Një operacion i gjerë antidrogë ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale që vepronin në trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Ndërkohë janë lëshuar 11 urdhërarreste, 9 prej të cilave janë zbatuar, si dhe ende në kërkim jane 2 persona.
Lajmi u konfirmua nga kreu i SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se operacioni është rezultat i një hetimi të thelluar dhe bashkëpunimi të ngushtë me autoritetet finlandeze.
Arrestimet u kryen pas letër-porosive të mbërritura nga Finlanda, ndërsa hetimet kanë zbuluar aktivitetin e grupeve në trafikun e kokainës, heroinës dhe marihuanës.
Në një deklaratë për mediat, Dumani theksoi se ky hetim shënon një moment të veçantë për institucionin që ai drejton.
Ai sqaroi se krimi i organizuar shqiptar ka zgjeruar aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën, dhe se bashkëpunimi mes dy autoriteteve ka çuar në goditjen e disa grupeve kriminale përgjegjëse për trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike.
“Kam nderin dhe kënaqësinë që sot të bëjmë publike rezultatet e një hetimi të përbashkët mes SPAK dhe autoriteteve finlandeze. Krimi shqiptar ka shtrirë aktivitetin e tij edhe në vendet nordike, përfshirë Finlandën. Autoritetet lijgzbatuese nordike i kanë dhënë besim institucioneve tona. Kjo na ka mundësuar goditjen disa grupeve kriminale, përgjegjës për trafikimin e disa drogërave. Kemi goditur disa grupe të rëndësishme të trafikut të drogës, që shpërndanin kokainë, heroinë, marijuanë etj. Hetimi është rezultat i një hetimi të gjatë dhe një bashkëpunimi tepër të mirë me autoritetet finlandeze. Dua të falënderoj Policinë e Shtetit dhe çdo prokuror të posaçëm për punën e shkëlqyer që ka bërë. Ky hetim është rezultat i një hetimi të gjatë” deklaroi Dumani.
Tag: hetimi
-

Arrestime me letër-porosi nga Finlanda, Dumani: Goditëm disa grupe kriminale të trafikut të drogës
-

Trafik armësh nga Kosova në Shqipëri! Sekuestrohen 12 pistoleta dhe 2 automatikë. 10 të arrestuar, 2 në kërkim
Pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive për trafikimin e armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri është finalizuar me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”.
Njoftimi i policisëSpecialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.
Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.
Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
-

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Sekuestrohen pistoleta dhe automatikë, arrestohen 10 persona
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.
Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.
Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.
Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.Top Channel
-

SPAK-u po përgatitet për arrestime për korrupsion në zgjedhjet e 11 majit
SPAK ka mbledhur prova në heshtje para dhe gjatë fushatës së zgjedhjeve, si dhe ditën e 11 majit. Në të gjitha qarqet kryeprokurori Altin Dumani kishte ngritur task force për korrupsionin në zgjedhje.
Deri tani ka disa dosje hetimi nga BKH dhe në SPAK, ku priten të firmosen fletë arrestet. Burimet flasin se sot SPAK sekuestroi celularin e nënkryetarit të Bashkisë Pukë, Ndue Suma në kuadër të një hetimi për korrupsion në zgjedhje.Akoma nuk ka njoftim për mediat, por arrestimet po mendohet të kryen brenda një dite nga SPAK.
Ka emra plot që janë nën hetim! -

SPAK goditi Pojën, Lala: Hetimi nisi pas dëshmisë së Nuredin Dumanit
Gazetarja Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka treguar se i gjithë operacioni që përfundoi me prangosjen e 10 personave dhe me shpalljen në kërkim të mbi 40 të tjerëve ka nisur pas dëshmisë së të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani. E ftuar në Neës 24, Lala tha se në total janë zbardhur 30 episode të trafikut të drogës. Sipas Lalës, grupi është përfshirë edhe në atentate, kryesisht në Durrës.
“Janë 51 urdhër-arreste. Dosja është e gjatë. Grupi trafikonte kokainë dhe pastronte para. Ish polici Altin Morina është anëtar i bandës kriminale, ndërsa efektivi tjetër ka akuzën e korrupsionit. Hetimi ka nisur nga SPAK, pas rrëfimit të Nuredin Dumanit. Pas dëshmisë së Dumanit, pas marrjes së komunikimeve të Sky Eç dhe vëzhgimeve në terren, kanë arritur të identifikojnë grupin kriminal që merreshin me aktivitete kriminale. Grupi kriminal e kishte bazën në Durrës.
Janë vënë nën sekuestro disa shoqëri. Një grup kriminal të rëndësishëm ka pastrimin e parave. Ka në dosje dhe bos të mafies italiane, njëri njihej si “gjyshi”. Paratë vinin me autobus nga linja e udhëtimit të transportit. Janë 30 episode të trafikut të kokainës. Janë lënë të trafikojnë drogë, derisa e kanë zbërthyer gjithë aktivitetin kriminal. Grupi u mbajt në vëzhgim për 5 vite.
Dyshoj se grupi është përfshirë edhe në atentate, kryesisht në Durrës. Ka shumë pasuri të tjera që nuk janë identifikuar. Hetimet vazhdojnë në drejtim të personave, që dyshohet se janë përfshirë në grup kriminal. Hetimi vazhdon. Ka trafik edhe të heroinës e kokainës. Janë goditur grupe, që më herët nuk ishin goditur,”- tha Lala. -

100% vdekjet në intubim gjatë pandemisë së CoVid-19, nis hetimi për spitalin e Agrinjos në Greqi
Mediat në Greqi raportojnë se prokuoria e Agrinjos ka hapur një hetim dhe ka ngritur akuza ndaj dy mjekëve dhe pjesëtarëve të administratës të një spitali në Agrinjo për shkak se gjatë pandemisë së Covid-19 në këtë spital vdiqën të 41 pacientët që iu nënshtruan intubimit.
Akuza është pasuruar edhe me pretendime të gjashtë të afërmve të të tri prej viktimave.
Në vitin 2021, kur nisi hetimi për numrin e vdekjeve, administrate dhe autoritetet deklaruan se virusi ishte i ri dhe u ndoqën protokollet e OBSh-së.
Dyshimet janë se spitali ishte me staf të paplotësuar dhe futja në intubim pa stafin e kualifikuar çoi në vdekje të pashmangshme të pacientëve çka përfaqëson një kapitull ende të pasqaruar mirë për përgjegjësitë e autoriteteve të shëndetit publik për menaxhimin profesional të pandemisë.
-

Publikoi emra të zyrtarëve të PS dhe tha se po blejnë vota, nis hetimi për shpifje për Gjin Gjonin
Policia e Lezhës ka nisur hetimin në gjendje të lirë për shpifje, për ish-gjyqtarin sheik Gjin Gjoni, kandidati i Sali Berishës në qarkun e Lezhës. Hetimi për shpifje për Gjin Gjonin vjen pas deklaratave të tij se disa zyrtarë të PS ishin të implikuar në blerje votash.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpifja”, për shtetasin Gj. Gj., 55 vjeç, banues në Lezhë, kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi kanë kallëzuar shtetasit D. P., E. L., E. S., P. Gj. dhe R. N. (përfaqësues dhe simpatizantë të subjektit politik “Partia Socialiste”), se 55-vjeçari ka publikuar në rrjetin social “Facebook”, një postim, nëpërmjet të cilit shpif se 5 shtetasit janë të implikuar në blerje votash dhe intimidim zgjedhësish”, thuhet në njoftimin e Policisë së Lezhës. -

I lidhur me kartelet e drogës, arrestohet kryebashkiaku
Prokurorët në Meksikë kanë vënë në pranga kreun e bashkisë së qytetit Teuchitlán, në veri të shtetit Jalisco, gjatë një hetimi për një kamp trajnimi të karteleve të drogës.
Sipas të dhënave, kryebashkiaku José Murguía Santiago, dyshohet se ka favorizuar kartelin New Generation, akuza të cilat ai i ka mohuar.
Hetimi u nis pasi aktivistët zbuluan fragmente eshtrash dhe mbetje veshjesh, çanta shpine të hedhura në fermën Izaguirre jashtë qytetit.
Grupet e të drejtave të njeriut thanë se dyshonin se ferma ishte përdorur si një “kamp shfarosjeje”, ku njerëzit rekrutoheshin dhe trajnoheshin me forcë, dhe ata që refuzonin torturoheshin dhe vriteshin.
Prokurori i Përgjithshëm i Meksikës, Alejandro Gertz, dha një konferencë për shtyp javën e kaluar ku i informoi gazetarët mbi hetimin federal në fermë.
Ai konfirmoi se vendi ishte përdorur si qendër trajnimi për rekrutët e Kartelit të Gjeneratës së Re të Jalisco-s, një nga bandat më të frikshme dhe të fuqishme të trafikut transnacional të drogës, e cila ka bazën e saj të pushtetit në Jalisco. -

Hetimi i SPAK ndaj lobimit 6 mln dollarë të PD/ Lala paralajmëron: Nëse është donacion i huaj, Noka përfundon në pranga
Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në një emision televiziv ka folur për verifikimin që SPAK ka nisur lidhur me kontratën e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me një vlerë 6 milionë dollarë për dy vite. Lala tha se SPAK po verifikon disa aspekte për të kuptuar nëse ka dyshime për vepër penale, ndërkohë që shtoi se nëse paratë do të konsiderohen si donacion i huaj, Flamur Noka, firmëtar i kontratës, përfundon në pranga.
“SPAK ditën e djeshme ka deklauar zyrtarisht, që ka nisur verifikimet për kontratën e PD me një kompani lobuese në SHBA.
Duhet theksuar, ligjërisht, kontratat për lobim janë të ligjshme. Në rastin konkret janë dy problematika. Bëhet fjalë për kontratë me afat 24 mujor. Prokurorët do të shohin, se cilat janë të ardhurat e përdorura për të paguar kompaninë lobuese. Është deklaruar se bëhet fjalë për një fondacion, MAGA, të financuar nga shqiptarë të Amerikës, por nuk është hetuar ende nga prokuroria. Duhet që prokuroria amerikane, të hetojë për shkeljet e ligjit atje. Por mënyra e financimit është pika e parë që do të hetohet nga prokurorët këtu.
Pika e dytë, objekti i kontratës. Ligji për partitë politike dhe ligji për fushatën zgjedhore, ndalon financimet nga jashtë dhe lobimin për arsye elektorale. Përmbajtja është rindërtimi i marrëdhënieve mes administratës së SHBA dhe PD. Por, kontrata mund të ketë shtojca ose anekse që mund të japin panoramë tjetër. Me fjalë të thjeshta, kontratat lobuese janë të ligjshme. Këto kontrata sipas ligjeve në SHBA, deklarohen atje. Por interes për prokurorinë shqiptare, bën burimi i parave. Kush është personi ndërmjetës dhe garant? Deklarohet Nuredin Seçi, çfarë përfaqëson dhe pse është garant. Është si kredimarrje, me garantor. Seçi ka hyrë garantor nëse nuk paguhen paratë.
Nuk është një hetim i zakonshëm. Prokurorët do të thërrasin zotin Noka, për të dhënë shpjegime. Nëse konstatojnë indicie për shkelje penale, mund ti kërkohet kontrata zotit Noka. Nëse nuk sigurohet, kërkohet përmes letërporosisë SHBA-ve. Nuk mendoj se do të ketë histori hetimi penal me rezultate të shpejta, sepse duhet marrë kontrata dhe të shiheni donatorët, shqiptaro-amerikanët që kanë hedhur para, interesi i tyre, a kanë të ardhura të ligjshme e me rradhë.
A duhet ta deklaronte PD këtë kontratë?
Duke qenë kontratë shërbimi, PD është brenda afateve ligjore për ta deklaruar, pra nuk ka dyshim të arsyeshëm që PD e ka fshehur kontratën. SPAK po kryen verifikime. Nëse do të ishte donacion i huaj, zoti Noka do të ishte me pranga. Procesi i verifikimit po vijon. Dy momente po hetohen.
Për aspektin politik nuk jap argumenta, nuk marr përsipër të bëj analizë. Për procedurën ligjore, dy janë momente, cilët janë njerëzit që kanë bërë donacione dhe a lejohet kjo. Nëse ka elementë të veprës penale, regjistrohet procedim penal. Mund të ketë edhe vepër penale por jo në kompetencë të SPAK. SPAK ka procedurë të çelur mbi bazën e të dhënave të bëra publike në media. Çfarë do të japë hetimi, mbetet këtu”, tha Lala. -

Linda dhe Edi Rama në SPAK për sarajet e Surelit, Altin Dumani “para provës së zjarrit” për kallëzimin e grabitjes…
Çifti kryeministror, Linda dhe Edi Rama, janë përballë një hetimi të mundshëm në Prokurorinë e Posaçme lidhur me grabitjen e pronës shtetërore në Surrel dhe ndërtimin e sarajeve luksoze që ata disponojnë atje. Ky kallëzim penal është ngritur nga Kryetarja e Gjykatës së Apelimit në PD, Adriana Kalaja, e cila kërkoi nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, GJKKO, që të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin për krimin e dyshuar të grabitjes së pronës shtetërore, që ka ndodhur gjatë periudhës kur Linda Rama ka pasur interes në këtë pronë. Sipas Kalasë, në regjistrat e Kadastrës rezulton se prona ku janë ndërtuar sarajet e çiftit Rama ka qenë pronë shtetërore, por ka kaluar në duar private në mënyrë të paligjshme, duke u shndërruar në pasuri të familjes kryeministrore.
Ajo ka theksuar se që në vitin 2008, Linda Rama kishte shprehur interes për këtë pronë dhe kishte tentuar ta përvetësonte atë me një çmim të papërfillshëm, duke i dhënë kështu një përfitim të jashtëligjshëm çiftit të saj. “Në shtator 2024 kemi kallëzuar në SPAK vjedhjen mafioze të pronës shtetërore në Surrel ky çifti ka kryer ndërtimin e sarajeve në mënyrë të paligjshme. Dumani, në rastet e familjes kryeministrore, e kalon për kompetencë në Prokuroria e Tiranës. Sapo u informua, vendosi mos fillimin e çështjes. Vendimi për mosfillim është për një afat 15 ditor. Në kundërshtim me ligjin ka nisur mosfillimin e çështjes edhe duke marrë konfliktin e interesit, që kishte drejtuesi Arenc Çela me gjyqtaren Arbena Ahmetaj, që kishte dhënë vendimin. Ne e ankimuam vendimin dhe Gjykata. e Tiranës, e cila vendosi që çështjen ta kalojë në SPAK, pasi vlerëson se kallëzimi është kompetencë e SPAK.
GJKKO të zbatojë ligjin dhe ketë çështje ta delegojë në SPAK, duke i treguar detyrat përkatëse për këtë çështje, duke bërë që hetimi të shkojë deri në fund”, tha Adriana Kalaja.
Hetimet
Ping-pongu sipas Kalasë për çështje kompetencash, është e papranueshme, sa kohë që ligji e shpreh qartë se kush është objekt dhe subjekt hetimi i SPAK. “Kryeministri Rama ka kohë që lavdëron Dumanin dhe ka të drejtë, sa kohë që Dumani në shkelje të detyrës e falsifikim të provave e dosjeve penale që meriton të gjykohet Rama, i mbyll çështjet dhe i kalon për kompetencë në prokuroritë që s’është kompetencë e tyre. Më 27 shkurt, prok. e Tiranës vendos mosfillim hetimi pas 6 muajsh. Dumani nuk e mbron dot se faktet e provat janë aty, ne do t’i shkojmë deri në fund. Se mbron vendimin e gjyqtares Arbena Ahmetaj, që është bashkëshortja e Arenc Çelës.
Ky vendim shpreh qartë se edhe avokatura e shtetit s’ka kryer ankim siç e kërkon ligjin. Dumani s’e mbron dot Linda e Edi Ramën që më 2008, Linda i kishte vënë syrin kësaj prone të lakmueshme, që ka qenë pronë shtet. Nga një pronë shtet, ka kaluar në mënyrë të paligjshme te çifti kryeministror. Dhe Dumani se shikon që është objekt e subjekt i SPAK. Nga ky veprim i Lames kur drejtonte Kadastrën, prona nga emërtimi shtet kalon në 2-3 duar si blerës e më pas kalon te Linda Rama. Kadastra e evidenton se është pronë shtet dhe që është grabitur në mënyrë kriminale nga çifti Rama. GJKKO të detyrojë SPAK të regjistrojë kallëzimin penal, pasi as Dumani as tjerë s’e mbrojnë dot çiftin Rama, pas 12 majit do dalin para ligjit dhe prokurorët e gjyqtarët që mbrojnë krimin e korrupsionin”, u shpreh Adriana Kalaja.