Tag: hetimi

  • Ngacmuan seksualisht një bashkëmoshataren e tyre, nis hetimi për tre të mitur në Tiranë

    Ngacmuan seksualisht një bashkëmoshataren e tyre, nis hetimi për tre të mitur në Tiranë

    Ka nisur hetimi për tre të mitur në Tiranë, pasi dyshohet se kanë ngacmuar seksualisht një bashkëmoshataren e tyre.

    Sipas asaj që raporton policia e Tiranës, janë referuar materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për tre 15-vjeçarët.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Arrestimi i Imamoglu, avokatët apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Arrestimi i Imamoglu, avokatët apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Ekrem Imamoglu

    STAMBOLL- Avokatët e kryebashkiakut të arrestuar të Stambollit, Ekrem Imamoglu kanë apeluar ndalimin e tij. Më 23 mars, atij iu caktua masa e paraburgimit, pasi akuzohet për veprat penale korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale.
    Avokatët e Imamoglu shprehen se arrestimi i tij ka ardhur si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme. Ata shprehen se nëse masa “arrest me burg” mbetet në fuqi, do të çojnë dosjen në Gjykatën Penale.
    “Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë që dosja të dërgohet në Gjykatën Penale kompetente të shkallës së parë për t’u shqyrtuar në Apel”, janë shprehur ata.
    Pas arrestimit të Imamoglu protestat kanë shpërthyer në vend. Ndërkohë të paktën 2,000 njerëz janë arrestuar dhe burgosur, por sipas burimeve, numri aktual është shumë më i lartë. Sindikatat e stafit të shërbimit shëndetësor publik njoftuan të shtunën se kishin hasur në abuzime gjatë arrestimit, ndalimit dhe procedurave gjyqësore.
    Imamoglut, 54 vjeç, u arrestua kur CHP-ja po përgatitej për ta shpallur atë kandidat presidencial. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Turqi duhet të mbahen më 2028, por Erdogan, 71 vjeç, mund të shpallë zgjedhje të parakohshme për ta shmangur kufizimin prej dy mandatesh, nëse vendos të garojë përsëri./ZËRI

  • Arrestimi i Imamoglu, avokatët e kryetarit të bashkisë së Stambollit apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Arrestimi i Imamoglu, avokatët e kryetarit të bashkisë së Stambollit apelojnë vendimin: Hetimi u krye me metoda të jashtëligjshme

    Avokatët e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua dhe u largua nga detyra më 19 mars me akuza për korrupsion dhe përfshirje në një organizatë kriminale, kanë apeluar ndalimin e tij.

    Atij iu caktua masa e paraburgimit më 23 mars.
    Sipas CNN Turk, apeli nga avokatët e Ekrem Imamoglu thotë:
    “Kërkojmë lirimin e Ekrem Imamoglu, i cili u arrestua si rezultat i një hetimi të kryer me metoda të jashtëligjshme nga fillimi deri në fund, i cili u zbulua nga fakte konkrete, të cilat dhjetëra miliona njerëz i dinë dhe kanë reaguar. Nëse arrestimi i paligjshëm mbetet në fuqi, kërkojmë që dosja të dërgohet në gjykatën penale kompetente të shkallës së parë për t’u shqyrtuar në Apel”

    Top Channel

  • Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, kreu i misionit të OSBE: Do të bashkëpunojmë me autoritetet…

    Hetimi i krimeve zgjedhore nga SPAK, kreu i misionit të OSBE: Do të bashkëpunojmë me autoritetet…

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Dyshimi për “korrupsion”, SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores, ja çfarë treguan pamjet e…

    Dyshimi për “korrupsion”, SPAK 1 vit hetim për parfumin 3.700 lekë të prokurores, ja çfarë treguan pamjet e…

    Një parfum më vlerë 3.700 lekë i lënë pa dëshirën e saj në zyrën e një prokuroreje të Elbasanit, është bërë strumbullar i një hetimi të SPAK, pas dyshimeve për një rast korrupsioni. Por pas një viti hetim, ku SPAK ka pyetur personat pjesëmarrës, këqyrur telefonat e tyre, analizuar pamjet e kamerave të sigurisë të Prokurorisë së Elbasanit ka dalë në përfundimin se korrupsioni nuk ekzistonte dhe së çështja duhet të pushohej.  Kërkesa e SPAK për pushimin e çështjes është pranuar nga gjyqtarja Irena Gjoka, e cila ka vlerësuar se nuk ekzistonin indicie apo prova të mjaftueshme, ku të bazohej dyshimi për një aferë të paligjshme.
    Referuar vendimit të gjykatës, të siguruar nga A2, historia e ka zanafillën në 4 dhjetor 2023, ku Arben Kotollaku, oficer i Policisë gjyqësore të Elbasanit ka shkuar në zyrën e prokurores, Glenda Zeneli. Oficeri ka nxjerrë një send nga xhepi, duke i thënë prokurores se e kishte nga Ismail Q., një qytetar që gati 2 muaj më parë ishte arrestuar për “drejtim të automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe kishte dalë në “detyrim për paraqitje” më kërkesë të saj.
    Hetimi
    Pavarësisht se prokurorja ka refuzuar, nuk ka mundur t’i kthente sendin oficerit që është larguar nxitimthi, moment i regjistruar nga kamerat e sigurisë së Prokurorisë. Në vijim, i telefonuar prej saj, oficeri është rikthyer, ku ka marrë jo vetëm sendin, që rezultoi të ishte një parfum, por edhe një vendim të prokurores për refuzimin e dhuratës, bazuar në ligjin “përpara ndalimin e konfliktit të interesit” dhe ka kërkuar ndjesë. Situata është pasuar me nisjen e një hetimi për korrupsion në këtë prokurori, i kaluar më pas për kompetencë në SPAK.
    Gjatë hetimit, oficeri ka deklaruar se parfumin, e blerësi pas tij 3700 lekë, ia ka dhënë prokurores për respekt dhe jo si favor për ndonjë çështje hetimore. Ndërsa Ismail Q., ka pohuar se nuk i ka dhënë ndonjë parfum për prokuroren oficerit Kotollaku. Sipas vendimit, hetimi 1 vjeçar i SPAK, nuk ka provuar ndonjë marrëveshje mes të dyve, apo qëllim për ndikim të paligjshëm tek prokurorja për ndonjë çështje të caktuar.
    12 dosje të hapura nga Dumani
    Kujtojmë gjithashtu se drejtuesi i SPAK, Altin Dumani, deklaroi pak javë më parë se edhe brenda Prokurorisë së Posaçme ka nisur hetim për rrjedhjen e sekretit hetimor. Ai ka deklaruar se kushdo që “bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale”. “Sa i takon rrjedhjes së sekretit dhe gazetarët e kronikës janë dëshmitarë që është minimizuar shumë falë edhe masave të marra si institucion. Kemi hapur edhe hetime, aty brenda nesh për njëri-tjetrin për prokurorë, për hetues, kushdo që ka qenë në kontakt me informacionin i cili ka rrjedhur.
    .Ju garantoj që nëse ka prokurorë të prokurorisë së Posaçme, hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit, i cili bën të mundur rrjedhjen e informacionit apo kryen një vepër tjetër penale, do vendoset para përgjegjësisë penale. Kjo nuk diskutohet. Raporti nuk është përfundimtar, ka çështje që janë në hetim në lidhje me sekretin hetimor edhe nga brenda nesh”, tha Dumani. Një raport i fundit tregon se në 3 vitet e fundit, SPAK ka regjistruar 12 raste të dyshuara të rrjedhjes së sekreteve hetimore. Dosjet përfshijnë analiza të thelluara për përfshirjen e mundshme edhe të prokurorëve dhe hetuesve brenda SPAK, duke ngritur shqetësime të mëdha mbi integritetin dhe sigurinë e hetimeve të ndjeshme në Shqipëri.