Tag: hetimor

  • Refuzimi për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, opozita braktis Kuvendin

    Refuzimi për ngritjen e 2 komisioneve hetimore, opozita braktis Kuvendin

    kuvend

    TIRANË- Opozita ka braktisur punimet e kuvendit, pasi mazhoranca refuzoi kërkesën për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për zgjedhjet e 11 majit. Deputetët e opozitës e kanë konsideruar aktin e mazhorancës si të papranueshëm dhe antikushteteus dhe në shenjë proteste u larguan nga seanca plenare.
    Deputetja e PD-së Albana Vokshi, kërkoi zyrtarisht ngritjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e 11 majit. Gjatë fjalës së saj në Kuvend, Vokshi theksoi se opozita ka të drejtë kushtetuese për të kërkuar hetime parlamentare mbi proceset zgjedhore dhe veprimtarinë e institucioneve publike./ZËRI

  • Vokshi: Refuzimi i Komisionit Hetimor për 11 Majin, pranim i krimeve zgjedhore nga socialistët

    Vokshi: Refuzimi i Komisionit Hetimor për 11 Majin, pranim i krimeve zgjedhore nga socialistët

    Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka deklaruar sot në parlament se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, kjo nënkupton një pranueshmëri indirekte të kryerjes së krimeve zgjedhore.

    ‘Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës.

    Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme.

    Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet’, tha Vokshi.

    Deklarata e saj vjen ndërsa opozita ka kërkuar hetime farsën zgjedhore të 11 majit, duke theksuar nevojën për transparencë dhe përgjegjshmëri politike.

     

     

  • 11 Maji/ PD kërkon hetim, Vokshi: Kush nuk e voton…

    11 Maji/ PD kërkon hetim, Vokshi: Kush nuk e voton…

    Në Kuvend, Albana Vokshi u shpreh se nëse socialistët nuk votojnë pro ngritjes së Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 11 majit, nënkupton se ata pranojnë në mënyrë indirekte që kanë kryer krime zgjedhore.
    “Bëni transparente atë që kanë ndodhur dhe të gjitha gjetjet t’i përdorim për propozime ligjore, amendime ligjore dhe që t’i përdorim edhe në komisionin e ri të reformës. Ne sot kërkojmë një komision hetimor jo për PD. E kërkojmë për Shqipërinë, sepse pa zgjedhje të lira nuk ka ekonomi, nuk ka drejtësi, nuk ka të ardhme. Ky komision është testi i vërtetë i demokracisë në Shqipëri. Nëse ju e refuzoni këtë komision, ju keni pranuar se keni vjedhur zgjedhjet”,- tha Vokshi.

  • PS rrëzon kërkesën e opozitës, Manja ironizon “burimin” e saj

    PS rrëzon kërkesën e opozitës, Manja ironizon “burimin” e saj

    Partia Socialiste ka rrëzuar kërkesën e 38 deputetëve të Partisë Demokratike për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025.
    Kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ulsi Manja deklaroi se kërkesa nuk është e bazuar mbi fakte dhe nuk përmbush kriteret kushtetuese.
    “Vlerësojmë se kërkesa e 38 deputetëve për Komisionin hetimor nuk përmbush kushtet ligjore dhe kushtetuese nuk ka objekt konkret hetimi por bazohet te pretendimet e eurodeputetit të nderuar që ka takuar Albana. Kur të keni faktet, grupfaktet ju ftojmë të vini, ua kemi dhënë 100 herë ato komisione, por kësaj here nuk do ua japim”, tha Manja

  • Komision hetimor për McGonigal? Berisha: I përfshirë në procesin e vettingut! Çuçi: Kërkesa bazohet në spekulime

    Komision hetimor për McGonigal? Berisha: I përfshirë në procesin e vettingut! Çuçi: Kërkesa bazohet në spekulime

    Në seancën plenare, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka kërkuar krijimin e një komisioni hetimor për një nga skandalet më të mëdha ndërkombëtare të kohës. 
    “Ky skandal ndërkombëtar bashkon kryezbuluesin e FBI-së, McGonigal, kryeministrin Edi Rama, ministra dhe zyrtarë, gjykatës e prokurorë, ndërsa dimensionet e tij janë ende të papërcaktuara. Një gjë është e sigurt: McGonigal, me të cilin Edi Rama ishte krenar për miqësinë e tij, u sul në këtë vend si një horr që shkelmoi betimin. Në kushtetutën e tij u bë një me Edi Ramën“, tha Berisha. 
    Ai shtoi se ish-agjenti i FBI-së ishte përfshirë edhe në procesin e vettingut dhe veprime që vendosën gjoba ndaj biznesmenëve shqiptarë: “U përfshi në akte të shumta korruptive që i kushtuan shqiptarëve qindra miliona euro, duke hequr licensa një kompanie dhe duke ia dhënë një kompanie tjetër ruse. U përfshi edhe në procesin e vettingut“. 
    “E gjithë kjo u bë që ky njeri, që kishte humbur integritetin moral dhe besnikërinë ndaj vendit të tij, të përdorej kundër opozitës shqiptare,” tha Berisha. 
    Kreu i PD-së theksoi rëndësinë e hetimit parlamentar: “Hetimi është i një rëndësie të jashtëzakonshme për Shqipërinë. Në këtë vorbull është kreu i ekzekutivit, dhe nga kjo vorbull ai nuk del kurrë i paangazhuar.” 
    Çuçi: Kërkesa për komisionin McGonigal nuk përmbush kriteret ligjore 
    Në seancën e sotme plenare të Kuvendit, 30 tetor, deputeti i Partisë Socialiste Bledi Çuçi ka folur lidhur me kërkesën e opozitës për ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për çështjen McGonigal. Ai theksoi se pavarësisht dakordësisë për shqyrtimin e kërkesës, dokumenti i paraqitur nuk përmbush kriteret ligjore të përcaktuara nga Gjykata Kushtetuese. 
    Sipas Çuçit, kërkesa e dytë e paraqitur nga opozita nuk përmban ndryshime nga ajo e para dhe nuk ofron një objekt alternativ, as ndarje tematike sipas rekomandimeve kushtetuese. Ai theksoi se formatimi formal nuk mjafton kur mungon përmbushja e kushteve ligjore. 
    “38 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë kanë kërkuar ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për çështjen McGonigal. Në mbledhjen e kryetarëve për të caktuar datën për ngritjen e këtij komisioni kemi rënë dakord që objekti nuk ka qenë i plotë dhe, pavarësisht se ligji nuk e detyron drejtpërdrejt konferencën që t’i japë kohë hartuesve të kësaj kërkese për ta parë dhe sjellë në kushte ligjore, duke zbatuar jurisprudencën, ne i dhamë kohë hartuesve ta sjellin kërkesën në kushte ligjore. Kanë sjellë kërkesën e dytë pa ndryshime nga kërkesa e parë dhe, me keqardhje them, që konstatoj se nuk ka asnjë objekt alternativ të propozuar, nuk ka identifikim të një fushe tjetër hetimore me tjetër tematikë, dhe nuk ka ndonjë ndarje sipas rekomandimeve që ka bërë Gjykata Kushtetuese. Pra, sërish nuk kemi një formulim alternativ.”, tha Çuçi. 
    Deputeti socialist rikujtoi se për ngritjen e komisioneve hetimore duhet të ekzistojnë prova konkrete që ngrejnë dyshime, dhe se e drejta për hetim parlamentar nuk është e pakufizuar. Ai citoi tre kriteret e Gjykatës Kushtetuese. 
    “Formati dhe mënyra e paraqitjes janë në përputhje me vlerësimet formale, por nuk mjaftojnë kur nuk zbatojnë kushtet ligjore. Neni pesë përcakton qartë që Komisionet Hetimore ngrihen kur ekzistojnë prova konkrete që ngrejnë dyshime. Gjykata Kushtetuese ka pohuar se e drejta për të ushtruar hetim parlamentar nuk mund të jetë e pakufizuar. Me qëllim që objekti i hetimit t’i zbatojë këto standarde, Gjykata Kushtetuese parashikon 3 kritere që duhet të zbatohen: Çështja duhet të ketë lidhje me çështje ligjore. Objekti i hetimit duhet të fokusohet në çështje dhe subjekte konkrete. Dhe tre, duhet të ekzistojnë të dhëna apo hetime të mjaftueshme për ekzistencën e një çështjeje për të cilën është i nevojshëm hetimi. Në rastin konkret, fatkeqësisht vëmë re që nuk paraqiten të dhëna e prova të mjaftueshme që vërtetojnë që institucionet ligjvënëse kanë kryer veprime të paligjshme.”, tha Çuçi. 
    Në përfundim, Çuçi tha se nuk ka asnjë dokument zyrtar nga hetimet amerikane që të përmbajë akuza apo të vërtetojë vendimmarrje mbi akte të falsifikuara. 

  • Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për…

    Basha del nga SPAK pas një ore e gjysmë: Duhet të ruaj sekretin hetimor, jam thirrur për…

    Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK.

    Basha, i cili në kohën e tragjedisë së 21 Janarit mbante postin e Ministrit të Brendshëm, nuk u përgjigj mbi atë se çfarë mund të ketë deklaruar para prokurorit të Alfred Shehu.
    Basha: Jam thirrur si person që ka dijeni për një çështje në hetim.
    – Për 21 janarin?
    Basha: Informacionin se për cilën çështje ju lus ta merrni te institucioni se duhet të respektoj sekretin hetimor.
    -A ka pasur urdhër më 21 janar për të qëlluar?
    Basha: Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp por duhet të prisni dhe pak. Mirupafshim
    -Shfaqesh pas shumë kohësh po tani në dyert e drejtësisë
    Basha: Konferencë për shtyp herë tjetër.

    Top Channel

  • Hetimet për 21 janarin, Lulzim Basha paraqitet në SPAK: Duhet të ruaj sekretin hetimor, për tjerat prisni…

    lulzim basha në SPAK

    TIRAnË- Ish-kreu i Partisë Demokratike dhe aktualisht kryetar i Partisë Demokratët Euroatlantik, Lulzim Basha, është paraqitur pasditen e sotme në ambientet e GJKKO-së. Basha ka hyrë në godinën e SPAK rreth orës 16:00, burime bëjnë me dije se Basha është thirrur si person në dijeni për dosjen e “21 Janarit” që po hetohet nga SPAK. 

    Pas më shumë se një ore e gjysmë, Lulzim Basha ka dalë nga SPAK, teksa është ndalur shkurtimisht për mediat. Basha u shpreh për mediat se ruan sekretin hetimor, ndërsa kishte deklaruar gjithçka që ai dinte rreth kësaj çështjeje.
    “Duhet të ruaj sekretin hetimor. Kjo ishte gjithçka që kisha për të deklaruar për këtë çështje, për të tjerat me siguri ju ka marrë malli për konferencë për shtyp, por duhet të prisni dhe pak.”, tha Basha.
    Mësohet se ai do të japë shpjegime lidhur me tragjedinë e 21 janarit 2011. Basha ka qenë ministër i Brendshëm më 21 janar të vitit 2011, kur gjatë një proteste para kryeministrisë u vranë nga plumbat e shtetit 4 protestues.
    Ende nuk dihen më shumë detaje, ndërsa pritet që ai të prononcohet për mediat.
    Çfarë ndodhi më 21 janar?
    Një protestë e thirrur nga Partia Socialiste, asokohe në opozitë doli jashtë kontrollit dhe do të përfundonte me vrasjen e Ziver Veizit, Faik Myrtajt, Hekuran Dedës dhe Aleks Nikës para Kryeministrisë, pas të shtënave me armë zjarri ng Garda e Republikës. Partia Demokratike, në qeveri do e cilësonte tubimin si grusht shtetit dhe krim shtetëror. Nga 2011 deri më sot, dosja e 21 janarit është ende në gjykatë. Në lidhje me ngjarjen u morën të pandehur Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, ndërsa gjykata vlerësoi me vendim se vrasjet kanë ndodhur nga pakujdesia. Të dy të pandehurit u dënuan, Ndrea Prendi me 1 vit ndërsa gardisti Agim Llupo me 3 vite burg. Familjarët e viktimave prej 13 vitesh kërkojnë drejtësi ndërsa akuzat politike rishfqen para çdo fushate elektorale./ZËRI

  • Dy seanca në Kuvend, PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit dhe ngritjen e komisionit hetimor “McGonigal”

    Dy seanca në Kuvend, PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit dhe ngritjen e komisionit hetimor “McGonigal”

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenar, e dyta kjo në një javë, ndërsa të hënën ishte seanca ku raportuar krerët e institucioneve të drejtësisë në vend si dhe u votua për krijimin e Komisioneve të Posaçme për Reformën Zgjedhore dhe atë Territorial.
    Një nga pikat e rendit të Ditës është shqyrtimi i kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për shkarkimin e Kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, me pretendimin se ka shkelur rëndë Kushtetutën dhe rregulloren e këtij institucioni.
    Seanca për shkarkimin e Peleshit parashikohet të nisë në orën 10:00, ndërkohë që gjatë ditës së sotme Kuvendi do të mblidhet në dy seanca plenare.
    Ndërkohë në vijim, në seancën e orës 11:30, në Kuvend do të raportojnë mbi veprimtarinë e vitit 2024, krerët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Institutit të Statistikave, Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe Radiotelevizionit Shqiptar.
    Po ashtu, Kuvendi do të shqyrtojë edhe kërkesat e Partisë Demokratike për ngritjen e dy komisioneve hetimore.
    Kuvendi do të diskutojë mbi projektvendimin “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e ligjshmërisë së veprimeve të zyrtarëve shqiptarë në raport me ish-agjentin special të FBI-se, Charles McGonigal”.
    Një tjetër pikë e rendit të ditës është projektvendimi “Për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për kontrollin e ligjshmërisë së veprimtarisë të organeve të pushtetit qendror dhe pushtetit vendor, si dhe për të verifikuar përdorimin e burimeve të administratës shtetërore për qëllime elektorale në zgjedhjet e 11 majit 2025”.
    Ndër të tjera, Kuvendi do të miratojë edhe projekt-rezolutat për vlerësimin e veprimtarisë së Prokurorisë së Përgjithshme, Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë dhe Këshillit të Lartë Gjyqësor.
     

  • Dumani konfirmoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e IPARD

    Dumani konfirmoi se çështja është nën hetim, PD kërkon ngritjen e një komisioni hetimor për fondet e IPARD

    Partia Demokratike (PD) i është drejtuar zyrtarisht Kuvendit të Shqipërisë me një kërkesë për ngritjen e një Komisioni Hetimor Parlamentar për të kontrolluar ligjshmërinë në administrimin e fondeve të Programit IPARD II (Instrumenti i Asistencës së Para-Anëtarësimit për Zhvillimin Rural).
    Kjo lëvizje e opozitës vjen menjëherë pas deklaratës së Kryetarit të SPAK, Altin Dumani, i cili konfirmoi në Kuvend të Hënën se çështja e abuzimit me këto fonde është aktualisht nën hetim nga Prokuroria në bashkëpunim me partnerët europianë.
    PD propozon që Komisioni Hetimor të përbëhet nga 11 anëtarë dhe të ketë një afat veprimi prej 6 muajsh:

    Përbërja: 5 anëtarë nga Partia Demokratike (përfshirë Kryetarin e Komisionit) dhe 6 anëtarë nga Partia Socialiste.

    Kërkesa e PD-së detajon pesë objektiva kryesore që ky komision duhet të arrijë, duke synuar të shkojë përtej hetimit penal dhe të trajtojë përgjegjësitë institucionale dhe boshllëqet ligjore:

    Kontrolli i Zbatimit: Verifikimi i zbatimit të Marrëveshjes Kuadër IPA II dhe Marrëveshjes Sektoriale IPARD II.
    Verifikimi i Projekteve: Kontrolli i procesit të përzgjedhjes, miratimit dhe financimit të aplikimeve fituese.
    Analiza Ligjore: Analizimi i respektimit të detyrimeve ligjore dhe kontraktuale nga përfituesit gjatë zbatimit të projekteve.
    Identifikimi i Përgjegjësive: Identifikimi i shkeljeve dhe parregullsive të mundshme në administrimin e fondeve dhe nxjerrja e përgjegjësive institucionale.
    Propozimi i Masave Ligjore: Vlerësimi i nevojës për ndërhyrje ligjore për të garantuar ligjshmërinë, llogaridhënien dhe transparencën, si dhe për të shmangur situata të ngjashme në të ardhmen.

    Një objektiv kyç i theksuar nga opozita është angazhimi për të propozuar masat konkrete që janë të nevojshme për të mbrojtur interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale, të evidentuara edhe në raportin e Zyrës Europiane Kundër Mashtrimit (OLAF).
    Qëllimi përfundimtar i theksuar nga PD është krijimi i kushteve që institucionet europiane të rekomandojnë zhbllokimin e fondeve për Shqipërinë për programin pasardhës, IPARD III, i cili është pezulluar pas gjetjeve të OLAF.
    Kërkesa tani pritet të shqyrtohet nga Konferenca e Kryetarëve në Kuvend, për të vendosur për ngritjen dhe funksionimin e këtij komisioni.