Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat, akuzoi qeverinë për mashtrim publik lidhur me rastet e pezullimit të ministrave në vendet e Bashkimit Europian. Ai kundërshtoi deklaratat e bëra në prani të komisioneres Marta Kos dhe ambasadorëve, duke i cilësuar si të pavërteta.
Berisha theksoi se në disa vende të BE-së janë vendosur masa pezullimi për ministra dhe zyrtarë të lartë gjatë kohës që ata kanë qenë nën hetim, pa pritur vendimin përfundimtar të gjykatës. Sipas tij, kjo ka ndodhur në Rumani, Itali, Francë, Kroaci dhe Spanjë.
Ai solli shembuj konkretë nga Rumania, ku ministri i Transportit Dan Shova dhe ministrja e Turizmit Elena Udrea u pezulluan në vitin 2015 gjatë hetimeve. Po ashtu, Darius Valcov humbi kompetencat ekzekutive, ndërsa ish-kryeministri Victor Ponta dha dorëheqjen pasi gjykata po shqyrtonte pezullimin e tij.
Nga Italia, Berisha përmendi rastin e Nunzia De Girolamo, e cila u detyrua të largohej nga detyra.
Në Francë, sipas tij, ekziston një gjykatë e posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë, ku ministri Christian Blanc u pezullua në vitin 2010 gjatë hetimeve, ndërsa ministri i Brendshëm Charles Pasqua humbi kompetencat e tij.
“Ju lutem, dëgjojeni pak mashtrimin publik kombëtar dhe ndërkombëtar i bashkëhajdutit të Lubi Ballukut në konferencë me komisioneren Marta Kos.Dëgjojeni pak, duke pasur dëshmitar, edhe ambasadorin, edhe komisioneren thotë, çfarë kriminali gjakftohtë është, se si shprehet që nuk bën vaki kurrë në BE.Tani, u them qytetarëve dhe ju të nderuar gazetarë se ky është një mashtrim banal ordiner sepse në vendet e BE, jo në një, por në një numër rastesh, janë vendosur masat e pezullimit para vendimit përfundimtar të dënimit nga gjykata.Dhe kjo ka ndodhur në Rumani, ka ndodhur në Itali, ka ndodhur në Francë, ka ndodhur në Kroaci, ka ndodhur në Spanjë, ka ndodhur pra në një seri vendesh.Ministrat janë pezulluar gjatë kohës që kanë qenë në hetim.Konkretisht: Dan Shova, në vitin 2015, ministër transporti i Rumanisë. Masë ndalimi nga ushtrimi i funksionit të profesionit publik.Prapë në Rumani. Elena Udrea, ministre e turizmit, në vitin 2015, pezullim funksionesh gjatë hetimeve. Gjatë hetimeve pra.Darius Valcov. Humbi kompetencat ekzekutive.A e dini ju se të njëjtin fat pati probatini i Edi Ramës dhe Taulant Ballës, Ponta. Po ai ç’bëri, ai sa e mori vesh që gjykata po e pezullonte, dha dorëheqjen. Ekzakt. Kryeministër. Se ishte në hetim. Ai e kuptoi se gjykata po merrte vendimin dhe dha dorëheqjen.Vazhdojmë më tutje.Italia. Nunzia De Girolamo. U detyrua të largohej nga detyra se nuk ishte Lubi, ishte tjetër.Tjetër. Franca. Franca ka një gjykatë. Do bëj një sqarim se është shumë i rëndësishëm. Para reformës në drejtësi, në Republikën e Shqipërisë, me të gjithë personat me imunitet, merrej Gjykata e Lartë. Ligjet e reja këtë kompetencë ia kaluan Skapit të partisë dhe gjykatës speciale.Pra, Franca ka një gjykatë të posaçme për gjykimin e zyrtarëve të lartë dhe në vitin 2010, ministri Christian Blanc është pezulluar jo gjatë akuzës, jo pas akuzës, por gjatë hetimit.Si mund të dalë ai? Po kur ke vjedhur, del dhe nuk pyet për asgjë.Po a është kryeministër ai që del e thotë nuk ka ndodhur kurrë në botë.Franca. Ministri i Brendshëm Charles Pasqua. Pezullim i kompetencave. Dhe ka qenë një nga ministrat më qëndrorë të qeverive franceze të qendrës së djathtë.Tjetër. Belgjika. Willy Claes, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s, ministër i jashtëm më pas. Pezullim de facto para dorëheqjes.Tani a mund të imagjinoni në qoftë se gjykata vendos masën e pezullimit të japë dorëheqjen siç bëri Ponta?Kurrën e kurrës.Janë kaq të inkriminuar këta, kaq shumë kanë vjedhur sa nuk gjejnë një sekondë qetësi në shpirtin e tyre.Krocia. Ivan Vrdoljak. Ministër i ekonomisë. Pezullim de facto gjatë hetimeve.Spanja ka disa raste.Izraeli, një ministër kishte ndodhur që kishte bërë aktin e Irena Gjokës, nuk mishte deklaruar dënimin. Brenda automatikisht e shkarkoi nga ministër.Nuk po shkoj në Pakistan, Imre Khan se atje kishte probleme të tjera.India. Gjykata e Larta. Sepse në Kushtetutën e Indisë është Gjykata e Lartë ajo që trajton aferat dhe dosjet e ministrave dhe zyrtarëve të lartë”, tha Berisha
Tag: hetimeve
-

Rasti Balluku/ Berisha publikon listën: Ja ministrat e vendeve të BE që janë pezulluar gjatë hetimeve
-

Dyshohet se ka kryer veprime të turpshme me të mitur, merret nën hetim shqiptari në Greqi
Një rast i rëndë abuzimi seksual po gjykohet në Gjykatën e Përzier të Krimeve të Rënda të Apelit në Dodekanezë, ku në qendër të hetimeve ndodhet një shtetas shqiptar 51-vjeçar.
Sipas mediave greke, ai akuzohet se ka kryer veprime të turpshme seksuale ndaj djalit të tij 10-vjeçar, gjatë periudhës janar 2021 – tetor 2022, në banesën familjare në ishullin Rodos.
Rasti u zbulua në vjeshtën e vitit 2022, pas raportimeve të bëra nga një shkollë ku mësonte i mituri. Punonjësi social dhe psikologu i shkollës njoftuan autoritetet pasi fëmija kishte përshkruar sjellje të papërshtatshme që cenonin dinjitetin e tij.
Pas hetimeve paraprake, i akuzuari pranoi pjesërisht fajësinë më 18 qershor 2025 dhe ndaj tij u vendosën masa kufizuese, përfshirë ndalimin e daljes nga Greqia, detyrimin për t’u paraqitur rregullisht në polici dhe ndalimin e afrimit më pak se 200 metra nga i mituri. -

Falsifikim dokumentesh në AMP, dy policë ndihmuan punësimin e Muçi Shaljanit
Në vijim të hetimeve mbi ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e djeshme pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ndaluar dy punonjës të Policisë së Shtetit, të dyshuar për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
Të ndaluarit janë Nënkomisar B.C., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve, dhe Inspektor A.Z., me detyrë Ndihmës Specialist i Policimit në Komunitet, pranë Komisariatit të Policisë Nr. 3, Tiranë.
Sipas njoftimit zyrtar, dy punonjësit dyshohet se në bashkëpunim kanë përpiluar një Vërtetim Besueshmërie për shtetasin M.Sh., pa pasqyruar të dhëna që përbëjnë shkak për cenimin e kushteve të sigurisë.Këto mangësi, sipas AMP-së, përbëjnë shkelje të ligjit “Për Policinë e Shtetit” dhe rregullave që normojnë veprimtarinë e agjencive ligjzbatuese.Si pasojë, M.Sh. është punësuar në mënyrë të parregullt pranë vetë Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.
Nga veprimet paraprake, AMP ka konstatuar shkelje të procedurave ligjore në procesin e rekrutimit të këtij shtetasi.Në përfundim të verifikimeve, praktika dokumentare është dërguar në formën e kallëzimit penal në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vijimin e hetimeve dhe përcaktimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë.
Hetimet vijojnë për të sqaruar të gjitha procedurat dhe për të zbuluar përfshirjen e mundshme të personave të tjerë në këtë rast. -

Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, rrëzohet kërkesa e Erion Veliajt
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka rrëzuar sot ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, duke lënë në fuqi vendimin e mëparshëm të Shkallës së Parë, që hodhi poshtë pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij.
Sipas komunikimit zyrtar të gjykatës, “me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi”, është shqyrtuar çështja penale nr. 240 akti, regjistruar më 14.10.2025, mbi ankimimin e Veliajt, i cili kërkonte pavlefshmërinë e hetimeve të Prokurorisë së Posaçme lidhur me procedimin penal nr. 27, të vitit 2024, raporton për Klan News, gazetarja Glidona Daci.
Gjykata e Apelit, duke iu referuar vendimit të shpallur sot, thekson se “vendosi lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, duke refuzuar kërkesën e Veliajt për konstatimin e shkeljeve procedurale gjatë fazës së hetimit paraprak.
Vendimi është shpallur publikisht sot, më datë 20 tetor 2025, në ambientet e Gjykatës së Posaçme të Apelit. -

Kërkoi pavlefshmëri të hetimeve, Apeli i GJKKO-së rrëzon kërkesën e Veliajt
Erion Veliaj,
TIRANË- Gjykata e Apelit te Posaçëm ka rrëzuar ankimimin e paraqitur nga Erion Veliaj, në lidhje me pretendimet për shkelje procedurale gjatë hetimeve ndaj tij. Veliaj ankimoi në Apelin e Posaçëm për të shpallur të pavlefshme veprimet hetimore të kryera nga SPAK. Apeli i GJKKO-së nuk ka marrë parasysh kërkesën e Veliajt, duke lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, më 1 shtator.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues monokratik të përbërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi, sot më 20.10.2025, shpalli vendimin mbi çështjen penale nr. 240 akti, datë 14.10.2025 regjistrimi, mbi ankimin e personit nën hetim E.V., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025, të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me objekt: Konstatimi i shkeljeve procedurale të Prokurorisë së Posaçme gjatë fazës së hetimeve paraprake të procedimit penal nr. 27, të vitit 2024 dhe pavlefshmërinë e veprimeve hetimore” dhe vendosi:
– Lënien në fuqi të Vendimit nr. 43 akti, datë 01.09.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin e Krimin e Organizuar.
U shpall në Tiranë, me datë 20.10.2025.”, njofton gjykata.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, akuzohet për 9 raste korrupsioni pasiv, fshehje pasurie dhe pastrim parash. Ai u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash ‘OJF’.
Kallëzimi për Veliajn u dorëzua nga një profil i rremë, nën identikitin Nesti Angoni, një person që nuk ekziston në Republikën e Shqipërisë. Që nga zbulimi i këtij fakti ka pasur shumë aludime se cili është personi që fshihet pas kësaj nofke, por deri më tani nuk është zbuluar./ZËRI -

SYRI TV/ Bankers nën ethet e hetimeve, naftëtarët nga protesta drejt grevës
Në një kohë kur Bankers është nën ankthin e hetimeve nga Tatimet për abuzime financiare, rreth 200 naftëtarë që punojnë në këtë kompani naftënxjerrëse në Marinzë kanë protestuar mëngjesin e kësaj të mërkure, duke kërkuar kushte më të mira pune si dhe paga më të larta.
Ndërkohë, Dritan Shaho, Kryetar i Sindikatës së Sektorit të Hidrokarbureve, njoftoi se protesta do të kalojë në grevë urie, pasi 10 punonjës kanë vendosur të ngujohen në zyrat e sindikatës. Sipas tyre, kërkesat për rritje page dhe kushte më të mira pune deri tani kanë rënë në vesh të shurdhër.
Kërkesat e naftëtarëve janë: rritja e fondit të pagave me 18%, shpërndarja e shtesave për pagat e ulëta, kushte më të mira pune, trajtim me dinjitet në mënyrë që të mos ndihen të diskriminuar, si dhe trajtim ushqimor njësoj si naftëtarët e kompanisë shtetërore Albpetrol.
Nga dita e enjte dhe në vijim, numri i naftëtarëve që do të hyjnë në grevë urie pritet të rritet.
-

Çështja “McGonigal”, Dumani: Kemi hetuar në Shqipëri, presim vendime gjyqësore nga jashtë
Gjatë raportimit në Komisionin e Ligjeve, kreu i SPAK Altin Dumani është pyetur nga deputeti demokrat Ivi Kaso edhe për çështjen McGonigal.
Kaso kërkoi të dijë ecurinë e hetimeve dhe Dumani tha se ndodhemi në fazën e hetimit paraprak, por përveç hetimeve në territorin e Shqipërisë, po priten sipas tij vendime gjyqësore nga SHBA për ish-agjentin e FBI-së.
“Sa i takon çështjes që ju e quani çështje McGonigal për atë e kam bërë publik deklarimin tim. Kjo çështje është në fazën e hetimit paraprak. Janë kryer një numër i madh veprimesh hetimore në territorin shqiptar por patjetër që për hetimin e çështjeve është e nevojshme edhe ndihma juridike nga autoritete gjyqësore të huaja dhe ne jemi dhe në pritje të përgjigjes nga autoritetet gjyqësore të huaja të cilave i jemi drejtuar me kërkesë për ndihmë juridike”, deklaroi Dumani. -

Dumani tek Ligjet: SPAK ka presion nga politika, prokurorët të kenë të drejtë rikandidimi
Kreu i SPAK, Altin Dumani, raportoi sot në Komisionin e Ligjeve dhe Nismat Qytetare për veprimtarinë e institucionit gjatë vitit 2024.
Dumani u shpreh se SPAK përballet me presione nga politika, media dhe krimi i organizuar, të cilat mund të rrezikojnë integritetin e prokurorëve dhe vijimësinë e hetimeve.
“Doja të veçoja presionin e jashtëm nga aktorë politikë, mediatikë, dhe krimi i organizuar që rrezikon integritetin institucional dhe të prokurorëve, duke kërkuar një reagim të koordinuar institucional për mbrojtjen e pavarësisë kushtetuese”, theksoi Dumani.
Ai propozoi që prokurorët e SPAK të kenë mundësi rikandidimi pas përfundimit të mandatit 9-vjeçar, për të garantuar vazhdimësinë e hetimeve.
“Mungesa e përcaktimit të qartë ligjor për statusin e prokurorëve pas përfundimit të mandatit, krijon pasiguri dhe mund të cenojë vijimësinë e hetimeve”, tha Dumani.
Sa i përket luftës kundër krimit të organizuar, Dumani bëri të ditur se SPAK ka evidentuar 16 grupe kriminale shqiptare që veprojnë në Shqipëri dhe disa shtete të BE-së, të përfshira në trafikun e kokainës dhe kanabisit, si dhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Nga këto, 10 grupe janë goditur dhe provuar në gjykatë. Sipas Dumanit, këto organizata kanë struktura hierarkike, përdorin komunikime të koduara dhe janë aktive në qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Vlorë, Elbasan dhe Kukës, ndërsa kokainën e furnizojnë nga Amerika Latine.
“Janë aktive në disa shtete të BE, si Itali, Spanjë, Belgjikë, Holandë, Gjermani, Norvegji. Këto grupe blejnë kokainë në Amerikën Latine. Grupet janë të përfshirë edhe në trafikimin e qenieve njerëzore dhe krimin kibernetik. Gjatë 2024 janë identifikuar 16 grupe kriminale me rrezikshmëri të lartë, nga të cilat 10 janë provuar në gjykatë për aktivitetin e tyre. Karakterizohen nga strukturë hierarkike, përdorimi i komunikimeve të koduara, dhe pastrimi i parave. Janë aktive në Tiranë, Durrës, Shkodër, Kukës, Lezhë, Elbasan dhe Vlorë”, tha ndër të tjera Dumani.
gijotina.com/ -

Pas hetimeve të bujshme/ Dumani përballet me deputetët, ja çfarë pritet të thotë kreu i SPAK
Kreu i SPAK Altin Dumani ka mbërritur në Kryesinë e Kuvendit për të raportuar në Komisionin e Ligjeve.
Dumani do të raportojë mbi punën e institucionit që ai drejton para ligjvënësve në komision.
Sakaq, ky pritet të jetë raportimi i fundit i Dumanit për veprimtarinë e SPAK, pasi ai do të dorëzojë detyrën në fund të këtij viti. -

Ngacmoi seksualisht të miturën duke përfituar nga mosha dhe varfëria, Prokuroria e Fierit çon në gjyq të arrestuarin
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Fier, ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim shtetasin Sh.L., i akuzuar për veprën penale “Ngacmim seksual.
Sipas hetimeve të zhvilluara, rezulton se i pandehuri ka kryer veprime konkrete të natyrës seksuale në dëm të një të miture, duke përfituar nga mosha e saj e re dhe gjendja e rënduar sociale.
Nga provat e mbledhura, rezulton se Sh. L., ka kryer prekje të papërshtatshme në pjesë të ndryshme të trupit të të miturës, ka ofruar para dhe ka kërkuar puthje intime, duke cënuar dinjitetin dhe mirëqenien emocionale të saj.
Ngjarja u denoncua nga vetë e mitura, e cila pas ngacmimeve i është drejtuar mësueses kujdestare. Kjo e fundit, në bashkëpunim me shërbimet sociale, e referoi rastin në polici, duke mundësuar nisjen e hetimeve.
Aktualisht, i pandehuri ndodhet nën masën e sigurimit “Arrest në burg”.