Gazeta “KOHA JONË” themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga “Sami Frasheri”, Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA – ALBANIA
Tag: heshtur
-

“I heshtur prej kohësh” – Flori Mumajesi thyen më në fund heshtjen
-

Duart e kryqëzuara të Mona Lizës, kod i fshehur i Leonardo da Vinçit
Shkruan Albert Vataj
Në kryeveprën enigmatike të artit të Rilindjes së Artë, Mona Lizën e Leonardo Da Vinçit, ndërsa syri i shikuesit ndalet fillimisht te buzëqeshja që lëkundet mes ndjeshmërisë dhe fshehtësisë, dhe te vështrimi që ndjek pa u lëvizur, është një tjetër detaj që, në heshtje, grish vëmendje të thellë: duart.
Të kryqëzuara butësisht mbi njëra-tjetrën, ato nuk janë vetëm një element formal i kompozimit, ato janë një përmbajtje më vete, një mesazh i fshehur në qetësinë e figurës. Pozicioni i tyre, me njërën dorë të vendosur me kujdes mbi tjetrën, krijon një pikë gravitacionale të pazëshme, peshoren shpirtërore të gjithë portretit, ku qenia e saj qëndron pezull mes tokës dhe qiellit, mes përjetësisë dhe çastit, mes trupores dhe shpirtërores.
Në këtë ekuilibër delikat, Leonardo ka vendosur solemnitetin e një prehjeje të përmbajtur, një qetësi që tingëllon, një brishtësi që të fton të vështrosh më thellë. Nuk ka tension në duart e saj. Muskujt janë të liruar, pulsi ndjehet i heshtur, lëvizja është ndalur në kufijtë e një meditimi të përjetshëm.
Duart e Mona Lizës janë një varg poetik i vizatuar me penel, janë një gjendje emocionale, e përmbajtur por jo e ftohtë, e heshtur por jo e plogët. Leonardo, mjeshtër i anatomisë, i dritës dhe i ndjeshmërisë, nuk i modeloi thjesht si pjesë fizike, por si burim sensualiteti të heshtur, si çelës i një enigme që nuk shprehet dot vetëm përmes buzëqeshjes.
Këto duar, të kryqëzuara jo nga rastësia, por nga meditimi, bartin gjithë peshën e asaj që nuk thuhet. Ato nuk kapin, nuk tregojnë, nuk kërkojnë, ato presin. E është pikërisht kjo pritje që i jep portretit thellësinë e tij të pakapshme. Ato janë heshtja që flet më shumë se fjalët, më shumë se vetë buzëqeshja./KultPlus.com
-

Gjesti reagon për puthjen e Stresit ndaj Jozit
Showbiz E Hënë, 4 Gusht 2025 16:03
Video mes Stresit dhe Jozit mbushi mediat, rrjetet sociale dhe po komentohet kudo. Sigurisht pas një përplasjeje mes tyre, gjëja e fundit që prisnim ishte një gjest dashurie, por siç shpjegoi Stesi, e gjitha ishte një “rreng”, para se dyshja të publikojë një bashkëpunim muzikor. Duke qenë se ne jemi pro paqes, e harruam këtë episod, por duket se Gjesti s’e paska pritur shumë mirë. Reagimi i tij ishte i heshtur: Një unfollow në Instagram. Megjithatë, duhet thënë: Aq veprim i heshtur, sa Stresi ende s’e ka parë që s’është më në listën e ndjekësve të Gjestit. -

“Kriza e heshtur” në vendin e punës: Fenomeni që po ndikon mirëqenien e punonjësve
Çdo ditë zgjoheni, shkoni në punë dhe kryeni detyrat tuaja me përkushtim. Por a është e mundur që po përjetoni një “krizë të heshtur” pa e kuptuar?Ky term i ri, “quiet cracking”, po përdoret gjithnjë e më shpesh për të përshkruar mungesën e ndjenjës së përmbushjes në vendin e punës, që lidhet me pakënaqësinë, ngarkesën, mungesën e mundësive për rritje, apo faktorë të tjerë.Ndryshe nga “quiet quitting” (dorëheqja e heshtur), kjo krizë nuk shfaqet domosdoshmërisht në performancën e punonjësit, por ndikon drejtpërdrejt në lumturinë dhe motivimin e tij.“Në fillim, studentët që sapo diplomohen hyjnë në punë me entuziazëm,” thotë Wayne Hochwarter, profesor në Fakultetin e Biznesit të Universitetit Shtetëror të Floridës. “Por pas tre apo pesë vitesh, nisin të pyesin veten: ‘A është kjo ajo që dua? A po më çon kjo në drejtimin e duhur?’”Një shqetësim i përhapurKy nuk është problem vetëm për të rinjtë. Një anketim i vitit 2025 nga TalentLMS tregon se mbi gjysma e të punësuarve e kanë përjetuar këtë gjendje, ndërsa 1 në 5 thanë se e ndiejnë “vazhdimisht”.Edhe një raport i Gallup tregon të njëjtën situatë: 52% e punonjësve në Amerikën e Veriut janë “të paintegruar” në punën e tyre dhe 17% janë “aktivisht tëpaangazhuar”. Këto shifra nuk lidhen me moshën, por më shumë me pasojat e pandemisë dhe pasiguritë që ajo solli.“Nuk është një fenomen që prek vetëm nivelet e ulëta apo të mesme, është i përhapur në të gjitha nivelet,” thekson Hochwarter.Çfarë po i largon punonjësit nga përfshirja?Shumë punonjës e ndiejnë këtë shkëputje për shkak të mungesës së sigurisë në punë: frika nga shkurtime, mungesa e mundësive për ngritje apo rreziku për t’u zëvendësuar nga inteligjenca artificiale. “Sot mund të ndihen të sigurt, por për të nesërmen janë shumë më pak të sigurt,” thekson TalentLMS.“Punonjësit nuk ndihen në kontroll. Dhe kur menaxhimi nuk është i aftë për t’u marrë me këto ndjenja, krijohet një stuhi perfekte për shkëputje nga puna,” shton Hochwarter.Ai tregon se në sektorin e shëndetësisë, veçanërisht te infermierët, ndjenja e zhgënjimit është e theksuar: ata ndihen më pak të përfshirë në kujdesin ndaj pacientëve dhe më shumë të ngarkuar me punë burokratike apo trajnime për sisteme të reja. Diçka e ngjashme ndodh edhe me mësuesit që ndihen të kufizuar nga kurrikula apo testimet standarde.Këto profesione, si dhe ato që kanë kontakt të vazhdueshëm me klientë, rrezikojnë të bien pre e “lodhjes nga dhembshuria” (compassion fatigue). “Kur ke të bësh gjithë ditën me njerëz dhe nuk ke kohë për veten, lodhja emocionale është e pashmangshme,” thotë Hochwarter.Ankthi, IA dhe lodhja mendoreHochwarter beson se fuqia punëtore sot është më e ngarkuar emocionalisht sesa më parë, për shkak të pasigurive, zhvillimeve teknologjike dhe lajmeve të vazhdueshme negative. “Dikur të hënën shkohej me energji për punë. Sot, nis i lodhur.”A ka zgjidhje?Gallup sugjeron trajnime më të mira për menaxherët, por edhe ata shpesh janë ndër më të shkëputurit nga puna.Për punonjësit, një zgjidhje mund të jetë të marrin hapa konkretë për të ndryshuar situatën, të kujdesen për shëndetin mendor, të eksplorojnë mundësi të reja brenda organizatës ose të ndërrojnë vend pune nëse është e nevojshme.“Duhet të rigjejmë motivimin, dhe kjo ndonjëherë kërkon një ndryshim të mjedisit,” thekson Hochwarter.Kriza e heshtur” nuk është një bllokim në punë, është një zbehje e qëllimit. Dhe për ta shmangur, punonjësit dhe punëdhënësit duhet të punojnë bashkë për të krijuar më shumë përfshirje, kuptim dhe qartësi për të ardhmen. / The Hill, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.
-

“Përpjekje mizore për të heshtur kritikat”, akuza ndaj Arabisë Saudite: Aktivistët po ndalohen të dalin jashtë shtetit
Arabia Saudite po përdor ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit si një mjet të ri dhe represiv për të heshtur zërat kritikë dhe për të shtypur çdo formë disidence, paralajmërojnë aktivistët për të drejtat e njeriut.
Sipas raportimeve, dhjetëra qytetarë, përfshirë aktiviste të njohura për të drejtat e grave dhe anëtarë të familjeve të tyre, janë duke përjetuar kufizime të gjata udhëtimi – ndonjëherë të panjoftuara zyrtarisht – në atë që përshkruhet si një formë moderne e kontrollit politik dhe social, shkruan Guardian.
Ndër të ndaluarat është edhe Loujain al-Hathloul, një figurë e rëndësishme e lëvizjes për të drejtën e grave për të drejtuar automjetin në Arabinë Saudite, si dhe Maryam al-Otaibi, një nga tri motrat që janë përballur me presione për shkak të aktivizmit të tyre. Kufizimet e vendosura ndaj tyre shpesh shtrihen edhe tek familjarët e afërt, duke i kthyer këto masa në një formë dënimi kolektiv.
Paradoksi, sipas organizatës për të drejtat e njeriut ALQST, qëndron në faktin se këto masa represive po zbatohen ndërkohë që Arabia Saudite po shfaqet në skenën ndërkombëtare si një vend i hapur ndaj turizmit dhe kulturës globale – përfshirë përgatitjet për organizimin e Kupës së Botës në vitin 2034.
“Arabia Saudite është kritikuar ashpër për burgosjen e disidentëve dhe motrës sime, Loujain. Ndalimet e udhëtimit janë bërë mjeti më i lehtë për të kontrolluar aktivistët pa krijuar zhurmë ndërkombëtare,” tha Lina al-Hathloul, motra e Loujain dhe vetë një aktiviste.
Ajo shton se këto ndalime nuk janë thjesht një mënyrë për të heshtur individët, por edhe për të frikësuar dhe izoluar rrjetin e tyre shoqëror dhe familjar. “Kjo është një taktikë sistematike për të zhdukur zërat kritikë pa i kthyer domosdoshmërisht pas hekurave,” tha ajo.
Sipas ALQST, një listë me të paktën 20 individë të ndaluar për të udhëtuar është bërë publike, por numri real besohet të jetë shumë më i lartë. Shpesh ndalimet nuk shpallen nga gjykatat, por bëhen të ditura vetëm kur personi përpiqet të largohet nga vendi dhe ndalohet në kufi pa asnjë shpjegim të qartë.
Në rastin e Loujain al-Hathloul, ajo u dënua me burg dhe u lirua me kusht në vitin 2021. Gjykata i kishte vendosur ndalim udhëtimi për 2 vjet e 10 muaj, që përfundonte më 12 nëntor 2023. Megjithatë, që nga ajo datë, ajo ende nuk është lejuar të udhëtojë dhe nuk ka marrë asnjë njoftim të ri nga autoritetet.
“Ata mund të jenë të lirë fizikisht, por jetojnë në autocensurë të vazhdueshme. Janë të frikësuar, të mbikëqyrur dhe të paaftë për të ndarë publikisht përvojat e tyre,” tha Lina.
Në përgjigje të kërkesave të OKB-së, autoritetet saudite mohuan çdo abuzim, duke thënë se kufizimet janë në përputhje me vendimet gjyqësore përkatëse.
Por organizatat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut theksojnë se një numër në rritje aktivistësh dhe disidentësh po mbahen nën kontroll pa ndonjë proces transparent ligjor – një zhvillim që vë në pikëpyetje sinqeritetin e përpjekjeve të Arabisë Saudite për t’u paraqitur si një vend më i hapur dhe tolerant.Top Channel
-

Evropa po digjet nga valët e të nxehtit/ Çfarë është fenomeni i ‘kupolës termike’ dhe pse quhet një ‘vrasës i heshtur’?
Europa Jugore është përfshirë nga vala e parë ekstreme e të nxehtit për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46 gradë Celsius në disa rajone të Spanjës dhe Portugalisë. Temperaturat pritet të rriten edhe në pjesë të Gjermanisë, ku pritet të kapin 40°C deri të mërkurën.
Sipas ekspertëve meteorologjikë, situata e krijuar lidhet me fenomenin e njohur si “heat dome” ose “kupola e nxehtësisë ose termike”, një zonë presioni të lartë që qëndron pezull mbi një territor për disa ditë apo javë. Ky presion i lartë vepron si një kapak, duke bllokuar nxehtësinë poshtë tij, ngjashëm me mënyrën se si një furrë mban temperaturën brenda. Nxehtësia akumulohet, toka thahet dhe thith më shumë rreze dielli, duke e përkeqësuar më tej situatën. Kupola termike pengon formimin e reve dhe hyrjen e masave ajrore të ftohta, duke krijuar kushte për qiell të pastër dhe një rritje të vazhdueshme të temperaturave.
“Vrasësi i heshtur”
Shkencëtarët i quajnë valët e nxehtësisë “vrasës të heshtur” sepse ato shkaktojnë një rritje të konsiderueshme të vdekjeve, veçanërisht tek njerëzit që janë tashmë të prekshëm. Valët e nxehtësisë janë gjithashtu një rrezik i madh për fëmijët e vegjël, trupat e të cilëve ngrohen më shpejt, dhe për gratë shtatzëna, të cilat janë në rrezik në rritje të lindjes së parakohshme.
Alarm në disa shtete evropiane
Në Portugali, temperatura në qytetin Mora arriti në 46.6°C, çka mund të përbëjë rekord të ri për muajin qershor. Në Itali, spitalet në rajone si Toskana kanë raportuar një rritje prej 20% të rasteve të shtrimeve për shkak të goditjeve nga i nxehti. Qytetarët janë këshilluar të shmangin ekspozimin në diell nga ora 11:00 deri në 18:00.
Franca ka lëshuar paralajmërime për të gjithë pjesën më të madhe të territorit të saj, me 88% të zonave në nivel portokalli alarmi, ndërsa rreth 200 shkolla publike janë mbyllur. Qeveria i ka bërë thirrje bizneseve të rishikojnë oraret për të mbrojtur punonjësit nga nxehtësia ekstreme. Në Gjermani, përveç rritjes së temperaturave, është theksuar rreziku i shtuar për zjarre në pyje për shkak të thatësirës, ndërsa disa qytete kanë vendosur kufizime për përdorimin e ujit. -

Evropa nën valët e të nxehtit, çfarë është fenomeni i kupolës së nxehtësisë dhe pse konsiderohet një “vrasës i heshtur”?
Evropa Jugore po përballet me valën e parë të të nxehtit intensiv për këtë verë, me temperatura që arrijnë deri në 46°C në disa zona të Spanjës dhe Portugalisë.
Ndërkohë, në disa rajone të Gjermanisë pritet që temperaturat të rriten deri në 40°C në ditët në vijim. Autoritetet në disa shtete kanë lëshuar paralajmërime shëndetësore dhe kanë mobilizuar brigadat e zjarrfikësve për të parandaluar zjarret e mundshme.
Spanja dhe Portugalia në kulmin e të nxehtit
Në Spanjë, termometri ka shënuar 46°C, ndërsa në Portugali është regjistruar një temperaturë rekord prej 46.6°C në qytetin Mora, rreth 60 kilometra në lindje të Lisbonës – një rekord i ri kombëtar për muajin qershor.
Italia dhe Franca ndërmarrin masa për të mbrojtur qytetarët
Në Itali, pranimet në spitale janë rritur me 20% në disa rajone të nxehta si Toskana. Autoritetet kanë këshilluar banorët dhe turistët të qëndrojnë brenda në orët më të nxehta të ditës, nga ora 11:00 deri në 18:00.
Në Francë, paralajmërimet për valën e të nxehtit janë lëshuar për herë të parë në historinë e vendit për pothuajse gjithë territorin. Météo-France ka vendosur 88% të rajoneve në alarm portokalli. Qeveria franceze u ka kërkuar bizneseve të përshtatin orarin e punës për të mbrojtur punëtorët, ndërsa rreth 200 shkolla publike janë mbyllur deri të mërkurën. Parisi është vendosur në nivelin më të lartë të alarmit për valë të nxehti.
Gjermania përballet me rrezik të zjarreve në pyje
Në Gjermani, shërbimi meteorologjik paralajmëron se thatësia dhe nxehtësia po rrisin rrezikun e zjarreve në pyje. Disa qytete kanë vendosur kufizime në përdorimin e ujit, ndërsa temperaturat pritet të arrijnë deri në 40°C deri të mërkurën.
Fenomeni i “kupolës së nxehtësisë”
Ekspertët ia atribuojnë këtë situatë një fenomeni të quajtur “kupolë nxehtësie”, i cili ndodh kur një zonë me presion të lartë qëndron mbi një rajon për ditë apo javë të tëra. Kjo “kupolë” bllokon ajrin e freskët dhe retë, duke krijuar një efekt të ngjashëm me furrën – ajri dhe toka poshtë saj nxehen gjithnjë e më shumë, duke përshpejtuar tharjen e tokës dhe përkeqësimin e kushteve.
Megjithëse shkencëtarët ende nuk kanë një qëndrim të përbashkët nëse këto kupola do të bëhen më të zakonshme, shumë studime sugjerojnë se me ngrohjen globale, ato do të ndodhin më shpesh dhe do të jenë më intensive.
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt
Evropa është tashmë rreth 2°C më e ngrohtë krahasuar me kohët para-industriale dhe është kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë. Ky ndryshim po e bën çdo valë të nxehtësisë më të rrezikshme sesa do të ishte ndryshe. Shkaku kryesor është grumbullimi i gazrave serrë nga djegia e lëndëve djegëse fosile, të cilat bllokojnë nxehtësinë në atmosferë.
“Vrasësi i heshtur” që kërcënon jetët dhe infrastrukturën
Valët e nxehtësisë njihen nga shkencëtarët si “vrasës të heshtur” pasi shkaktojnë një rritje të ndjeshme të vdekjeve, sidomos tek personat vulnerabël – të moshuarit, fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna, që janë në rrezik më të lartë për lindje të parakohshme.
Përveç ndikimeve në shëndet, temperaturat ekstreme dëmtojnë edhe infrastrukturën – përfshirë të korrat, hekurudhat, linjat elektrike dhe rrisin ndjeshëm rrezikun e zjarreve në natyrë.
Madeleine Thompson nga fondacioni Wellcome Trust thekson: “Strategjia e reagimit ndaj krizave po dështon dhe shkenca është e qartë – situata do të përkeqësohet. Duhet të marrim masa parandaluese, të shpejta dhe të koordinuara për t’u përshtatur dhe për të zbutur pasojat e ndryshimeve klimatike. Mjetet janë të disponueshme, provat janë të qarta – ajo që mungon është ndjenja e urgjencës. Duhet të veprojmë dhe duhet të veprojmë tani.”Top Channel
-

I nxehti ‘vrasës i heshtur’, ja si të mbrohemi për të shmangur pasojat nga temperaturat ekstreme
Valët e nxehtësisë janë bërë më të forta ndërsa planeti po ngrohet, duke u kthyer në një kërcënim të madh për shëndetin një “vrasës i heshtur”, siç e quajnë mjekët. Temperatura të larta kanë shkaktuar vdekjen e rreth gjysmë milioni njerëzve çdo vit, një shifër më e madhe sesa viktimat e luftërave apo terrorizmit.
Shumica e viktimave të valëve të nxehtësisë janë njerëz me sëmundje kronike si ato të zemrës, mushkërive dhe veshkave, të cilat përkeqësohen në kushte të nxehtësisë ekstreme. Valët e nxehtësisë gjithashtu shkaktojnë efekte të tjera negative, si aksidente, ndotje më të madhe të ajrit, zjarre masive dhe ndërprerje energjie, që shtojnë barrën mbi sistemet shëndetësore.
Më të rrezikuarit janë njerëzit që punojnë jashtë në temperatura të larta, të moshuarit, gratë dhe njerëzit në kushte sociale të vështira që nuk kanë qasje në klima ose mjedise të freskëta. Arsyeja pse nxehtësia ndjehet edhe më e rëndë është lagështia e lartë që bllokon avullimin e djersës, duke penguar trupin të ftohet. Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po bëjnë që valët e nxehtësisë të jenë më të shpeshta dhe më të gjata, për shkak të ndikimit në rrjedhën e ajrit të lartë në atmosferë.
🔊Për të mbrojtur veten nga valët e nxehtësisë, ekspertët rekomandojnë qëndrimin në hije gjatë orëve më të nxehta, konsumimin e rregullt të ujit, veshjen e rrobave të lehta dhe kontrollimin e personave më të rrezikuar. Po ashtu, është e rëndësishme të përdoren sistemet e kondicionimit dhe të krijohen hapësira më të gjelbra në qytete.
Ndërsa valët e nxehtësisë po rriten në intensitet, shkencëtarët paralajmërojnë se numri i vdekjeve nga nxehtësia do të rritet më shpejt se sa do të ulen ato nga i ftohti, duke bërë kështu që kujdesi ndaj temperaturave ekstreme të jetë një prioritet për shëndetin publik global. -

‘Valët e Nxehtësisë, ‘Vrasësi i Heshtur’: Si të mbrohemi nga rritja e temperaturave ekstreme
Valët e nxehtësisë janë bërë më të forta dhe më të nxehta ndërsa planeta po ngrohet, duke u kthyer në një kërcënim të madh për shëndetin një “vrasës i heshtur”, siç e quajnë mjekët. Në vitet e fundit, temperatura të larta kanë shkaktuar vdekjen e rreth gjysmë milioni njerëzve çdo vit, një shifër më e madhe sesa viktimat e luftërave apo terrorizmit.
Shumica e viktimave të valëve të nxehtësisë janë njerëz me sëmundje kronike si ato të zemrës, mushkërive dhe veshkave, të cilat përkeqësohen në kushte të nxehtësisë ekstreme. Valët e nxehtësisë gjithashtu shkaktojnë efekte të tjera negative, si aksidente, ndotje më të madhe të ajrit, zjarre masive dhe ndërprerje energjie, që shtojnë barrën mbi sistemet shëndetësore.
Më të rrezikuarit janë njerëzit që punojnë jashtë në temperatura të larta, të moshuarit, gratë dhe njerëzit në kushte sociale të vështira që nuk kanë qasje në klima ose mjedise të freskëta.
Arsyeja pse nxehtësia ndjehet edhe më e rëndë është lagështia e lartë që bllokon avullimin e djersës, duke penguar trupin të ftohet. Për më tepër, shkencëtarët paralajmërojnë se ndryshimet klimatike po bëjnë që valët e nxehtësisë të jenë më të shpeshta dhe më të gjata, për shkak të ndikimit në rrjedhën e ajrit të lartë në atmosferë.
Për të mbrojtur veten nga valët e nxehtësisë, ekspertët rekomandojnë qëndrimin në hije gjatë orëve më të nxehta, konsumimin e rregullt të ujit, veshjen e rrobave të lehta dhe kontrollimin e personave më të rrezikuar. Po ashtu, është e rëndësishme të përdoren sistemet e kondicionimit dhe të krijohen hapësira më të gjelbra në qytete.
Ndërsa valët e nxehtësisë po rriten në intensitet, shkencëtarët paralajmërojnë se numri i vdekjeve nga nxehtësia do të rritet më shpejt se sa do të ulen ato nga i ftohti, duke bërë kështu që kujdesi ndaj temperaturave ekstreme të jetë një prioritet për shëndetin publik global.
-

”Zjerm” si metaforë e një brezi që kërkon dritë
Nga Thoma Gëllçi
Kënga “Zjerm” e Shkodra Elektronike, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2025, e kaloi raundin e parë dhe tashmë është në finalen e madhe të Eurovizionit. Mendimi im dhe, për fat të mirë, edhe i shumë të tjerëve është se “Zjerm” është kandidate serioze për të zënë një vend nderi në këtë konkurs të madh të muzikës evropiane. Kjo ka rëndësinë e vet, por për mua, kjo nuk është gjithçka. Ajo është një nga krijimet më të thella e më të guximshme që Shqipëria ka shpënë në këtë festival. Në thelb të kësaj kënge qëndron një përpjekje për të krijuar një realitet të mundshëm – një minutë ideale ku bota ndalon së vuajturi dhe njeriu rilind përmes shpresës, dritës dhe identitetit. E vendosur mes zërit të një gjenerate që nuk e gjen veten as në të kaluarën e mundimshme, por as në retorikat bosh të së sotmes, “Zjerm” nuk flet, por ndizet.Fillimi i këngës “Zjerm” të Shkodra Elektronike është një goditje e parë në shpirt. Në sekondat e para, dëgjohet ritmi karakteristik i çiftelisë, që vjen si një zgjim i beftë nga thellësitë e kujtesës kulturore shqiptare. Tingulli është i ngrohtë, ritmik, por jo folklorik në kuptimin klasik – ai është rikompozuar në një peizazh elektronik që e kthen çiftelinë nga instrument festiv në instrument alarmi.
Ky ritëm s’është për valle dasmash, por as këngë trimash – është për një nisje të re. Ai i jep këngës një ndjesi rituale, si një thirrje e lashtë që paralajmëron: kujdes, këtu do flitet me zjarr. E përdorur jo si nostalgji, por si element strukturor, çiftelia në këtë hyrje vepron si një kod gjenetik muzikor që të kthen në rrënjë, ndërsa të përgatit për shpërthimin modern që vjen më pas. Është pikërisht ky kontrast dhe ky kalim i përpiktë nga e vjetra në të renë që e bën fillimin e “Zjerm” jo vetëm të fuqishëm, por edhe artistikisht të ndërlikuar dhe domethënës. Çiftelia nuk është këtu për të na kujtuar të kaluarën, por për të na kujtuar se e kaluara ende flet.
Vargjet “Në këtë minutë, në këtë çast, no paranoja” vendosin tonin e një bote të përmbysur – ku nuk ka ambulanca në rrugë, ku arroganca hesht, ku shiu nuk sjell mërzi, por pastrim. Kjo nuk është thjesht një utopi poetike: është një sfidë ndaj realitetit. Është një dëshirë për ta ndalur kohën në një moment të thjeshtë, por të përkryer, ku jeta merr një formë njerëzore.
Kjo dëshirë për qetësi dhe drejtësi shoqërohet me një revoltë të heshtur kundër realitetit të papërballueshëm: “Pa ushtarë, pa jetimë, asnjë shishe në oqean” – një varg që përmban dhimbjen e një brezi që ka parë mjaftueshëm ikje, mbytje dhe shpërngulje. Edhe “naftës i vjen era jargavan” është një figurë e fortë poetike, një oksimoron që përzien ndotjen me aromën e luleve – një realitet i mbrapshtë që kërkon të shërohet.
Muzikalisht, kënga ndërton një peizazh zanor që nuk ndjek strukturat klasike të baladës apo pop-it festiv, por shkon drejt një forme rituale. Ritmi është tribal, tronditës, ndërsa elektronika shërben si medium që i jep zë një bote të mbushur me kujtesa, me ëndrra, me humbje dhe me ngulm për të mos u zhdukur. Ritmet shpërthejnë si thirrje lirie, ndërsa vokali – herë lutës, herë i fortë – bëhet një zë kolektiv që e kërkon dritën me ngulm, me nevojë.
“Zjerm” nuk përpiqet të jetë as thjesht moderne, as thjesht tradicionale – është një kalim i vazhdueshëm nga njëra tek tjetra ku gjuha e këngës ka rëndësi dytësore. Refreni i saj është një himn që përkthehet automatikisht tek dëgjuesi : “Vazhdo më shndrit, shndrit, shndrit… Zjerm.”. Është zjarr i brendshëm, një flakë që nuk djeg, por ndriçon nga brenda jashtë.
Interpretimi artistik i Beatrice Gjergjit në “Zjerm” është një nga elementët më të veçantë dhe më ndikues të performancës së Shqipërisë në Eurovision 2025. Ajo nuk e këndon këngën – e mishëron atë. Trupi i saj është shkrirë me muzikën, është vazhdim i saj. Sidomos lëvizjet e duarve krijojnë një gjuhë të veçantë, poetike, që lehtëaojnë kalimin e mesazhit të këngës tek dëgjuesi pa patur nevojën e përkthimit.
Në momentet më të ngarkuara emocionale, duart e Beatrices lëvizin në ajër si të ishin midis vallezimit dhe fluturimit. Ndonjëherë ngrihen si për të kapur dritën, ndonjëherë hapen si për të çliruar dhimbjen. Ka një elegancë të egër në ato lëvizje – si valë që ndjekin ritmin e brendshëm të një zjarri që digjet jo për të shkatërruar, por për të ndriçuar. Ato nuk janë lëvizje të koreografuara në kuptimin klasik; duken si instinkte të një shpirti që kërkon rrugëdalje – të një gruaje që flet me trupin atë që fjala nuk arrin të përshkruajë.
Në disa çaste, gishtat e saj dridhen lehtë, si flakë të padukshme që përdridhen në erë. Në të tjera, krahët përshkruajnë harkime të gjera, që të kujtojnë shqiponjën në ngritje ose një lutje pagane që ngrihet mbi skenë. Është një interpretim që nuk të kërkon ta kuptosh racionalisht – thjesht të dorëzohesh përpara ndjesisë që të jep. Dhe kjo ndjesi është zjarr: i ngrohtë, i trazuar, i gjallë. Beatrice Gjergji, përmes këtij interpretimi fizik, sjell në skenë një zjarr metaforik – një prani e dukshme e emocioneve që përvëlojnë dhe ndriçojnë njëkohësisht. Dhe në fund, kur dritat shuhen dhe muzika ndalon, duart e saj duken sikur ende kërcejnë në ajër – si një flakë që s’do të fiket lehtë.
Në pjesën e dytë, kënga fiton një tjetër intensitet emocional. “Bjer mbi vallet tona tribale… Si shtatë thika që t’ngulen n’shpirt” – kjo është poezia e një shoqërie që kërcen mbi plagët e veta. Nuk është këngë për t’u dëgjuar me veshë të qetë; është një eksperiencë që të përfshin, që të shkund. Një rrëfim i një populli që jeton me “njerëzit pa emër”, me ata që nuk shfaqen në kronika, por që janë shpirti i heshtur i një kombi.
Kolë Laca, në interpretimin e tij në “Zjerm”, është kundërpesha perfekte e zjarrit të Beatriçes – një figurë e palëvizur në mes të stuhisë. I veshur me të zeza, pa shkëlqim, pa gjeste të tepërta, ai qëndron si një gur themeli në mes të skenës – i heshtur, i qetë, por me një prani që nuk mund ta anashkalosh. Ai nuk kërkon vëmendjen, por e përthith atë. E zeza e veshjes së tij është një zgjedhje estetike. Është hija që e bën dritën të duket më fort, është toka ku digjet “Zjerm”-i.
Qëndrimi i tij i ngurtë, thuajse ceremonial, krijon kontrast dramatik me energjinë e lëvizshme të Beatrices. Ai nuk vallëzon, por është vetë shtylla ku mbështetet rrëfimi. Ai nuk këndon me zë të fortë, por fjalët që thotë tingëllojnë si urdhër i heshtur, si kujtesë e thellë, si jehonë e burrnisë së vjetër që nuk ka nevojë të bërtasë për të qenë.
Kolë Laca është i ngjashëm me një prift të lashtë në një ritual zjarri – i heshtur, i përmbajtur, por thellësisht i pranishëm. Ndërsa Beatricja fluturon mbi valët emocionale të këngës, Kolë qëndron si një trup që i përket tokës. Dhe është pikërisht kjo tokë që mban zjarrin gjallë. Sepse, në fund të fundit, çdo zjarr ka nevojë për diçka të qëndrueshme ku të ndizet. Dhe Kolë Laca është ajo themelueshmëri e heshtur që i jep këngës “Zjerm” forcën e saj më të madhe: balancën mes ndjesisë dhe arsyes, mes flakës dhe terrenit ku ajo digjet.
Simbolika e “Zjerm”-it është ndërtuar mbi zjarrin si metaforë për pasionin, për identitetin, për vetë jetën. Flaka është e kuqja e ndezur e skenës, është gjaku i atyre që nuk u përmendën kurrë, është energjia e të panjohurve që vallëzojnë në shpirt. Në tekst, ajo shndërrohet në urë mes të shkuarës mitike dhe të ardhmes së mundshme: “Jarna ne ti toka ime… Jarna ne ti bota ime.” Toka dhe bota shkrihen në një entitet të vetëm, ku identiteti shqiptar nuk është pengesë për përkatësinë europiane, por themel për të.
Në thelb, “Zjerm” në Eurovizion nuk është një këngë vetëm për pikë. Është një akt artistik që synon të ndezë ndërgjegje. Pavarësisht se është në shqip, duket sikur kuptohet nga të gjithë. Kjo këngë përfaqëson më mirë se çdo gjë tjetër frymën e një Shqipërie që refuzon të imitojë – dhe më në fund, guxon të jetë vetja. Dhe kjo është, në vetvete, një fitore. Dhe një shpresë e madhe na përfshin.por që kam ndrojë t’a them.