Tag: heshtjen

  • “Rama ka zgjedhur heshtjen”/ Narkoshteti i Ramës, ‘shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi..

    “Rama ka zgjedhur heshtjen”/ Narkoshteti i Ramës, ‘shpërthen’ gazetari italian: Pse hesht Meloni për ‘Arubën’, takimi..

    Edi Rama pritet të takohet me kryeministren italiane, Giorgia Meloni për të organizuar të pari takim ndërqeveritar mes dy vendeve. Por kjo gjë ka sjellë reagime të ashpra në Itali.
    Gazetari italian, Nello Trocchia thotë se Meloni po takohet me drejtuesin e një narkoshteti, të cilit i ka dhënë paratë e taksapaguesve italianë.
    Në një editorial në gazetën ‘Domani’, ai thekson se Meloni po hesht për takimin e Arubës, ku drejtuesit e karteleve kriminale u takuan me përfaqësuesit e qeverisë së Edi Ramës. Gazetari nënvizon se takimi i Arubës është konfirmuar nga DIA (Antimafia Italiane).
    “Një çështje edhe më e rëndë, nëse merret në konsideratë ajo që ka zbuluar ‘Domani’ lidhur me një takim të konfirmuar nga DIA midis një karteli kriminal dhe përfaqësuesve të papërcaktuar të qeverisë Rama. Ishte viti 2019. Një ngjarje, për të cilën Rama ka zgjedhur heshtjen, e cila shkaktoi një stuhi politike dhe mediatike në Shqipëri, por u errësua në Itali.
    Kryeministrja e Italisë shprehet me fjalë të mëdha kundër mafies, pastaj zgjedh bashkëbisedues ndërkombëtarë, politikat e të cilëve në përballjen me pastrimin e parave, korrupsionin dhe infiltrimet gjykohen “jo të përparuara”, thotë përsëri Nicola Gratteri,” shkruan gazetari i njohur.

  • La vita e Bela” për mediat e Tiranës

    La vita e Bela” për mediat e Tiranës

    “La vita e Bela” për mediat e TiranësNga Andi Bushati
    Përpjekja e zv/kryeministres për të blerë heshtjen e mediave shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihetNëse dikush do të merrte mundimin të hartonte një manual për të zbuluar se cilat janë mediat që e kanë nxjerrë në treg profesionin e tyre do ta kishte shumë të lehtë të bazohej vetëm në dy raste: mënyrën si ato janë sjellë, fillimisht me problemet që ka pasur Erion Veliaj e tani së fundi, Belinda Balluku, në raport me drejtësinë.
    Edhe i pari edhe kjo e fundit kanë si karakteristikë të përbashkët një heshtje përkëdhelëse të pjesës më të madhe të televizioneve dhe faqeve online ndaj tyre.
    Fillimisht, kur u zbulua skandali i drejtorëve të 5D, askush nuk bëri emision mbrëmjeje, madje as nuk e raportoi lajmin. E njëjta situatë u përsërit edhe kur u mor vesh se Belinda Balluku do kapërcente derën e SPAK-ut. Ndonëse të gjithë e dinin vendimin e pakthyeshëm, pjesa më e madhe fshiheshin pas gishtit deri sa doli komunikata e marrjes si e pandehur të zv/kryeministres.Po ashtu edhe faza e ndërmjetme, ajo nga parakalimi i parë i Veliajt tek dera e prokurorisë së posaçme e deri tek prangosja e tij, ngjan si dy pika uji me atë që po ndodh tani me Ballukun. Në vend që të flasin për dosjen, akuzat, dyshimet për abuzim apo qoftë edhe për kundërshtimet që ka rreth tyre, një pjesë e madhe e ekraneve i paraqisnin ata në takime zyrtare me Ramën, në aktivitete ndërkombëtare, për të krijuar iluzionin e rremë të normalitetit. Sot të njëjtat media që tentojnë ta varrosin dosjen e Belës propogandojnë me tituj të mëdhej një udhëtim të saj me tren në Zvicër, një takim ndërkombatar në Athinë, një aktivitet të përbashkët me kryeminisitrin.
    Në një mjedis normal do të duhej të ndodhte krejt e kundërta. Të gjitha faktet e dala duhej të kalonin në sitën e pushtetit të katërt. Do duhej të analizohej se si është e mundur që numri dy i qeverisë, ka qenë prezente në çdo hap të manipulimit të një tenderi, se si ajo kontrollon anullimin, rritjen marramendëse të shumës me 50 milionë euro, përzgjedhjen e fituesve, hilen e futjes së një konkurenti sa për letra fallco e më pas tërheqjen “de facto” të tij.
    Së fundi, BIRN (lexo linkun poshte) ka publikuar një investigim ku vihet në pikpyetje siguria e punimeve në tunelin e Llogorasë, që nëse rezulton i vërtetë, mund të prodhojë një skenar të ngjashëm me atë të shembjes së strehës së statcionit të trenit në Novi Sad të Serbisë, i cili gjithashtu duhet të prodhonte një debat mes atyre që kanë fakte alarmuese dhe të tjerëve që japin garanci se gjithshka është OK.
    Pra, thënë këtë, askush nuk pretendon se Belinda Ballukut do duhej ti mungonte mbrojtja dhe angazhimi i atyre që rreshtohen në favor të saj. Për sa kohë ajo ende prezumohet e pafajshme do të qe normale që të kishte gazetarë dhe media që do të paraqesinin versionin e saj.
    Por këtu nuk po ndodh kjo, në vend të një diskutimi demokratik, me pro dhe kundër, Belinda ka vendosur të blejë heshtjen. Pikërisht pranimi i këtij kushti përbën njollën më të errët të një pjese të madhe të mediave tona. Duke zgjedhur me vullnet të lirë, që të transmetojë pamje të Veliajt duke inaguruar një shkollë, ndërkohë që atij i ishin vënë prangat, apo Ballukun në një tren shpejtësie, ndërkohë që asaj i kishte mbërritur thirrja për në SPAK, ato vetëm sa ulërasin në sy të ndjekësve se nuk janë shtëpi informimi, po kioska shitblerjeje. Ato dëshmojnë se deri në ç’pikë ka degraduar besueshmeria e pushtetit të katërt në vend.
    Por sa do e zymtë apo e trishtë të duket kjo situatë, ashtu siç ndodh me thellimin e ç’do të keqeje, ajo prodhon vetvetiu edhe efektin e kundërt. Ky fenomen absurd shërben për të mprehur shqisat e publikut për të lexuar përmes të pathënave dhe asaj që i fshihetNga mënyra se si mediat po sillen me Belinda Ballukun mund të nxirren dy konkuzione të thjeshta. E para, se ajo ndihet e fajshme prandaj po tenton të blejë shtrenjtë heshtjen. Dhe tjetra për të zbuluar më lehtë ato TV dhe gazeta online që e kanë shndërruar në pazar misionin e tyre.
    ©Lapsi.al

  • PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

    PS thyen heshtjen për ODIHR, Manja: Konstatimet si akuzat e PD

    Kryetari i komisioni të Ligjeve Ulsi Manja theu heshtjen e mazhorancës për raportin e ODIHR që kritikon PS për përdorimin e administratës dhe sistemit të patronazhimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
    Manja e pranon që gjetjet e ODIHR mbështeten konstatimet e PD pas zgjedhjeve. Me ketë koment ai kaloi direkt në faqet e fundit, tek rekomandimet.
    “Përsa i përket konstatimeve janë ata që besoj pas 11 majit i di çdo shqiptar se sa janë theksuar nga opozita jo një po disa herë edhe në seancë plenare”, tha Manja.
    Demokratët bënë detyrën politike duke sjellë pasazhet e dokumentet të ODIHR në Kuvendin e Shqipërisë, që sipas tyre janë më të detajuara si asnjëherë më parë.
    Në mbledhjen e përbashkët të komisionit të ligjeve dhe për Nismat Qytetare, Bashkëpunimin dhe  mbikëqyrjen institucionale u miratuan 6 rezoluta për institucionet e drejtësisë, Komisionit për Prokurimin Publik dhe Administratës Publike. Demokratët votuan kundër.
    Të hënën në orën 10:00 institucionet e drejtësisë do ta raportojnë në seancë plenare, ku deputetët do të kenë mundësi t’i drejtohen me pyetje për rrethe 150 minuta.

  • Elozhe për heshtjen. Një hapësirë jetike për shëndetin

    Elozhe për heshtjen. Një hapësirë jetike për shëndetin

    Heshtja si strehë

    Heshtja nuk është vetëm mungesë e zhurmës; ajo është një hapësirë jetike e pazëvendësueshme për mirëqenien tonë të plotë – mendore, fizike dhe emocionale. Jetojmë në një botë gjithnjë e më të vrullshme, të pushtuar nga zhurma e pandërprerë: nga rrugët e mbushura me trafik tek njoftimet e pafundme dixhitale, e deri te dialogu i brendshëm që rrallë hesht. Në këtë panoramë të mbingarkuar, heshtja shfaqet si një strehë e çmuar, një moment kur mund të ndalemi, të ngadalësojmë dhe të rimarrim lidhjen me brendësinë tone4.

    Ky boshllëk, në fakt, është i mbushur me potencial: aty lind vetëdija, përthithen përvojat dhe rigjenerohen energjitë psikofizike. Studime të shumta kanë treguar se praktika e rregullt e heshtjes ul nivelin e kortizolit (hormoni i stresit), redukton tensionin e gjakut dhe përmirëson cilësinë e gjumit. Një moment i thjeshtë heshtjeje në mëngjes mund të kthehet në një ritual të vyer, që ndihmon të fillosh ditën me më shumë qetësi dhe më pak ankth.

    Thelbi dhe origjinaliteti

    Pas viteve të shumta me shtresa shoqërore, familjare e profesionale, kuptojmë se shumë gjëra kërkojnë vëmendjen tonë, shumë fije na mbajnë të lidhur, shumë pritshmëri na kushtëzojnë. Thjeshtësia nuk është një ideal abstrakt, por një praktikë e përditshme, një higjienë mendore dhe emocionale.

    Të pyesësh veten: «Çfarë është me të vërtetë imja dhe çfarë po mbaj thjesht prej zakonit, detyrimit apo frikës?» do të thotë të krijosh hapësira të reja jetike. Humbja në sasi shpesh është fitim në cilësi dhe origjinalitet. Heshtja, kështu, bëhet një lente për ta parë jetën ndryshe: duke mbajtur vetëm atë që ushqen dhe duke lënë pas atë që zbraz.

    Të mësosh të qëndrosh në heshtje

    Shumë njerëz e kanë të vështirë të përballojnë heshtjen, sepse janë mësuar të mbushin çdo boshllëk me diçka. Por të rish në heshtje është një aftësi që zhvillohet gradualisht: duke filluar me disa minuta qetësie në ditë, duke dëgjuar pa ndërprerë, ose duke ecur në natyrë pa folur. Vështirësia fillestare , parehatia, ankthi apo bezdia , është e zakonshme dhe, në fakt, një mundësi rritjeje.

    Me kohë, heshtja bëhet një shoqe, një moment intimiteti me vetveten, që forcon jetën e brendshme dhe ndihmon të menaxhojmë më mirë stresin dhe konfliktet e përditshme.

    Heshtja në marrëdhënie

    Në marrëdhëniet njerëzore, heshtja nuk është vetëm ndërprerje e dialogut, por një formë komunikimi më vete. Të dish të qëndrosh në heshtje pranë tjetrit është shenjë respekti, empatie dhe pjekurie emocionale. Në një bisedë të rëndësishme, heshtja pas fjalëve të tjetrit tregon dëgjim të vërtetë dhe hap një urë besimi. Në konflikte, një pauzë e heshtur shpesh shmang reagimet impulsive dhe çon drejt dialogut konstruktiv.

    Ndërkohë, të ndajmë momente heshtjeje gjatë një shëtitjeje, një udhëtimi, apo thjesht pranë njëri-tjetrit forcon lidhjen dhe intimitetin.

    Si ta rigjejmë heshtjen

    Ritmi i vrullshëm i jetës prodhon një lloj “lodhjeje nga zhurma” që dëmton shëndetin mendor e cilësinë e jetës. Por ndërgjegjësimi për vlerën e heshtjes po rritet: shkolla që vendosin minuta qetësie për të përmirësuar përqendrimin, kompani që krijojnë hapësira për “heshtje krijuese” dhe komunitete që ofrojnë hapësira meditimi. Edhe krijimi i parqeve e zonave të mbrojtura nga zhurma është investim për cilësinë e jetës.

    Heshtja nuk është luks, por një e drejtë dhe nevojë themelore e njeriut, që duhet kultivuar dhe mbrojtur.

    ObserverKult

  • Paditësi i Tyler Perry flet hapur për herë të parë që nga padia

    Paditësi i Tyler Perry flet hapur për herë të parë që nga padia

    Derek Dixon, aktori që ka ngritur një padi kundër producentit dhe regjisorit të njohur Tyler Perry për 260 milionë dollarë, ka thyer heshtjen duke folur për herë të parë në një intervistë për ABC News. Ai e akuzon Perry-n për dhunë seksuale, ngacmim dhe hakmarrje, ndërsa shpreson që kjo çështje të sjellë drejtësi për të dhe për të tjerët që mund të kenë përjetuar situata të ngjashme.
    “Pjesa tjetër e kësaj është një pengesë: si mund ta ndalosh një miliarder që nuk e ndal veten?” tha Dixon. Ai pretendon se Perry ka krijuar një “mjedis shfrytëzues dhe jo profesional” gjatë xhirimeve të serialeve The Oval dhe Ruthless, ku vetë Dixon mori pjesë në role të vogla.
    Sipas padisë, ngjarjet kanë filluar në vitin 2019 dhe përfshijnë një sërë incidentesh që ai i përshkruan si sulme seksuale dhe presion psikologjik për të ruajtur heshtjen. Dixon pretendon gjithashtu se si pasojë e përjetimeve të tij është diagnostikuar me stres akut, pagjumësi dhe probleme shëndetësore serioze.
    Nga ana tjetër, avokati i Perry-t, Matthew Boyd, i ka mohuar me forcë akuzat dhe e ka quajtur këtë një “skenar mashtrimi të qëllimshëm”. Ai theksoi se Tyler Perry nuk do të tërhiqet dhe është i bindur se pretendimet janë të sajuara.
    Dixon thotë se drejtësia për të do të jetë kur raste të tilla të mos ndodhin më, as në industrinë e filmit, as diku tjetër.

  • Të jesh me ty

    Të jesh me ty

    Poezi nga Xhevahir Spahiu

    Të prekësh heshtjen tënde siç prek një send,të shohësh thellë në ata sy,ku dashuria hepohet si anijee të mos duash të jesh përherë me ty?Të ecësh me krahun mbi supet e tuae të harrosh oshtimën e kaltër,limonat mbi krye,peshkarexhat si zjarre të natës?Të jesh me ty,tok me ty të qeshëshe mos kuptosh se si perpiqet detitë dalë jashtë guaskës së vetvetes?Të jesh me ty?Të jesh me ty!/ KultPlus.com

  • “Po intimidon gjyqtarët dhe prokurorët”, Bozdo kritikon qeverinë: Reforma në drejtësi u deformua nën heshtjen e..

    “Po intimidon gjyqtarët dhe prokurorët”, Bozdo kritikon qeverinë: Reforma në drejtësi u deformua nën heshtjen e..

    Deputeti i zgjedhur i PD-së, Eno Bozdo gjatë një interviste dhënë për një emision televiziv, ka komentuar sulmet e Edi Ramës ndaj gjyqtarëve, të cilët ditët e fundit kanë dalë kundër propagandës dhe dënimeve kolektive që merr kreu i qeverisë.
    Gjatë bisedës me moderatorin Arnold Karriqi, Bozdo theksoi se, reforma në drejtësi deformuar në rrugë e sipër, nën heshtjen, apo ndoshta dhe me miratimin me kokë ulur, të disa ndërkombëtarëve të cilët kanë pasur pozicione shumë të rëndësishme këtu.
    ‘Edi Rama shantazhon në mënyrë direkte KLGJ, siç bëri në rastin e fundit apo shantazhimet që u bën gjyqtarëve apo prokurorëve sa herë që të vetët kanë pasur probleme.
    Shantazhimi i drejtpërdrejtë minon punën e drejtësisë. E minon edhe në mosbesimin që krijon vetë kryeministri, ai që e ka promovuar reformën në drejtësi.
    Me fjalët e tij publike, ai e minon në të gjitha anët. Më shumë se sa e minon, e intimidon dhe shantazhon atë dhe pyetja është a mund të flasim ne për drejtësi të pavarur.
    Shikoni, me apo pa fjalën e Edi Ramës, me apo pa shantazhimet e sotme, të djeshme apo ata që do vijnë, unë nuk besoj se kemi të bëjmë me një drejtësi të pavarur dhe këtë opozita e ka shprehur qartë.
    Opozita ka qenë kritikuese, në raste të caktuar goditëse me emër, ndaj prokurorëve apo gjyqtarëve të caktuar, por në të drejtën e saj morale, sepse gjithmonë ka qenë në tezën se, reforma në drejtësi është bërë për ti shërbyer kësaj qeverie dhe kësaj mazhorance.
    Është deformuar në rrugë e sipër, nën heshtjen, apo ndoshta dhe me miratimin me kokë ulur, të disa ndërkombëtarëve të cilët kanë pasur pozicione shumë të rëndësishme këtu.
    Të paktën opozita ka ruajtur një standard gjykimi, që njerëzit e dinë’, tha Eno Bozdo.
     
     
     

  • ‘E ty të ndalin ata që as emrin s’ta dinë, derisa unë ta di edhe heshtjen’

    ‘E ty të ndalin ata që as emrin s’ta dinë, derisa unë ta di edhe heshtjen’

    Poezi nga Lulzim Tafa

    Heshtja që le në mua

    E pranojMë dhemb pak ajo që ndodhNuk më shikon në syVetëm për të më treguar se unëNuk jam

    S’e diNëse ty të dukem gur apo hijeApo diçka tjetërQë nuk dhemb

    Çdo përbuzjeMë bëri fëmijë të vogëlPara një deti të madhPara një zjarri

    Të dua dhe nuk të mallkojE ndjej veten të mbeturNë duart tuaShumë prekëse kjo ndjesi

    Unë jam atyE ty të ndalin ataQë as emrin s’ta dinëDerisa unë ta diEdhe heshtjen

    Tash më mjafton heshtjaS’kam nevojë më për asgjëAs për zhurmëE as për hanëQë qanë /KultPlus.com

  • Nëna e Prigozhin thyen heshtjen: E dinte që do të vdiste pas rebelimit të dështuar

    Nëna e Prigozhin thyen heshtjen: E dinte që do të vdiste pas rebelimit të dështuar

    Gati një vit pas vdekjes së tij në një aksident ajror, nëna e Yevgeny Prigozhinit, Violetta Prigozhina, ka thyer heshtjen në një intervistë për median ruse Fontanka. Ajo ka zbuluar detaje tronditëse rreth takimit të saj të fundit me të birin, duke treguar se ai dukej “i dënuar” pas rebelimit të dështuar dhe e kishte parashikuar vetë vdekjen e tij.
    Yevgeny Prigozhin, themeluesi i grupit mercenar Wagner, vdiq në verën e vitit 2023 kur avioni i tij u rrëzua, dy muaj pas marshimit të shkurtër të luftëtarëve të tij drejt Moskës. Agjencitë perëndimore të inteligjencës besojnë se ai u vra me urdhër të presidentit rus, Vladimir Putin, si hakmarrje për kryengritjen.
    Violetta Prigozhina tha se e paralajmëroi të birin të mos e sfidonte autoritetin e Putinit, duke i thënë se nuk do të kishte mbështetje reale përveçse nga njerëzit në internet. Por Prigozhin, i sigurt në veprimet e tij, u përgjigj: “Jo, ata do të më mbështesin”.
    Gjatë intervistës, ajo këmbënguli se i biri e ndaloi marshimin për të shmangur gjakderdhjen mes trupave ruse.
    “Ai nuk kishte ndërmend të rrëzonte Putinin, absolutisht jo. Ai donte vetëm të lidhej me udhëheqjen ushtarake,” pohoi ajo, duke shtuar se djali i saj i kishte thënë se nuk mund t’u qëllonte të rinjve gjatë marshimit.
    Pas vdekjes së tij, autoritetet ruse morën kontrollin e perandorisë së tij të gjerë të biznesit. Ndërkohë, forcat e grupit Wagner u përfshinë në strukturat shtetërore ruse, ndërsa djali i tij 27-vjeçar, Pavel, është lënë jashtë loje në luftën për pushtet që pasoi.
    Violetta Prigozhina, e cila drejton një galeri arti në Shën Petersburg, tregon se pavarësisht heqjes nga lista e sanksioneve të BE-së, ajo ende po përballet me vështirësi, si refuzimi i vizës për të udhëtuar në Gjermani për arsye shëndetësore.