Tag: hetimit

  • “Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

    “Bankers Petroleum”/ Malaj në Kuvend: Pas hetimit do dalin figurat e përfshira

    Petrit Malaj

    TIRANË- Çështja e “Bankers Petroleum” është diskutuar edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Shqipërisë për këtë legjislaturë. Teksa ministri i Financave po fliste për të ardhurat dhe buxhetin, u pyet nga nga deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku. Kjo e fundit i kërkoi informacion se çfarë masash ishin marrë për kompaninë kineze.
    “Pas 12 vitesh merrni vesh që kjo kompani paska pastruar paratë? Cilat janë masat që janë marrë për kompaninë që ka vjedhur shtetin, jo vetëm me taksa, por edhe me burime që kjo kompani zotëron. Bankers Petroleum është toleruar për 12 vite të ketë envazion fiskal? Duhet një informacion për atë që po ndodh,”- i tha Tabaku-ministrit.
    Nga Foltorja e Kuvendit, Malaj u përgjigj duke thënë se çështja është ende nën hetim dhe se me përfundimin e tyre do të zbulohej më shumë lidhur me të gjitha figurat e përfshira në pastrimin e parave dhe evazionin fiskal.
    “Për kontratën e bankës jeni shumë mirë në dijeni se është firmosur në vitin 2004, është një kontratë që në vitin 2009 është rishikuar nga ana juaj me terma në disfavor të shtetit shqiptar dhe është çështje e iniciuar nga kjo qeveri dhe Drejtoria e Tatimit Hetimor këtë vit,”- u përgjigj Malaj.
    Një aksion i Policisë në bashkëpunim me hetimin tatimor ndaj kompnisë “Bankers Petroleum” që operon në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinëz, ka zbuluar një skemë abuzimi, me miliona euro dëm shtetit. Në kuadër të hetimit janë lëshuar 14 masa sigurimi, 9 ekzekutohen dhe 5 të shpallur në kërkim. Në pranga është vënë numri 1 i kompanisë, Hongping Xiao dhe ish-drejtori Leonidha Çobo. Ndërsa Ardit Keron, ish-drejtori financiar i Bankers Petroleum Albania është vendosur në arrest shtëpie. Zyrtarët akuzohen për veprat penale ‘fshehje të të ardhurave’, ‘pastrim parash’, ‘shpërdorim detyre’ dhe ‘moskryerje detyrash nga organet tatimore’./ZËRI

  • Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

    Aksioni në Bankers, Prokuroria jep detaje: Shmangu detyrimet tatimore, deklaroi humbje për 20 vite

    Një hetim penal i nisur ndaj kompanisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe i shtrirë në një periudhë gjashtëmujore, ka zbuluar një skemë të dyshuar mashtrimi me përmasa të mëdha financiare, që i ka shkaktuar buxhetit të shtetit humbje të konsiderueshme ndër vite.Sipas Prokurorisë së Fierit, kompania ka deklaruar për periudhën 2004–2024 një total shitjesh dhe eksportesh prej mbi 532 miliardë lekësh, por ka rezultuar çdo vit me humbje, duke shmangur në mënyrë sistematike pagesën e tatim-fitimit. Ndërkohë, janë deklaruar shpenzime të pretenduara që tejkalojnë të ardhurat, në një vlerë të përgjithshme prej afro 11.7 miliardë lekësh.Dyshohet se, përmes fryrjes fiktive të këtyre shpenzimeve, kompania jo vetëm ka shmangur taksat, por ka përfituar edhe rimbursime të pajustifikuara të TVSH-së, me një dëm të dyshuar që llogaritet në miliona euro. Prokuroria ka ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj drejtuesve aktualë dhe të mëparshëm të kompanisë, ndërsa 5 shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim. Njoftimi i plotëPROKURORIA PRANË GJYKATËS SË SHKALLËS SË PARË TË JURIDIKSIONIT TË PËRGJITHSHËM FIER  Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, 9 ekzekutohen 5 të shpallur në kërkimProkuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.ne perditesimKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • 14 masa sigurimi nga prokuroria për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ka nxjerrë 20 vite bilanc me humbje

    14 masa sigurimi nga prokuroria për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, ka nxjerrë 20 vite bilanc me humbje

    Prokuroria e Fierit dhe Policia zbulojnë skemë mashtruese shumëvjeçare: Arrestohen drejtuesit e “Bankers Petroleum Albania Ltd”
    Fier, 2 Korrik 2025 – Në kuadër të një hetimi të thelluar dhe të bashkërenduar mes Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, Drejtorisë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, është finalizuar një operacion i suksesshëm që çoi në goditjen e një skeme të dyshuar mashtruese të kryer nga kompania “Bankers Petroleum Albania Ltd” dhe disa individë të lidhur me të.

    Në zbatim të vendimeve të gjykatës, janë ekzekutuar 9 masa sigurimi personal me karakter shtrëngues ndaj drejtuesve aktualë dhe ish-drejtuesve të kompanisë, përfshirë shtetasin me kombësi kineze, Hongping Xiao (CEO aktual), dhe shtetasin shqiptar Leonidha Çobo (ish-administrator). Gjithashtu, 5 shtetas të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.
    Hetimet, të nisura në dhjetor 2024 me referim nga Drejtoria e Hetimit Tatimor, kanë zbuluar skema të dyshuara të mashtrimit me TVSH-në, fshehje të të ardhurave, pastrim parash dhe shpërdorim detyre, përmes deklarimit fiktiv të humbjeve për një periudhë mbi 20-vjeçare. Sipas të dhënave, kompania ka realizuar shitje dhe eksporte në vlerën mbi 532 miliardë lekë, ndërsa ka deklaruar humbje çdo vit, duke përfituar në mënyrë të dyshimtë rimbursime të TVSH-së.
    Gjatë kontrolleve në zyrat e kompanisë dhe në disa banesa private janë sekuestruar prova materiale të rëndësishme, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për evidentimin e të gjithë personave dhe subjekteve të përfshira.
    Prokuroria mbetet e angazhuar për ndjekjen penale të veprave që cenojnë interesin publik dhe dëmtojnë financat e shtetit.
    Njoftimi i plotë:
    Shmangu detyrimet tatimore duke deklaruar humbje për 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, 9 ekzekutohen 5 të shpallur në kërkim.
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.
    Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
    Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
    Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.
    Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

  • Miliona euro dëm shtetit në 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum”! Ekzekutohen 9, në kërkim 5 të tjerë

    Miliona euro dëm shtetit në 20 vite, Prokuroria Fier lëshon 14 masa sigurimi për “Bankers Petroleum”! Ekzekutohen 9, në kërkim 5 të tjerë

    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka dhënë masat e sigurisë për 14 persona dhe subjekte, në kuadër të hetimeve për “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nën akuzat për krijim skemash mashtruese në lidhje me Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), fshehje të të ardhurave, pastrim parash, shpërdorim detyre dhe moskryerje detyrash nga organet tatimore.
    Hetimi, i nisur në dhjetor 2024 pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe zhvilluar për gjashtë muaj me metoda proaktive, zbuloi se kompania ka deklaruar humbje të vazhdueshme për 20 vite, nga viti 2004 deri në fund të 2024-ës, duke shmangur pagesën e taksave dhe duke u përfituar rimbursime të paligjshme të TVSH-së në vlera miliona eurosh.
    Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fier dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në ambiente të ndryshme të kompanisë dhe banesa private, ku u sekuestruan dokumente dhe sende të lidhura me veprimtarinë kriminale. Janë ekzekutuar 9 masa sigurimi ndaj administratorit aktual Hongping Xiao, ish-administratorit Leonidha Çobo dhe disa drejtuesve të tjerë të kompanisë, ndërsa 5 persona të tjerë, kryesisht të huaj, janë shpallur në kërkim.
    “Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro”, thote prokuroria.
    Njoftimi i Prokurorise
    Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.
    Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.
    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.
    Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.
    Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.
    Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.
    Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.
    Sqarim: Gjithkush prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.

  • Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

    Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët

    Janë skualifikuar gjashtë nga 13 kandidatët për garën e kreut të ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit.
    Ende nuk dihet se cilët janë personat e skualifikuar, por Klan News, arsyeja e përjashtimit të tyre është mosplotësimi i kushteve formale.
    Kandidatët që u përfshinë në garë për kreun e Byrosë Kombetare të Hetimit janë:
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Artur Beu
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Joni Keta
    Elton Kërluku
    Andi Pogaçe
    Astrit Halilaj
    Marinela Pilinçi
    Nevrus Ndregjoni
    Maoricio Sheldija
    Miklovan Kanani

  • Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

    Gara për kreun e Byrosë Kombëtare të Hetimit, skualifkohen në fazën e parë 6 nga 13 kandidatë

    ZËRI shpjegon realitetin ku jetojmë përmes dokumentarëve, hulumtimeve speciale, videove shpjeguese dhe elementëve multimedialë. Një grup profesionistësh të rinj mbulojnë çështjet e politikës, aktualitetit, ekonomisë dhe temave që ndikojnë direkt në jetën e njerëzve. Raportimi i bazuar në fakte është marka jonë unike. Ne vendosim standarte.NIPT: M32126006Q

  • Roven Zeka kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO cakton ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore

    Roven Zeka kërkoi ndryshimin e masës, GJKKO cakton ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen e tij shëndetësore

    Gjykata e Posaçme ka caktuar ekspert mjekësor për të përcaktuar gjendjen shëndetësore të ish-shefit të komisariatit rrugor të Tiranës Roven Zeka, mbi kërkesën e bërë nga ky i fundit për tu liruar nga qelia për shkak ka dëmtuar legenin pasi u rrëzua në paraburgim.
    Mbi bazën e përfundimeve të mjekëve do të vendoset edhe sa i takon kërkesës së personit nën hetim.
    Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.
    Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga apeli i GJKKO ndaj tij dhe oficerit Edison Tabaku ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.
    SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.
    Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.
    Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

  • U rrëzua në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase 

    U rrëzua në burg, dëmton legenin ish-shefi qarkullimit Roven Zeka, kërkon dhe ndryshim mase 

    Ish-shefi i Qarkullimit Rrugor Tiranë, Roven Zeka, është rrëzuar në ambientet e burgut dhe raportohet se ka marrë dëmtime të pjesës së legenit.
    Gjithashtu ai kërkon edhe ndryshimin e masës së sigurisë “arrest me burg” nga GJKKO.
    Seanca pritet të mbahet sot në orën 13:00 (16 qershor). Zeka dyshohet nga SPAK për korrupsion lidhur me procedurat për një aksident, lidhur me një ryshfet prej 2 mijë euro që SPAK pretendon se e ka përfituar.
    Më herët masa e arrestit në burg u la në fuqi nga Apeli i GJKKO për të dhe oficerin Edison Tabaku, ndërsa shefi i hetimit të aksidenteve Sokol Novaku, u lirua në arrest shtëpie për shkak të rrethanave familjare.
    SPAK i bëri arrestimet bazuar në disa prova përgjimesh e bisedash, ku biznesmeni kishte paguar paratë që gruaja e tij të mos arrestohej pas shkaktimit të aksidentit.
    Shef i Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës Roven Zeka bashkë me Sokol Novakun shef i hetimit të aksidenteve dhe oficerin e policisë rrugore Edison Tabaku, ranë në pranga më 19 prill në kuadër të një hetimit të SPAK, dhe dyshohet se kanë marrë 2 mijë euro ryshfet, për manipulimin e provave për një aksident rrugor, të shkaktuar nga bashkëshortja e biznesmenit Erges Vrioni.
    Sipas dosjes hetimore dhe përgjimeve, duke qenë se oficeri Tabaku e njihte biznesmenin Erges Vrioni, bashkëshortin e gruas që bëri aksidentin, i ka kërkuar shuma monetare për të mos e arrestuar Anisa Vrionin.

  • FOTO/ Ambasada e Amerikës: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve, 33 specialistë përfunduan kursin

    FOTO/ Ambasada e Amerikës: Policia shqiptare po forcon aftësitë kundër krimeve, 33 specialistë përfunduan kursin

    33 specialistë të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit përfunduan kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve. Ambasada e Amerikës në Tiranë, ka postuar një mesazh urimi për specialistët, ndërkohë që u shpreh se ky është një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
    Postimi i plotë

    Urime 33 specialistëve të krimeve të lehta të Policisë së Shtetit Shqiptar që përfunduan me sukses kursin e 12-të të Hetimit të Krimeve, një program i thelluar nga Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale të Departamentit të Drejtësisë së Shteteve Bashkuara (ICITAP), në bashkëpunim me Akademinë e Sigurisë dhe Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit.
    Përmes këtij trajnimi rigoroz, policia shqiptare po forcon aftësitë e saj për të shërbyer si një vijë mbrojtjeje thelbësore kundër krimeve që kërcënojnë Shqipërinë dhe Shtetet e Bashkuara – dhe për ta bërë këtë me transparencë dhe përgjegjësi, në përputhje me parimet bashkëkohore dhe ndërkombëtare të policisë.

  • Kreu i ri i BKH, SPAK shpall listën e kandidatëve/ Në garë Gledis Nano dhe Haki Çako

    Kreu i ri i BKH, SPAK shpall listën e kandidatëve/ Në garë Gledis Nano dhe Haki Çako

    Bëhet me dije nga SPAK lista e kandidatëve në garë për të drejtuar Byronë Kombëtare të Hetimit. Kështu pas përfundimit të aplikimeve, janë 13 kandidatë, prej të cilëve njëri do të zgjidhet për kreun e ri të BKH-së.
    Siç shihet nga lista mes tyre janë edhe dy ish-drejtorë të policisë së shtetit, Gledis Nano dhe Haki Çako.
    13 kandidatët në garë për kreun e ri të Byrosë Kombëtare të Hetimit:
    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Astrit Halilaj
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Joni Keta
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni
    “Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në njoftimin e SPAK.
    Njoftimi i SPAK:
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) njofton se, në kuadër të thirrjes së hapur për pozicionin e Drejtorit të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), deri në afatin e vendosur nga Komisioni i Përzgjedhjes rezulton se kanë aplikuar 13 kandidatë, të renditur sipas rendit alfabetik:
    Andi Pogaçe
    Artur Beu
    Astrit Halilaj
    Elton Kërluku
    Gentian Ndoi
    Gentjan Shehaj
    Gledis Nano
    Haki Çako
    Joni Keta
    Maoricio Sheldija
    Marinela Pilinçi
    Miklovan Kanani
    Nevrus Ndregjoni
    Pas mbylljes së aplikimeve, procesi kalon në fazën e verifikimit paraprak, gjatë së cilës, Komisioni i Përzgjedhjes i ngritur me Urdhrin nr. 11794, datë 07.04.2025 të Drejtuesit të SPAK dhe në zbatim të Vendimit nr. 5, datë 22.05.2025, do të shqyrtojë dokumentacionin e paraqitur nga kandidatët për të vlerësuar përmbushjen e kushteve ligjore dhe kritereve të përcaktuara në ligjin nr. 95/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e institucioneve për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.