Tag: hetimit

  • Arrestimi i oficerëve të policisë rrugore/ SPAK: Kërkuan 2 mijë euro për mos arrestimin e gruas së biznesmenit

    Arrestimi i oficerëve të policisë rrugore/ SPAK: Kërkuan 2 mijë euro për mos arrestimin e gruas së biznesmenit

    Dy ditë më parë, u bë me dije se tre zyrtarë të Policisë së Shtetit janë vënë në pranga me urdhër të Prokurorisë së Posaçme. U tha se ndaj tyre ishte lëshuar një urdhërarrestet për shkak dyshimesh që lidhen me korrupsionin.

    Prokuroria e Posaçme sot ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me urdhërarrestet dhe me detajet për akuzat ndaj tre personave

    Dyshimet lidhen me një aksident të ndodhur disa ditë më parë në Tiranë, aksident që kishte për autore një grua. Dyshohet se gruaja Anisa Vrini bashkëshorte e biznesmenit Ergest Vrioni ka kërkuar që aksidenti të mbyllej ndërkohë që ka premtuar që ryshfetin për punën që do të bënin do ua jepte bashkëshorti.

    Konkretisht në këtë skandal janë përfshirë: Shefi i komisariatit rrugor, Roven Zeka, shefi i hetimit të aksidenteve automobilistike, Sokol Novaku, dhe oficeri i policisë rrugore Edison Tabaku te akuzar për korrupsion.

    “Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj”, thuhet ne njoftimin e SPAK.

    “Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit”, vijon njoftimi.

    Dyshohet që biznesmeni ishte në përgjim, por nuk bëhet me dije se për çfarë përgjohej e si rezultat, për çfarë është vënë nën hetim.

    Njoftimi:

    SPAK urdhëron ndalimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion pasiv

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

    Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)

    Ngjarja 

    Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

    Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)

    Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.

    Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë.  Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.

    Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro. 

  • Arrestimi i shefit të Rrugores/ Mori ryshfetin 2000 euro nga drejtuesi i mjetit, çfarë u gjet gjatë hetimit

    Arrestimi i shefit të Rrugores/ Mori ryshfetin 2000 euro nga drejtuesi i mjetit, çfarë u gjet gjatë hetimit

    Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: Roven Zeka, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
    Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)
    Pas te dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.
    Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.
    Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

  • Ndalimi i shefit të qarkullimit Rrugor, SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen mijëra euro

    Ndalimi i shefit të qarkullimit Rrugor, SPAK njoftim zyrtar: Sekuestrohen mijëra euro

    SPAK urdhëron ndalimin e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore dhe dy oficerëve, të përfshirë në korrupion pasiv.
    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kryer veprime hetimore në kuadër të procedimin penal nr. 91/1, të vitit 2023.

    Në dinamikën e hetimeve, në datën 18 prill, me urdhër të prokurorit të posaçëm, janë ndaluar shtetasit: R.Z, shef i Komisariatit të Policisë Rrugore, S.N, shef i hetimit të aksidenteve rrugore në këtë komisariat dhe E.T, oficer i policisë gjyqësore, të dyshuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, e kryer në bashkëpunim (parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 të Kodit Penal.)
    Ngjarja
    Në datën 16 prill 2025, në qytetin e Tiranës ka ndodhur një aksident rrugor, ku dy automjete janë përplasur me njëri tjetrin. Si pasojë e aksidentit, pesë personat që udhëtonin në njërin nga automjetet janë dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
    Ndërsa në automjetin tjetër ndodhej vetëm drejtuesja A.V, bashkëshortja e shtetasit E.V, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”, (parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.)
    Pas të dhënave dhe informacionit të siguruar nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), ka rezultuar se punonjës të policisë rrugore i kanë kërkuar familjarëve të drejtueses së automjetit, shtetases A.V, pagesën prej 2 mijë eurosh, për mosarrestimin e saj.
    Shuma e parave është kërkuar të dorëzohej brenda një kohe të shkurtër dhe është siguruar nga personi nën hetim E.V, me ndihmën e personave të tjerë. Këtë shumë ai ia kanë dorëzuar njërit prej punonjësve të policisë rrugore – fakt i provuar gjatë hetimit.
    Urdhri i ndalimit të shtetasve: E.T, S.N dhe R.Z është ekzekutuar nga BKH, në bashkëpunimin me Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Gjatë kontrolleve të kryera për llogari të këtij procedimi penal janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale shumat prej; 2.500.000 lekë dhe 26 mijë euro.

  • Konfirmohet zyrtarisht/Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Qarkun Fier

    Konfirmohet zyrtarisht/Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Qarkun Fier

    Ajo që ka ndodhur me hetuesit e BKH dje është një alarm për shtetin, por edhe për shoqerinë shqiptare. SPAK dhe BKH po bëjnë punë heroike e titanike për të ndëshkuar krimin dhe korrupsionin, ndaj ata duhen respetuar jo vetëm ligjerisht, por edhe moralisht nga shoqeria.
    E pakonceptueshme se si kanë guxuar të fyejnë e jo më edhe t’i sulmojnë hetuesit e BKH.

    Ja njoftimi zyrtar nga BKH:
    Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit janë sulmuar gjatë kryerjes së detyrës në Qarkun Fier.
    Byroja Kombëtare e Hetimit konfirmon sulmin që ndodhi mbrëmjen e datës 15 Prill kundër hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe oficerëve të Policisë së Shtetit në qarkun e Fierit.
    Hetuesit e BKH-së dhe efektivët e Policisë së Shtetit po kryenin detyra hetimore të deleguara, në kuadër të një hetimi të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
    Mbështetur në informacionin e përcjellë nga Drejtoria  Vendore e Policisë, Fier (DVP) dhe verifikimet e kryera, ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:20 minuta, në aksin Fier – Patos. Ndërsa hetuesit e BKH-së dhe oficerët e Policisë së Shtetit po kryenin detyrën, janë sulmuar pa asnjë motiv nga persona tashmë të identifikuar dhe shoqëruar në DVP, Fier.
    Të  gjitha veprimet hetimore dhe proceduriale lidhur me ngjarjen janë duke u kryer nga Prokuroria e Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier.
    SPAK nënvizon se të gjitha veprimet e ndërmarra nga BKH janë në përputhje me ligjin dhe nën vëzhgimin direkt të prokurorëve të posaçëm.
    SPAK u bën thirrje qytetarëve të bashkëpunojnë me institucionet e drejtësisë dhe të respektojnë autoritetin e hetuesve dhe Policisë së Shtetit që veprojnë në zbatim të detyrës së tyre. Integriteti dhe siguria e hetuesve të BKH-së dhe efektivëve të Policisë së Shtetit është thelbësore në angazhimin tonë për të luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar.

  • Flet i arrestuari për hakerimin e e-malieve të SPAK: E bëra nga kurioziteti

    Flet i arrestuari për hakerimin e e-malieve të SPAK: E bëra nga kurioziteti

    “E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.
    Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve, raporton gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.
    Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
    Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.
    Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të emailve.
    SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.
    Çështja e këtij sulmi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili gjatë masave të mbajtura ndaj dy të dyshuarve, i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhrin që do të thotë marrje nën përgjegjësi të kujtdo që publikon të dhëna nga fashikulli.

  • Hakerimi i SPAK/ I arrestuari tregon se si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti!

    Hakerimi i SPAK/ I arrestuari tregon se si hyri në e-mailet e prokurorëve: E bëra nga kurioziteti!

    “E bëra nga kurioziteti,” kështu është shprehur Arnold Rrokaj për hakerimin ndaj SPAK, duke pranuar se ia kishte dalë mbanë të thyente e-mailet e tre prokurorëve, duke kopjuar prej andej komunikime hetimore për tre çështje.
    Ndërkohë, është e qartë për grupin e hetimit se i dyshuari, me detyrë të mëparshme punonjës pranë IMT, ia ka kaluar më tej të dhënat Zambak Gjonit, edhe ai me profesion jurist, si dhe ish-zyrtar i burgjeve.
    Por grupi i hetimit është i bindur që i riu nuk ka thënë të vërtetën. Sulmi, siç njoftoi zyrtarisht SPAK, u sinjalizua në datën 12 mars 2025, por në harkun e 48 orëve janë identifikuar dy bashkëpunëtorët, ndaj të cilëve u vendos arrest në burg. Gjykata e Posaçme, me kërkesë të SPAK, njëherazi urdhëroi ‘ndalimin e publikimit të dosjes’, përderisa hetimet po vazhdojnë ende për të zbardhur të gjithë skenarin.
    Çështja po hetohet për grup kriminal. SPAK ka njoftuar zyrtarisht se pas një hetimi administrativ është konstatuar se hakeruesit nuk kanë arritur të hyjnë në sistem.
    Ndërsa vijojnë analizat e brendshme hetimore për të konkluduar se çfarë përmbante posta elektronike e tre prokurorëve, të cilët dyshohet se kishin fjalëkalime të lehta të e-maileve.
    SPAK njoftoi për publikun se ishte tentuar të thyheshin kodet e sigurisë edhe në kompjuterin e kryeprokurorit të Posaçëm, Altin Dumani, por pa sukses.
    Çështja e këtij sulmi po hetohet nga prokurori Bledar Maksuti, i cili gjatë masave të mbajtura ndaj dy të dyshuarve, i ka kërkuar gjykatës të nxjerrë urdhrin që do të thotë marrje nën përgjegjësi të kujtdo që publikon të dhëna nga fashikulli.

  • Rekursi për masën detyrim paraqitjeje, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk përjashton trupën gjykuese

    Rekursi për masën detyrim paraqitjeje, Gjykata e Lartë rrëzon Berishën, nuk përjashton trupën gjykuese

    Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e ish-kryeministrit Sali Berisha për përjashtimin e trupës gjykuese që do të shqyrtojë rekursin kundër masës “detyrim paraqitjeje”. Berisha kishte kërkuar largimin e gjyqtarëve Ilir Panda, Sandër Simoni dhe Sokol Binaj, duke argumentuar se ata kishin qenë pjesë e fazës së hetimit paraprak dhe kishin dhënë të paktën gjashtë vendime në disfavor të tij. Sipas kërkesës së tij, pjesëmarrja e tyre në këtë fazë krijon papajtueshmëri ligjore për të shqyrtuar kërkesa në faza të tjera të procesit penal. Por, Gjykata e Lartë vendosi rrëzimin e kërkesës së Berishës, ndërkohë që seanca për shqyrtimin e rekursit për masën detyrim paraqitjeje zhvillohet më 14 prill. “Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i përbërë nga gjyqtarët Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni kanë qenë gjyqtarë të “hetimit paraprak” dhe në këtë cilësi kanë dhënë të paktën 6 vendime, të gjitha në disfavor të kërkuesit z.Sali Berisha.
    Bazuar në nenin 15 të K.Pr.Penale në cilësinë e gjyqtarit të hetimit paraprak, gjyqtarët e sipërcituar kanë papajtueshmëri të gjykojnë kërkesa në faza të tjera të gjykimit. Në datën 15.10.2024 siç pranohet nga vendimi objekt rekursi ka përfunduar faza e hetimit paraprak, pasi prokuroria ka paraqitur kërkesë për gjykimin e procedimit penal nr. 287/2020. Përfshirja e gjyqtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni në hetimin paraprak të procedimit penal nr. 287/2020 nuk ka qenë rastësore, dhe jo thelbësore, pasi kanë shqyrtuar të paktën 6 rekurse të kërkuesit z.Sali Berisha. Pra, pjesëmarrja e tyre në hetim paraprak nëpërmjet vendimmarrjes ka qenë e madhe, duke u shprehur për i-nevojat fillestare të hetimit, ii- ligjshmërinë e procedurës së zëvendësimit të masave të sigurimit; iii- proporcionalitetin e kufizimeve të paparashikuara në ligj në lidhje me zbatimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi”, gjatë gjykimit të kërkesave për revokim mase sigurimi, si dhe për iv-mjaftueshmërinë e argumenteve të prokurorisë për vazhdimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” etj.
    Bazuar në faktin që kanë dhënë të paktën 6 vendime gjatë hetimit paraprak, pozita e tyre si “gjyqtarë të hetimit paraprak” ka qenë e qëndrueshme”, thuhej në kërkesën e Berishës. Ish kryeministri kërkon heqjen e masës së sigurisë detyrim paraqitjeje me argumentin se nuk ka asnjë kusht apo kriter që të qëndrojë kjo masë. Në këtë masë, ish-kryeministri ndodhet që prej datës 3 janar me vendim të gjyqtarit, Engert Pëllumbi. Që nga dhjetori i vitit 2023, Sali Berisha është marrë i pandehur nga SPAK për korrupsion në dosjen e aferës “Partizani”, pasi akuzohet se me një sërë veprimesh të paligjshme i hapi rrugë privatizimit të ish kompleksit sportiv Partizani që u pasua me ndërtimin e 19 kullave, ku përfitues është dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, i pandehur gjithashtu. Të akuzuar në aferën Partizani janë edhe biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja orataku i Malltezit, trashëgimtar i tokës dhe bashkëpronar i ‘Homeplan’ dhe Andia Pustina, financiere që kryente të gjitha operacionet financiare dhe ligjore të Homeplan.

  • “Ulet cilësia e hetimit”/ Hakerimi në SPAK,ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Dëmtohet drejtpërdrejtë puna e prokurorëve

    “Ulet cilësia e hetimit”/ Hakerimi në SPAK,ish-prokurori i Krimeve të Rënda: Dëmtohet drejtpërdrejtë puna e prokurorëve

    Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Besnik Muçi, për hakerimin e tre prokurorëve të SPAK, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, thotë se dëmtohet drejtpërdrejtë puna e prokurorëve. Ai deklaroi se një gjë e tillë nuk duhet të ndodhë dhe ndodhja e një ndërhyrje të tillë tregon presionin shumë të madh që ndodhet ky institucion jo vetëm mediatik dhe politik, por edhe nga krimi i organizuar.
    Muçi paralajmëron ndikim të drejtpërdrejtë në procesin hetimor dhe ulje të cilësisë së hetimit. Ruajtja e këtyre materialeve është detyrë e posaçme e Prokurorisë por edhe aktorëve të tjerë që garantojnë sigurinë kompjuterike të SPAK. Ndërhyrja e drejtpërdrejtë në kompjuterin e punës së një prokurori, e dëmton drejtpërdrejtë punën e prokurorit, se dëmton provat, prishetn prova, marrin masa nga të hetuarit që të largohen nga Shqipëria, pasi njihen me detajet e hetimit.
    Autorët e veprave penale që janë nën hetim nga SPAK do tentojnë të pengojnë punën e SPAK. Duhet të hetojë vetë SPAK që të vërtetojë nëse janë persona brenda SPAK që kanë shfrytëzuar aksesin për të ndërhyrë në emailet e punës së prokurorëve apo është ndërhyrje e jashtme, e pa ndihmuar. Një ndërhyrje e tillë do të ndikojë drejtpërdrejtë në procesin hetimor, se ka dalë sekreti hetimor.
    Tashmë mund të jenë djegur disa marrje në pyetje apo marrje pyetjesh dhe kryerje ekspertimesh nga këto rrjedhje. Do të ulet cilësia e hetimit, e marrjes së provave apo e kryerjes së ekspertizës.