Tag: heshtur

  • Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

    Fuqia e njerëzve të qetë, në një botë që nuk pushon se foluri

    Shpesh mendojmë se të bësh zhurmë do të thotë të jesh i fortë, por nejrëzit e heshtur kanë një lloj të veçantë pushteti. Janë ata që vëzhgojnë, thellohen, dëgjojnë para se të flasin.

    Mjeshtra të vëzhgimit

    Tipat introvertë kanë një sy zhbirilues për detajet. Ata vënë re gjëra që të tjerëve u shpëtojnë, gjë që i bën të kenë një aftësi të madhe në zgjidhje problemesh. Por i bën edhe miq që të ndihmojnë me ide.

    Fuqia e “kohës së heshtur”

    Tipat introvertë rimbushen me energji duke kaluar kohë vetëm. Nuk ka të bëjë me të qënit antisocialë, ka të bëjë me faktin që i japin kohë pushim mendjes së tyre, për t’u rikthyer të rifreskuar.

    Introvertët në veprim!

    Mos bëni gabim të nënvlerësoni fuqinë e tyre! Ata mund të jenë shkrimtarë, shkencëtarë, liderë të suksesshëm – pikërisht prej aftësisë për t’u thelluar në mendime.

    Superfuqi në komunikim

    Edhe pse të heshtur, ata mund të jenë komunikues të shkëlqyer. Ata shpesh herë shprehin mendime të thella përmes të shkruarit, apo bisedave të fokusuara.

    Qetësia si forcë

    Të jesh i qetë është forcë, jo dobësi. Eshtë një perspektivë unike. Nuk është rastësi që personazhe si Einstein, Tolkien apo Gates janë tipa introvertë. 

    ObserverKult

    lexo edhe:

    Artan Fuga: Ja si mund t’i zbulojmë diplomat e doktoraturat false!

  • Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën

    Diplomacia e heshtur/ Pse reagimi i SHBA për çështjen e Ballukut duhet të jetë tronditës për Ramën

    Kur e dërguara me punë e SHBA në Tiranë, Nancy VanHorn mbërriti në kryeministri në gusht të këtij viti, qeveria ishte bërë gati për vizitën që thuhej se do realizonte Edi Rama në shtator në SHBA, në kuadër të takimit vjetor të asamblesë së OKB-së.

    Vizita e saj në kryeministri zgjati pak minuta, diçka që mundt të duket e pazakontë, por që është normale kur Departamenti i Shtetit kërkon të përcjellë një mesazh të fortë dhe të prerë.

    Ndërsa nuk dihet se çfarë mesazhi ka dërguar VanHorn, ajo që dihet është se Edi Rama nuk e vizitoi Amerikën, duke habitur edhe rrethin e tij të ngushtë.

    Të enjten, Ambasada Amerikane, përmes mesazheve koncize për zhvillimet e rëndësishme në Shqipëri, bëri një reagim për çështjen e Belinda Ballukut.

    “Pavarësia e institucioneve të drejtësisë në Shqipëri mbetet thelbësore për bashkëpunimin e vazhdueshëm SHBA-Shqipëri në luftën kundër krimit transkufitar. Ne nuk kemi komente mbi çështjet ligjore në vazhdim”, thuhej në mesazh.

    Teksa shprehjet si ‘pavarësia e institucioneve është thelbësore’ dhe se ‘nuk komentojnë çështjet ligjore’ janë diçka standarde, ajo që bie në sy se është në pak fjalë, përmendet krimi transkufitar.

    Vetëm pak ditë më parë, Sekretari i Shtetit, Marko Rubio e kishte përmendur luftën ndaj karteleve të drogës dhe krimit transnacional në mesazhin për Pavarësinë e Shqipërisë.

    Kurrë ndonjëherë nuk kishte ndodhur që këto mesazhe të jepen në këtë formë, duke vërtetuar hapur se mes Edi Ramës dhe Uashingtonit jo vetëm ka një thyerje, por gjërat janë shumë më keq.

    ‘Naming and signaling’ (emërtimi dhe sinjalizimi) është një strategji ku përdoren fjalë kyçe për të vënë në dukje atë që është problemi dhe fajtori më i madh njëkohësisht.

    Ky formulim i diplomacisë së heshtur sinjalizon qartë për lidhje mes niveleve të larta të qeverisë dhe veprimtarive kriminale me karakter ndërkombëtar.

    Kur SHBA përdor termin “transnational crime”, shpesh i referohet trafikimit të drogës, pastrimit të parave, korrupsionit me lidhje ndërkombëtare, etj.

    Nëse SHBA përdor fjalë me peshë në deklarata kaq të shkurtra, ato nuk janë kurrë të rastësishme. Në diplomaci, veçanërisht nga Uashingtoni, çdo fjalë peshohet dhe është pjesë e një strategjie komunikimi të koduar.

    Përsëritja e këtyre termave në një kohë të shkurtër është një paralajmërim.

    Dhe pas paralajmërimeve, zakonisht vijnë veprimet.

    Shihni rastin e Venezuelës.

  • “Mospjesëmarrja, protestë e heshtur”/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, analisti: Berisha përdori të pavarurit për…

    “Mospjesëmarrja, protestë e heshtur”/ Zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki, analisti: Berisha përdori të pavarurit për…

    Për analistin Aleksandër Çipa, mospërfaqësimi i PD nga kandidatët e vet në zgjedhjet e pjesshme të 9 nëntorit për 5 bashki në vend, është arsye që Sali Berisha të justifikojë humbjen në zgjedhje.
    Në një studio televizive, Çipa tha nuk pati asnjë test paraprak për të parë se kush ka pëlqyeshmëri nga kandidaët.
    ‘Të dyja palët në mënyrën si zgjodhën kandidatët u treguan tinzare dhe nuk respektuan norma të nxjerrës së kandidatëve nga strukturat e partive. Nuk pati test paraprak se kush ka pëlqyeshmëri nga ata. Opozita e Berishës refuzoi që të përfaqësohet me kandidatë të saj dhe mbështeti të pavarurit që kanë dakordësi prej opozitës. Kjo përbënë non sens logjik. Opozita zgjodhi këtë formulë tinzare që ta ketë të plotë alibin e humbjes në zgjedhje’, tha ai.
    Çipa deklaroi se qytetarët kanë humbur besimin tek partitë politike, gjë e cila u tregua sipas tij edhe nga mospjesëmarrja në votim. Ai theksoi se mospjesëmarrja në votim është një protestë e heshtur.
    ‘Konsumizmi politikë në dy kahet e politikës është realiteti i krizës dhe mosbesimit që vihet re në skenën politike të vendit, refuzimi për të votuar është domethënie e madhe. Opinioni publik ka nevojë që të dalë nga kjo gjendje, ka nevojë për një tjetërsim të kësaj situate, pasi duket sikur po e mbanë vendin në një depresion të brendshëm.
    Duke parë edhe moshën mesatare që mori pjesë në këtë proces votimi mbetet 60- vjeç dhe kjo është e frikshme, duhet që të na alarmojë. Kjo situatë është arsyeja pse Shqipëria sot ka një krizë psikologjike dhe shoqërore të thellë. Këto janë zgjedhje të përkohshme, po me një mandat një vit e gjysmë që do të marr kandidati nuk pritet që të ndodh ndonjë çudi. Po mospjesëmarrjen në votim e shoh si një protestë të heshtur’, tha ai.

  • “Epidemia e heshtur” që merr jetë, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti në Shqipëri

    “Epidemia e heshtur” që merr jetë, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti në Shqipëri

    Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit, nëntori është muaji që i dedikohet fushatave kundër diabetit.

    Është kjo sëmundja që cilësohet “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme. Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet, shkruan A2.

    100 mijë persona në vendin tonë, apo 10% e popullsisë së rritur vuajnë nga diabeti. Mjekë endokrinologë nga gjithë Europa, gjatë një takimi rajonal në Tiranë kanë ngritur disa problematika që po shkakton debati sot, ku një prej tyre është këmba diabetike.

    Endokrinologu Florian Toti, njëherësh President i Shoqatës së Diabetit, tregon për rritjen e sëmundshmërisë nga këmba diabetike, por dhe mungesën e specialiteteve të veçanta për trajtimin e këtyre pacientëve.

    Sot, afro 2% e personave me diabet vuajnë nga këmba diabetike, e cila për shkak të problematikave të shumta shkakton deri në invalidizim të pacientëve, ndërsa para 20 vitesh kjo shifër ka qenë 0.5%.

  • “Epidemia e heshtur” që merr jetë, në Shqipëri, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti

    “Epidemia e heshtur” që merr jetë, në Shqipëri, 100 mijë persona vuajnë nga diabeti

    Nëse tetori është muaji i ndërgjegjësimit të grave kundër kancerit të gjirit, nëntori është muaji që i dedikohet fushatave kundër diabetit.
    Është kjo sëmundja që cilësohet “epidemia e heshtur” e shoqërive të sotme. Me ndryshimin e stilit të jetës dhe mënyrës së ushqyerjes janë rritur shifrat e të sëmurëve me diabet.
    100 mijë persona në vendin tonë, apo 10% e popullsisë së rritur vuajnë nga diabeti. Mjekë endokrinologë nga gjithë Europa, gjatë një takimi rajonal në Tiranë kanë ngritur disa problematika që po shkakton debati sot, ku një prej tyre është këmba diabetike.
    Endokrinologu Florian Toti, njëherësh President i Shoqatës së Diabetit, tregon për rritjen e sëmundshmërisë nga këmba diabetike, por dhe mungesën e specialiteteve të veçanta për trajtimin e këtyre pacientëve.
    Sot, afro 2% e personave me diabet vuajnë nga këmba diabetike, e cila për shkak të problematikave të shumta shkakton deri në invalidizim të pacientëve, ndërsa para 20 vitesh kjo shifër ka qenë 0.5%.

  • Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë

    Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë

    Saranda pa opozitë: fillimi i heshtur i fundit të demokracisë në Sarandë
     
    Manjola Nikollo, ish-kryetare e degës së Partisë Demokratike në Sarandë, ka pranuar propozimin e bërë disa muaj më parë nga kryetari i Bashkisë, Oltion Çaçi, për të marrë postin e nënkryetares së Bashkisë Sarandë.
     

     
    Por ky nuk është rasti i vetëm. Në janar të këtij viti, Jolio Dine, ish-kryetar i Forumit Rinor të PD-së dhe dy herë kandidat për deputet, pranoi të bëhej drejtor i Shërbimeve Publike në të njëjtën bashki. Dy ish-figura qendrore të opozitës lokale që sot janë pjesë e administratës së drejtuar nga e majta, përbëjnë një sinjal shqetësues për pluralizmin në Sarandë.
     
    Edhe më shqetësues është fakti se muajt e fundit, një pjesë e këshilltarëve të opozitës në Këshillin Bashkiak kanë votuar në favor të disa projekteve të propozuara nga mazhoranca, pavarësisht kundërshtimit të qytetarëve. Dy prej tyre: projekti i Eko Kampusit dhe ai për panelet diellore në Heremec, janë cilësuar nga qytetarët si projekte kundër interesit publik.
     
    Në vend që të ushtrojnë kontroll dhe kritikë ndaj mënyrës se si menaxhohen fondet publike dhe resurset e qytetit, një pjesë e opozitës duket se është bërë pjesë e konsensusit të heshtur që shuan zërin kritik dhe lehtëson çdo vendim të pushtetit.
     
    Ky fenomen konsiderohet si “kapje të opozitës”, ku përmes ofertave për poste, pushteti arrin të zbusë çdo zë kundërshtie. Kjo praktikë, ndonëse e vjetër në politikën shqiptare, po kthehet në një rrezik real për jetën demokratike të Sarandës.
     
    Opozita nuk është më një alternativë, por një zgjatim i administratës. Në mungesë të një kontrolli të vërtetë institucional dhe moral, qytetarët mbeten pa një përfaqësim të sinqertë të interesave të tyre.
     
    Në një qytet që përballet me probleme të thella infrastrukturore, urbanistike dhe mjedisore, mungesa e opozitës reale nënkupton mungesën e transparencës dhe përgjegjshmërisë.Kur të gjithë bien dakord, shpesh askush nuk mban përgjegjësi.
    Demokracia nuk shuhet brenda një dite – ajo zbehet ngadalë, në momentin që zërat kritikë heshtin dhe idealet zëvendësohen me interesa personale. Dhe duket se Saranda po e përjeton pikërisht këtë fazë të rrezikshme.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Anglia fiton 3-0 në miqësore, trajneri Tuchel e ka me tifozët: Të heshtur, ishte e trishtueshme

    Anglia fiton 3-0 në miqësore, trajneri Tuchel e ka me tifozët: Të heshtur, ishte e trishtueshme

    10 Tetor 2025

    9:35

    Telesport

    Anglia fitoi 3-0 ndaj Uellsit në një miqësore të luajtur të enjten në mbrëmje në Wembley (Rogers, Watkins e Saka autorët e tri golave), por trajneri Thomas Tuchel ka mbetur i pakënaqur nga mbështetja e tifozëve të tij.
    Ai i quajti tifozët e Anglisë “të heshtur” dhe tha se mund t’i dëgjonte vetëm tifozët e Uellsit për pjesën më të madhe të ndeshjes. “Mund të kishim udhëhiqnim 5-0 që në pjesën e pare, por stadiumi ishte i heshtur. Nuk morëm asnjë energji nga tribunat. Bëmë gjithçka për të fituar”, tha Tuchel.
    “Po prisnim më shumë nga tifozët. Çfarë më shumë mund të japësh në 20 minuta? Nuk i lamë të iknin. Nëse dëgjon vetëm tifozë të Uellsit për gjysmë ore, është e trishtueshme sepse skuadra meritonte më shumë mbështetje”, shtoi trajneri i “3 luanëve”.
    “I dua tifozët anglezë të futbollit dhe mbështetjen që ata japing, por atmosfera nuk përputhej me performancën në fushë në këtë miqësore. Mund të na kishte ndihmuar në disa momente në pjesën e dytë, por e di se do të kemi mbështetje maksimale në Letoni”, tha Tuchel.

  • Një “Luftë” e heshtur mes ministrave për krahun e majtë të Ramës? Fotoja virale nga qeveria “Rama 4”

    Një “Luftë” e heshtur mes ministrave për krahun e majtë të Ramës? Fotoja virale nga qeveria “Rama 4”

    Në shkrepjen e fotos zyrtare të kabinetit qeveritar “Rama 4”, e realizuar sot në Kryeministri, është vënë re një “garë e heshtur” mes ministreve për të kapur krahun e majtë të Ramës.
    Elisa Spiropali, e emëruar ministre e Jashtme, ka spostuar ministren e Arsimit, Mirela Kumbaro, duke siguruar krahun e majtë të Edi Ramës. Nga ana tjetër, krahu i djathtë i kryeministrit mbetet prej vitesh i “blinduar” nga Belinda Balluku, një prej figurave më të afërta në kabinetin qeveritar.
    Ky detaj i fotove zyrtare ka ngjallur vëmendje, duke treguar jo vetëm simbolikën e afërsisë së ministreve me kryeministrin, por edhe rivalitetin e brendshëm mes anëtarëve të qeverisë.

  • “Njeri i heshtur dhe këmbëngulës”, Marjeta Larja në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Kishte një pasion të veçantë

    “Njeri i heshtur dhe këmbëngulës”, Marjeta Larja në homazhet për Dhimitër Anagnostin: Kishte një pasion të veçantë

    Aktorja e njohur Marjeta Larja mori pjesë në homazhet në nder të Dhimitër Anagnostit.

    Ajo e cilësoi regjisorin e ndjerë njeri të heshtur, këmbëngulës dhe me një pasion të veçantë.
    “Njeri i heshtur, serioz, këmbëngulës, pasion i veçantë, i përjetshëm qoftë kujtimi i tij nuk do të harrohet”, tha Marjeta Larja.
    Sot po zhvillohen homazhet në nder të regjisorit të shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti.
    Familjarë, kolegë apo qytetarë kanë mbërritur në Hollin e Teatrit të Operës dhe Baletit.
    Homazhet pritet të zhvillohen deri në orën 13:00.
    Regjisori i shquar shqiptar Dhimitër Anagnosti mbylli sytë përgjithmonë një ditë më parë në moshën 89-vjeçare.
    Kush ishte Dhimitër Anagnosti?
    Dhimitër Anagnosti lindi në Vuno më 23 janar 1936 është një nga regjisorët shqiptarë më të rëndësishëm të shekullit XX.
    Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes dhe shkollën unike dhe të mesme të përgjithshme i kreu në Vlorë. Më 1954 – 1960 ndoqi Institutin Kinematografik “VGIK” të Moskës, ku u diplomua për kinooperator.
    Së bashku me Viktor Gjikën xhiruan si punë diplome filmin “Njeriu kurrë nuk vdes”, një ekranizim i tregimit të Ernest Heminguejt, i cili u vlerësua me Çmimin e Parë në Festivalin Botëror të Shkollave Kinematografike, që u zhvillua në Holandë më 1961.
    Filloi punë si operator në Kinostudion “Shqipëria e re” në 1961, me filmin “Debatik” (1961) e më pas me filmin “Toka jonë” (1964). Xhiroi edhe të parin film dokumentar me ngjyra “Gurët dekorativë”.
    Filmin e parë si regjisor e realizoi në vitin 1966, së bashku me Viktor Gjikën, “Komisari i dritës” dhe një vit më vonë i vetëm si regjisor filmin “Dueli i heshtur”.
    Në karrierën e tij 40-vjeçare ka realizuar 14 filma artistikë, 10 filma dokumentarë, ka fituar mjaft çmime në konkurse të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare. Është autor i 15 skenarëve dhe pothuajse në të gjithë filmat e tij skenarin e ka shkruar vetë.
    Anagnosti ishte njeriu i mendimit të lirë, këmbëngulës në mbrojtjen e pikëpamjeve të tij, me një kurajë qytetare, e cila e ka vënë shpesh në shënjestër të mediokërve.
    Për cilësitë e tij të rralla artistike, si dhe për veprat e tij dinjitoze është nderuar me titullin “Artist i Popullit”, 1987 dhe me kupën e karrierës në Festivalin e 10të Filmit Shqiptar. Viti 1991 e gjen të impenjuar në lëvizjen demokratike për pluralizmin në Shqipëri, motiv për të cilin zgjidhet edhe deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë (1991-1996). Në 12 prill 1992 u emërua ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, post të cilin e mbajti deri në 4 dhjetor 1994, ku dha dorëheqjen.
    Anagnosti ishte ideator dhe kryetar i Fondacionit për Artin dhe Kulturën “Fan Noli”, duke mbështetur intelektualët më aktivë, duke u impenjuar në forcimin e kulturës shqiptare në vend e në botë.
    Në vitin 2001 shkroi, dhe vuri në skenë në Teatrin Kombëtar dramën e vetme “Nata e trokitjeve në xham”. Ndërsa në vitin 2005 korri sukses me filmin e tij më të fundit “Gjoleka, djali i Abazit”, film i nderuar me dy çmime ndërkombëtare në Itali.
    Anagnosti ishte i martuar me aktoren e mirënjohur të skenës dhe ekranit shqiptar, “Artisten e Merituar” Roza Anagnosti.

    Top Channel

  • Musa Vyshka: Të dhimbsesha apo më doje?

    Musa Vyshka: Të dhimbsesha apo më doje?

    Poezi nga Musa Vyshka

    Në fund të arkës… një këmishë e vjetër.Është vetë ajo e s’mund të jetë tjetër.Ajo, praruar me mijëra ylberë.Kurseva plot një verë për ta blerë.E prita ditën të ma shihje ti,Por, kur e vesha, qielli krejt u nxi.

    Ti pas rrëkeve heshtur më shikojë.Nuk di: të dhimbsesha apo më doje.Ai shikim i heshtur s’di ç’më tha.Rrëke e fundit mbi këmishë ra.E shoh aty, të heshtur, krejt të kalbur,Por mua flokët sot më janë zbardhur.E shoh dhe s’di ç’të bëj me të tani:Ta djeg apo ta vesh, të dal në shi…

    ObserverKult

    ——————————

    Lexo edhe:

    ÇFARË SHKRUANTE MARTIN CAMAJ PËR POEZINË E ISMAIL KADARESË MË 1957- IRONI APO VLERËSIM?

    Cilido që ka jetue larg Shqipnis gjatë këtyne vjetve të fundit dhe befas ballafaqohet me botimet e reja letrare, mbetet i shtanguem para sasis së madhe të tyne: revista mujore të vllimshme, romane, përmbledhje vjerrshash, drame dhe përkthime me shumicë. Por, me të parin shikim të përjashtëm dhe mandej tue i shfletue, vetëm nga veshja tipografike, kujtohemi se pushteti i ep nji randsi të madhe sasis së prodhimit edhe se nuk kujdesohet – apo i mungojnë mjetet? – t’u vejë në dorë lexuesëve botime të pregatituna si u kanë hije veprave letrare, ashtu si shofim se bahet gjithkund nëpër botë.

    Utilitarisht prodhimin e shumtë nuk e dënon kurrkush, madje nji veprimtari këso dore ndoshta ka me ba që libri të depërtojë “deri në katundet ma të lanuna të vendit tonë”, por asgjamangut – mbasi këtu flitet kryesisht në nji seli estetike – ky fakt asht nji shkak lehtsues i ligësht për të mbulue të metat e cilsis artistike. Mun, me të gjithë ata shkrimtarë të rregjistruem në Lidhjen e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Tiranës, përpjesërisht dhe veçorija kryesore e nji hartimi letrar…

    TEKSTIN E PLOTË E GJENI KËTU