Tag: hetimit

  • SPAK bën publike listën me 13 kandidatët për kreun e BKH! Mes tyre edhe dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit

    SPAK bën publike listën me 13 kandidatët për kreun e BKH! Mes tyre edhe dy ish-drejtuesit e Policisë së Shtetit

    SPAK ka bërë publike listën e kandidatëve që janë në garë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Pas përfundimit të aplikimeve, janë 13 kandidatë, prej të cilëve njëri do të zgjidhet për kreun e ri të BKH-së. Mes tyre janë edhe dy ish-drejtorë të policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako.

    13 kandidatët në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit: 

    Andi Pogaçe

    Artur Beu

    Astrit Halilaj

    Elton Kërluku

    Gentian Ndoi

    Gentjan Shehaj

    Gledis Nano

    Haki Çako

    Joni Keta

    Maoricio Sheldija

    Marinela Pilinçi

    Miklovan Kanani

    Nevrus Ndregjoni

    Njoftimi i SPAK: 

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik: 

    Andi Pogaçe

    Artur Beu

    Astrit Halilaj

    Elton Kërluku

    Gentian Ndoi

    Gentjan Shehaj

    Gledis Nano

    Haki Çako

    Joni Keta

    Maoricio Sheldija

    Marinela Pilinçi

    Miklovan Kanani

    Nevrus Ndregjoni

    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”.

  • EMRAT – SPAK zyrtarizon listën e kandidatëve për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit…

    EMRAT – SPAK zyrtarizon listën e kandidatëve për drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit…

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:

    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Astrit Halilaj
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Joni Keta
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni

    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”. Kandidatët që kalojnë fazën e verifikimit paraprak do të ftohen për të marrë pjesë në fazat pasardhëse të procesit.

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Ja kandidatët për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (SPAK)

    Ja kandidatët për postin e drejtuesit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (SPAK)

    Prej datës 6 qershor ka përfunduar afati për dorëzimin e kandidaturave për drejtimin e BKH. Ja cilët janë disa kandidatura.
    Oficeri i karrierës në Polici Gentian Ndoi, i cili prej 25 vitesh në policinë shqiptare njihet për rekordet hetimore një ndër to drejtimi i OFL, ndërsa ka paraqitur interes minutat e fundit si pretendent.

    Aktualisht Zoti Ndoi është pjesë e drejtorisë hetimore, departamenti i policisë kriminale në Policinë e Shtetit dhe siç pranohet nga Policia ai mban detyrën e drejtorit të Krimit ekonomiko Financiar.
    Siç bëhet me dije pranë Spak zyrtari i policisë ka preferuar momentin e fundit për ta dorëzuar shprehjen e interesit për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit, mbasi Aida Hajnajt po i përfundon mandati.
    Ndërsa dy nga konkurrentët janë pjesë aktuale e BKH, si Joni Keta zv. drejtor aktual i BKH i cili së fundmi është shfaqur krah prokurorëve të posaçëm në konferencat me partnerët ndërkombëtare në mbyllje të dy operacioneve dhe Elton Kërluku hetues i BKH në sektorin e krimit ekonomiko financiar.
    Kërluku nga burime të afërta pranë tij e kishte shprehur edhe më herët dëshirën për drejtimin e BKH që e siguroi zonja Hajnaj, por ishte tërhequr në momentin e fundit.
    Të tjerë hetues të BKH me detyrë aktuale pritet të jenë futur në garë, por emrat e tyre janë të pakonfirmuar. Një ndër ta Z. Mentor Cuku oficer pranë BKH dhe me një karrierë të gjate në organet e drejtësisë mohoi të ketë dorëzuar kandidaturën.
    Një tjetër garues  është ish drejtori i përgjithshëm i policisë Gledis Nano, i cili ka pranuar për mediat se synon BKH.
    Po ashtu në këtë listë është edhe emri i Marinela Pilincit, oficere e policisë gjyqësore në prokurorinë Korçë, me formim juriste.
    Komisioni i përzgjedhjes së kandidatëve nuk ka dalë ende me një njoftim publik për të treguar se kush tjetër është në listën e pretendentëve qe synojnë të drejtojnë BKH.

  • Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?

    Kush janë 4 kandidatët për të marrë drejtimin e “FBI shqiptare”?

    Byroja Kombëtare e Hetimit do të ketë një drejtues të ri, pas mbarimit të mandatit të parë 5 vjeçar të Aida Hajnaj. Afatet për kandidatët që kanë shprehur interes janë mbyllur këtë hënë, datë 9 qershor ora 16:00, ndërsa janë mësuar katër kandidatët.
    Bëhet fjalë për ish-drejtuesin e Policisë së Shtetit dhe dikur të Antiterrorit, Gledis Nano; ish-oficerin e Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda, tashmë oficer dhe zëvendës drejtues i Byrosë Kombëtare të Hetimit, Joni Keta, vëllain e Artan Cukut, kryekomisari i shpallur “Dëshmor i Atdheut”, oficeri Mentor Cuku; dhe ish-shefin e Policisë, Elton Kërluku.
    Ta katër këta kandidatë, janë ndër zbatuesit më profesionist të ligjit dhe gara për drejtuesin e Byrosë Kombëtare të Hetimit pritet të jetë vërtetë tepër e fortë.
    1 – Gledis Nano
    Ish-drejtuesi i Policisë së Shtetit dhe dikur i Antiterrorit, është një nga profesionistët e zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe në të dyja detyrat e larta që ka mbajtur, ka lënë gjurmët e tij. Kur ishte në krye të Drejtorisë së Antiterrorit, në Policinë e Shtetit, Gledis Nano ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i Al Haël në Siri.
    Një operacion që ka zgjatur 5 javë dhe është mbyllur me rikthimin në shtëpi të Floresha Rashës, tre fëmijëve të saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha, dhe 11 vjeçarit Endri Dumani. Bashkë me të, në Siri ka qenë dhe shefi i Operacioneve Speciale, Indrit Doda.
    Gledis Nano nuk ishte rastësisht në Siri. Ai është një nga zyrtarë më të lartë të Policisë së Shtetit dhe një nga efektivët me përgatitjet më të larta fizike e operacionale, i trajnuar nga partnerët amerikanë në bazën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Quantico Virginia.
    Në vitin 2013, ai ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit nga Shqipëria të diplomatëve iranianë.
    Në vitin 2021, ai u emërua nga kryeministri Edi Rama në krye të Policisë së Shtetit dhe kishte mbështetjen e plotë të Ambasadës Amerikane në Tiranë. Megjithatë, pas disa muajsh në krye të Policisë Shqiptare, në përpjekjen e tij për reformim të plotë, ai u dëtyrua të largohej nga detyra. Muaj më vonë, Gjykata e Tiranës i dha të drejtë për shkarkimin, duke e konsideruar të paligjshëm. Shteti shqiptar u detyrua ta dëmshpërblente me disa paga.
    2 – Joni Keta
    Edhe Joni Keta ka një karrierë vetëm në ngjitje në fushën e zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai ka shërbyer si Oficer i Policisë Gjyqësore në Prokurorinë për Krimet e Rënda. Pas shkrirjes së kësaj prokurorie dhe marrjen e kompetencave nga Prokuroria e Posaçme, e njohur si SPAK, Joni Keta garon për t’u përfshirë në radhët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Ky institucion konsiderohet si “FBI-ja shqiptare” dhe oficerët specialë garantojnë zbatimin e ligjit në kryerjen e hetimeve cilësore në fushën e veprave penale kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, nën udhëheqjen e Prokurorëve të Prokurorisë së Posaçme, me qëllim parandalimin, zbulimin, goditjen e korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Joni Keta është ndër oficerët e parë të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe një vit më parë, në 2024, ai garoi bashkë me gjashtë kolegë të tjerë për të marrë postin e zëvendësit të Aida Hajnaj. Në fund të garës, Joni Keta u zgjodh fitues dhe sot shërben si zëvendës drejtues i BKH-së dhe njëherësh drejtues i komanduar pasi Aida Hajnaj i ka përfunduar mandati.
    Ai është djali i prokurorit Hysen Keta, i cili për pesë vite ka drejtuar Prokurorinë e Përmetit.
    Hysen Keta e ka nisur karrierën e tij në vitin 1979 dhe përveç pozicionit si prokuror, ai ka punuar për një periudhë edhe si avokat. Për më shumë se një dekadë, ai e ka ushtruar funksionin në Prokurorinë e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2015 u transferua me dekret të Presidentit në Prokurorinë e Tiranës.
    Në vitin 2017, Keta u komandua drejtues i Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor të Përmetit, detyrë të cilën e mbajti deri në vitin 2022, kur u komanduar si Këshilltar i Etikës në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, për një mandat 5-vjeçar. Hysen Keta u shkarkua nga shkalla e parë e vettingut por arriti t’i provonte KPA-së se duhet të kthehej në detyrë dhe ashtu ndodhi. Vendimi i parë u prishë.
    3 – Mentor Cuku
    Një ndër oficerët që synon të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit është dhe Mentor Cuku. Ai është vëllai i kryekomisarit Artan Cuku, i rënë në krye të detyrës dhe i shpallur “Dëshmor i Atdheut”. Mentori është gjithashtu një nga hetuesit e parë të BKH-së dhe aftësitë e larta profesionale e kanë shtyrë që të garojë për të pasuar Aida Hajnaj.
    Po ashtu, ai është një ndër oficerët që garoi një vit më parë bashkë me Joni Ketën, Maksim Begajn, Armando Sallën, Alban Kalanë, Julian Markon dhe Erjon Temën, për postin e zëvendës drejtuesit të Byrosë Kombëtare.
    Mentor Cuku ndjek rrugën e të vëllait, dëshmorit Artan Cuku i cili u ekzekutua me breshëri plumbash në hyrjen e pallatit ku banonte, tet vite më parë në zonën e njohur si “Rruga e Kosovarëve” në Tiranë.
    Artan Cuku ka mbajtur poste te rëndësishme në Policinë e Shtetit, si shef Krimesh, shef Komisariati, zëvendës drejtues në disa qarqe, etj, më shumë se një dekadë e gjysmë në shërbim të qytetarëve, deri ditën që u vra me pesë plumba, mbrëmjen e 8 Prillit 2017.
    Ai njihet si ndër drejtuesit më të njohur dhe që kishte krijuar rend dhe siguri në polici, ndaj dhe kishte marrë nofkën “Drejtor i Hekurt”.
    4 – Elton Kërluku
    Edhe kandidati i katërt për postin e drejtuesit të institucionit kyç në punën e prokurorëve të posaçëm, Elton Kërluku është një ndër njerëzit më profesionist të zbatimit të ligjit në Shqipëri. Ai ka qenë ish-drejtues Policie dhe shefi i sektorit të Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme.
    Pesë vite më parë, Elton Kërluku ka kaluar me sukses garën për të qenë pjesë e FBI-së shqiptare, si Hetues Financiar. Nga më shumë se 600 aplikantë, ai është shpallur në listën e 55 personave të kualifikuar për Oficetr në pozicionin Hetues Financiar, dhe më pas dhe fitues.
    Ai njihet gjithashtu si ekspert i sigurisë dhe ka marrë pjesë në shumë dalje mediatike gjatë kohës që drejtonte Sektorin e Krimit Kibernetik në Ministrinë e Brendshme, në kohën kur krimet online sapo kishin filluar të bëheshin shqetësuese e deri kriminale për qytetarët shqiptarë.
    Me katër nga emrat e bërë publik deri tani, gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka ngjallur mjaft interes publik dhe do të jetë vërtetë interesante dhe ne nivelin e duhur profesional, nisur nga karriera e spikatur e zbatuesve të ligjit, si Gledis Nano, Joni Keta, Mentor Cuku e Elton Kërluku. (Newsbomb.al)

  • Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Gledis Nano garon për Byronë Kombëtare të Hetimit, ish-polici u shkarkua me firmën e Ramës

    Ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano, ka shprehur zyrtarisht vullnetin për të kandiduar për postin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).
    Ai është një nga katër emrat që kanë aplikuar për këtë pozicion të rëndësishëm brenda afatit zyrtar që përfundon këtë të premte.
    Sipas burimeve, kandidatët e tjerë janë dy oficerë të BKH-së, Menton Cuku dhe Joni Keta.
    Procesi i përzgjedhjes së kreut të ri të BKH-së zhvillohet nga SPAK dhe pritet me interes, për shkak të rolit kyç të kësaj strukture në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
    Gledis Nano u shkarkua nga detyra si Drejtor i Përgjithshëm i policisë së shtetit me urdhër të Edi Ramës. Fillimisht atij iu kërkua dorëheqja, por Nano nuk pranoi të largohej duke kërkuar ndihmë nga ambasadat perëndimore në Tiranë, që nuk e mbajtën dot në detyrë, pasi disa ditë më pas në gusht të vitit 2022, Nano u shkarkua me firmën e kryeministrit Edi Rama.

  • Goditja e 4 grupeve kriminale! SPAK: Drejtoheshin nga Shqipëria, trafiktuan 1 ton drogë drejt Finlandës

    Goditja e 4 grupeve kriminale! SPAK: Drejtoheshin nga Shqipëria, trafiktuan 1 ton drogë drejt Finlandës

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë detaje nga operacioni ndërkombëtar, ku katër grupe kriminale trafikonin drogë nga Spanja dhe Holanda drejt Finlandës. Në një njoftim zyrtar SPAK bën të ditur se është vendosur masa e sigurisë ‘arrest me burg’ për 11 shqiptarë, ndërsa janë ekzekutuar vetëm 9 masa, konkretisht për shtetasit me iniciale: B.S, E.A alias E.T, A.M, K.Q, T.K alias T.T, G.S, E.M, L.H dhe D.L.
    SPAK njofton se episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
    -Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.
    -Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.
    Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja, dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzuar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish. Në kuadër të hetimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale 8 automjeteve, 13 telefonave celularë si dhe disa provave shkresore të ndryshme.
    NJOFTIMI:
    SPAK dhe autoritetet finlandeze godasin rrjetin e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe sintetike. Masa sigurie për 11 shtetas shqiptarë.
    Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze po vijon hetimet në kuadër të procedimit penal nr.147, të regjistruar më 29.06.2023, për veprat penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, e kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283 dhe 28/4 të Kodit Penal; “Grup i strukturuar kriminal”, parashikuar nga neni 333/a i Kodit Penal; si dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga pika 1 e nenit 334 të Kodit Penal.
    Procedimi penal është regjistruar pas kërkesës për bashkëpunim, e cila është paraqitur më 21.06.2023 nga Qendra e Policisë për Krime të Finlandës dhe policisë së Lounais-Suomi, lidhur me hetimet të zhvilluara për trafikim dhe shpërndarje të lëndëve narkotike të rrezikshme në Finlandë, nga grupe të strukturuara kriminale, të përbërë nga shtetas shqiptarë, në bashkëpunim të ngushtë me shtetas të tjerë finlandezë, europianë dhe aziatikë.
    Më datë, 21.11.2023, në kuadër të hetimeve të përbashkëta është krijuar Skuadra e Përbashkët Hetimore, mes Prokurorisë së Posaçme dhe Policisë Qendrore Kriminale të Finlandës, Departmentit pranë Institucionit Policor të Finlandës Jugperëndimore dhe Departmentit pranë Institucionit Policor të Helsinkit.
    Pas krijimit të Skuadrës së Përbashkët Hetimore, gjatë 18 muajve të hetimeve intensive, u përdorën metoda speciale të hetimit si; përgjime të komunikimeve telefonike apo regjistrime të fshehta fotografike, filmike apo video, në vende publike, si edhe janë shkëmbyer në kohë reale informacione dhe prova me Byronë Kombëtare të Hetimit të Finlandës.
    Nga provat e administruara rezulton se:
    Gjatë viteve 2022 dhe në vazhdim, janë evidentuar 4 grupe të strukturuara kriminale, në përbërje të të cilëve kanë qenë shtetas shqiptarë dhe të huaj. Këto grupe, të krijuar, organizuar dhe drejtuar nga shtetas shqiptarë, kanë mundur të trafikonin në territorin e Republikës së Finlandës, sasira të konsiderueshme lëndësh apo substancash narkotike me rrezikshmëri të lartë, përfshirë; kokainë, amfetaminë, kanabis, ekstazi dhe substanca të tjera psikotrope. Droga trafikohej dhe transportohej nga Holanda dhe Spanja si dhe më pas dorëzohej, tregtohej, shpërndahej në disa qytete të Finlandës duke shfrytëzyar edhe një rrjet të mirëorganizuar shpërndarësish të lëndës/substancave narkotike, me qëllim sigurimin e të ardhurave të jashtëligjshme.
    Karakteristikë e këtyre grupeve të strukturuara kriminale ka qenë bashkëpunimi mes tyre për realizimin e qëllimeve kriminale ose në disa raste, disa anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale, vepronin edhe për llogari të grupeve të tjera. Një pjesë e anëtarëve të këtyre grupeve të strukturuara kriminale janë arrestuar dhe dënuar nga gjykatat e shkallëve të para të Finlandës për këtë veprimtari kriminale.
    Episodet më të rëndësishme të dokumentuara gjatë viteve 2022-2024 përfshijnë:
    Trafikimin dhe më pas shitjen e rreth 400 kg amfetaminë, mbi 500 kg kanabis si dhe sasi të konsiderueshme kokaine.Shpërndarjen masive të tabletave ekstazi dhe substancave të tjera të ndaluara në Helsinki dhe qytete të tjerë.Masa sigurie dhe arrestime:
    Me kërkesë të Prokurorisë së Posaçme, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me vendimin nr.52, datë 02.06.2025, ka vendosur masën e sigurimit “Arrest në burg”, të parashikuar nga neni 238 i Kodit të Proçedurës Penale ndaj 11 shtetasve shqiptarë.
    Më 03.06.2025 nga Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe strukturat e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit është bërë e mundur zbatimi i masës së sigurisë për 9 persona nën hetim.
    B.S, (27.01.1985)E.A (alias E.T 07.02.1991)A.M (07.06.1981)K.Q (14.04.1981;T.K (alias T.T 15.10.1977)G.S (05.07.1994;E.M, (29.05.1983)L.H, (09.01.1983)D.L, (07.06.1983)
    Gjatë ekzekutimit të masave të sigurimit janë ushtruar kontrolle të shumta në banesa dhe ambiente biznesi si dhe janë sekuestruar nç cilësinë e provave materiale:
    8 automjete13 telefona celularëProva shkresore të ndryshmeNë zbatimin e masave të sigurisë dhe ushtrimin e kontrolleve kanë marrë pjesë edhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit në Finlandë, të policisë së Helsinkit dhe Turkut, Finlandë.Ndihmë të veçantë në hetimin e këtij proçedimi penal ka dhënë Zyra e Oficerit Ndërlidhës të Vendeve Nordike për Shqipërinë dhe Kosovën, duke ngritur urat lidhëse mes SPAK dhe autoriteteve hetimore dhe policore të Finlandës.
    Hetimi në kuadër të Skuadrës së Përbashkët Hetimore është mbështetur nga “Rrjeti @ON” i financuar nga Komisioni Europian, i drejtuar nga Drejtoria Italiane e Hetimit Antimafia (DIA).

  • Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda

    Prokurori finlandez: Kokat e rrjetit shqiptarë,droga trafikohej nga Spanja e Holanda

    Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka bërë publike rezultatet e një operacioni ndërkombëtar kundër krimit të organizuar, në bashkëpunim me autoritetet finlandeze.
    Prezent në konferencën e mbajtur ishte edhe drejtori i Byrosë Kombëtare të Hetimit të Finlandës, i cili fjalën e tij e nisi me një falenderim për SPAK dhe të gjithë kolegët në Shqipëri, pas operacionit të përbashkët antidrogë.
    Ai theksoi se hetimi masiv ka nisur rreth dy vite më parë në Finlandë, ku u arrestuan rreth 55 persona.
    “Në kuadër të hetimit, u sekuestruan rreth 300 kg lëndë narkotike, të trafikuara nga Spanja e Holanda. Sasia totale e drogës së sekuestruar, 170 kg anfetaminë, 100 kg marijuanë dhe disa tableta të lëndës narkotike”, u shpreh ai.

  • Aksion për krimet zgjedhore, SPAK sekuestron celularët e zyrtarëve në Klos

    Aksion për krimet zgjedhore, SPAK sekuestron celularët e zyrtarëve në Klos

    SPAK dhe BKH

    DIBËR- Bashkia Klos është shënjestra e radhës e prokurorëve të Posaçëm dhe agjentëve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Mësohet se këtë pasdite janë sekuestruar celularët e disa zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shitblerje votash për Partinë Socialiste. Emrat e tyre nuk janë zbardhur ende.
    Gjithashtu raportohet se në kuadër të hetimit për krimet zgjedhore, është ushtruar kontroll edhe në zyrat e zyrtarëve që dyshohet se janë përfshirë në shit-blerje votash.
    Në qarkun e Dibrës, Partia Socialiste ka pasur një listë me shtatë emra, dy në të mbyllurën, Blendi Klosi dhe Alma salami. Ndërkohë që lufta zhvillohej mes atyre në listë të hapur, Murat Dani, Daniel Gjura, Valentina Haliti, Agron Malaj dhe Dritan Selishta.
    Më herët SPAK dhe BKH kanë zhvilluar aksione edhe në Shkodër, Elbasan apo Fier.

  • SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese

    SPAK vepron në Elbasan, gjurmohen krimet zgjedhore në telefonata dhe biznese

    Pas qytetit të Kavajës, ku BKH kontrolloi ambjentet e banesës së Elvis Rroshit dhe 4 personave të tjerë, mëngjesin e sotëm një njësi e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka mbëritur në qytetin e Elbasanit, për të kryer kontrollin e disa banesave.

    Kontrollet janë kryer edhe me mbështetjen e Policisë së Qarkut.
    Bëhet fjalë për ekzekutimin e një vendimi penale të marë nga Gjykata e Posacame, ku siç mëson “Ora News”, kontrollet janë kryer në ambjentet e një biznesi privat, në një lokal dhe në tre banesa.
    Deri në këtë fazë kontrollet janë duke u kryer dhe ende nuk dihet se kush janë personat që po targetohet nga SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit.
    Hetimi ndaj këtij rasti ka nisur disa ditë para zhvillimit të procesit të zgjedhjeve të 11 Majit, ndërsa kontrollet po kryhen 7 ditë pasi procesi i votimit dhe numërimit është mbyllur në këtë qark, ku fituese me 10 mandate deputeti doli Partia Socialiste.
    Mësohet se hetimi i SPAK është përqëndruar në akuzën e “Korrupsionit zgjedhor”, ndërsa gjatë ditës së sotme janë sekuestruar aparate telefonike, paisje DVR dhe material të ndryshme.
    Ky është operacioni i parë që SPAK, ndërhyn në qytetin e Elbasanit, megjithëse gjatë fushatësh elektorale dhe ditës së zgjedhjeve të 11 Majit, Task-Forca e SPAK nuk shënoi në këtë qark asnjë rast të korrupsionit dhe manipulimit të vullnetit të zgjedhësve.

  • Synonte kandidimin për një mandat të dytë, Hajnaj nuk dorëzon dokumentet për kreun e BKH

    Synonte kandidimin për një mandat të dytë, Hajnaj nuk dorëzon dokumentet për kreun e BKH

    Aida Hajnaj nuk është kandidate për një mandat të dytë në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit, ndërsa burimet brenda SPAK thonë se emri i saj u përjashtua pasi nuk dorëzoi dokumentet e duhura për vijimin e garës.
    Komisioni i Përzgjedhjes së Kandidaturave kishte lënë afat 7 majin në mënyrë që kandidatët të depozitojnë dokumentacionin e duhur, por Hajnaj nuk e kreu këtë proces, duke e përjashtuar nga gara.
    Tashmë Prokuroria e Posaçme pritet që të rihapë garën për kandidaturat e tjera, të cilët do t’i nënshtrohen disa procedurave.
    Procesi i emërimit të drejtorit të ri do të kalojë në 7 faza, testi i arsyetimit logjik, kontrolli mjekësor, testi fizik, ese me shkrim, intervistë dhe më pas bëhet verifikimi i figurës, deklarimi i aseteve dhe testi i poligrafit.
    Më 22 prill, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar njoftoi çeljen e procedurës së riemërimit të drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit për zëvendësimin e Aida Hajnajt, së cilës i mbaron mandati në datën 31 gusht.
    SPAK tha se Komisioni i përzgjedhjes së kandidaturave përbëhet nga kreu i SPAK, Altin Dumani dhe prokurorët e posaçëm Arben Kraja dhe Behar Dibra.
    Sipas ligjit, të drejtën për të aplikuar në pozicionin e drejtorit të BKH-së e kanë vetëm kandidatët që janë shtetas shqiptarë, që gëzojnë cilësi të larta profesionale dhe morale, dhe që plotësojnë kriteret e duhura.
    Kriter kryesor është që kandidati të mos jetë i lidhur me politikën, rrjetet e spiunazhit dhe komunizmin.
    Procesi i riemërimit të kreut të BKH-së do të kryhet duke kaluar në shtatë 7 faza të ndryshme.
    Aida Hajnaj u emërua në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit më 30 korrik të vitit 2020.