Një fletëthirrje nga SPAK i është dërguar këtë të hënë kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha i cili do të pyetet lidhur me krimin shtetëror të 21 janarit, ku 4 protestues u vranë në Bulevard nga plumbat e shtetit.
Berisha është njoftuar të paraqitet të premten në orën 10.00. Fletëthirrja është dërguar në adresën e Parlamentit, PD dhe në banesën e Berishës.
“Për nevoja të hetimit, me urdhërin e datës 03.11.2025 “Për thirrjen e shtetasit”, është urdhëruar thirrja e shtetasit Sali Berisha, i biri i Ramë dhe Shiqere, i datëlindjes 15.10.1944, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur në Tiranë dhe banues në Rruga “Mustafa Matohiti Ndërtesa nr. 36, Hyrja nr. 1. Njësia Bashkiake nr. 2 Tiranë, me numër personal E40701031R, për tu paraqitur në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim pyetjen e tij me cilësinë e personit që tregon rrethana të dobishme për hetimin, në lidhje me procedimin penal nr.138 të vitit 2024, konkretisht për rrethanat e hetimit që kanë të bëjnë me ngjarjen e datës 21 Janar 2011”, thuhet në fletë thirrje.
Tag: hetimit
-

Vrasjet e 21 Janarit, Berisha thirret në SPAK të premten
-

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura, Prokuroria dërgon në gjyq ‘Buzi Store’ për evazionin fiskal
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara.
Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore. -

Shmangu 3.7 milionë euro të ardhura nga tatimet, Prokuroria e Tiranës mbyll hetimet, dërgon në gjyq ‘Buzi Store’
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore.
-

Nuk deklaroi 3.7 mln euro të ardhura, Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq ‘Buzi Store’
FOTO ILUSTRUESE
TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’. Në përfundim të hetimeve rezultoi se kompania ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”.
Nga hetimet ka rezultuar se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Gjatë hetimit u kontrolluan 8 subjetkte të lidhura me ‘Buzi Store’ ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë vlerën 8,000,000 lekë.
Në hetimin e Prokurorisë së Tiranës, pas referimit që i është bërë nga Drejtortia e Hetimit Tatimor, u zbulua se në disa kompania lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke kryer kështu evazion fiskal në vlera shumë të mëdha.
NJOFTIMI:
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq subjektin tregtar ‘Buzi Store’ për veprën penale ‘Fshehje e të ardhurave’.
Në përfundim të hetimeve në lidhje me procedimin penal nr. 8744 të vitit 2024, rezultoi se kompania në fjalë ka shmangur rreth 3.7 milionë euro të ardhura, duke i fshehur ato nga autoritetet tatimore, veprimtari e cila përbën veprën penale të “fshehjes së të ardhurave”, e kryer në bashkëpunim me ekonomistin e subjektit.
Në kuadër të hetimit të procedimit penal nr. 8744, të vitit 2024, pas një pune hetimore disa mujore me metoda speciale në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor, u bë i mundur zbulimi dhe ndalimi i këtij evazioni fiskal të shkallës së gjerë nga subjekti tregtar ‘Buzi Sport’.
Gjatë hetimit, u ushtruan kontrolle në 8 adresa të lidhura me subjektin ‘Buzi Sport’ dhe shoqërinë e fiskalizimit, ku u sekuestruan provat materiale që përfshijnë njësi kompjuterike, telefona celularë, tableta dhe vlera monetare në valuta të ndryshme që arrijnë në 8,000,000 lekë, të cilat nuk ishin të justifikuara me dokumentacion ligjor.
Hetimet treguan se ‘Buzi Sport’ përdorte një sistem kompjuterik të paautorizuar për monitorimin dhe lëshimin e faturave tatimore. Ky sistem, që operonte përmes platformës online të palicencuar “store.dyqanimen.com”, mundësonte lëshimin e faturave të falsifikuara, të cilat përmbanin mangësi të elementeve të kërkuara nga legjislacioni tatimor dhe ishin të pa fiskalizuara. Në disa raste, subjekti lëshonte fatura me vlera më të mëdha, ndërkohë që deklaronte një vlerë shumë më të vogël për qëllime tatimore, duke shmangur kështu pagesën e detyrimeve tatimore. -

Aksion i Hetimit Tatimor dhe Antikontrabandës, 15 milionë litra karburant evazion
Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant.
Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë.
Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat.Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente.
Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal.
-

Goditje e Antikontrabandës dhe Hetimit Tatimor, evazion me 15 milionë litra karburant (FOTO)
Një aksion i drejtorisë së Hetimit Tatimor dhe drejtorisë së Antikontrabandës ka rezultuar në evidentimin e një skeme evazioni dhe kontrabandimi të sasive të konsiderueshme karburant. Tri pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës, rezultuan që operonin aktivitetin e tyre pa licencë.
Gjatë operacionit të strukturave përkatëse, u konstatuan dhe sekuestruan sasi të konsiderueshne karburant në depozita dhe gjithashtu, u konstatua se ne mjetet matëse të furnizimit, subjektet kishin qarkulluar shifra që i kalonin 15 milionë litrat.
Hetimi vazhdon për të zbuluar të gjithë zinxhirin kontrabandues dhe subjektet apo zyrtarët e përfshirë, duke u referuar në organet kompetente.
Pikat e karburantit nuk zotëronin licencë për shfrytëzim të aktivitetit dhe për rrjedhojë nuk mund të blinin dhe shisnin produktin tregëtues sipas legjislacionit fiskal -

Policia – “Kujdes nga mesazhet mashtruese që imitojnë faqen e Postës Shqiptare”
Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik pranë Policisë së Shtetit informon qytetarët se së fundi po qarkullojnë mesazhe dhe lidhje (linqe) të rreme, që imitojnë faqen zyrtare të Postës Shqiptare dhe kërkojnë nga përdoruesit, të dhënat e tyre personale dhe bankare.
Përmes një njoftimi nga Policia e Shtetit, theksohet se kjo është një tentativë mashtrimi kibernetik (phishing), që ka si qëllim përfitimin e paautorizuar të të dhënave personale, numrave të kartave bankare apo kodeve të aksesit në llogari online.
“Drejtoria e Hetimit të Krimit Kibernetik apelon për kujdes të shtuar:
• Mos klikoni në lidhje (linqe) të dyshimta të dërguara përmes email-it, SMS-ve apo rrjeteve sociale;• Mos jepni asnjëherë të dhëna personale, numra kartash, PIN apo fjalëkalime në faqe që nuk janë zyrtare;• Kontrolloni gjithmonë adresën e saktë të faqes përpara se të kryeni çdo veprim online;• Në rast dyshimi, raportoni menjëherë pranë Policisë së Shtetit ose Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik”,-thuhet në njoftim. -

Dhunuan oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria Fier dërgon për gjykim tre të arrestuarit
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Fier ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasit Gerald Kollçaku, Klaudjo Kapllanaj dhe Ledjan Kapllanaj, të akuzuar për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
Sipas hetimeve të përfunduara në kuadër të procedimit penal nr. 509/2025, ngjarja ka ndodhur më datë 15 prill 2025, kur punonjës të Forcës Operacionale të Policisë së Shtetit dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit ndodheshin me shërbim në qytetin e Fierit për veprime hetimore të planifikuara.
Gjatë lëvizjeve në terren, efektivët janë ndjekur dhe ndaluar nga të pandehurit, të cilët – pavarësisht prezantimit të tyre si punonjës policie – kanë ushtruar dhunë fizike në bashkëpunim, duke u sulmuar për shkak të detyrës.
Të tre shtetasit janë arrestuar në flagrancë menjëherë pas ngjarjes dhe ndaj tyre janë caktuar masat e sigurimit “arrest në burg” dhe “arrest në shtëpi”.Top Channel
-

Greqi: Model me tolerancën zero ndaj evazionit fiskal
Strukturat përkatëse të kontrollit janë vënë në veprim, që gjithçka të funksionojë me një tolerancë zero ndaj evazionit fiskal në Greqi. Këtë ekipi i DW-së e përjetoi nga dora e parë duke shoqëruar me kamera gjatë punës një ekip të hetimit tatimor civil në Athinë.
Agjentët civilë të hetimit tatimor në veprim
Penny dhe ekipi i saj duan të zbulojnë, nëse dyqanet në qendër të Athinës paguajnë siç duhet TVSH-në. Penny na thotë, se struktura ka për detyrë të ndihmojmë në rritjen e të ardhurave të shtetit dhe të parandalojmë që në fillim evazionin fiskal.
Një nga hetuesit tatimorë përzihet me klientët e një argjendarie dhe vëzhgon pa rënë në sy arkëtaren, ndërsa Penny dhe kolegu i tyre e presin jashtë. Por asgjë e pazakontë. Edhe klientët kanë një faturë blerjeje.
Disa rrugë më tutje punonjësja e administratës tatimore dhe kolegët e saj gjejnë diçka. Në një restorant ata kontrollojnë tavolinat. Aty duhet të jenë faturat e porosive. Ky është rregulli.
Kamarieri e gjen veten në vështirësi për t`u shpjeguar kur flet me ekipin hetimor tatimor:
Si është puna me këto tri colat?
Kamarieri: Nuk janë printuar ende.
Penny: Mirë na ler të flasim për këto.
Kamarieri: Sigurisht që i kam regjistruar këto pjata, por nuk pata kohë për t’i printuar. Mund ta bëj menjëherë tani. U pengova nga një klient.
Penny: Ky nuk është justifikim. Klientët i kanë ngrënë mezet tashmë.
Aplikacion për qytetarët për të raportuar ankesat
Autoritetet e kanë forcuar mbikëqyrjen jo vetëm përmes hetuesve të fshehtë tatimorë si Penny. Por edhe me një aplikacion, përmes të cilit qytetarët mund të raportojnë faturat e munguara ose të falsifikuara.
Penny e regjistroi tani në mënyrë elektronike shkeljen e restorantit. Kamarieri duhet të nënshkruajë në emër të pronarit, të cilit do ti’i vijë një gjobë prej së paku 500 eurosh. Ai nuk dëshiron të intervistohet.
Hetuesit tatimorë pasi dalin nga lokali veshin jelekët e tyre të shërbimit, sepse pjesa e hetimit në fshehtësi për këtë ditë ka përfunduar. Qoftë me ose pa jelek, Penny thotë se në punën e saj ajo ndihet gjithmonë e sigurt: “E di që vizitat tona nuk janë zbavitje për njerëzit e biznesit. Por varet nga mënyra se si flet me ta. Nëse i trajton me respekt, edhe ata të respektojnë. Për Penny dhe kolegët e saj besimi në etikën tatimore është i mirë. Por kontrolli është më i mirë.
Nga vend problematik në model
15 vjet më parë Greqia ishte në prag të falimentimit shtetëror. Vendi ishte i zhytur në mënyrë të pashpresë në borxhe dhe u desh të shpëtohej nga BE dhe huadhënësit ndërkombëtarë.
Sot Greqia e ka marrë përsëri veten ekonomikisht. Vendi ka mundur të shlyejë një pjesë të borxheve miliardëshe.
Edhe falë agjencisë tatimore të themeluar enkas. Ajo ka mundur të përgjysmojë humbjen e të ardhurave nga TVSH-ja në më pak se dhjetë vjetë.
George Pitsilis, Autoriteti i pavarur për të ardhurat publike thotë se”kjo është një çështje, që shqetëson të gjithë shoqërinë greke. Nëse duam të arrijmë një fitim për të gjithë dhe drejtësi, atëherë duhet të kontribuojmë të gjithë dhe të kërkojmë gjithmonë një faturë, për shembull. Mendoj se mentaliteti i qytetarëve ka ndryshuar vitet e fundit. Ata e kuptojnë se është e rëndësishme të jesh vetvetja dhe të respektosh ligjet.” Sepse TVSH-ja është një nga burimet më të rëndësishme të të ardhurave të shtetit. Në Greqi ajo është 24%, pak mbi mesataren e BE-së./ DW/
-

Dosja McGonigal/ Dumani i bën bisht përgjigjes se ku është me hetimin: Po presim përgjigje nga jashtë
Drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, i ka bërë bisht sot pyetjes së drejtpërdrejta të deputetit të PD-së, Ivi Kaso, lidhur me ecurinë e hetimeve për dosjen e bujshme ‘McGonigal’, që përfshin ish-zyrtarin e FBI-së dhe lidhjet e tij me qeverinë shqiptare.
Dumani duke raportuar në Komisionin e Ligjeve, si përherë, ka deklaruar se çështja ndodhet ende në fazën e hetimit paraprak dhe se në territorin shqiptar janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore.
Megjithatë, ai pranoi se SPAK ende nuk ka përfunduar hetimin pasi po pret përgjigje nga autoritetet e huaja.
‘Rasti është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar, por jemi në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja, të cilave u jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike,’ u shpreh Dumani.
Kreu i SPAK nuk dha asnjë afat apo detaj se kur pritet që hetimi të përmbyllet, duke lënë të hapur dyshimet për zvarritje të qëllimshme në një dosje që prek nivelet më të larta të qeverisë.
Deputeti demokrat Ivi Kaso i kërkoi Dumanit të sqarojë se çfarë është bërë konkretisht në këtë rast dhe nëse SPAK ka marrë në pyetje ndonjë zyrtar të lartë apo vetë kryeministrin Edi Rama, i cili përmendet në dokumentet amerikane si person që ka zhvilluar takime me McGonigal ndërkohë që ky i fundit ishte në detyrë në FBI.
Prej më shumë se një viti, SPAK nuk ka bërë asnjë njoftim zyrtar për rezultatet konkrete të hetimit.