Tag: hetimit

  • Alarm nga Policia e Shtetit: Skema e rrezikshme piramidale online TXEX po mashtron qytetarët!

    Alarm nga Policia e Shtetit: Skema e rrezikshme piramidale online TXEX po mashtron qytetarët!

    Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemë të dyshuar investimesh piramidale TXEX, e cila operon përmes platformave online dhe synon përfitime të paligjshme nga qytetarët.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Njoftimi:Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.

    Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

    Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.

    Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

  • Policia nis hetimet për skemën mashtruese ‘TXEX’, qytetarët paralajmërohen të tregojnë kujdes

    Policia nis hetimet për skemën mashtruese ‘TXEX’, qytetarët paralajmërohen të tregojnë kujdes

    Policia e Shtetit ka nisur një hetim penal për një skemë të dyshuar mashtrimi online të quajtur “TXEX”, e cila funksionon si një formë investimesh piramidale përmes platformave digjitale.
    Hetimet po kryhen nga Drejtoria e Krimit Kibernetik dhe Drejtoria e Krimit Ekonomik e Financiar, të cilat po punojnë për dokumentimin ligjor të aktivitetit dhe identifikimin e personave të përfshirë.

    Autoritetet paralajmërojnë qytetarët të shmangin përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme e të paverifikuara, ndërsa ftojnë këdo që ka informacion të kontaktojë menjëherë strukturat përkatëse të Policisë.
    Policia e Shtetit
    Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
    Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
    Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
    Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

  • Miliona € të humbura! TXEX &XEUX-platformat piramidale joshin shqiptarët, nis hetimi

    Miliona € të humbura! TXEX &XEUX-platformat piramidale joshin shqiptarët, nis hetimi

    TIRANË-Platforma të reja online kanë dalë në skenë së fundmi, të cilat kanë si synim zhvatjen e shqiptarëve. TXEX dhe XEUX paraqiten si aplikacion investimi në kriptovaluta, por në fakt është një mashtrim përmes rrjeteve sociale dhe platformave si Telegram, Signal e WhatsApp. Konkretisht 6.000 qytetarë janë prekur deri tani konkretisht në Fier, Lushnjë, Divjakë por edhe Lezhë, me humbje që mendohet se kalojnë 5 milionë dollarë.
    Policia e Shtetit ka njoftuar se ka nisur një hetim penal në lidhje me një skemën e dyshuar. Hetimet po zhvillohen nga Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik në bashkëpunim me Drejtoria e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes maksimal nga ana e qytetarëve, duke u kërkuar që të shmangin aplikimin apo përfshirjen në platforma që premtojnë fitime të menjëhershme, por që nuk janë të verifikuara apo të licencuara.
    Por çfarë ka ndodhur dhe si po operojnë këto platforma?
    •Reklama joshëse dhe të rreme në rrjete sociale (p.sh. Instagram, TikTok);•Krijimin e grupeve të simuluara komunikimi në Telegram, WhatsApp, Signal;•Prezantimin e fitimeve të fabrikuara për të ndërtuar besueshmëri tek viktimat;•Kërkimin e pagesave shtesë me arsyetimin për “verifikim” apo “tërheqje fondesh”;•Mbledhjen e dokumenteve personale sensitive (ID, foto), duke shtuar rrezikun për keqpërdorim të të dhënave personale.
    Duke i parë me radhë, skema nis me reklama joshëse në Instagram dhe TikTok, ku individë anonimë prezantohen si “ekspertë tregu” apo “mentorë financiarë” dhe krijojnë grupe të rreme investimi. Individët ftohen nga “miq” për të investuar shuma të caktuara, me premtimin se do të marrin dyfishin brenda pak ditësh. Paratë dërgohen përmes USDT (monedhë dixhitale që përdoret shumë në platforma të dyshimta për mashtrime sepse është e vështirë të gjurmohet nëse nuk përdoren platformat e rregulluara), në rrjetin TRC20 dhe kalojnë në portofola anonimë, të paregjistruar në sistemin bankar shqiptar.
    Pas investimit përdoruesve u jepet akses në një llogari ku shohin fitime të rreme sepse sapo fondet e tyre kalojnë në këtë platformë, ato zhduken dhe në momentin që kërkojnë tërheqje, platforma bllokon çdo veprim. Shqiptarët nxitojnë të fusin kursimet aty, me idenë se do fitojnë dyfish, por në fund nuk marrin asgjë.
    Skema duket se po merr përmasa të mëdha, ku “Txex” ka përfshirë 1 mijë persona vetëm në Divjakë. Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe me një denoncim për rastin, u shpreh se fermerët e Divjakës tashmë nuk i presin paratë nga toka, por nga telefoni. Sipas tij rrjeti ecën zinxhir, ku skema e parë të detyron që brenda 45 ditësh t’i të shtosh lekë në një tjetër skemë. 
    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
    Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
    Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
    Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.
    Kush fshihet pas tyre, ku e kanë qendrën këto skema dhe si fshihen lekët…mbetet për tu verifikuar.

  • Platforma online që mashtron qytetarët, policia nis hetimet

    Platforma online që mashtron qytetarët, policia nis hetimet

    Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX.

    Policia e Shtetit ka nisur hetimet, teksa iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
    Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.
    Njoftimi i policisë:
    Strukturat e specializuara të Policisë së Shtetit po vijojnë intensivisht veprimet hetimore dhe operacionale, për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive që zhvillohen online, për të përfituar para nga qytetarët.
    Në këtë kuadër, ju informojmë se Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, bazuar në informacionet e siguruara, ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.
    Policia e Shtetit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve, që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të shmangin aplikimet ose përfshirjen në platforma të tilla, të cilat premtojnë fitime të menjëhershme dhe të paverifikuara.
    Për çdo dyshim apo informacion që mund të ndihmojë hetimin, ju inkurajojmë të kontaktoni menjëherë strukturat përkatëse të Policisë së Shtetit, konkretisht ato të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe të Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar në DPPSh, si dhe të sektorëve përkatës në çdo DVP.

    Top Channel

  • Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në gjykatën e Apelit seanca për “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

    Miliona euro dëm buxhetit të shtetit, nis në gjykatën e Apelit seanca për “Bankers”. Të pranishëm edhe përfaqësues të ambasadës kineze

    Ka nisur në Gjykatën e Apelit seanca për çështjen e shumëpërfolur “Bankers Petroleum”, ku dhjetë persona janë të dyshuar në një proces që ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe trupit diplomatik.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Raportohet se seanca po zhvillohet me dyer të mbyllura, ndërsa në ambientet jashtë gjykatës janë parë përfaqësues të kompanisë “Bankers Petroleum”, si dhe përfaqësues të ambasadës së Kinës në Tiranë. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Akuzat e Prokurorisë ndaj Bankers: Miliona euro dëm buxhetit të shtetitReklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në 2 korrik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, lëshoi 14 masa sigurimi për ‘Bankers Petroleum Albania Ltd’ nën akuzë për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Moskryerja e detyrave nga organet tatimore”, të parashikuara nga nenet 144/a, 180/3, 287, 248, 181/a të Kodit Penal.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Hetimet mbi procedimin penal nr.2063, datë 30.12.2024 nisën pas referimit nga Drejtoria e Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe pas një hetimi 6-mujor edhe me metoda të hetimit proaktiv, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u grumbulluan prova të mjaftueshme të cilat krijojnë dyshimin e arsyeshëm se janë konsumuar elementet e figurave të veprave penale për të cilat është regjistruar ky procedim penal.

    Me kërkesë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier dhe në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Fuer dhe Drejtorisë së Hetimit Tatimor, janë ushtruar kontrolle në disa ambiente të kompanisë si dhe në banesa private, nga ku janë sekuestruar sende që i përkasin veprave penale dhe u ekzekutuan 9 (nëntë) masa sigurimi personal me karakter shtrëngues, ndaj Administratorit aktual të shoqërisë H.X, ish- administratorit të kompanisë të shoqërisë “Bankers Petroleum Albania Ltd”, L.Ç, si dhe ndaj disa shtetasve të tjerë L.Ë, A.K, K.Xh, D.G, M.Th, M.I dhe E.A, me pozicione drejtuese në këtë kompani. Ndërsa u shpallën në kërkim 5 (pesë) shtetas, kryesisht të huaj. Ndërhyrja në këtë fazë të hetimit, lidhet me rrezikun e prishjes së provave, ndërprerjen e mëtejshme të aktivitetit kriminal dhe shmangien e rrezikut të ikjes.

    Nga hetimi i deritanishëm ka rezultuar se, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd”, nga viti 2004 e deri në fund të vitit 2024 ka dalë me humbje, çka ka bërë që shteti shqiptar të mos përfitojë asnjë të ardhur prej 20 vitesh nga ky aktivitet, pavarësisht se janë nxjerrë e tregtuar sasi të konsiderueshme karburanti në zonat e njohura me rezerva nafte, Patos-Marinëz-Fier. Është vërejtur se, shoqëria ka kryer eksporte dhe shitje brenda vendit nga viti 2004 deri në vitin 2024 në vlerën prej 532,433,614,112 lekë. Po ashtu, rezulton se shoqëria ka deklaruar shpenzime tatimore në vlera që tejkalojnë të ardhurat nga eksportet dhe shitjet, duke dalë në çdo vit ushtrimor me humbje, ku vlera totale për të gjitha periudhat është në shumën 11,691,799,688 lekë. Nga hetimi, dyshohet se dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit, përmes përfitimit të Tvsh-së, është në miliona euro.

    Dyshohet se, gjatë gjithë periudhës që ka ushtruar aktivitetin e saj, shoqëria “Bankers Petroleum Albania Ltd” ka rritur në mënyrë fiktive shpezimet e saj, me qëllim që në bilancin vjetor të rezultojë me humbje, e më pas nuk ka paguar asnjë tatim mbi fitimin, por ka përfituar nga rimbursimi i TVSH-së nëpërmejt skemave mashtruese, e ndihmuar dhe nga individë e shoqëri të tjera kontraktuese të saj, me objekte dhe veprimtari të ndryshme. Për arritjen e këtij qëllimi, nga shoqëria e punonjësit e saj dyshohet se janë falsifikuar dokumente të ndryshme dhe kryhen operacione financiare të natyrave të ndryshme me operatorë dhe individë të ndryshëm si brenda dhe jashtë Shqipërisë.

    Hetimet në kuadër të këtij procedimi penal vijojnë pasi dyshohen disa skema të ndyshme mashtrimi për TVSH-në, pastrim parash, etj, ku janë të implikuar dhe shumë individë dhe kompani të tjera.

    Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, mbetet e angazhuar në ushtrimin me efektivitet të ndjekjes penale dhe vendosjen para përgjegjësisë së autorëve të këtyre veprave që lidhen me taksat dhe tatimet.

  • Policia e Shtetit njofton…

    Policia e Shtetit njofton…

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë e Shtetit/Njoftim për plotësimin e formularit A1/A1Z për të gjithë punonjësit e Policisë që duan të studiojne në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, dhe për ata shtetas që kanë përfunduar shkollën e mesme edhe përpara vitit 2024
    Në vijim të procedurave të konkurrimit të hapur me urdhër Nr.986, datë 08.07.2025, të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për ndjekjen e programit të studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë, për 150 kuota të lira, të shtetasve që kanë përfunduar arsimin e mesëm të lartë, njoftojmë se:

    Në zbatim të Urdhrit nr.189, datë 04.08.2025, Qendra e Sherbimeve Arsimore ka miratuar periudhën e aplikimeve me formularin A1/A1Z, për Maturën Shtetërore 2025, më datë 06 gusht 2025.

    Sa më sipër sqarojmë se formulari A1 dhe A1Z do të jetë aktiv për t’u plotësuar më datë 06 gusht 2025, nga ora 08:00 deri në orën 16:00, në shërbimin elektronik “Matura Shtetërore”, nëpërmjet portalit e-Albania. Formulari A1 duhet të plotësohet nga maturantët e këtij viti shkollor, ndërsa formulari A1Z plotësohet nga të gjithë kandidatët që duan të aplikojnë për ndjekjen e studimeve të arsimit të lartë.
    Formularët A1/A1Z plotësohen fillimisht online nëpërmjet portalit e-Albania dhe më pas duhet të konfirmohen në shkollën përkatëse nga vetë maturanti ose kandidati.
    Në kategorinë kandidat përfshihen dhe punonjësit e Policisë të cilët janë të interesuar për të ndjekur programin e studimit “Siguria dhe Hetimi”, cikli i parë i studimeve “Bachelor”, në Fakultetin e Sigurisë dhe Hetimit, në Akademinë e Sigurisë.
    Ky proces lidhet me raundin e II-të, sipas kalendarit të aplikimeve për universitet 2025, të miratuar nga Qendra e Shërbimeve Arsimore dhe Qendra Ndërinstitucionale e Rrjetit Akademik Shqiptar.

  • Gjykata Kushtetuese ju ngec shampanjën në fyt politikanëve të korruptuar për konfiskimin e celularëve, komunikimet…

    Gjykata Kushtetuese ju ngec shampanjën në fyt politikanëve të korruptuar për konfiskimin e celularëve, komunikimet…

    Politikanët e korruptuar që fërkonin duart me shpresën se Gjykata Kushtetuese do t’i shpëtonte nga sekuestrimi i celularëve dhe do t’i jepte fund armës më të fortë të hetimit modern, janë përballur me një zhgënjim të madh. Shampanja që kishin gati për të festuar “çlirimin” nga presioni i provave digjitale, u mbeti në fyt. Vendimi i fundit i Kushtetueses nuk ndalon sekuestrimin, por vë rregulla mbi përdorimin e të dhënave personale dhe ndalon abuzimin përtej objektit të çështjes. Në qendër të kësaj çështjeje ishte rasti i qytetares Onejda Ymeraj, e cila paditi SPAK për sekuestrimin e celularit të saj, duke pretenduar shkelje të të drejtave kushtetuese.
    Gjykata Kushtetuese i dha të drejtë pjesërisht, duke konstatuar se i është cenuar e drejta për mbrojtjen e të dhënave personale dhe fshehtësia e korrespondencës, në momentin kur janë nxjerrë dhe përdorur të dhëna që nuk kishin lidhje me objektin e hetimit penal. Vendimi urdhëron kthimin e menjëhershëm të çdo materiali të palidhur me çështjen, por në të njëjtën kohë lejon mbajtjen dhe përdorimin e pjesës tjetër, me kushtin e kontrollit gjyqësor dhe brenda kufijve të hetimit. Kjo do të thotë se SPAK nuk është ndaluar të sekuestrojë celularët, por detyrohet të respektojë me përpikmëri kufijtë e hetimit dhe të mos përdorë të dhëna të karakterit privat si “materiale shtesë”. Kjo është një fitore për të drejtat e njeriut, por jo një mburojë për politikanët e korruptuar që prisnin një “amnisti digjitale”.
    Paniku i pushtetarëve
    Pushtetarët ndihen të ekspozuar. Të pasigurt dhe frikën e tyre tashmë po e shprehin publikisht. Deputeti i Partisë Socialiste dhe anëtar i Komisionit të Ligjeve, Plarent Ndreca, është një nga ata politikanë që e cilësoi vendimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese si një hap pozitiv, por të paplotë. Ndreca theksoi se ky vendim konfirmon mbrojtjen kushtetuese të komunikimeve private, por nuk e trajton në mënyrë të plotë mungesën e një ligji të posaçëm që rregullon qartë kufizimin e kësaj të drejte. “Sot në Republikën e Shqipërisë nuk ekziston një dispozitë që përcakton procedurat për cënimin e fshehtësisë së korrespondencës. Kushtetuta kërkon që një kufizim i tillë të bëhet vetëm me ligj të posaçëm dhe me vendim gjyqësor”, u shpreh Ndreca. Deputeti shpjegoi se sekuestrimi i telefonit nuk është i njëjtë me leximin e korrespondencës private, duke sqaruar se ky i fundit kërkon një proces të veçantë dhe një bazë ligjore të qartë. Ai kritikoi praktikat e deritanishme të SPAK, duke thënë se shpesh korrespondencat private janë hapur vetëm me autorizim të prokurorit dhe jo me vendim gjykate.
    Ndreca rikujtoi se kishte ngritur shqetësimet për shkeljet procedurale dhe kushtetuese edhe në raportet e institucioneve të pavarura në vitin 2024, por Inspektori i Lartë i Drejtësisë (ILD), sipas tij, nuk kishte ndërhyrë. “ILD ka të drejtë të verifikojë çdo veprimtari antikushtetuese, veçanërisht kur informohet nga një anëtar i Komisionit të Ligjeve. Megjithatë, deri më sot nuk ka marrë asnjë masë domethënëse,” deklaroi ai. Kujtojmë se Plarent Ndreca, denoncoi disa javë më parë se pse ILD nuk ka nisur hetim disiplinor ndaj prokurores së SPAK-ut Dorina Bejko, e cila sipas Ndrecës ka konsumuar shkelje të rënda gjatë hetimit ndaj tij për shkelje të barazisë në tendera për rikonstruksionin e 4 komisariateve kur ishte Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme. Deputeti Ndreca, përpos të tjerave, akuzon prokuroren e çështjes Dorina Bejko se e ka përgjuar në mënyrë të paligjshme dhe se i ka hapur komunikimet private në WhatsApp.
    Hetimet e SPAK
    SPAK e ka bërë sekuestrimin e celularëve praktikë kryesore pune. Nëse shohim statistikat, nga viti 2021 kur ka nisur ky proces dhe deri në vitin 2024 kur dhe janë statistikat, kemi një shumëfishim të sekuestrimit të celularëve. Në vitin 2021 SPAK ka sekuestruar vetëm 174 celularë, por në vitin 2024 ky numër ka shkuar në 553. Në total janë sekuestruar afro 1.500 aparate në 4 vite. Çdo vit ka pasur rritje dhe falë celularëve, SPAK ka shkuar te të paprekshmit. Rasti më i njohur është ai i Metës dhe Kryemadhit. Falë një celulari që u gjet te banesa e nënës së Kryemadhit u zbuluan shumë afera korrupsioni. Aty dolën pazaret e ish-çiftit me biznesmenin Shatku, kartat bankare të padeklaruara dhe shumë detaje që mundësuan që të “qepej” dosja. Gjithashtu edhe Arben Ahmetaj u fundos nga mesazhet që u rikthyen nga ekspertët izraelitë nga një celular i vjetër që dispononte. Po ashtu dhe kreu i KPP Jonaid Myzyri dhe vartësit e tij u fundosën nga bisedat në celular për ndarjen e tenderave.

  • Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    Vrasjet e 21 janarit, Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    Ngjarja e 21 janari është në fazën e hetimit paraprak. Në një takim me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani tha se është një prej dosjeve prioritare.
    Kreu i SPAK u shpreh se kanë marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë, si edhe atë të Strasburgut.
    “Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

  • Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    Krimi shtetëror i 21 janarit/ Dumani: Dosje prioritare, në fazën e hetimit paraprak

    “Çështja është në fazën e hetimit paraprak. SPAK ka marrë në konsideratë edhe vendimin e Gjykatës së Lartë dhe Strasburgut. Prokurori është ai që vendos si do të hetoj dhe radhën se si do të merren në pyetje personat. Është një nga dosjet prioritare”, tha Dumani.

  • “Ata do bëjnë lojën e tyre, ne tonën”, Kryemadhit i komunikohet mbyllja e hetimit: Nuk bashkëpunoj me SPAK

    “Ata do bëjnë lojën e tyre, ne tonën”, Kryemadhit i komunikohet mbyllja e hetimit: Nuk bashkëpunoj me SPAK

    Monika Kryemadhi u paraqit këtë të martë në Prokurorinë e Posaçme, ku iu komunikua mbyllja e hetimit.
    Në dyert e SPAK ajo tha se nuk do t’i përgjigjej asnjë pyetje të prokurorëve. “Shtatë herë më kanë thërritur dhe nuk përgjigjem. Nuk ka më kuptim. Nuk bashkëpunoj unë më me ata, do të flas ë gjykatë. Që në momentin që merresh e akuzuar, një procedurë që për hir të së vërtetës, duhet bërë. Ata do bëjnë lojën e tyre, ne do bëjmë lojën tonë”, tha Kryemadhi.
    Një ditë më parë, SPAK nisi t’i komunikojë përfundimin e hetimeve të pandehurve të dosjes “Meta”. Dje u paraqit në SPAK, Ema Çoku e cila u hetua “pastrim parash”. Të hënën u paraqit edhe Pirro Xhixho. Fletëthirrje nga SPAK për paraqitje i është dërguar edhe Fatime Kryemadhit, të ëmës së Monika Kryemadhit, e cila u paraqit të martën në SPAK.
    Ndërsa vetë Metës, përfundimi i hetimit do t’i njoftohet të hënën e ardhshme. Shtyrja e këtij veprimi është kërkuar nga avokati i Metës, Kujtim Cakrani, për shkak të një udhëtimi të tij jashtë vendit. Çështja e Ilir Metës ka kaluar në gjykim dhe ndaj tij janë ngritur tre akuza, korrupsion pasiv, deklarimi ose mosdeklarimi i formularëve dhe pastrimi i produkteve të veprave penale.