Mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Europa”, një shtetas i paidentifikuar, dyshohet se duke drejtuar automjetin, ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin K. Sh., 20 vjeç, dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.Nga aksidenti është dëmtuar 20-vjeçari, i cili është jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor vijon punën për identifikimin e automjetit dhe të drejtuesit të tij dhe për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Vau i Dejës/Sot, rreth orës 06:30, në vendin e quajtur “Mali i Jushit”, Bushat, është konstatuar i djegur plotësisht automjeti tip “Skoda”, në pronësi të shtetasit N. P., i cili ka qenë i parkuar në afërsi të banesës së tij. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit në automjet.
Tag: hetimor
-

Aksident në Shkodër, shoferi përplas 20-vjeçarin me motor dhe largohet nga vendngjarja
-

Ngjarja në Lundër, kamerat kapën autorët në zonë dy ditë para atentatit me 4 të plagosur
Policia dhe prokuroria nuk kanë ende një autor të dyshuar lidhur me atentatin e ndodhur në Lundër ku mbetën të plagosur 4 persona, 2 prej të cilëve të mitur.
Për të çuar në identifikimin e atentatorëve, grupi hetimor është përqendruar tek pamjet e kamerave të sigurisë. Burime nga grupi hetimor pohuan për A2 CNN se pas analizimit të tyre është zbuluar se autorët kanë lëvizur po në të njëjtën zonë edhe përgjatë dy ditëve para se të ndodhte atentati.
Kjo ka ngritur dyshimet se objektivi mund të jetë mbajtur në vëzhgim të plotë nga autorët, si dhe zona të studiohej më së miri prej tyre.
Hetuesit janë duke verifikuar sërish dyshimet se në këtë atentat mund të jetë ngatërruar objektiv dhe ai të ketë qenë bashkëshortja e Roan Brahimit.
Në motorin e përdorur nga autorët e i gjetur i djegur në fshatin Fikas, në Mullet nuk janë përftuar prova që mund të ndihmojë grupin hetimor për shkak se mjeti ishte shkrumbuar i tëri. -

Atentati në Lundër/ Gjendet motori që përdorën autorët
Detaje të reja në lidhje me atentatin ndaj 4 të rinjve mbrëmjen e dy ditëve më parë.
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. -

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, Policia gjen motorin që përdorën autorët
Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur në Lundër të Tiranës, ku gjatë një atentati mbetën të plagosur me armë zjarri katër persona, dy prej të cilëve minoren.Autoritetet bëjnë me dije se gjatë kontrolleve dhe hetimeve të kryera për këtë ngjarje, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motor i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.Motori me të cilën autorët e larguan, është larguar në drejtim të Elbasanit. Grupi hetimor ka mundur ta ndjekë deri diku në autostradë, ndërsa më pas ka humbur gjurmët, pasi ka devijuar nëpër disa rrugë fshatrash pa mbërritur në qytet, në të cilat deri më tani ka qenë i pamundur gjurmimi pasi nuk ka kamera sigurie.
Gjatë kohës që atentatorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të makinës “G Class” që drejtohej nga Arenc Stafa, në lëvizje, përveç 7 gjurmëve të plumbave që janë gjetur në makinë, një tjetër plumb ka kapur një makinë tjetër që ka qenë duke lëvizur në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë prej frikës, por pak çaste më vonë ka njoftuar policinë.
Grupi hetimor, përveç verifikimeve që po kryen për pistën që e lidh me ngjarjen e Lezhës, ku 2 orë para saj u vra babai i Roan Brahimit, disa pista të tjera janë duke u verifikuar, por deri në këtë fazë asnjëra prej tyre nuk duket të jetë bindëse për të avancuar deri në zbardhjen konkrete të atentatit. -

Atentati me 4 të plagosur në Lundër, gjendet në Mullet motori që përdorën autorët, i kishin vënë flakën
Pasditen e sotme është gjetur në fshatin Fikas, në Mullet, një motor i djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët. Motori mendohet se është i autorëve që kanë realizuar atentatin me 4 të plagosur disa ditë më parë në Lundër. Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e ngjarjes.
Njoftimi i policisë
Në vijim të kontrolleve të pandërprera dhe të veprimeve hetimore që po kryhen nga grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes së ndodhur më datë 17.04.2025, në Lundër, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një automjeti me të cilin qarkullonin 4 shtetas, shërbimet e Policisë, ditën e sotme, kanë gjetur në afërsi të fshatit Fikas, Mullet, një motomjet të djegur, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët e kësaj ngjarjeje.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe sigurimin e çdo prove që do të çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve. -

A marrin leje në SPAK gazetarët për publikimin e lajmeve? Ja si përgjigjet Altin Dumani
Një deklaratë e pazakontë nga prokurori Bledar Maksuti ndezi debat për lirinë e medias dhe kufijtë e raportimit hetimor. Gjatë një seance të hapur në Gjykatën Kushtetuese, prokurori i SPAK pranoi se institucioni ka ndjekur një praktikë të marrjes së lejes nga gazetarët përpara publikimit të materialeve që mund të përmbajnë elementë të sekretit hetimor.
Kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani, gjatë raportit të SPAK për vitin 2024, vlerësoi raportimin e komunikimit publik dhe median, teksa theksoi se punohet edhe për ruajtjen e sekretit hetimor. Ai u shpreh se tani ka strategji edhe për komunikimin me median, e realizuar këtë vit. Dumani ka kërkuar ndihmën dhe ndërhyrjen e vazhdueshme të KLP-së, si qeveria e SPAK-ut, për të ndërhyrë edhe te Kuvendi dhe t’i japë zgjidhje problematikave të ndryshime që hasen, apo propozimet konkrete. Ai theksoi se nga ana e SPAK, Kuvendit i janë adresuar të gjitha problematikat sa herë është raportuar atje.
“Jemi përpjekur për komunikimin me mediat, raportet me të, i ndarë publikimi i sekretit hetimor. Cilësia është përmirësuar në lidhje me komunikimin e mediave dhe publikun.
Sigurisht ka problem te shpejtësia, lënë për të dëshiruar, në lidhje me shpejtësinë e publikimit të ngjarjeve. Kemi punuar për hartimin e strategjisë për komunikimin e medias. Ishte parashikuar për 2024, por për shkak të angazhimeve të shumta u bë këtë vit dhe u miratua kjo strategji, që shpresojmë ta rezlizojmë dhe të rrisim performancën. Bashkëpunimi me KLP në nivel të kënaqshëm. Emërimi i 3 prokurorëve ishte i rëndësishëm si proces. Ishte proces i zgjatur, por unë e vlerësoj sepse tashmë kam 3 prokurorë të shtuar që ndihmojnë punën.
Vlerësojmë edhe reagimet tuaja për mbrojtjen e punës tonë, nga ju e presim këtë vlerësim dhe e mirëpresim. Ka modele të ndryshme raportimi, që bëhen në fillim ose në fund. A mund të liheshin në fund këto problematika, po mund të liheshin. Ne nuk bëjmë zgjidhje ligjore. Me Kuvendin kemi qenë konkret në zgjidhjen e problematikave. I kemi thënë me detaje, si, kur, pse.
Propozimet kanë qenë konkrete, si rasti i këshilltarëve, ka edhe propozime e drafte që nga 2021. Ne thjesht i bëjmë të ditura edhe te ju, që jeni qeveria jonë, që edhe ju t’i adresoni atje ku duhen adresuar, edhe ne i kemi bërë ato në Kuvend, por të na ndihmoni edhe ju. Patjetër ka vend për t’u përmirësuar”, tha Dumani në fjalën e tij. -

Rama 10 orë në komision hetimor, Tabaku kujton episodin e tre viteve më parë: Më shkruanin socialistët mesazhe, ku thuhej…
Deputetja e PD Jorida Tabaku ka zbuluar për herë të parë detaje nga marrja në pyetje e kryeministrit Edi Rama në komisionin hetimor për Inceneratorët në vitin 2022.
Ajo u shpreh se ka marrë mbështetje si nga brenda demokratëve, ndërsa ka theksuar se mesazhe i vinin edhe nga pala kundërshtare, duke e inkurajuar apo edhe dhënë detaje në lidhje me hetimin.
Tabaku ka rrëfyer edhe se si ka kaluar 10 orë marrje në pyetje për kryeministrin, duke nënvizuar se nuk ishte aspak e lehtë.
“E mbaj mend si tani atë ditë, para se të niste komisioni, më ke marrë në telefon dhe më ke thënë bëjmë një lidhje live dhe të kam thënë nuk dua ta bëj si Big Brother, Të nesërmen nisi sulmi i Rrusisë në Ukrainë por diskutimin e bëmë.Në atë komision PD ishte në mes të një diskutimi, fjalë diplomatike kjo sepse sapo kishim kaluar 8 janarin. Detyra ime ishte të kisha bllok opozitën bashkë pavarësisht çdo gjëje dhe këtë rpol e kam luajtur më mirë sepse isha grua sepse nëse do të ishte një burrë nuk do ta kishte luajtur. Djhë së dyti përballjen me kundërshtarin. Ka qenë sfidë sepse të kesh 10 orë përballë kryeministrin sigurisht që nuk është e lehtë.Rama përpiqej të sulmonte dhe anashkalonte pyetjet por e kisha të qartë në mendjen time që nuk do të kisha asgjë që do të më shpërqendronte nga qëllimi kryesor.Ndoshta mund të kem një ndjenjë humori që nuk e kam shfaqur kund por aty në 10 orë mu desh ta shfaqja. Për shembull atë 7X7=313.Atë yllin në ballë aty e thash për herë të parë. Janë shumë gjëra që dolën në mënyrë të natyrshme.Sot kur shkoj tek demokratët dhe bisedoj, kur kanë ndonjë shqetësim më thonë që në shumë vite në politikë ti mund të kesh bërë edhe gabime, por atë që i kë bërë Edi Ramës… Dhe kjo sigurisht që ka një kënaqësi personale.Kjo më është thënë edhe nga kolege edhe nga kundërshtarë.Nuk e kam thënë më parë por e di që në atë periudhë kisha një mori mesazhesh që vinin nga kundërshtari të cilat jepnin informacion, të cilat thonin bravo këtë e kape mirë dhe të cilët inkurajonin për të vazhduar, lere pjesën e administratës publike që çfarë nuk çonte. Më tha një mik i imi në atë periudhë: unë e kuptova që ishte gjë shumë e madhe dhe isha në taksi dhe taksisti ishte live edhe më tha a mund ta dëgjojmë pak sepse është Rama atje. -

SPAK nxjerr sekretin hetimor vetë, kur i intereson!”/Xama: Nuk ka transparencë, po intimidohen gazetarët
Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona
-

SPAK nuk kursen as të vetët, Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë u hetuan për 8 muaj për rrjedhje të…
Kreut i Prokuroria e Posaçme (SPAK), Altin Dumani dhe dy prokurorë të tjerë janë hetuar për rreth 8 muaj për rrjedhje të informacioneve sekrete në media, duke përfshirë edhe sekuestrimin e telefonave të tyre. Në Gjykatën Kushtetuese, ku u zhvillua dje seanca e dytë për gazetarin Elton Qyno, avokati i Qynos, Dorian Matlia i pyeti dy prokurorët e SPAK, Ols Dado dhe Bledar Maksuti nëse ishin kryer hetime dhe sekuestrime si ndaj gazetarit, edhe ndaj prokurorëve dhe OPGJ-ve të dosjes së Nuredin Dumanit, nga e cila kanë rrjedhur sekrete hetimore që i kishte vetëm SPAK-u.
Prokurori i SPAK-ut Bledar Maksuti, i njohur si një prokuror serioz dhe me integritet, tha se ishin kryer hetime dhe sekuestrime ndaj anëtarëve të ekipit hetimor të çështjes brenda SPAK-ut, ashtu siç janë kryer veprime ndaj Qynos, të cilit iu sekuestruan telefonat, iu kontrolluar banesa dhe makina, si dhe u mbajt 6 orë në SPAK, për të treguar burimin e informacioneve të publikuara në media nga ana e tij për komunikime në SkyEcc. Prokurorë të dosjes ‘Plumbi i artë’ me të penduar Nuredin Dumanit dhe Henrik Hoxhajn që e humbi statusin rrugës, janë Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kur gazetari Elton Qyno publikoi disa përgjime që nuk ishin në dosjen e SPAK që ka shkuar në gjykatë, por që SPAK i kishte si materiale bruto, SPAK hapi një procedim të ri penal për nxjerrje sekreti hetimor.
Ky procedim u bashkua me procedimin penal nr.75 të vitit 2022 me prokurorë të çështjes Behar Dibra, Doloreza Musabelliu dhe Altin Dumani. Kjo do të thotë se të tre prokurorët janë hetuar për 8 muaj me radhë për dyshime për nxjerrje sekreti hetimor, ashtu siç kanë hetuar Elton Qynon.
Deklarimet e Dumanit
Kujtojmë se Dumani, deklaroi pak kohë më parë se brenda Prokurorisë së Posaçme ka nisur hetim për rrjedhjen e sekretit hetimor. Në një intervistë, ai tha se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”. “Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.
Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani. Një raport i fundit tregon se në 3 vitet e fundit, SPAK ka regjistruar 12 raste të dyshuara të rrjedhjes së sekreteve hetimore. Dosjet përfshijnë analiza të thelluara për përfshirjen e mundshme edhe të prokurorëve dhe hetuesve brenda SPAK, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi integritetin dhe sigurinë e hetimeve të ndjeshme në Shqipëri.
Ruajtja e sekretit ka të bëjë me përfundimin me sukses të çështjes. Sekreti hetimor është art më vete, po t’u shfry të ikën edhe çështja prej duarsh. Këtu te ne ndodh që prokurorët e përdorin politikisht. Duhet manual për komunikimin e çështjeve hetimore. Procesi hetimor ka të lënduar, bashkëpunëtorë që duhen ruajtur deri në fund.