Gjykata e Posaçme ka miratuar kërkesën e SPAK për të shtyrë për të disatën herë hetimet ndaj Arben Ahmetajt lidhur me dosjen “Buka”. GJKKO i ka dhënë edhe 3 muaj kohë prokurorisë për të përfunduar hetimet në lidhje me akuzën e shpërdorimit të detyrës.
Ahmetaj akuzohet se ka favorizuar privatizimin e shoqërisë “Buka SHA” nga biznesmeni Lirim Fezollari, duke shkaktuar një dëm prej 7 miliardë lekësh. Hetimet për këtë çështje nisën pas kallëzimit të familjes Myderizi, të cilët pretendojnë se humbën pronën e tyre.
Arben Ahmetaj ndodhet gjithashtu në kërkim nga drejtësia shqiptare për dosjen e inceneratoreve, i akuzuar për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje të pasurisë. Për këtë çështje, gjykata ka caktuar masën e arrestit në burg dhe SPAK ka shtyrë hetimet për herë të tretë deri më 23 qershor. Po ashtu, ndaj Ahmetajt po kryhet hetim pasuror dhe i janë sekuestruar pasuri të paluajtshme, si vila dhe apartamente, si dhe llogari bankare.
Tag: hetimet
-

Prokuroria e Tiranës nis hetimet për mishin e pulës me salmonelë
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet në lidhje me mishin e pulës që u konstatua me salmonele.
Hetimet po vijnë për dy vepra penale atë të shpërdorimit të detyrës dhe importimi, shitja dhe ruajtja e ushqimeve të rrezikshme për shëndetin e njerëzve.
Hetuesit janë duke verifikuar mbi procedurën që kanë ndjekur punonjës të AKU, nga momenti i hyrjes së mishit në vendin tonë dhe daljen e përgjigjes së analizave që u deshën të paktën 10 ditë për të mësuar se mishi që u importua nga Brazili ishte i infektuar me salmonele një pjesë e të cilit u shit dhe nuk u tërhoq dot nga tregu nga agjentet e AKU.
Hetimet nisën pas referimit të rastit nga Policia e Shtetit që ka shpallur në kërkim edhe pronarin e kompanisë që ka importuar sasinë e mishit, por edhe kallëzimit të AKU për disa punonjës të tyre për “shpërdorim detyre”.
Më 21 Mars nga analizat e kryera nga AKU u konfirmua prania e bakterit të rrezikshëm te mishi i pulës në një sasi prej 7.8 ton e importuar nga Brazili. AKU sekuestroi 5.2 ton mish tek importuesi, por 2.6 ton të tjera janë shpërndarë në tregun shqiptar dhe mund të jenë konsumuar. -

Vrau efektivin e Shqiponjave Novruz Cenalia në Fier, përfundojnë hetimet për Azgan Mernicën
Prokuroria Fier përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim shtetasin Azgan Memica për vrasjen e punonjësit të policisë së shtetit Novruz Cenalia.
Hetimet kishin nisur që në 13 maj 2024, ditë kur ndodhi edhe ngjarja në fshatin Baltëz. Reklama në FieriWeb – “VEGA GROUP”
Prokuroria thotë se autori i dyshuar e ka kryer vrasjen me qëllim, pasi sipas saj, efektivi ishte me uniformë dhe dallohej qartësisht detyra e tij.Reklama në FieriWeb – “VODAFONE ALBANIA”
Konflikti mes tyre lindi për shkak të një parakalimi që i panderhuri bëri teksa udhëtonte me automjetin e tij.
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin A.M. për veprat penale ‘Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit’, ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’ dhe ‘Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt’, parashikuar nga nenet 79/b, 278 prg.I dhe 291 të Kodit Penal.
Nga hetimet e kryera mbi procedimin penal nr.689, të vitit 2024 mbi bazën e materialit të referuar nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier, u provua se, në datë 13.05.2024, rreth orës 13:30, në fshatin Baltëz, Njësia Administrative Dërmenas, Bashkia Fier, i pandehuri A.M. ka vrarë me armë zjarri punonjësin e Policisë së Shtetit N.C, i cili mbante veshur uniformën e Forcave Speciale “Shqiponja” që e bënte lehtësisht të shqueshme cilësinë e tij.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Konflikti mes viktimës dhe të pandehurit ka lindur për shkak se ky i fundit, ndërsa drejtonte automjetin e tij, është futur në kthesë me shpejtësi, pa kontrolluar rrugën, duke përbërë rrezik për përdoruesit e rrugës.
Viktima i ka tërhequr vëmendjen të pandehurirt për këtë veprim, shkak për të cilin i pandehuri ka ndaluar automjetin e tij, ka zbritur prej tij me çantën ku kishte armën e zjarrit dhe ndërsa shkonte drejt viktimës, i cili nuk kishte dalë nga mjeti i tij, ka nxjerrë armën e zjarrit të llojit pistoletë që mbante me vete dhe ka shtënë drejt fytyrës së viktimës N.C. duke i shkaktuar atij vdekjen e menjëhershme.
Në vijim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, shpreh angazhimin e plotë për hetimin e shpejtë dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave që kryejnë krime kundër jetës dhe autoritetit të shtetit.
-

Në prag të fushatës, gazetari “zbulon” agjendën e SPAK: Hetime në dosjet kriminale, por dhe të politikës
Në studion e “Real Story” në ABC News paneli i të ftuarve ngriti pyetjen se si do të jetë agjenda e SPAK, në prag të zgjedhjeve të 11 Majit dhe fushatës elektorale. Juristja Brizida Gjikondi ishte e mendimit se SPAK do të jetë më e kujdesshme në vendimet që do të marrë, megjithatë nuk përjashtoi mundësinë se gjithçka mund të ndodhë.
Ndërkohë gazetari Ermal Vija tha se SPAK po vazhdon hetimet në dosje të mëdha të botës së krimit, si EnchroChat dhe SkyEcc. Ai shtoi se nuk mungojnë as hetimet në fushën e politikës.
“SPAK ka vazhduar punën dhe unë mendoj se ka pasur një punë voluminoze. Janë dosjet e mëdha si EnchroChat. Po edhe drejtimin e politikës ka vijuar prokuroria e Posaçme hetimet, janë hetime që janë shtrira në kohë normalisht që u duhet kohë.” -

‘Kush i bo gropën tjetrit, bie vet mrena’, Basha – Ramës: The i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK e?
Kreu i demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha ka vijuar replikat me kryeministrin Edi Rama edhe ditën e sotme.
Përmes një video në rrjetet sociale, Basha u ndal tek rikthimi i amerikanëve në SPAK, për të cilët tha se ata janë aty dhe vijojnë hetimet.
Basha shtoi se Rama qëndron në pushtet, pasi në opozitë është Sali Berisha.
“O ramë si paske thënë sot e kam zemër Lulin. Sa zemër më ti mua mo Rame e mori vesh e gjithë bota kur korruptove McGonigal, po re vet brenda.
S’të ndahet zemra nga bufi ty o Rame se vetëm ai të mban në pushtet. Ai ti dha votat për të liruar të korruptuarit dhe me atë je gati që të godasësh SPAK-un.
Je gati që të bësh një buf sa mali i Tiranës ti mo Ramë po e ke kot. Si the i tërhoqi Amerika ushtarët nga SPAK, aty e ke Amerikën Rame, vazhdojnë hetimet. 7×7 bëjnë 313”, tha Basha. -

Ndërhyrjet në sistemin TIMS, Prokuroria mbyll hetimet për ish-drejtorin e IT, zbulohet si…
Njoftimi nga Prokuroria e Tiranës
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq të pandehurin E.Muça, aktualisht me masë sigurimi ‘Arrest në shtëpi’ për veprën penale ‘Hyrje e paautorizuar kompjuterike’.Prokuroria bën me dije se nga tërësia e veprimeve hetimore për çështjen rezultoi se Muça, në lidhje me procedurat e backup dhe ekstraktimin e të dhënave, nuk ka informuar Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, nuk ka një informacion, memo informuese, plan veprimi për problematikat e konstatuara dhe veprimet e ndërmarra për rregullimin e tyre.
Muça ka urdhëruar punonjësit për hapjen e portave USB. Veprimet janë kryer prej tij deri në orët e vona të natës dhe në godinë janë futur persona të paautorizuar për të asistuar në procesin e back up, konkretisht shtetasi K. M; jo pjesë e stafit, shpeshherë ka hyrë me pinin personal të një punonjësi tjetër jo prezent.
Gjithashtu, vërtetohet qartësisht lidhja midis pajisjes hard disk të sekuestruar me kompjuterin e identifikuar të lidhur me serverat; lidhje e realizuar për të mundësuar kryerjen e një procesi back up manual, duke eksportuar të dhëna në hard disk.
Proces, i cili nuk ka pse të kryhet pasi vetë sistemi automatikisht bën dy back-up-e, për më tepër në pajisjen hard disk të sekuestruar evidentohen gjurmë të procesit të back up. Sa më sipër, hyrja e paautorizuar kompjuterike është realizuar. Pas hapjes së portave USB, procesi i back up ka filluar, vijuar, por nuk është përfunduar plotësisht.
Lidhur me veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, për të cilin gjithashtu është regjistruar procedimi penal nr.5404/2023 është vendosur ndarja e çështjes.




