Tag: hetimi

  • Hetimi zbuloi ku shkonin paratë e kokainës që dërgohej në Amerikën e Jugut, sekuestro aseteve me vlerë 4 mln euro

    Hetimi zbuloi ku shkonin paratë e kokainës që dërgohej në Amerikën e Jugut, sekuestro aseteve me vlerë 4 mln euro

    Suel Çela vazhdon të jetë i pakapshëm nga autoritete, por jo pasuritë e tij. Një hetim italo-shqiptar, mbajtur në Verona ka zbuluar asete me vlerë 4 milionë euro të dyshuara se u krijuan nga paratë e kokainës që dërgohej në Europë nga Amerika e Jugut.

    Hetimi financiar në Verona vlerëson të pajustifikuara dhe ndaj u vendosën nën sekuestro preventive një listë prej 30 dyqanesh, një vilë dhe llogaritë bankare ku depozitoheshin qiratë e tyre me një vlerë vjetore prej 400 mijë euro si edhe një shoqëri që funksiononte në fushën e ndërtimit në shtetin Italian.
    Si çelës për hetimet ishte shoqëria e pasurive të paluajtshme në Itali tek e cila depozitoheshin përmes bankave milionat që dërgoheshin nga Shqipëria. Ka rezultuar shpjegon SPAK se paratë transferoheshin nga organizata kriminale që përdorte një shoqëri tregtare në Shqipëri si urë kalimi, një subjekt që ishte nën pronësi të Suel Çelës dhe të të vëllait.
    Të gjitha këto vlera më pas nga hetimet dyshohet se investoheshin në ndërtim në fushën e rikonstruksionit të godinave të vjetra që më pas jepeshin me qira. Skema e qarkullimit të parave të pista dhe pastrimit të tyre zbuloi edhe një çift bashkëshortësh në Itali, që ishin të besuarit e vëllezërve Çela.
    SPAK thotë se edhe çifti rezulton në  listat e pagesave të organizatës kriminale, ndërkohë që Suel Çela vazhdon ende në kërkim për një sërë akuzash të rënda dhe ndaj tij rezultojnë dy masa sigurimi në mungesë.

    Top Channel

  • Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

    Aksioni te Bankers/ Ministri Malaj: Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira në evazion fiskal e pastrim parash

    Ministri i Financave, Petrit Malaj foli në Kuvend për aksionin në kompaninë Bankers, e cila akuzohet se për 20 vite nuk ka paguar tatimet.
    Pyetjeve të opozitës mbi këtë çështje, Malaj iu përgjigj duke thënë se çështja e Bankers, është ende në hetim.
    “Hetimi do nxjerrë kush janë figurat e përfshira qoftë në evazion fiskal, qoftë edhe në pastrimin e parave”, tha ai.

  • Çollaku: Hetimi i dosjes së inceneratorëve po shpartallohet, akuza kryesore për organizatë kriminale po shmanget

    Çollaku: Hetimi i dosjes së inceneratorëve po shpartallohet, akuza kryesore për organizatë kriminale po shmanget

    Në një intervistë  për Syri TV me moderatoren Armela Ferko, gazetari Basir Çollaku ka folur në lidhje me situatën shqetësuese të landfillit të Elbasanit, i cili është përfshirë sërish nga zjarri, ndërkohë që qeveria mbetet në heshtje.

    Çollaku u shpreh se një nga skandalet më të mëdha të sistemit të drejtësisë shqiptare, dosjen e inceneratorëve, ku hetimi po copëtohet dhe po shpartallohet, duke shmangur akuzën kryesore për organizatë kriminale. Sipas tij, kjo aferë e korrupsionit me vlerë miliarda euro përfshin qindra zyrtarë në nivele të ndryshme dhe tregon qartë lidhjet e ngushta mes strukturave shtetërore dhe mafias së mbetjeve.

    “Ne po përballemi me një nga dëshmitë më spektakolare të sistemit të drejtësisë, që është hetimi i dosjes së inceneratorëve, copëzimi dhe shpartallimi i saj, mosngritja e akuzës organizatë kriminale, ndarja në një pafundësi episodesh për shpërdorim detyre për shkelje të barazisë në tendera. Këto janë episode tërësisht të parëndësishme dhe të palidhura në këtë ngjarje të madhe kriminale.

    Kushdo që shmang këtë histori janë ligjshkelësit e parë kryesorë. Elbasani, Fieri, Tirana, qindra milion euro, pra një aferë 30-vjeçare prej 1 miliard eurosh po tregon që akuza kryesore vjen pikërisht nga inceneratorët. Ti mundesh me këtë shumë marramendëse parash, me këtë numër të madh zyrtarësh të çdolloj niveli, kush i ndalon këta. Edhe nëse do t’ja japësh detyrë kursistëve të drejtësisë, ata do të krijojnë këtë akuzë që grupi i strukturuar kriminal është fillimi i një organizate të mirëfilltë kriminale në zyrat publike. Trajtimi i mbetjeve dhe siç themi ne i inceneratorëve ka qenë një nga target e punës së mafies kryesisht.” – tha Çollaku.

     

  • “Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon

    “Rrezikon 8-10 vjet burg”, Petraj: Hetimi ndaj Metës dhe Berishës po merr hov, lufta në gjykatë sapo fillon

    Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se ish-bashkëshortët Ilir Meta e Monika Kryemadhi kanë shpenzuar rreth 240 mijë dollarë nga karta e dytë bankare, e cila iu vu në dispozicion nga biznesmeni shqiptaro amerikan Adrian Shatku.
    Avokati Edmond Petraj, i ftuar në një studio televizive tha se pjesa e përdorimit të kartës duhet parë me kujdes pasi në këtë proces mund të ketë autorizim nga personi, në këtë rast nga biznesmeni Shatku, për përdorimin e saj.
    Ai theksoi se nëse kjo kartë është keqpërdorur, atëherë këtu kemi të bëjmë me një shkelje dhe një vepër penale, por kjo rrethanë duhet të sqarohet në mënyrë të plotë. Sipas avokatit, hetimi pasuror ndaj ish-çiftit Meta ka nisur prej kohësh dhe janë dërguar letërporosi në shumë shtete.
    “Kjo është një marrëdhënie personale mes personit që ka kartën dhe subjektit që e ka përdorur. Nëse ky person ka përdorur kartën në mënyrë të paligjshme tregon se kemi vepër, por nëse kemi autorizim për përdorimin e saj, kjo duhet parë me kujdes. Kjo kartë është pjesë periferike e procesit, ndërsa letër-porositë që ka kërkuar në vendet të ndryshme nëse kanë pasuri çifti, janë në fazën e hetimit dhe mbetet për t’u parë”, tha Petraj.
    Ai komentoi dhe procesin ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili sipas tij, nëse arrihet të provohet fajësia në gjykatë, atëherë krydemokrati rrezikon të dënohet nga 8-10 vjet burg. Ai vlerësoi dhe kërkesën për dorëheqje nga procesi të gjyqtares Elsa Ulliri, e cila ka deklaruar se është kushërira e deputetes demokrate Andia Ullirin dhe marrëdhënia e tyre mund të cilësohet si konflikt interesi në dosjen “Partizani”.
    “Gjyqtarja Elsa Ulliri ka dhënë dorëheqjen si detyrim moral, për të mos komplikuar procesin. Pritet vendimi i një gjyqtari tjetër, që të vendosë mbi situatën për të cilën do ta pranojë kërkesën për heqje dorë nga procesi. Mendoj se nëse do ta gjejë fajtor Berisha rrezikon 8-10 vjet burg”, tha ai.
    Ai pohoi se edhe Meta pritet të kërkojë gjykim të zakonshëm. Sipas Petrajt, pas këtij hapi, nis përballja e vërtetë në gjykatë, pasi ish-kreu i shtetit do të përpiqet të hedhë poshtë provat që ka dorëzuar Prokuroria në Gjykatë.
    “Edhe Meta do të hyjë më gjykim të zakonshëm dhe do kemi përballje për provat që ka mbledhur SPAK dhe do kemi mbrojtjen e Metës. Do kemi përballjen. Në të njëjtat pozita është dhe Meta, vetëm se ka dhe një akuzë shtesë, që është ajo e fshehjes së pasurisë. Gjithmonë nëse do t’i gjejë fajtorë”, tha ai.

  • “Opozita ka shpresë te hetimi i ndërkombëtarëve”/ Rezultatet e 11 majit, flet deputeti: Provat për shkelje janë…

    “Opozita ka shpresë te hetimi i ndërkombëtarëve”/ Rezultatet e 11 majit, flet deputeti: Provat për shkelje janë…

    I ftuar në një intervistë televizive, Xhaferri theksoi se për Partinë Demokratike dhe opozitën, shpresa për transparencë dhe hetim serioz vjen nga ndërkombëtarët.
    Kryetari i FRPD-së dhe deputeti i zgjedhur në qarkun e Tiranës, Besart Xhaferri deklaroi sot qëndrimin e opozitës sa i përket rezultatit të zgjedhjeve. Xhaferri shtoi se ndërkombëtarët po kërkojnë hetime të procesit zgjedhor në Shqipëri.
    Besart Xhaferri:
    “Opozita po vijon procesin e dokumentimit të shkeljeve zgjedhore të ndodhura gjatë zgjedhjeve vendore të 11 majit. Provat për shkeljet janë mbledhur në terren dhe janë në proces dokumentimi. Po përpiqemi që të njëjtën vëmendje ta sjellim edhe në Senatin dhe Kongresin Amerikan. Shpresa për transparencë dhe hetimi serioz i manipulimeve të pretenduara vjen nga ndërkombëtarët. Partitë popullore evropiane pritet të sjellin një mision faktmbledhës në vend, ndërsa Parlamenti Evropian dhe forca të rëndësishme politike në Gjermani po kërkojnë një hetim të procesit zgjedhor në Shqipëri”.

  • Ergys Agasi: Jam i hapur për hetimet

    Ergys Agasi: Jam i hapur për hetimet

    Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ergys Agasi ka reaguar për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK.

    Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.

    Në reagimin e tij, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.

    “E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.

    Reagimi i Agasit ka ardhur pas lajmeve për kontrollet e kryera nga SPAK në banesë dhe bizneset e tij.

  • “SPAK kontrollon aktivitetin e biznesmenit”, Agasi flet për herë të parë dhe bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm të..

    “SPAK kontrollon aktivitetin e biznesmenit”, Agasi flet për herë të parë dhe bën deklaratën e fortë: Jam i gatshëm të..

    Biznesmeni dhe ish-zyrtari, Ervis Agasi ka reaguar ekskluzivisht për CNA, pas kontrolleve të ushtruara në një nga aktivitetet e tij, me urdhër të SPAK.
    Urdhri u dha nga prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Bledar Maksuti.
    Në prononcimin për CNA, Agasi theksoi se është i hapur për çdo lloj hetimi.
    “E kam thënë që në krye të herës. Jam i hapur për çdo lloj hetimi dhe vihem në dispozicion të organeve të drejtësisë. Sot është ushtruar kontroll në një nga aktivitetet e mia, të blera pak kohë më parë, që është përfshirë në një hetim penal nga SPAK. Siç e theksova, jam i hapur për çdo lloj hetimi”,-reagoi Agasi.
    Agasi dha këtë prononcim për CNA, pas interesimit në lidhje me kontrollet e kryera nga SPAK dhe lajmet e përhapura në media në lidhje më këto kontolle, por edhe një tufë thashethemesh për urdhër-arreste, ndalime,  e të tjera.
     
     

  • New York Times:Projekti Trump në Beograd nxit dorëheqje dhe padi penale në Serbi

    New York Times:Projekti Trump në Beograd nxit dorëheqje dhe padi penale në Serbi

    Gjatë vitit të shkuar, familja Trump është parë duke firmosur marrëveshje për pasuri të patundshme në të gjithë botën, shpesh duke përfshirë qeveritë ndërkombëtare dhe ngritur një mori shqetësimesh etike.Por vetëm një prej tyre ka shkuar drejt një hetimi publik penal ndaj zyrtarëve vendas. Kjo ndodhi pasi një grup ruajtësish kulturorë në Serbi kundërshtuan qeverinë dhe si rrjedhojë, të afërmit e presidentit  amerikan.“New York Times” ka publikuar një artikull të hollësishëm mbi çështjen duke hyrë në detajet e marrëveshjes dhe hetimit.Dhëndri i Trump, Jared Kushner, ka një ujdi me qeverinë serbe për të ndërtuar një hotel me vlerë gjysmë miliardi dollarë dhe kompleks apartamentesh në qendër të Beogradit. Projekti përfshin edhe Organizatën Trump që udhëhiqet nga djemtë e presidentit, Eric dhe Donald Jr. pasi hoteli luksoz do të mbajë mbiemrin e familjes.Në nëntor të vitit të shkuar, vetëm një javë pas fitores së zgjedhjeve presidenciale në SHBA nga Trump, qeveria serbe hoqi menjëherë statusin si zonë kulturore e mbrojtur të Stafit të Përgjithshëm, pjesë e një kompleksi ushtarak që u dëmtua nga bombardimet e NATO-s në vitin 1999. Gjashtë vite më vonë u shpall aset i mbrojtur kulturor.Familja Trump planifikon të ndërtojë hotele dhe apartamente në këtë zonë, krah rrugës në qendër të  Beogradit ku ndodhen institucionet qeveritare.Arkitektë dhe historianë të Institutit të Republikës për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore e quajtën vendimin të paligjshëm dhe me motiv politik. Disa deklaruan se iu bë presion nga shërbimet e  inteligjencës që të reshtnin së kundërshtuari projektin.Shtatë muaj më vonë, projekti Trump është kthyer në një skandal në Serbi dhe shembull sesa larg është e gatshme të arrijë një qeveri për të përmbushur interesat financiare të familjes së presidentit. Njëkohësisht, nxjerr në pah shqetësimet se marrëveshjet e biznesit të familjes janë bërë edhe më të vështira për t’u ndarë nga vendimet zyrtare të Trump.Asnjë nuk e di deri ku do të shkojë hetimi. Por një pyetje që është bërë publikisht lidhet me ministrin serb të financave, Sinisa Mali, nëse ai ka ushtruar presion ndaj zyrtarëve për të mbështetur projektin ose të jepnin dorëheqjen. Mali ka lidhje me Shtëpinë e Bardhë përmes Richard Grenell, aleatit të Trump i cili është i ngarkuar me misionet speciale.Trump ia ka vënë syrin kësaj ndërtese që në vitin 2013 dhe ideja iu rishfaq në mandatin e tij të parë  presidencial. Asokohe, Grenell, i cili merrej me marrëdhënien mes Serbisë dhe Kosovës, nxiti liderët serbë që të merrnin parasysh që ta zhvillonin këtë hapësirë përmes investimit amerikan.Pasi Trump humbi zgjedhjet e vitit 2020, Grenell i tha Kushner që të merrte në dorë projektin dhe ndërkohë veproi si ndërmjetës i hershëm. Në vitin 2022 dhe 2023, Grenell u takua me Vuçiç ndërsa në vitin 2021, postoi foto krah Mali.Afifinity Partners siguroi një koncension 99-vjeçar për këtë hapësirë, e cila mund të konvertohet në pronë dhe Serbia do të marrë 22% të fitimeve. Pas marrëveshjes, ekipi i avokatëve të Kushner vizitoi Seerbinë dhe ujdia është në shqyrtim.Instituti për Mbrojtjen e Monumenteve Kulturore kundërshtoi ndryshimin e statusit të mbrojtur dhe drejtuesja, Dubravka Djukanovic, tha se duhet të ishte pronë publike. Në qershor të vitit 2024, ministri i financave i bëri presion asaj dhe një zyrtari tjetër të mbështesnin projektin ose të jepnin dorëheqjen. Pak pas kësaj, Djukanovic tha dorëheqjen.Në nëntor 2024, qeveria serbe revokoi statusin. Drejtuesja e institutit, Estela Zivkov, dhe stafi e quajtën lëvizjen si shkelje serioze të ligjeve të trashëgimisë kulturore dhe protestuan përmes një letre zyrtare. Zivkov tha se shërbimet e inteligjencës e telefonuan në orën 07:30 të mëngjesit të 18 nëntorit ku i thanë se e prisnin në Institut.Edhe në dy telefonata pasuese, ajo “u këshillua me ngulm” që të hiqte dorë nga kjo. E palëkundur, ajo  dërgoi letrën e firmosur nga 50 zyrtarë të tjerë, drejt qeverisë dhe Ministrisë së Kulturës.Ministri Mali nuk ka komentuar çështjen duke cituar se hetimi po vijon. Kompania e Kushner, Affinity Partners, thotë se marrëveshja po rishikohet. Presidenti serb, Aleksander Vuçiç, ka minimizuar hetimin penal duke thënë se “nuk ka pasur ndonjë lloj mashtrimi.”Është e paqartë nëse ishte letra e stafit ajo që nxiti hetimin penal. Drejtori i institutit u ndalua përkohësisht për t’u marrë në pyetje dhe më pas u akuzua për shpërdorim të detyrës në mes të majit. Ai ende nuk ka dalë para gjykatës.Ian Brekke, avokati kryesor i Affinity Partners, kompanisë së Kushner, fluturoi menjëherë për në Beograd pas daljes së lajmit, sipas një burimi që ka folur në kushte anonimati dhe ka përshkruar çështje konfidenciale biznesi. Zyrtarët serbë i kanë thënë se ishte thjesht gabim administrativ, por ekipi i Kushner po vlerëson situatën.Ndërkohë, hetimi i prokurorisë ka përparuar. Zivkov tha se u intervistua në fund të majit. Sipas zyrës së prokurorit, në listë ka edhe 34 emra të tjerë për t’u marrë në pyetje.

  • A po përgatit një dosje “bombë” për Ilir Metën me bashkëpunëtorë të tjerë? Juristi Romeo Kara tregon pse SPAK…

    A po përgatit një dosje “bombë” për Ilir Metën me bashkëpunëtorë të tjerë? Juristi Romeo Kara tregon pse SPAK…

    Rigels Seliman
    A është SPAK pranë finalizimit të një dosjeje “bombë” ndaj Ilir Metës, që mund të tronditë skenën politike shqiptare? Kjo është pyetja që ngrihet pas vendimit të djeshëm të Prokurorisë së Posaçme për të zgjatur me 6 muaj hetimet ndaj ish-presidentit, pavarësisht se ndaj tij janë ngritur tashmë akuza zyrtare. Juristi Romeo Kara hedh dritë mbi këtë lëvizje të pazakontë në dukje, duke argumentuar për gazetën “SOT” se zgjatja e afatit është ligjërisht e mundur, por edhe një sinjal se SPAK po punon për një dosje më të thelluar, që mund të përfshijë bashkëpunëtorë të tjerë, veprime të reja penale apo elementë të ndërlikuar të pastrimit të parave. Në këtë analizë, Kara shpjegon bazën ligjore dhe arsyet konkrete që justifikojnë shtyrjen e hetimit, duke shtuar dyshimet se organi i akuzës po përgatit një goditje më të madhe ndaj një prej figurave më të njohura politike të tranzicionit shqiptar.
    Romeo Kara: Ja pse SPAK zgjati hetimin
    “Kërkesa e SPAK për zgjatjen e afatit të hetimeve me 6 muaj, edhe pse Ilir Metës i është komunikuar akuza dhe është marrë i pandehur, është në dukje një situatë e pazakontë, por ka një shpjegim ligjor të mundshëm, bazuar në nenet përkatëse të Kodit të Procedurës Penale (KPP) dhe konkretisht nga Neni 323 i KPP – Afati i hetimeve paraprake, ku konstatojme se: Hetimet paraprake përfundohen brenda 3 muajve nga data e regjistrimit të procedimit penal. Ky afat mund të zgjatet me vendim të prokurorit të posaçëm për arsye të justifikuara, deri në 12 muaj, e në raste të veçanta, me vendim të gjyqtarit të procedurës paraprake, deri në 2 vjet.
    Po kështu Neni 323/3 lejon që kur ndodhen rrethana që e pamundësojnë përfundimin e hetimeve, prokurori mund të kërkojë zgjatje edhe pas marrjes si i pandehur të personit. Pra, zgjatja e hetimeve edhe pas komunikimit të akuzës është ligjërisht e mundur, nëse: Hetimi nuk është formalizuar ende me një kërkesë për dërgim të çështjes për gjykim (neni 328 KPP), dhe ekzistojnë arsye të reja për vijimin e hetimit, si për shembull hetime për bashkëpunëtorë të tjerë, dokumente të paardhura, letra-porosi në pritje, etj. Marrja si i pandehur është një akt procedural që: I njofton të dyshuarit se SPAK ka prova fillestare për përfshirjen e tij në vepër penale, I garanton të drejtën e mbrojtjes, përfshirë konsultimin me avokatin, kërkimin e provave, parashtrimin e kundërshtimeve, por nuk e përmbyll automatikisht hetimin paraprak.
    Pra, Prokuroria mund të vazhdojë hetimin edhe pas këtij momenti, sidomos kur hetimi është në zhvillim për: Personazhe të tjerë, episode të tjera penale (p.sh. pastrim parash i lidhur me korrupsionin) dhe mbledhje provash për të fortifikuar akuzën. Në rastin Ilir Metës, SPAK-u mund të ketë: Komunikuar akuzën për një pjesë të veprave penale për të respektuar të drejtën e mbrojtjes dhe për të mundësuar që Meta të mos i shmanget drejtësisë. Ndërkohë, vijon hetimi për çështje të tjera të lidhura, për persona të tjerë, ose për veprimtari financiare të ndërlikuara, që kërkojnë prova nga jashtë.
    Në përfundim: Ligjërisht SPAK-u ka të drejtë të kërkojë zgjatje të hetimeve edhe pasi ka marrë dikë të pandehur, nëse nuk ka bërë ende kërkesën për gjykim dhe hetimi ka ende nevojë për plotësim me prova apo veprime të tjera. Marrja si i pandehur përfaqëson një akt njoftimi procedural, përmes të cilit subjekti vihet formalisht në dijeni të akuzës dhe i garantohet e drejta për të ushtruar mbrojtjen e tij. Megjithatë, ai nuk nënkupton përfundimin e hetimeve dhe nuk ndalon kërkimin e zgjatjes së tyre.
    Nga pikëpamja formale dhe materiale, kërkesa e SPAK për zgjatjen e afatit të hetimeve me 6 muaj, edhe pas marrjes si i pandehur të Ilir Metës, është e ligjshme dhe e mbështetur në nenin 323 të Kodit të Procedurës Penale. Kjo shtyrje ka për qëllim sigurimin e një hetimi të plotë, të paanshëm dhe të bazuar në prova të plota, duke garantuar se dosja që do t’i paraqitet gjykatës do të jetë e qëndrueshme juridikisht dhe faktikisht”, shprehet juristi i njohur, Romeo Kara për gazetën “SOT”.
     

  • Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

    Operacioni me autoritetet finlandeze/ Dumani: Goditëm grupe të trafikut të drogës

    Pas aksionit të përbashkët me autoritet finlandeze për goditjen e grupeve kriminale në lidhje me trafikimin e lënëve narkotike, kreu i SPAK Altin Dumani deklaroi se një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
    Kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar dhe bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet finlandeze.
    Arrestimet u kryen pas letër-porosive të mbërritura nga Finlanda, ndërsa hetimet kanë zbuluar aktivitetin e grupeve në trafikun e kokainës, heroinës dhe marihuanës.
    Dumani falënderoi Policinë e Shtetit dhe prokurorët për angazhimin dhe bashkëpunimin në këtë operacion.
    “Kemi goditur disa grupe të rëndësishme të trafikut të drogës, që shpërndanin kokainë, heroinë, marijuanë etj. Hetimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe një bashkëpunimi tepër të mirë me autoritetet finlandeze. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit dhe çdo prokuror të posaçëm për punën e shkëlqyer që ka bërë”.