt nuk është seanca, kur këtë e kërkon opozita, është mekanizëm që opozita ka të vetin.

    Duhet ta disponojë dhe ushtrojë, ky komision, varësisht nga çështjet miratohet dhe nuk është kaq e domosdoshme që të ketë një pikëpyetje për t’u ngritur në një seancë, sepse atje futet pastaj në spiralen e objektit, objektit të shumëfishtë të mënyrës së parashtrimit, me qëllim që çështja të ndalohet, votohet kundër dhe ai komision mos miratohet dhe kjo është strategjia që po përdoret. Ndërkohë për mocionin nuk u kursyen fare, shprehen mosdakordësi të plotë, në një formë pak sa gjoja dhe mirëkuptuese, diabolike do thoja unë, me një hipokrizi lapidare, që mocioni të shndërrojë në interpelancë, interpelanca është diçka tjetër, mocioni është diçka tjetër, kërkohet nga një numër deputetësh, në rastin konkret nga shtatë deputetë, po dhe që duhet patjetër të realizohet, sepse e parashikon vetë rregullorja”,- u shpreh Boçi.

  • Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim

    Korrupsioni në zgjedhje, Dumani: SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim

    Kreu i SPAK Altin Dumani, në Komisionin e Ligjeve, foli edhe për shit-blerjen e votës në zgjedhje.
    Dumani tha se SPAK ka bërë veprime hetimore për çdo pretendim të bërë për korrupsion në zgjedhje.
    “Ne krijuam Task-Forcë për krimin zgjedhor. Nuk mund të them se Task-Forca ka dështuar, patjetër ka vend për përmirësim. Ne kemi marrë çdo denoncim të marrë dhe SPAK ka regjistruar procedime penale, në rastet ku ka pasur prova. Ka pasur procedime pas denoncimeve nga partitë politike, nga qytetarë, por edhe kryesisht. Kemi regjistruar 44 procedime dhe mbeten në hetim dhe 38 procedime penale. SPAK ka bërë gjitha veprimet hetimore për çdo pretendim.
    Më 2025, kemi marrë të pandehur një kryetar bashkie. Kemi nën hetim një kryebashkiak tjetër po për korrupsion aktiv gjatë procesit zgjedhor, kemi arrestuar disa persona për zgjedhjet më 2025. Po ndjekim 38 procedimet dhe shpresojmë që në këto procedime, t’i çojmë përpara. Ne jemi vetëm 20 prokurorë.
    Çdo pretendim të PD-së e kemi verifikuar, ju kam dërguar prokuror dhe në mes të natës. Kur ju thoni po blihen a shiten vota, ne sapo organizojmë punën për të hetuar rastin, shikojmë në media që në filan vend po blihen vota. Kemi dërguar prokurorë të BKH-së, është verifikuar çdo pretendim kudo në Shqipëri”, u shpreh Dumani.

  • Mediu: Mazhoranca e Ramës do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore dhe të drejtën për debat në Kuvend

    Mediu: Mazhoranca e Ramës do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore dhe të drejtën për debat në Kuvend

     

    Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në edicionin ‘Ora 19’ në SYRI TV, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.

    ‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.

    Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.

     ‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.

    Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.

    ‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.

    Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.

     ‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.

    Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.

     ‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.

    Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.

    ‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu në SYRI TV.

  • “Nuk jemi të punësuar në Kuvend”, Mediu: Ja pse duhen ngritur Komisionet Hetimore

    “Nuk jemi të punësuar në Kuvend”, Mediu: Ja pse duhen ngritur Komisionet Hetimore

    Kryetari i Partisë Republikane dhe njëkohësisht deputeti Fatmir Mediu ishte i ftuar në një emision televiziv, ku foli për debatet në parlament dhe mënyrën se si, sipas tij, mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama, po mohon çdo instrument demokratik të opozitës.
    ‘Mazhoranca e drejtuar nga Edi Rama do të mohojë gjithmonë komisionet hetimore, interpelancat apo edhe seancat me debat në parlamentin e Shqipërisë,’ tha Mediu.
    Ai theksoi se roli i deputetëve nuk është të jenë ‘të punësuar në Kuvend’, por përfaqësues të qytetarëve dhe të një krahu politik.
    ‘Ne nuk jemi të punësuar në Kuvendin e Shqipërisë, ne jemi përfaqësues të qytetarëve, të një krahu politik dhe veprimin tonë e kemi veprim politik, më pas çështja e administrimit brenda Kuvendit, është një çështje më tepër politike,’ deklaroi ai.
    Mediu nënvizoi rëndësinë e transparencës dhe qartësisë politike në raport me qytetarët, sidomos në betejat kundër krimit dhe korrupsionit.
    ‘Në raport me qytetarët qartësia e veprimeve tona është jashtëzakonisht e rëndësishme në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, respektimin e Kushtetutës, zgjedhjet e lira dhe të ndershme, problemet me luftën ndaj trafikut të drogës etj. Jo vetëm për të thënë se çfarë është, por dhe kush është zgjidhja. Jo vetëm me shqiptarët, por edhe me ndërkombëtarët, dhe kjo është e domosdoshme,’ u shpreh kreu i PR-së.
    Sa i përket ngritjes së komisioneve hetimore, Mediu theksoi se duhet të ketë një diskutim të qartë mbi qëllimin dhe rezultatet që priten prej tyre.
    ‘Në këtë pikëpamje unë mendoj që për ngritjen e Komisioneve Hetimore është shumë e rëndësishme që të ketë një diskutim paraprak që të paraprihet jo vetëm nga fakti, por edhe ajo çfarë duan të realizojmë ne, në elementë të fundit, pas ngritjes së këtyre komisioneve hetimore,’ tha ai.
    Sipas Mediut, mazhoranca synon të mbyllë çdo hapësirë kontrolli parlamentar dhe transparence.
    ‘Mazhoranca ka për t’i mohuar gjithmonë të drejtat e komisioneve hetimore, të drejtat e interpelancave, të drejtën për debat për disa çështje që kanë rëndësi,’ shtoi ai.
    Në përfundim, Mediu theksoi se çështje si lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit janë thelbësore për debatin parlamentar.
    ‘Nëse nuk është e rëndësishme lufta ndaj karteleve të drogës dhe korrupsionit, atëherë çfarë më e rëndësishme për një debat në një kuvend të një republike parlamentare?’, u shpreh ndër të tjera Fatmir Mediu

  • Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

    Dhoma e Avokatisë merr vendimin: Bojkotojmë të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore

    Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë ka marrë vendimin të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore penale, civile dhe administrative në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.

    VENDIM- KOMITETI DREJTUES I DHOMËS SË AVOKATISË SË SHQIPËRISË
    Komiteti Drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë përcjell me shqetësim të thellë ngjarjen tragjike të vrasjes së gjyqtarit të Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Astrit Kalaja, si një nga ngjarjet më të rënda dhe të paprecedenta të ndodhura ndonjëherë në sistemin e drejtësisë.
    Komiteti vendosi njëzëri të bojkotojë të gjitha proceset hetimore dhe ato gjyqësore — penale, civile dhe administrative — në të gjitha nivelet e gjykimit, për datat 9 dhe 10 tetor 2025.
    Ky bojkot është një thirrje drejtuar opinionit publik, politikës shqiptare, Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, si dhe të gjitha palëve të ndërgjegjshme, që të angazhohen me përgjegjësi maksimale për sigurimin e jetës dhe shëndetit, si dhe të veprimtarisë e aktivitetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe avokatëve, në ushtrimin e detyrave të tyre për realizimin dhe funksionimin e drejtësisë.
    Ky vendim nuk shtrin efektet e tij mbi masat e sigurimit në procesin penal.
    Urdhërohen të gjithë kryetarët e dhomave vendore të avokatisë për ekzekutimin e këtij vendimi.
    KRYETARIProf. Dr. Maksim Haxhia

    Top Channel

  • Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

    Bisedat në Sky ECC për tjetërsimin e pronave në Lalëz/ “Rrumi i Shijakut”: Fola me Monikën…

    Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.
    Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.
    Aleksandër Laho me emrin “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan weblajm.
    Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.
    Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.
    Biseda:
    1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
    L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.
    1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.
    L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.
    1D6E0D– Kte jav nga e premjta
    Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.
    Biseda vijon:
    L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet
    1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.

  • “Fola me Monikën!”, përgjimet e SPAK për pronat në Lalëz, përmendet biseda me Kryemadhin

    “Fola me Monikën!”, përgjimet e SPAK për pronat në Lalëz, përmendet biseda me Kryemadhin

    Dosja hetimore e Prokurorisë së Posaçme që çoi në goditjen e grupit kriminal ku bënin pjesë Avdylajt dhe Aleksandër Laho, i njohur ndryshe “Rrumi i Shijakut”, tregon lidhjet mes tyre dhe egërsinë që kishin ndaj anëtarëve të grupit rival, ku si kreun e tij konsideronin Plaurent Dervishajn.
    Në dokumentin prej 236 faqesh, pjesë e dosjejes voluminoze të hetuar nga SPAK, me përgjime të realizuara përmes aplikacionit të enkriptuar Sky ECC, që datojnë rreth katër vite më parë, evidentohet një bisedë mes Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi”, dhe Vullnet Muçës, ku ky i fundit pretendon se ka folur me “Monikën” dhe “Fredin” në aplikacionin SkyEcc.
    Aleksandër Laho me emrin “Monika” i referohet ish-deputetes Monika Kryemadhi, shkruan Weblajm.
    Pavarësisht këtij pretendimi nga eksponentët e dyshuar të krimit, nga hetimet e deritanishme dhe dekodimi i komunikimeve në Sky ECC, nuk rezulton asnjë provë që implikon znj. Kryemadhi në këtë grup apo në ndonjë aktivitet kriminal.
    Deri më tani, emri i saj është përmendur vetëm në një bisedë të izoluar dhe nuk mbështetet nga prova të tjera hetimore.
    1D6E0D– Fola me moniken idite me fredin ne skai… Kamer…Po celes i thash mka kerku me nejtt korekt…
    L629B3– po fredi esht teknik shum i lart per kto lloj bisedash ne terren me policin… esht me grade te lart per terrenin…. po vetem qe genjen dhe ka nai ves.
    1D6E0D– Dhe fredit ikam nejt korekt ikam then si ta mendosh ti un do boj po ta lexojm deri ditet e fundit.
    L629B3– se esht shum i holle per kto gjera dhe ka shum shkallen e njofjes…. njeh shum njerez po ka hum pil se genjen dhe ka nai ves…. po kur do i kthente pergjigje prk.(prokurores) ai e tha qe ija , dhe fletat e volumit i kan cuar per akt eksperimentii te dha gje.
    1D6E0D– Kte jav nga e premjta
    Në datën 8 mars 2021, në orën 19:53:00, Aleksandër Laho ka diskutuar me Vullnet Muçën në lidhje më dhënien e një “kafe” një personi cimin e të cilit nuk e përmendin por që dyshohet se mund të jetë ekspert kriminalist.
    L629B3– cpbt…mos more nai pergjigje nga fredi per ate biseden a citi mikut te vet
    1D6E0D– Esht myll si bised neser c ka ien takimin ti coj kafen.

  • U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçari dyshohet se u godit për vdekje një dem

    U gjet i pajetë në Tale të Lezhës, 65-vjeçari dyshohet se u godit për vdekje një dem

    Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së 65-vjeçarit Gjergj Tusha, i cili u gjet pa jetë në Tale të Lezhës.

    Korrespondentja e Top Channel Brixhilda Deda bën me dije se paraprakisht dyshohet se vdekja e tij ka qenë aksidentale.
    Sipas burimeve nga grupi hetimor, vdekjen dyshohet t’i jetë shkaktuar nga goditja e një demi, i cili dyshohet se e ka përplasur në pemë.
    Ai ka marrë plagë në kofshë dhe në pupla.
    Njoftimi i policisë:
    Përfundon ekspertiza mjeko-ligjore për përcaktimin e plagëve në trupin e shtetasit Gj. T., i cili u gjet i pajetë pasditen e djeshme, në afërsi të lumit Mat.
    Nga ekspertiza mjeko-ligjore në trupin e 65-vjeçarit nuk janë konstatuar plagë të shkaktuara nga armë zjarri apo mjete prerëse.
    Në vijim të informacionit të dhënë për gjetjen e trupit të pajetë të shtetasit Gj. T., banues në fshatin Pllanë, Lezhë, në afërsi të lumit Mat, ku nga këqyrja paraprake u dyshua se në trupin e tij kishte plagë të shkaktuara nga armë zjarri, sqarojmë se:
    Nga veprimet e para hetimore të kryera ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur në fshatin Pllanë, Njësia Administrative Zejmen, Bashkia Lezhë, ku shtetasi Gj. T. ka qenë duke kullotur bagëtitë.
    Grupi i posaçëm hetimor ka kryer një sërë veprimesh hetimore e procedurale, si këqyrjen e vendit të ngjarjes, këqyrjen e kufomës, këqyrjen e pamjeve filmike, marrjen e deklarimeve, vendimet e ekspertimit, etj.
    Nga tërësia e veprimeve hetimore të deritanishme, dhe veçanërisht nga këqyrja e kufomës, ka rezultuar se dëmtimet e konstatuara në trupin e shtetasit Gj. T. nuk janë shkaktuar nga armë zjarri apo mjete prerëse.
    U kryen veprimet e para hetimore dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për hetime të mëtejshme në lidhje me këtë ngjarje, e dyshuar aksidentale.

    Top Channel

  • Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 37-vjeçari turk, organizator i rrjetit, policia sekuestron…

    Apartamenti i kthyer në ‘fole’ prostitucioni/ Arrestohet 37-vjeçari turk, organizator i rrjetit, policia sekuestron…

    Policia e Durrësit, në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Komisariatin Nr. 2 në Tiranë, ka vijuar me veprime të zgjeruara hetimore në kuadër të operacionit “Space”, i nisur më 22 shtator 2025, për goditjen e një rasti të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të përshtatura në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar.
    Si rezultat i fazës së dytë të hetimeve, është identifikuar dhe arrestuar organizatori i dyshuar i rrjetit, një shtetas turk me inicialet I. Y., 37 vjeç, i cili u lokalizua dhe u ndalua nga forcat e Policisë në Tiranë.
    Gjatë kontrollit, policia sekuestroi 3 telefona celularë të cilët dyshohet se përmbajnë të dhëna të rëndësishme për aktivitetin kriminal dhe rrjetin e prostitucionit.
    Operacioni “Space” nisi më 22 shtator, kur u arrestuan 3 shtetase kineze, të cilat ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në Durrës. Në të njëjtën kohë, materialet hetimore u referuan në Prokurori për 5 shtetas të tjerë të dyshuar, për përfshirje në këtë veprimtari kriminale.
    Nga hetimet rezultoi se shtetasi turk I. Y. ishte personi që kishte rekrutuar gratë kineze dhe kishte organizuar vendosjen e tyre në apartamentin e përshtatur për këtë qëllim, në zonën e lagjes nr. 13, pranë bregdetit.
    Materialet procedurale për shtetasin turk i janë referuar Prokurorisë së Durrësit, ndërsa hetimet po vijojnë për të dokumentuar plotësisht rrjetin dhe për të identifikuar çdo bashkëpunëtor të mundshëm.

  • “Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit dhe..

    “Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, a ndin mor?/ Zbardhen përgjimet e Ragip Gilës me vëllain, si i shpëtoi dënimit dhe..

    Emisioni “Në Shënjestër” ka publikuar këtë të martë detaje nga dosja hetimore ndaj Ragip Gilës i cili është një personazh jo i panjohur për Pas njoftimit për të shtëna në lokalin “Idromeno” në Shkodër, mëngjesin e 8 shtatorit, nga kqyrja e vendit të ngjarjes, jashtë lokalit ku ndodhi krimi, policia konstatoi një motoçikletë ngjyrë të zezë të vendosur në kambalec, në gjendje të ndezur e markës ‘Dayang’, ku në anësore të saj mbante mbishkrimin ‘Shimano’. 
    Motor që në vend të targës ka një plastikë dhe ku numri i shasisë rezultoi i fshirë dhe i lyer me bojë të zezë. 
    Nga ana e ekspertëve të kriminalistikës u bë edhe tamponimi i celësit të kuadrit, si dhe i dy dorezave të këtij motomjeti. 
    Por ndërkohë që kryheshin këto veprime paraprake hetimore në vendin e ngjarjes, tashmë policia kishte rënë në gjurmët e autorit të ngjarjes që me shumë gjasa nuk ishte larguar shumë larg vendit ku u përplas për herë të fundit, me makinën që kishte grabitur gjatë arratisjes së tij. 
    Zonë, pranë ish-magazinave të mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër, e cila u rrethua shpejt nga forca të shumta policisë. 
    Një efektiv policie mundi të identifikojë diçka të pazakontë në shkurret pranë brigjeve të lumit Kir dhe më pas konstatoi se objekti i dyshimtë i kamufluar në bimësinë e zonës, ishte pikërisht Ragip Gila i cili gjatë hedhjes nga shinat e trenit në zallin e lumit Kir, kishte dëmtuar këmbën, duke e bërë të pamundur largimin e tij të mëtejshëm. 
    “Vendi ku u arrestua Ragip Gila ndodhet në ish-magazinat e mallrave në ish-stacionin e trenit në lagjen ‘Skandarbeg’ në Shkodër. 
    Ku u gjet një automjet tip BMË i braktisur. Menjëherë shërbimet e policisë bënë krehjen e zonës”, thuhet në dosjen hetimore. 
    Ragip Gilës, në momentin e dorëzimit iu gjetën me vete në çantën e tij një palë atlete ‘Nike’ si edhe një shishe plastike 1.5 litra, me lëndë djegëse brenda si edhe dy armë zjarri, një automatik dhe një pistoletë, me krehëra. 
    Gila ishte një personazh jo i panjohur i krimit në Shkodër, i cili ishte arrestuar në fundin e vitit 2023 gjatë operacionit të koduar ‘Imazhi Fals’. 
    Operacion ku në banesën e tij u gjet një sasi e madhe armësh dhe pajisjesh luftarake, që dyshohej se do të përdoreshin për krime mafioze në Shkodër dhe më tej si edhe lëndë narkotike e llojit kanabis. 
    26 vjeçari  u lirua shpejt nga qelia dhe vendimi për lirimin e tij mbetet edhe sot i dyshimtë. 
    Pjesa më interesante është se si fillimisht ai u dënua me 5 vite heqje lirie, vendim i cili më pas u ul në 1/3 e tij dhe më tej u konvertua në shërbim prove. 
    Hetim që nisi aksidentalisht pas denoncimit që vëllai i Ragip Gilës bëri në dhjetor të vitit 2023, për zhdukjen e bashkëshortes së tij, Safetes, denoncim që çoi në banesën e familjes Gila në Shkodër, shërbimet e policisë, të cilat pas kontrolleve të ushtruara edhe në banesën e prindërve të denoncuesit gjetën aty sendet e paligjshme që implikonin Ragip Gilën. 
    “Më datë 5 Dhjetor 2023, në orët e pasdites është paraqitur në Komisariatin e Policisë Shkodër për të bërë denoncim në lidhje me zhdukjen e bashkëshortes së tij, shtetasen Safete Gila, shtetasi Ergys Gila. 
    Ai deklaron se Ragip Gila është vëllai i tij, por nuk ka dijeni për gjërat e gjetura në banesë. 
    Ergys Gila thotë se jeton në shtëpi në vete, ndërsa vëllai jeton në shtëpinë ngjitur me të tijën, së bashku me nënën dhe babain. 
    I pyetur se për çfarë i sherbejnë vëllait sendet e gjetura në banesë, ai deklaron se nuk e di këtë gjë dhe se nuk i ka parë ndonjëherë ato gjëra”, thuhet në dosjen hetimore. 
    Por ajo që duket se fundosi Ragip Gilën dhe zbuloi përfshirjen e tij në aktivitet të paligjshëm dhe më pas solli edhe dënimin e tij, janë përgjimet ambientale që u bënë këtë kohë në komisaratin e Shkodrës, midis tij dhe të vëllait. 
    Çka tregon në një fare mënyre edhe vetë personalitetin e tij dhe karakterin kriminal. 
    Ragip Gila: Ti mos fol gja mor njish, rri i qet, une nuk kam lidhje me vllan. A ndin mor? 
    Ergys Gila: Po mor po, njashtu i thashë. 
    Ragip Gila: Kur të dalësh, ruji fëmijët, mos i ço në shkoll nji herë. Nuk të majn ty, ti rri i qetë. Nuk ke punë ti! 
    Kan hi edhe n’bodrum. Sido me ken njito jan në internet, por asht halli i hashashit. Ka 20 paketa çokollata. Njizet paketa çokullata…! 
    Ajo që ndodhi më tej dhe tashmë është e njohur është se Ragip Gila më 4 mars të këtij viti u lirua nga qelia. 
    Dhe vetëm disa muaj më pas, ai u rishfaq në një skenë krimi. 
    Atë të datës 8 shtator, duke shkaktuar një masakër në Shkodër, me dy të vrarë dhe dy të plagosur. 
    Lirim që u krye në bazë të nenit 59 të Kodit Penal ku Ragip Gilës iu pezullua ekzekutimi i dënimit me burgim dhe ai u la në provë për një periudhë prej 5 vitesh, me kusht që të mos kryente asnjë vepër tjetër penale. 
    Si edhe nuk duhej të shoqërohej të dënuar si dhe të mos zotëronte, mbante apo përdorte armë.